Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nuk mendoj se i ati fëmijës të jetë ky 80 vjeçari.. nuk ka mundësi që një 80 vjeçar të lëri dikë shtatëzanë mesa kam dëgjuar unë sepse mashkulli mund të jetë prodhues deri në moshën 60 vjec (mesa kam dëgjuar)..
Mendoj, se ky maskara, po mbron dikë tjetër ndoshta ndonjë nga familja e tij që është më i ri..

Nuk ka te bej mosha. Mashkulli prodhon spermatozoid deri ne fund te jetes, jo te njejten sasi dhe cilesi, si ne rini, por prodhon. Pra mundesia ekziston.
Sic ekziston dhe mundesia qe ai te kete pasur fuqi ti presi koken. Ka pleq qe mbahen shume mire e 80 vjec ( kam pare dhe 90 vj!), sidomos njerzit qe rine ne fshat e bejne pune fizike.

Nqs eshte gjendur ADN tij ne trupin e vajzes ska ke te mbuloj. Po ashtu, eshte shume kollaj te behet ADN femijes, dhe del nqs eshte apo jo babaj.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

[h=1]Qytetaret ndezin qirinj dhe lule per 'funeralin e munguar' te Aishe Vates [/h]1350376463-ndezin_qiri.jpg
Dhjetra qytetarë në kryeqytet u mblodhën në mbremje para Pallatit të Kultrës për të ndezuar një qiri në kujtim të jetës së vajzës 18 vjeçare Aishe Vata e cila u vra pak ditë më parë në mënyrë barbare nga një në 80 vjeçar i cili kishte abuzuar më parë ****ualisht me të.

Qytetarët shprehen në revoltën e tyre se nuk janë dakort me mentalitetin e familjes së vajzës e cila refuzoi ti organozojë asaj edhe një funeral, që është shërbesa e fundit për çdo njeri, sepser ajo sipas saj kishte prishur nderin e familjes, ndaj dhe me lulet dhe qirinjtë këta njerëz menduan ti bëjnë Aishes funeralin e munguar të familjes.

18 vjeçarja u vra mizorisht nga 80 vjeçari, pas disa vitesh abuzimi ****ual me të ai i ka marrë asaj jetën duke i prerë kokën me kosë,pasi ksihte mësuar se ajo ishte shtatëzënë me fëmijën e tij. Mostra plak ka rrëfyer vetë ngjarjen para policisë duke treguar edhe detaje të krimit, ndërkohë që sot u zbulua se ai ksihte qënë mik it ë atiti të viktimës për shumë kohë. Familja e Aishes refuzoi t`i kryente asaj një funeral me pretendimin se vajza ka prishur nderin e familjes./Gazeta Idea
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Ky nuk është vend për vajza!

Aisha e pa vdekjen në sy.

Policia deklaron që vrasësi i saj është një 80-vjeçar dhe ndoshta ai është. Por tanimë, kur Aisha s’është më, besoj se, kushdoqoftë monstra, nuk do të merret vesh kurrë cili vërtet e vrau Aishën.

Sepse as u mësua, as u dënua kush e vrau Erietën. Qentë e gjetën gruan e gjorë, të copëtuar dhe mbaruan punën që nisi vrasësi. Edhe media i dha një dorë, me botimin e përgojimin e moralit të së vdekurës që s’kishte gojë të përgjigjej.

Po Irena Selin, u gjet kush e vrau? Po Kozetën? Po Aurorën? Asgjë. U harruan. Vetëm nënat i qajnë.

Aisha ishte jetime. Nuk ka as nënë ta qajë. Po bëhej vetë nënë, e vogla. Mbante në bark një jetë 11-javëshe.

E kërcënuan ta hiqte. Nuk e bëri. E vranë që të mos bëhej nënë. E vranë se donte të mbronte beben e vet.

I këputën kokën si zog dhe ia hodhën në një arë me misër.

Unë nuk kam fjalë të tregoj dhimbjen, neverinë dhe llahtarën që provoj, kur mendoj për këtë vdekje. Dhe mendoj për të gjithë kohën. Nuk arrij ta shkëpus veten nga tronditja që provova për këtë makabritet.

