Barcoleta te ndryshme

Titulli: Barcoleta te ndryshme

Kujt i ngjan djali


Gruan shtatzënë e lë burri në spital dhe të nesërmen e thirr në telefon.
- Zemër, a e linde?
- Po!
- Urime! Vajzë apo djalë?
- Djalë!
- Mashalla! E kujt i ngjan?
- Njërit atje te puna, nuk e njeh ti...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Pa fat

Një burrë jo i lumtur në martesë, kthehet vonë i dehur në shtëpi. Gruaja ia hap derën.
- Unë jam vërtet njeri i pafat! – thotë burri.
- E pse ashtu? – pyet gruaja.
- Gjithë natën kam pirë që të të harroj, ndërsa tash të shoh dyfish.


Keni drogë

E ndal polici një automjet dhe e pyet:
- Keni drogë, cigare, alkool?
- I kemi të gjitha, nuk kemi nevojë për asgjë. Faleminderit.


Testi

- Mami, nesër kam test nga gjeografia, e nuk di asgjë!
- Mos u brengos bir, ti di shumëçka. Ja p.sh. Cili është kryeqyteti i Gjermanisë?
- Berlini.
- I Austrisë?
- Berlini.
- I Francës?
- Berlini.
- Bravo, Adolf biri im, e sheh sa i mençur je.

Nota

Hyn studenti në provim i papërgatitur. Profesori ia bën pyetjen e parë, ai nuk e di. Ia parashtron të dytën, po ashtu nuk e di. Për të tretën as që ka dëgjuar... Dhe nga nevrikosja, profesori ia shkruan në indeks: ‘Majmun’.
Pasi e shikon indeksin, studenti i thotë:
- Profesor, këtu e keni vënë vetëm nënshkrimin tuaj, nuk ma keni shkruar notën.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Vegjetariania

Pse vegjetariania nuk bën zë gjatë se.ksit?
Sepse nuk dëshiron të pranojë se një copë mishi i ofron kënaqësi...

اfarë femrash të pëlqejnë

Shkon burri ta vizitojë gruan në zyrë dhe bisedon me kolegun e saj.
- A të pëlqejnë femrat me sy bretkose, këmbë me gunga dhe prapanicë derri?
- Asnjëherë!
- E çka po i sillesh gruas sime qe një vit...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

‘Rikverc’

Vozit biondja prapa duke hipur përpjetë. E ndal polici dhe e pyet:
- Zonjushë, pse po vozisni mbrapsht?
- Më kanë thënë se atje lart nuk kam ku ta kthej veturën.
E lëshon polici të shkojë, kur pas gjysmë ore ajo kthehet teposhtë, por përsëri duke vozitur prapa. Kur arrin te polici, e hap dritaren dhe i thotë:
- Kishte pasur vend për ta kthyer veturën!

Biondja dhe kamionxhiu

Bie borë, një kamion është i ndalur në semafor, një bionde i afrohet te dritarja.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Shoferi nuk reagon vazhdon të vozisë dhe përsëri semafori në të kuqe, ndalet. Pas tij vrapon biondja dhe e zënë në frymë i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
Kamionxhiu përsëri nuk reagon, ndizet e gjelbra në semafor dhe vazhdon rrugën, në semaforin tjetër e arrin përsëri biondja dhe i troket në dritare.
- Përshëndetje, unë jam Adelina, po ju bie diçka nga kamioni.
- Përshëndetje, unë jam Xhaviti, po bie borë dhe unë po hedh kripë! – bërtet vozitësi.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Ishin dy hajdute Hasoni dhe Bedriu kishin vendosur te plackitnin nje shtepi por Bedriu duhet te bente roje kurse Hasoni duhet te vidhte shtepine e filluan kur papritmas vjen policia dhe pyet...Bedriun poshte shtepise...
-Cfare po ben ti ktu ??
BEDRIU:- Ja po shikoj henen dhe po bej nje poezi...
POLICI:- Ca poezie ma thuaj njehere ??
BEDRIU:- SA E BUKUR QEKA HENA DIL O HASON SE NA U Q* NENA
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Mençuria

Voziten një bionde dhe një zeshkane, kjo e fundit është në timon. Në një moment ndalet vetura.
- Pse u ndale? – pyet biondja.
- Mbetëm pa benzinë – ia kthen zeshkania.
- Sa e mençur që je. Po të kisha qenë unë, do të vazhdoja të vozisja...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Gjërat e domosdoshme

Një ekip televiziv interviston një shitës.
- Na thoni, ju lutem, çfarë shitet më së shumti këto ditë?
- Po, njerëzit i blejnë vetëm gjërat e domosdoshme!
- E cilat janë ato?
- Birrë dy litërshe, cigare dhe kredit për telefon...

