Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kreu i Partia Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se më datë 20 shkurt, me rastin e 23-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha do të organizohet një protestë popullore në shenjë reagimi për situatën e rëndë ekonomikedhe atë të rendit.

basha-1.jpg

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryetari Lulzim Basha ftoi qytetarët që të jenë pjesë e një manifestimi, për situatën e rëndë, që sipas Bashës, po jetojnë sot qytetarët.

“Partia Demokratike thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, – tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se faktet tregojnë se ekonomia e vendit është sot e kërcënuar më shumë se kurrë dhe se papunësia ka prekur për herë të parë numrin e 186 mijë personave.

“Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune, kur deri në shtator duhet të jenë hapur 70 mijë të tilla”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së kërkoi rishikimin e politikave për pensionet, bujqësinë dhe për njerëzit në nevojë.

“Qëndrimi ynë është se paketa amatoreske e Qeverisë do ta çojë ekonominë për herë të parë drejt krizës ekonomike”, tha Basha.

Sipas tij, demokratët do të vijojnë me prezantimin e alternativave, perspektivave realiste për rrugët që duhet të ndiqen për shpëtimin e ekonomisë.g.shqip
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Lulzim Basha pret qe ate qe nuk e bene vet per 8 vite ta bejne te tjeret per 5 muaj!
Protestat jane e drejte legjitime e secilit por te synohet marrja e pushtetit, te dale nga votime te lira e demokratike dhe te pakontestuara nga askush, permes protestave, eshte veprim i pa menduar mire dhe teper i ulet.

Udheheqesve te PD-se u mbetet qe te ulen dhe te identifikojne gabimet qe e derguan ne ate humbje katastrofale, te konsolidojne dhe modernizojne partine, te bejne opozite konstruktive dhe te pregaditen per zgjedhjet e ardhshme.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

ky eshte 7 uje e jalla ta kete i pike kos...
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Protestat do te jene ne favor te Rames ne keto momente. Te protestosh me 5-6 muaj qeverisje do te thote te pranosh qe puna jote 8 vjecare ka qene e deshtuar.

Mendoj qe PD po nxitohet, duhet te kishin pritur dhe pak.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Nje miku im me tha...

Basha nuk do te ndjek kete qasje por eshte i detyruar per cdo nderrmarje qe merr. Eshte e pamundur qe PD dhe Basha te jene te lire per te vepruar nese SB nuk largohet njehere e mire
Ndoshta me tha e me shume ....por kaq mjaftojne
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Pse mo se lat kete protesten me 14 shkurt, edhe kishin dal me shume njerez, edhe kishin pas me shume arsye, qe besa edhe i kish dal nafaka ndokujt :hi::hi:
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Nje miku im me tha...

Basha nuk do te ndjek kete perqasje por eshte i detyruar per cdo nderrmarje qe merr. Eshte e pamundur qe PD dhe Basha te jene te lire per te vepruar nese SB nuk largohet njehere e mire
Ndoshta me tha e me shume ....por kaq mjaftojne

Ky miku na e do te miren ne shqiptareve apo .. ? ;)
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Ca problemi ka se behet protest, 8 muaj apo 8 vjet por me e bukra eshte kush e ben!

Basha: vodhi rrugen Durres - Kukes, Vodhi votat e bashkis, Vodhi votat e partise dhe si perfundim nje kryehajdut qe volli mirqenien Shqiptareve del e ben protest per varferi! Kulmi i injorances.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Tashi kjo mund te quhet kulmi i pafytyresise po injorances jo!

Dhe politika do apo jo ti cdo person atje me kalimin e kohes e shendrron ne nje qenie pa kurrfare morali ..eshte cinizmi ai qe mbizoteron

lufta per ekzistenc...
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Ca problemi ka se behet protest, 8 muaj apo 8 vjet por me e bukra eshte kush e ben!

Basha: vodhi rrugen Durres - Kukes, Vodhi votat e bashkis, Vodhi votat e partise dhe si perfundim nje kryehajdut qe volli mirqenien Shqiptareve del e ben protest per varferi! Kulmi i injorances.