Vetëm mendoj për atë të mjerë, për fshatin ku lindi, fshatin ku erdhi, për nënën që humbi, për vëllezërit e motrat që iu bë nënë. Për vetminë, për varfërinë, për ëndrrat që ka një vajzë e vogël. Një vajze e mjerë.

E përdhunuan të mitur. E lanë shtatzënë të vogël. E masakruan në mes të një are. Ajo e vdekur ishte, por e vranë përfare.

Po, pse moj zemër e vogël nuk kishe një armë, si Nazimja, me vete, atë natë?

Nuk është ky arsyetimi që duhet të ndaj në publik, por ky realitet nuk mban më arsyetim.

Një e mitur kokëprerë. Një mort i ndërprerë se vajza ishte shtatzënë. Një familje që ka të njëjtin version. Një motër që nuk flet. Që nuk di gjë. Për të motrën që e rriti, që ndante dhomën, që ndante tmerrin. Tani ndajnë heshtjen. Në emër të nderit.

Një media që çfarë nuk shkruan, për vrasës kasapë, profesionistë, sekte muslimane, për lloj-lloj banalitetesh të paprovuara, duke i vënë damkën e vulgaritetit, dramës së madhe të këtij kombi.

Këtij kombi që po i vrasin gratë. Dhe nuk i gjejnë kurrë vrasësit. Se jeta e grave këtu s’rrit peshë. Ka gra me shumicë…

Gra me vrasës pa emër. Po të kishte pasur emër vrasësi i Erietës, Aurorës, Kozetës, nuk do guxonte ky katil ta këpuste pa frikë e faj kokën e Aishës. Ky i marrë që i mori jetën një nëne. Por ai e pati të lehtë ta bënte, se ky yni është një vend i mallkuar për gratë. Ky yni nuk është vend për gratë. Për gratë e mjera të provincës, që vijnë në qytet me shpresë të jetojnë. Për vajzat e mitura të fshatit që humbasin në këtë qytet të madh, pa një dorë, pa një zë, pa një ndihmë, pa një fat. Qyteti i madh pa rregulla, pa ligje, pa shtet, pa solidaritet, pa zemër, po i ha, po i vret.

Unë nuk di të them, ku do shkojë e gjithë kjo? Si do të mund të rrojë qetësisht një shoqëri që vret gruan kaq normalisht?

Unë nuk di të them, a do të flasë Jozefina Topalli? A do të thotë një fjalë, do të mbajë një minutë heshtje, do të ndezë një qiri, do të kërkojë rishikimin e një ligji?

Po Liri Berisha, gruaja e Kryeministrit të vendit; po Linda Rama, gruaja e kreut te opozitës? Po Monika Kryemadhi? Do shkunden që të shkundin burrat e tyre, që bashkë kanë ndërtuar këtë sistem që po na vret?

Kanë ndonjë fjalë për të thënë, kanë ndonjë gjë në dorë? Unë nuk mundem të fajësoj asnjërën prej këtyre dhe atyre që s’kam përmendur, sepse fajin e kam dhe vetë. Edhe unë jam fajtore që Aisha vdiq. Me çfarë bëj edhe s’bëj, kam faj që s’ndalova ta thernin si zog.

Ndiej përgjegjësi për çfarëdo gjëje që u ndodh grave të vendit tim, sepse kam një zë dhe nuk e përdor sa duhet, duke besuar e menduar se këtu ka marrë fund, s’ia vlen. Po fundi s’paska fund.

Ndaj nuk kam të drejtë t’i hakërrehem kujt pse nuk bëri çfarë.

Ndaj thjesht po ju lutem. Këtyre grave publike dhe gjithë grave të këtij vendi, që e kanë një zë. Lëshojeni! Ndizni një qiri në shtëpi, a në shesh për Aishën. Bëni një shkrim, jepni një intervistë, shkojini në shtëpi, çojini lule në varr, bëni çfarë të mundeni, por mos rrini duarkryq! Vajza të FRPD, të FRESH, të LRI, të AK. Vajza të “Petro Ninit”, të FB, të Bllokut, bëni një gjë! Gjejeni vetë çfarë. Aq mend i keni. Po bëjeni! Kanë vrarë Aishën. E ke radhën ti pas saj, po nuk fole, sot.

