Basha falenderim personal për aleatët e PD: Sot ndihuni krenarë..

legjenda

Tetova
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur falënderimin e dytë brenda ditës, dhe pas qytetarëve, këtë radhë vlerësimet ja dedikon partive aleate që e mbështetën në protestën kundër qeverisë të zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
“U shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë aleatëve të koalicionit tonë opozitar. Mirënjohje për të gjithë ju anëtarët, mbështetësit dhe drejtuesit e partive opozitare.

Sot, keni të drejtë të ndiheni krenarë për besnikërinë që u keni dhënë qytetarëve dhe kauzës të drejtë të zgjedhjeve të lira.

Personalisht, si kryetar i opozitës së bashkuar ndihem me fat, si askush tjetër në historinë 27 vjeçare të pluralizmit, për mbështetjen dhe besimin e tuaj të patundur ndaj meje dhe Partisë Demokratike”, shprehet Basha.

Bashkë me partitë aleate të djathta, Partia Demokratike ka marrë vendimin për të bojkotuar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dekretuara për tu mbajtur më 18 qershor të 2017-ës. |Për këtë garë elektorale janë regjistruar vetëm 15 parti. Ndërkohë të hënën në Tiranë vjen një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit që shihet si një shans për të arritur kompromis mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. /Gazeta Express/

TEMAT:LULZIM BASHA
basha-falenderim-per-aleatet_1494778525-3448634.jpg
 
Momentalisht politikan me pa vizion e me te deshtuar se Basha nuk kam pare. Pse? E para nuk arriti te dale nga guaska e Berishes dhe te krijonte personalitetin e tij si nje lider i opozites. E dyta nuk ka vizion te qarte dhe asnjehere nuk ka dale me nje program apo platforme serioze ne menyre qe te binde popullin se perse duhet te votohet ai dhe jo te tjeret. E treta Po ja harxhon energjite opozites duke e futur nje ne rrige pa krye si kjo rruga e protestes dhe e bojkotit rruge te ciles as ai vete nuk po ja sheh drejtimin dhe fundit. E katerta, ai nuk eshte nje figure e paster politike por ka nje varg implikimesh sic eshte ceshtja e detit, rruga e kombit, 21 janari dhe deshtimi ne Bashkine e tiranes. Me pak fjale deri tani ka deshtuar ne lidership dhe ka treguar se perdoret kollaj nga te tjeret.

Zgjidhja.... Personalisht do i sygjeroja keto opsione opozites.

1) Futuni ne zgjedhje dhe garoni. Edhe sikur te humbni merrni masa qe te mblidhni sa me shume evidenca ne lidhje me parregullsite dhe demaskoini me vone. Kjo eshte menyra me e mire per tu bere serioze ne syte e nderkombetareve persa kohe ne e kemi lidhur fatin me ta.
2) Largo Berishen dhe kliken e vjeter te politikaneve dhe ofro njerez me vizion dhe te paimplikuar me situaten. Njerez qe ofrojne alternativa.
3) Nderto nje politike dhe program te qarte dhe te realizueshem dhe nderto vlera ne parti.
4) Nqs do jesh Kryetar krijo personalitetin tend dhe mbaj afer keshilltare te zgjuar e me vizion...

Kaq per sot se nuk dua te te jap mendje falas. :p :p
 
Dhe nese basha i ben keto..une do i bashkangjitem me vote!
Por me kusht qe edhe basha te iki me kliken e vjeter
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top