Mbase injorante Jane ata qe dalin pase tij se te them drejten ai gjen shesh e Ben pershesh

Ky mbase nuk eshte lajm I fresket sepse saliu e tha nje gje tille ne fb te shtunen me pike edhe presje qe do te Thote Po Te njejtin skenar na e lexon LULI lulezo
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Haha sa ironik ky :p
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Eu Bash e karabash :D 8 vjet pushtetin në dorë tash po delni me alternativa :p A u lodhet a hiç keshtu.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Po ma preu bileten qe me pat premtuar per zgjedhjet Hajduti do vij te protestoj per çmimet e larta qe preka dhe une me 1 Janar dhe policia e Shtetit me mungese te theksuar profesionalizmi. (Hajdut,Sorry se tani u kujtova qe s'ka me BelleAir)

@WxP,
doli i pafajshem ne akuzen qe ju ngrit per rrugen qe ke permendur... Per tjerat s'ka patur akuza ne Prokurori.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Ka genjyer.

Ka mashtruar.

Ka rrenuar ekonomine.

Ka shtuar pasigurine.

Ka rritur cmimet.

Ka vene krimin ne drejtimin e puneve te shtetit.

Rama iken, a do te dije e majta te qendroje ne pushtet edhe pse iken ky? Nuk e dime, ta shohim.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

po mire le te protestojne...vetem t mos vriten njerezit..sic e kemi zakon.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Shpresoj qe Edi te hapi dosjet sa me shpejt
Uroj qe deri ne fund te vitit sala te japi shpirt ne burg,per te gjitha krimet dhe vjedhjet qe i ka bere shqiptareve!
Po se beri kete gje Edvini, atehere eshte bashkpuntor i tij!!

Edi rama duhet te flasi sic thoshte ne parlament
Qeveria hajdute sali mafjozi, po pres qe ta coj ne gjykate ceshtjen
Po nuk u burgos saliu Edi rama paska tall lesht me popullin!

protestat i ben vet populli nuk ka nevoj te dalin keta hajdutet te na tregojne ne se cfare duam!
Keta jane ata qe protestuesve i qelluan i vrane ne mes te dites, kush hyri ne burg??
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

boh
e drejta per te protestuar ok

por a ka kush nerva te shkoje pas ketyre se ?!
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Pun esht e vertet qe ska!! por ka njerez te errituar pa piken e moralitet e qe bese e qe besa,,,pa piken e vleres,,
qe dalin keshe po protestojme,,,
per c´ka??

cili esht ai njeri ketu qe e paska nje pik moral edhe nuk del me protestu??
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Po ma preu bileten qe me pat premtuar per zgjedhjet Hajduti do vij te protestoj per çmimet e larta qe preka dhe une me 1 Janar dhe policia e Shtetit me mungese te theksuar profesionalizmi. (Hajdut,Sorry se tani u kujtova qe s'ka me BelleAir)

@WxP,
doli i pafajshem ne akuzen qe ju ngrit per rrugen qe ke permendur... Per tjerat s'ka patur akuza ne Prokurori.

Nuk doli i pafajshem por u mbyll ceshtja me procedure. nuk u be kurre gjyqi

prokuroria ka afate te cilat duhet te bej gati nje dosje...po i kalove nuk gjykohesh me!

me pak fjale ky nuk u gjykua kurre dhe si rrjedhoje nuk doli i pafajshem.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

cili esht ai njeri ketu qe e paska nje pik moral edhe nuk del me protestu??

Per cfare te protestojme? Dhe nese dalin me protestu do ndryshoje gje?
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Un kam ndjekur fare lajme se di cfar situate esht per momentin ne shqiperi....
Protestat e qeta nuk ka asgje te keqe te mbahen madje esht mire ,un jam demokrate por do doja qe shqiptaret te dalin ne proteste vetem nese ata e ndjejne sic ben per armet kimike ...te jen ata qe vendosin jo ai Clloun Cirku ..
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Ca problemi ka se do protestohet ?! Ka pasur ndonje problem kur dilte PS-ja neper protesta kur ishte ne opozite ?! JO!!!
Pse shqetesoheni kaq shume dhe gjithashtu ju ben pershtypje dalja ne shesh?