Mos e bëj për Aishën, nëse nuk e ndien. Bëje për vete!

Nga Rudina Xhuga per Mapo
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Ndodh kur tutori lind dhe e rrite viktimen,kjo e fundit ne vend qe ta denoncoj tutorin ,e adhuron dhe i nenshtrohet.(filozofi psikollogjike vdekjeprurse )
Kjo simtom eshte mjaft e dukshme ne mentalitetin dermues shqiptare.
Ju preft shpirti ne paqe bashk me bimezen e vet te vogel qe ka pas ne barkun e saj.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

po i vjen fundi i botes se gjithcka ndoll sot pffff
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Me te vertete nuk e di nga te ja filloj me kete histori te tmerrshme . Nuk e di ke te fajesoj , me pare vajzen e gjore qe vdiq e masakruar , qe pranonte nje marrdhenje me nje plak 80 vjec, mostren qe abuzoj mbi nje adoleshente, , familjen e vajzes, qe thone e kane ditur dhe nuk kane bere asgje , apo apo policine e shtetit qe thone kane kontrolluar zonen edhe me qente dhe nuk kane mundur te gjejne koken kur koka ndodhej vetem 150 metra larg vendngjarjes. apo gazetaret qe secili shkruan sipas oreksit . me te vertete kjo ngjarje eshte dicka e tmerrshme , po terrorizon mbare opinion publik , por me keq vajzat adoleshente, kesaj i thone te kesh frike te dalin vajzat jashte nga shtepia , jemi bere me keq se vendet e afrikes , po ndodhin aq shume vrasje sikur te ishim 300 milion, te hysh te lexosh lajmet e Shqiperise eshte sikur te lexosh nje liber horror, ka dy muaj qe po lexoj lloj-lloj lajmesh , ne shkoder , vriten babe e bir, vritet gjyshi me mbese , ne lezhe , vellai vret motren bashke me burre plagos nipin dhe vete vevritet , perseeri ne lezhe vriten dy prinderit dhe djali , ne korce , vriten dashnori me dashnoren , dhe vetevritet dashnori nr 2 , ne greve te urise nga ish te perndjekurit i vene flaken vetes dy veta dhe sa e sa te tjera qe spo me vijne ne mend, mjere Shqiperia me shtet qe ka , keta legenat e politikes dalin e zihen cdo dite , sikur po e bejne Shqiperine parajse, ku ne fakt po bejne te kunderten.
 
Vrasësi bëri **** para se t’i priste kokën Aishes

f.1016181820811_m.gif

Shaban Norja, autor i vrasjes makabre të 18-vjeçares Aishe Vata


Nga hetimet e deritanishme, profili i 80-vjeçarit përkon me një maniak ****ual. Të krijosh raporte ****uale me persona me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku ****ual. Shaban Norja mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla”. Kështu deklaroi dje, prokurori Sokol Nishani. Ai thotë se prokuroria dhe policia e Durrësit zbardhën në kohë rekord ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku u masakrua 18-vjeçarja Aishe Vata. Dosja voluminoze me numër 16 49, me mbi 2000 faqe, ka zënë një vend kryesor në tavolinën e prokurorit Nishani.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, prokurori i çështjes tregon se kanë mundur të dokumentojnë plotësisht, se autori i vrasjes makabre të adoleshentes, si dhe babai i fëmijës tremuajsh të saj është 80-vjeçari Shaban Norja.

Ndërkohë, Sokol Nishani sqaron me detaje të gjitha provat e grumbulluara, aktet e ekspertizës dhe dëshmitë e dhëna nga autori i krimit, përfshi këtu dhe skenën e plotë të krimit. Nga dëshmitë e dhëna para hetuesve, të paktën në një rast tjetër, ka rezultuar se Norja përgjonte çiftet e tjera kur kryenin marrëdhënie ****uale, gjë që flet për profilin e tij si maniak ****ual. Po sipas prokurorit Nishani, vetëm viktima dhe autori i krimit ishin në dijeni të shtatzënisë, dhe se, nga hetimet e deritanishme rezulton që raportet e tyre ****uale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve.