Pritjet – realiteti

Pas natës së parë të martesës, ankohet gruaja:
- Nuk i ke plotësuar pritjet e mia...
- Zemër, e di që para martese të kam thënë se do ta plotësoj zbrazëtinë në jetën tënde, por nuk e kam ditur se është aq e madhe!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

-Heret ne mengjes burri ngrihet
nga krevati dhe fillon te vishet.
-Ku po shkon kaq heret?,
e pyet gruaja
-Po shkoj ne peshkim ♥ ti flei..
-Kur doli jashte, burri pa se ishte
dimer i madh, acar dhe vendosi te
kthehet serish ne shtrat.
I afrohet gruas ne shtratin e
nxehte dhe i thote:
Shume ftohte ishte jashte brrrrr
-Gruaja i pergjigjet:
Imagjino pak ai burri im budalla
shkoi ne peshkim :p
lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Pëshpëritje dashurie

Dy të dashuruar të shtrirë në krevat fillojnë pëshpëritjet.
Ajo: Thuaj ‘të dua, zemër’.
Ai: Të dua zemër.
Ajo: Tash më thuaj, ‘të adhuroj shpirt’.
Ai: Të adhuroj shpirt.
Ajo: Tash thuaj diçka vetë.
Ai: Fli se po mi acaron nervat!

Viti i Ri

Biondja I: A e di se viti i ri i bie të premten?
Biondja II: Dhashtë Zoti mos jetë i 13-ti...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Femrat nuk dinë të vozisin?!?

Sot në mëngjes duke shkuar me veturë në punë, shoh një femër me Golf 5 të ri duke vozitur 60 km/h nëpër qytet, ndërsa fytyrën e mban para pasqyrës dhe bën makijazh. E kthej shikimin kah rruga, ndërsa ajo thuajse me gjysmën e automjetit kaloi në anën time të rrugës dhe vazhdon të bëjë makijazh! Aq shumë u nervozova, saqë mu ul sheqeri dhe u ktheva në ulësen e pasme e mora byrekun. Duke u kthyer përpara më ra poshtë së bashku me makinën e rrojës që e kisha në dorën e djathtë. Në përpjekje që ta mbaja timonin me gjunjë, më ra telefoni nga dora tjetër drejt e në kafe që e kisha në mes të këmbëve dhe mi zhyti pantallonat, për më shumë mu prish telefoni dhe ma ndërpreu një bisedë të rëndësishme... Ah, femrat, s’kanë lidhje me vozitje...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Jaguari

I ankohet shoku-shokut dhe i kërkon ndihmë se si të çlirohet nga gruaja e tij.
- Blija një Golf, ajo nuk di të vozisë, do të përplaset për ndonjë shtylle dhe problemi është i zgjidhur.
Dhe ai vepron ashtu. Por pas dy ditësh shkon te shoku duke qarë. Gruaja bëri ndeshje, Golfi u shkatërrua, ndërsa atë nuk e ka gjetur asgjë.
- Blija një Mercedes se shkon më shumë, do të përplaset më fort dhe do të vdesë.
Ia blen Mercedesin, por përsëri pas dy ditësh shoku nuk është i lumtur. Mercedesi është prishur në ndeshje, gruaja ka shpëtuar.
- Dëgjo! Blija një Jaguar se nga ai nuk ka shanse të shpëtojë.
Pas dy ditësh vjen shoku krejt i lumtur:
- Shoku, gruaja nuk është më!
- Apo, shyqyr! E Jaguari?
- Jaguari (lloj tigri) asgjë! Ja ku po ec nëpër oborr, por duhet ta kthej në kafaz...