Dhe mos harroni me ke ben "puç puç" ai skizofreni sot...;)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

hajduti
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

mua nuk me ben pershtypje ceshtja e protestave....perkundrazi do te tregonte se kemi nje shtet qe respekton individin

por ajo qe me shqeteson eshte qellimi apo ajo cka luhet pas fasades....
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Tani politika nganjehere eshte si femi i vogel

Dmth ti e more e bere 8 vjec...e dergon ne shkolle (cike me vonese por hajt) aty mesuesit bam e bam ska shume efekte mesimi jo
Ti aty thua...ore cunin une ua lashe pse smeson

Po avash e avash se ne 8 vite e bere gomar ti, gomari te behet rob don kohe.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Ish-te perndjekurit dolen ne protest kunder qeverise (se pd-se) se nuk u dhan asgje disa kohe me pare... tani duhet te dalin kunder ps-se se eshte pervjetori rrezimit te bustit :lool: :lool: :lool:

ka dicka qe nuk shkon ketu....po dicka e madhe qe ndodhet ne trurin e popullit tone.
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Po ma preu bileten qe me pat premtuar per zgjedhjet Hajduti do vij te protestoj per çmimet e larta qe preka dhe une me 1 Janar dhe policia e Shtetit me mungese te theksuar profesionalizmi. (Hajdut,Sorry se tani u kujtova qe s'ka me BelleAir)

@WxP,
doli i pafajshem ne akuzen qe ju ngrit per rrugen qe ke permendur... Per tjerat s'ka patur akuza ne Prokurori.

Po sigurisht qe do dilte i pafesjeshm Luli Vocerr , sepse e kishte komandanti i tij ne dor cdo institucion..Dhe skishte pik dyshimi qe Luli do dilte mese i paster nga gjith ajo akuz....

Pervecse protestave sju ka ngel gje tjeter per te ber ktyre tani esht mese normale qe do degjojem te tilla lajme...
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Disa komentues ketu shprehin kunder protestes nga opozita sotme nderkohe qe per 8 vjet ishin pro protestes e opozites se djeshme . Vetem PS ka te drejte te beje proteste dite e nate, me bojkot kuvendi, greva urie, bllokime rrugesh, djegje gomash, djegie automejteve, gure e tulla kunder policise. Kto qe kishin ndodhur dje nuk ishin destabilizim. Pasi ndryshoi qeveria, protesta ne 20 shkurt papritmas na quhet destabilizim. Pastaj qajne hallin e opozites qe jane braktisur nga qytetaret, atehere pse shqetesohen kaq shume ?
Une mendoj duke ditur natyren psikologjike te shkrimeve, per disa njerez protesta e 20 shkurtit eshte sindrom frike per faktin se data 20 shkurt eshte simbolika e rrezimit te bustit se Enver Hoxhes. I druhen motivit dhe simbolikes .

Ne fund po e mbyll : Kur bashkohet motivi dhe simbolika krijohet nje vullkan i madh qe eshte gati te shpertheje..

Hajduti
 
Ti plako flet kshu se te ka ngel ne xhep akoma tesera e PD apo ca?
Behuni te zgjuar si shefi juaj qe ka akoma teseren e hoxhes ne xhep!
 
Titulli: Basha: Të gjithë në protestë kundër varfërisë dhe papunësisë më 20 shkurt

Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames.

1. Gjithe policet e pushuar nga puna, ne shesh.
2. Gjithe njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, ne shesh.
3. Gjithe pronaret e lojrave te fatit qe iu bllokuan bizneset dhe kompjuterat, ne shesh.
4. Gjithe qytetaret te pakenaqur nga rritja e cmimit te naftes, benzines, kafese, alkoolit nga 1 janari, ne shesh.
5. Gjithe qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire, ne shesh.
6. Gjithe pronaret e atyre qindra ndertimeve te prishura ne mbare vendin, ne shesh.
7. Gjithe qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, ne shesh.
8. Gjithe qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke, ne shesh.
9. Gjithe pronaret e bizneseve te vendit qe u jane dyfishuar e trefishuar taksat, ne shesh.
10. Gjithe te papunet qe po ngelen pa pune fale politikave te mbrapshta te qeverise se budallait, ne shesh.
11. Qytetaret qe kane marre gjobe parkime apo jane ndaluar nga "Policet e Rilindjes" pa te drejte, do te jene po ne shesh.
...
...
...

Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor apo Jo Bombastik, WxP, bella, AjSi, Loverman, AL-01, Rendex, cent, Jonio, ...etj?!.

E mjere Ne qe jetojme ne Shqiperi se per te vuajtur kemi.

hajduti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top