Zoti Nishani, çfarë ka rezultuar nga raporti mjeko-ligjor dhe çfarë provash të pakontestueshme rëndojnë mbi autorin e krimit?
ثshtë raporti i parë, i cili na ka vërtetuar faktin se trupi është prerë me armë të ftohta prerëse. Bëhet fjalë për një kosë. Viktima ishte 3 muajshe shtatzënë, konkretisht 12-javëshe. Ky është raporti i parë, sepse jemi në pritje të raporteve të tjera, pasi do të jenë disa të tilla. Rezultatet e ADN-së të kryera në fetus dolën në përputhje me gjakun e autorit. Po kështu, edhe analizat e kryera në rrobat e viktimës dhe të autorit dolën që kishin përputhje me 80-vjeçarin Shaban Norja në momentin e skenës së vrasjes. Konkretisht, pështyma dhe gjurmët e gjetura në trupin e 18-vjeçares, në gjoks dhe në pjesë të tjera kanë përkuar plotësisht. Gjithashtu, edhe gjurmët e gjakut dhe të pështymës të gjetura në këmishën e autorit përkonin me gjurmët e gjakut që u gjetën në tutat e vajzës rreth 100 metra larg prej banesës njëkatëshe që Norja kishte nën ruajtje. Ndërkaq, xhupi i vajzës, me të cilin ka dalë nga shtëpia e saj, i gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendngjarja në një vendgrumbullim plehrash, përkon me gjurmët e gishtave dhe djersën e autorit, i cili e ka lënë aty pasi kishte kryer vrasjen, në tentativë për të zhdukur gjurmët e krimit.

Po nga aktet e tjera çfarë ka rezultuar?
Në fakt, raportet nga mjekësia ligjore kanë përfunduar dhe përgjigjet janë gati për t’iu bashkuar dosjes. Pritet që nesër në mëngjes t’i dorëzohen prokurorisë nga ekspertiza mjeko-ligjore. Janë një numër aktesh ligjore, si akti i ekspertimit mjeko-ligjor për kokën, i dokumentuar. Presim rezultatet e ADN-së, të cilat janë bërë. Por janë dokumentuar të gjitha provat, dhe arrestimi i autorit është bërë ditën e diel, në orën 15:30, pasi së bashku me autorin e dyshuar ne shkuam në vendngjarje dhe ndërtuam skemën e krimit. Kjo, në bashkëpunim me inspektorët e krimeve. Shaban Norja na tregoi vendin ku kishte hedhur kokën e viktimës, dhe ku ishte hedhur arma e ftohtë, kosa, - mjeti me të cilin i është prerë koka vajzës 18-vjeçare. Koka e viktimës, gjatë së dielës iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa sot (dje) u dërgua në mjekësinë ligjore, për t’iu bërë një ekspertizë e dytë më e specializuar. Më pas, koka është marrë nga familjarët e viktimës.

Ju ka treguar 80-vjeçari se si e masakroi Aishe Vatën?
Autori, në dëshminë që na ka dhënë, ka thënë që viktimën e ka vrarë me armë zjarri, nga pas kokës, dhe më pas ka bërë prerjen e kokës, duke e shkëputur nga trupi. Nga ekspertiza ka rezultuar se vajza ka një goditje me armë pas koke dhe ka një dalje plumbi në afërsi të syrit të majtë, çka vërteton që është qëlluar me armë zjarri. Mbi këtë bazë, edhe kjo do t’i nënshtrohet një analize të detajuar të mjekësisë ligjore, - vendim i marrë ky nga prokuroria. Ndërkaq, trupi i është nënshtruar një ekspertize të hollësishme, për të parë se çfarë dëmtimi ka dhe çfarë mjeti është përdorur.

Nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës, çfarë është konstatuar?
Nuk kishte asnjë gjurmë dhune, dhe kjo ka treguar që raportet e tyre ****uale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve. Edhe ditën e ngjarjes, të vrasjes, nuk ka pasur ushtrim të dhunës.