Si bën ujku

Arsimtarja i pyet nxënësit nëse ndonjëri mund ta imitojë ujkun. اohet njëri nga nxënësit dhe thotë se atë mund ta bëjë gjyshi i tij. Mësuesja i kërkon që të nesërmen ta ftojë gjyshin në shkollë. Të nesërmen vjen nxënësi së bashku me gjyshin në klasë.
Nxënësi: Gjysh, na trego kur ke pasur marrëdhënie me gjyshen për herë të fundit?
Gjyshi: Auuuuuuuuuuuuu uhhuu...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

I sëmuri

Mjeku pyet pacienten:
- E, a keni në shtëpi ndonjë të sëmurë mendor?
- Po, kemi. Burri mendon se është kryesori në shtëpi...

Nata e shtrigave

اka është Nata e shtrigave?
ثshtë njësoj si Dita e grave, vetëm se natën.

Dasma ‘gay’

Ku qëndron dallimi në mes të dasmës homose.ksuale (gay) dhe heterose.ksuale (straight)?
Në dasmën ‘gay’ këndohet dy herë kënga “Sonte nëna djalin e marton”...

Martesa

- Dëgjova se je martuar?
- Po.
- Edhe atë me binjakë?
- Aha.
- E si i dallon?
- Paj, vëllai është pakëz më i gjatë se ajo...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Gjithçka për ty

Burri: Zemër, kolegët më ngacmojnë se po më tradhton. Më thuaj që nuk është e vërtetë!

Gruaja: Shpirt, të kam tradhtuar vetëm tri herë, por të gjitha për shkakun tënd.

Burri: Si?

Gruaja: A të kujtohet kur trajneri nuk të merrte në skuadër? E pastaj të mori, apo?

Burri: Në rregull. Kjo ka qenë për mua. E herën e dytë?

Gruaja: A të kujtohet kur hyre në skuadër dhe asnjëri nga bashkëlojtarët nuk ta pasonte topin? Më pas filluan ta pasojnë, apo?

Burri: Mirë edhe kjo për mua. E herën e tretë?

Gruaja: A të kujtohet kur luaje në skuadër dhe bashkëlojtarët ta pasonin topin, por i gjithë publiku të fishkëllente? A të fishkëllejnë më?

Tradhtia

Shkon vajza në shtëpi të prindërve dhe duke qarë i thotë nënës:
- Mami, burri më tradhton me shoqen time!
- Phu, pisi!
- Nesër do të ndahem!
- اfarë do të bësh pastaj? Eja këtu te ne.
- Jo, mami, do të shkoj të jetoj me të dashurin...

Refuzimi

Biondja refuzon ofertën e një mashkulli:
- Jo, jo dhe jo! Unë nuk jam asilloj vajze, pastaj bari është i njomë, nëna ma ka ndaluar dhe fundja 100 euro janë pak!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Kënaqu

Djali në moshë adoleshencë, përgatitet për ta dalë në qytet.
- Babi, a ke para?
- Kam, bir, mos u shqetëso për mua. Dil kënaqu!

Djali i mençur

Djali: Mami, sot vetëm unë nga e gjithë klasa kam ditur t’i përgjigjem një pyetjeje.
Nëna: Të lumtë, bir! E si ishte pyetja?
Djali: Kush e theu dritaren?

Tallava

Këngëtarët e muzikës tallava ma kanë shpëtuar jetën, prandaj do t’u mbetem gjithmonë borxhli. Kam qenë në koma për tre vite, derisa njëra nga motrat medicinale nuk e lëshoi një këngë të muzikës tallava në dhomën time. Logjikisht, më është dashur domosdoshmërisht të zgjohem dhe ta ndal radion...
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

I mençuri

Një hajn e kanë zënë në flagrancë duke vjedhur.
Gjykatësi: A je i martuar?
Hajni: Jo, kurrë s’kam qenë dhe kurrë nuk do të martohem!
Gjykatësi thotë me vete: Sa njeri i mençur dhe vjedh...

