Kreu i Partia Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se më datë 20 shkurt, me rastin e 23-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha do të organizohet një protestë popullore në shenjë reagimi për situatën e rëndë ekonomikedhe atë të rendit.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryetari Lulzim Basha ftoi qytetarët që të jenë pjesë e një manifestimi, për situatën e rëndë, që sipas Bashës, po jetojnë sot qytetarët.
“Partia Demokratike thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët”, – tha Basha.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se faktet tregojnë se ekonomia e vendit është sot e kërcënuar më shumë se kurrë dhe se papunësia ka prekur për herë të parë numrin e 186 mijë personave.
“Rama premtoi 300 mijë vende të reja pune, kur deri në shtator duhet të jenë hapur 70 mijë të tilla”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së kërkoi rishikimin e politikave për pensionet, bujqësinë dhe për njerëzit në nevojë.
“Qëndrimi ynë është se paketa amatoreske e Qeverisë do ta çojë ekonominë për herë të parë drejt krizës ekonomike”, tha Basha.
Sipas tij, demokratët do të vijojnë me prezantimin e alternativave, perspektivave realiste për rrugët që duhet të ndiqen për shpëtimin e ekonomisë.g.shqip