Para vrasjes, viktima ka kryer marrëdhënie ****uale me 80-vjeçarin Shaban Norja?
Po. Ka pasur gjurmë sperme. Sipas të gjithë raportit mjeko-ligjor, edhe atë natë kanë kryer marrëdhënie ****uale.

Nga provat që keni mbledhur deri tani, cili është motivi i vrasjes së 18-vjeçares?
Motivi është shtatzënia e padëshiruar që ka pasur vajza. Shaban Norja pretendon që i ka kërkuar Ajshe Vatës të abortonte, por ajo nuk ka pranuar. Realisht s’dihet ende, sepse nga verifikimet dhe provat e prokurorisë raportet midis 18-vjeçares dhe 80-vjeçarit, janë të tilla, që vetëm këta kishin dijeni mbi ngjizjen e shtatzënisë.

Pjesëtarët e familjes Vata, ishin në dijeni të shtatzënisë së 18-vjeçares?
Asnjë person tjetër nuk e ka ditur që çifti ka qenë duke pritur një fëmijë; as nga familjarët e viktimës dhe as nga ata të autorit. Kjo është e verifikuar nga të gjitha veprimet që prokuroria ka kryer deri tani. Lidhja që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe i një fëmije në mes, nuk është ditur nga persona të tjerë. Duke përfituar nga ky fakt, autori ka kryer vrasjen, dhe është munduar të fshehë provat e të mbulojë krimin në një farë mënyre.

A ka prova që vajza është përdhunuar që 14 vjeçe?
Në fakt, nuk ka gjurmë të një akti përdhunimi. Autori e pranon faktin që ka pasur raporte ****uale me viktimën, por jo se e ka përdhunuar viktimën. Raporti ka qenë me mirëkuptimin e të dyja palëve. Ne nuk mund ta vërtetojmë kur është kryer akti ****ual për herë të parë, sepse 18-vjeçarja është e vrarë. Ekspertët mjeko-ligjorë na kanë konfirmuar faktin që kjo ka pasur deflorim, zhvirgjërim disa vite më parë.

اfarë profili ka ndërtuar prokuroria për 80-vjeçarin Shaban Norja?
Personaliteti i 80-vjeçarit do të ndërtohet me ecurinë e mëtejshme të hetimit, duke dokumentuar se çfarë raportesh ka pasur me familjen, me shoqërinë, me femra, me meshkuj. Në një konkluzion timin personal, e konstatuar dhe e evidentuar deri tani, më ka krijuar përshtypjen e një maniaku ****ual. Të krijosh raporte ****uale në mosha me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku ****ual. Ky mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.

Keni të dhëna nëse 80-vjeçari kishte ngacmuar apo kishte marrëdhënie ****uale me vajza të tjera në fshatin Xhafzotaj?
Jo, deri tani nuk kemi të dhëna në lidhje me ngacmime apo raporte ****uale të autorit me vajza të tjera të fshatit. Por nuk përjashtojmë mundësinë që ai të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.

اfarë ka ndodhur me njërën prej motrave të viktimës, dhe çfarë dokumentesh ka në dorë prokuroria?
Në fakt, ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se e ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie ****uale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata, që vajza e tij nuk sillej mirë.
80-vjeçari i akuzuar ka thënë, që, pas divorcit së motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit me burrin, ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse këto raporte janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt i hetimit për momentin.

Akt ekspertimi

Sipas akt ekspertimit të nxjerrë nga Prokuroria e Durrësit, mësohet se Ajshe Vata është qëlluar 6 herë me sëpatë nga 80-vjeçari për t’i prerë kokën.

Prokuroria shton me tej se 18-vjecarja është qëlluar me plumb në kokë, e më pas i është prerë koka. Në akt ekspertim Shaban Norja rezulton si i vetmi person i përfshirë në vrasje, pasi siç sqaron prokuroria, nuk ka asnjë element tjetër që përfshin persona të tjerë në këtë ngjarje.