Shprehia

Gjykohet i pandehuri. Prokurori pyet:
- Pse e vrave gruan e parë?
- Nuk më donte më!
- Po, kur e kryet dënimin me burg, dolët, u martuat sërish, pse e vrave gruan e dytë?
- Nuk e doja më!
- E pasi dolët sërish nga burgu, u martuar përsëri dhe pse e vrave gruan e tretë?
- Po, ç’të them... Mu bë shprehi...

Mosha

Dashuria nuk njeh moshë.
Por, policia, PO!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Pija

Dy shokë pinë në një lokal.
- Pse i mbyll sytë, kur e çon gotën?
- Më ka thënë mjeku që pijen nuk guxoj as ta shikoj me sy!

Profesioni

Shkon veterineri te mjeku.
Mjeku: Përshëndetje, çfarë ju shqetëson?
Veterineri: Eh, kollaj e keni kështu me njerëz...

Nëndetësja

Si të fundosësh nëndetësen përplot me bionde?
Thjesht, trokit në derë!

Syzet

Hyn biondja në një dyqan.
- A keni syze?
- Për diell?
- Jo, jo, për mua!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Kam qenë i sëmurë

Hyn një pacient te mjeku.
- Ku je, moti nuk të kam pa? – i thotë mjeku.
- E di, e di, po kam qenë diçka i sëmurë nuk kam mundur të vi.

Shenja

- Më duhet t’jua operoj zorrën qorre – i thotë kirurgu një ylli të estradës.
- Oh, Zot. A do të më vërehet shumë shenja?
- Krejt varet nga ajo se sa do të (zh)visheni...

Lajmi

Doktori i thotë pacientes:
- Kam një lajm të mirë dhe një të keq.
- Të keqin në fillim!
- Keni kancer të gjirit.
- E i miri?
- Kam fituar në bastore.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Njeni tu trathtu grun, shkan e han kja dashnorja dham ne qaf e sakatan prej qefit, tesh ky i thet ,ca mbane maj t'fikt zoti, pa une kam gru maj? ca me ba maj? ca me i than?
hec mar gjej i rren ja ban kja. nejse shkan ky n'shpi, sa hin mrend i kcen i biri 5 vjec nqaf, ky e kap e i thet , ulu mar fmi i poshter.
ca ke ma i thet e shoqja, pse pa i thu djalit fmi i poshtem? shife maj gru m'hangri dham m'sakataj
ja pret e shoqja: ohh mar burr sa mir se pa e shef vet me sy tuj e pa e besan
pse maj , ja ban ky?
shif mar burr ca mka ba mu, mka sakatu ngjoks :p
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Vdiq

Një çift bëhet me djalë. Kalojnë pesë vite, fëmija nuk flet. Prindërit fillojnë të shqetësohen se çfarë po ndodh me djalin e tyre. Kur i mbush gjashtë vjet, fëmija thotë fjalën e parë: ‘gjysh’. Të nesërmen vdes gjyshi. Kalon një kohë dhe fëmija flet përsëri, thotë: ‘gjyshe’. Të nesërmen vdes gjyshja. Kalon një kohë dhe vjen fjala e radhës e fëmijës: ‘teze’. Ditën e nesërme e varrosin tezen. Më në fund fëmija arrin të thotë ‘baba’. Të nesërmen prindi përshëndetet me të gjithë, merr hallallin, shtrihet dhe pret vdekjen. Kur dëgjohet një zë:
- Ej, njerëz, vdiq fqinji!

Njoftimi

- A u ke treguar prindërve tu se ku po shkon dhe me kënd do ta kalosh natën? – pyet mashkulli duke përqafuar të dashurën në një park.
- Jo. Prindërit e mi nuk interesohen se ku shkoj unë. Për dallim nga ata, burri im është shumë xheloz!

Gjuha

Pse thuhet për gjuhët se janë ‘amnore’.
Sepse baballarëve rrallëherë u vjen shansi që të flasin.

Sa?

Pas një mbrëmjeje romantike, i dashuri pyet:
- Më thuaj, sa i ke pasur para meje?
Femra hesht. Kalon gjysmë ore, kalon një orë, nuk flet.
- Zemër, më fal se gabova. Bëra pyetje pa vlerë!
- Shuaj, se jam duke numëruar!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Ne shkolle i thet mesuesja nxansit kurr mos thuj nuk di gja po gjithmon thuj i di te gjitha.
Shkon shpi ky e i thet babait.
Nx:Baba i di te gjitha.
Babai:na te keqen bab na merri 50 euro dhe mos i trego mamit per pastrusen.
Shkon ky te mami e i thet.
Nx:Mama i di te gjitha
Nana:Na biri im merri 50 euro e mos i trego babait per xhaxhain mbreme.
Shkon ky te xhaxhai e i thet.
Nx:Xhaxha i di te gjitha.
xhaxhai:E po qfare pret jepi nje te perqafuar babit tend biri im.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Gjykohet i pandehuri. Prokurori pyet:
- Pse e vrave gruan e parë?
- Nuk më donte më!
- Po, kur e kryet dënimin me burg, dolët, u martuat sërish, pse e vrave gruan e dytë?
- Nuk e doja më!
- E pasi dolët sërish nga burgu, u martuar përsëri dhe pse e vrave gruan e tretë?
- Po, ç’të them… Mu bë shprehi…
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Nëpër rrugët e Munihut Syla e Dudi po e kërkonin Dudinë, e cila kishte humbur dhe po bërtisnin :
Dudi ! Oj Dudi ! Pas pak kohësh kalon andejpari Luli e u thotë :
-Sa të pakulturuar që jeni ,si po bërtisni ashtu në rrugë? Edhe unë e kam humbur Lulinë, po , si e do rendi , kam shkuar në polici dhe i kam dhënë shënimet si duhet: "e gjatë - 1.80cm ,flokë të gjatë, sy tepër të kaltër , gjinj të bujshëm ,këmbë të gjata..."
-Pa një pa dy,Syla i kthehet Dudit: -Lëre,bre Dud,Dudinë,hajde ta lypim Lulinë!
lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Pyet mëuesja nxënësit: - Nëse dikush nga ju e konsideron veten budalla, le të ngritet në këmbë! Në fillim askush prej nxënësve nuk ngritet.
Pas pesë minutash, derisa në klasë mbretëronte qetësi relative, në këmbë ngritet Bibi. Mësuesja habitet. Ajo nuk beson se Bibi e konsideron veten budalla:
Cka? Bibi, ti veten e konsideron budalla? Jo ore, por më vinte keq kur të shihja se qëndronit vetëm në këmbë!!!
lol lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Shkojin Nazmija e Avnija mi kqyr ni film en kinema. Diku ka mesi i filmit dalin dy vet tu bo gara me kerre e Nazmija e Avnija lidhen me ka 100 € se a kan me bo ndeshje a jo?
Nejse, aktort bojin ndeshje edhe Avnija ja jep paret Nazmis, po kur t’maron filmi, tu dal jasht Nazmija i thot Avnis:
Merri paret, se nuk pe muj me t’i marr se e kom pa ket film edhe ni her ma përpara.
Aiiii, edhe un e kom pa dy her ma përpara po menova qe heren e 3 jan mush men edhe nuk ndeshen...
lol lol
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Shkon nje grua te psikologu dhe i kerkon ndihme:
-doktor te lutem me ndihmo burri im me rrah sa her qe vjen nga puna
-ashtu zonje,po me cfar motivi
-nuk e di doktor,vetem me rrah
-degjo ktu zonje ,sa here qe te vij burri nga puna ti vetem pi uje,vetem kaq ti pij uje.
Dhe mbas 1 jave rikthehet prap gruaja te psikologu
-uaaa doktor nuk di si te te falenderoj,se di se si por kura juaj ka funksionuar burri kto dit sme ka prek me dor fare
-ashtu zonje,me behet qefi
-doktor nje gje skam kuptuar ,ca lidhje ka uji me dhunen e burrit
-po ti moj zonje me uj ne goje nuk mund te flasesh!
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Ai:
- A ndryshojme stil?
Ajo:
- Po si do e bejme?
Ai:
- Po ja, te ta fus ne vesh.
Ajo:
- Jo, jo, se kam frike mos shurdhohem.
Ai:
- Ke ngelur gje memece deri tani? :p
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

merr njena ntelefan zjarrfiksat

alo, masht kap shpija flak
zjarrfiksi : zoj mthoni ku banoni
ajo: te shpija qe asht tu u djeg
zjarrfiksi: o zoj si me ardh na te kja shpi????
ajo: pa me zjarrfikse pra me ardh se me ca deshte me ardh
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Engjëlli

Djali: Mami, a fluturojnë engjëjt?
Nëna: Po, shpirt.
Djali: Mbrëmë e dëgjova babin duke i thënë kujdestares ‘engjëll’. Kur do të fluturojë ajo?
Nëna: Që nesër, shpirti im.

Profesori

Flasin dy fqinje:
- Kush ishte ai burri që doli mbrëmë nga shtëpia jote?
- Profesor në fakultet.
- I rregullt?
- Jo, vetëm kur nuk e kam burrin në shtëpi.

Dallimi

Cili është dallimi në mes të automjeteve dhe femrave?
Nuk ka kurrfarë dallimi. Sa më mirë që duken aq më e shtrenjtë është mirëmbajtja.

I dashuri

Duke ecur nëna me vajzën e saj pranë një parku shohin plot çifte të përqafuara.
Vajza: Mami, a do të kem unë një të dashur?
Nëna: Po zemër, nëse bëhesh vajzë e mirë.
Vajza: E nëse bëhem vajzë e keqe?
Nëna: Atëherë do t’i kesh shumë të dashur.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

اfarë t’i them burrit

Një femër shkon te një terapist për çifte dhe fillon të tregojë:
- Unë e dua atë, ai çmendet pas meje. Kemi prirje të njëjta. Krahas kësaj, ai është shumë i pasur dhe jemi shumë të lumtur bashkë.
- Po atëherë, ku qëndron problemi?
- Nuk di se çfarë t’i them burrit tim!

Zgjedhjet

Pas përfundimit të zgjedhjeve, gruaja e pyet burrin e saj, njërin nga kandidatët:
- Zemër, sa vota i fitove?
- Dy.
- Idiot! E kam ditur se ke dashnore.

Farmacisti

Një i ri hyn në barnatore dhe i thotë farmacistit:
- Më jepni një prezervativ se e dashura më ka ftuar sonte për darkë në shtëpinë e saj dhe mendoj se kërkon më shumë nga unë.
Pasi e merr prezervativin, i riu dhe kthehet prapë:
- Më jepni edhe një ju lutem, se motra e të dashurës sime është shumë atraktive dhe më sheh me një sy që mendoj se kërkon diçka.
Farmacisti ia jep prezervativin e dytë, ndërsa djaloshi shkon deri te dera dhe kthehet sërish.
- Edhe një ju lutem, se nëna e të dashurës sime është grua shumë e bukur dhe shpesh më provokon, prandaj të jem i përgatitur për çdo rast.
Gjatë darkës, i riu dhe e dashura e tij ulen në njërën anë të tavolinës, ndërsa motra dhe nëna e të dashurës ulen përballë tyre. Më pas vjen babai i vajzës, ndërsa djaloshi ul kokën dhe fillon lutjen:
- Falënderimi i takon Zotit që na ka dhënë për të ngrënë dhe për të pirë...
Kalojnë 10, 20, 30 minuta ai nuk e ndërpret lutjen.
- Nuk e kam ditur se je kaq fetar – i thotë e dashura.
- As unë nuk e kam ditur se e ke babanë farmacist – ia kthen djaloshi.
 
Titulli: Barcoleta te ndryshme

Se.ks

Se'ksi me femrën e virgjër zgjat 7 orë e 1 minutë:
- 4 orë duhet ta bindësh
- 1 minutë të kryesh marrëdhënie
- 3 orë t’i kërkosh falje

Se'ksii me femrën që ka përvojë zgjat 3 orë e 30 minuta:
- 30 minuta paralojë
- 1 orë të kryesh marrëdhënie
- 2 orë derisa të vish në vete

Te psikiatri

I ankohet burri psikiatrit:
- Më ndihmo doktor, nuk mund ta shoh më me sy gruan time!
- Po e shoh se paskan përfunduar ditët e mira në lidhjen tuaj. Gjërat do të bëhen keq e më keq. Mendoj se do t’ju ndihmonte nëse shkoni në det.
- Jo bre doktor. E keqja është se ajo di not.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top