“Shaban Norja akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese”, thuhet në akt ekspertim. /Telegrafi/
 
Titulli: Vrasësi bëri **** para se t’i priste kokën Aishes

Dmth ky denohet 2fish, veper penale per vrasje dhe per abuzim me kufomen.

A ka Shqiperia denim me burg te perjetshem?
 
Titulli: Vrasësi bëri **** para se t’i priste kokën Aishes

Njeriun e mire thone se vdekja e merr ne vepra te mira . Kurse njeriun e keq ne vepra te kqia !
E kJo kuptohet per vdekjen e vajzes , por une e kam nje keshille per te gjithe vellzerit dhe motrat e ketij forumi :
Keni frik Zotin dhe mos te ju vij vdekja e te ju gjej ne vrasje , e ne imoralitet e ne pune te shemtuara .
Por bene parim ne jeten tuaj qe te beni vetem vepra te mira dhe vdekja juaj dhe puna e juaj e lene te lavderohet prej te tjerve .
 
Titulli: Vrasësi bëri **** para se t’i priste kokën Aishes

Sa tema hapni lidhur me kete monstren more aman. Na e felliqi me nje teme e le me tjetra :lexim:
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Aisha nuk eshte me ne kete jete.
Ajo humbi femijerine sepse ja mori nje plak, humbi jeten sepse ja mori po ky plak, vetem sa e futen ne dhe sikur te ishte Aisha vet autore e ngjarjes, sepse familja mendoi ne rradhe te pare per nderin.

Por lind pyetja: Sa Aishe te tjera ndodhen ne Shqiperi?
dhe cfare mund te bejme per te parandaluar ngjarje te tilla?

Nje tjeter vajze 18-vjecare ndodhet ne burg, sepse vrau dhunuesin e saj, nuk flasin me mediat per te.

Shoqeria shqiptare ka nevoje te informohet sa me shume nga mediat per ngjarje te tilla, sepse dhunime mund te ndodhin ne cdo familje, nga te aferm, mund te ndodhin neper shkolla, dhe kudo.
Por duhet bere dicka per ti parandaluar ngjarje te tilla, duke filluar nga parlamenti, nga shkolla dhe nga familja.

Neve kemi nje kryetare parlamenti qe eshte femer, mos valle ka bere ndonje deklarim per ngjarjen?

Duhet informacion, informacion, informacion.
Jeta e Aishes te mos shkoje kot por te merret si shembull qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Burg pa afat për masakruesin e 18-vjeçares

f.1017175113301_m.gif


Gjykata e Durrësit ka lënë në burg të dyshuarin si autor të vrasjes së Ajshe Vatës, 80 vjeçarin Shaban Norja.
Në seancën gjyqësore Norja mbrohej nga avokati Osman Dashi, ndërsa pala e akuzës përfaqësohej nga prokurori Sokol Nishani. Në seancën gjyqësore togat e zeza e vlerësuan të ligjshëm ndalimin e 80 vjeçarit nga ana e policisë, ndërsa nga ana tjetër Prokurori Nishani kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën “vrasje në rrethana cilësuese të një shtatzëne” si dhe “armëmbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Sipas Nishanit vrasja provohet nga provat e gjetura, konkretisht shenjat në trupin e viktimës, arma e krimit dhe ADN-ja. Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka dhënë dakordimin për mënyrën e ndalimit, nga ana tjetër ka mbrojtur klientin e tij, duke deklaruar se Norja është njëri i mirë dhe është penduar për krimin e bërë.

Vetë i akuzuari, gjatë dëshmisë së tij në seancë ka deklaruar se vrasja kishte ardhur pikërisht për shkak të shatëzwnisë së Ajshes, për të cilën 80 vjeçari i kishte kërkuar ta abortonte duke pranuar edhe atësinë e tij. Një fakt i tillë është kundërshtuar sipas Nores, pasi studentja 18 vjeçare ishte besimtare myslimane dhe këtë fakt sipas saj nuk ja lejonte feja. Po sipas dëshmisë së Nores pas kundërshtimit Ajshja i ishte lutur për tre ditë me radhë ta vriste, t`i priste kokën dhe më pas t`i digjte trupin dhe për këtë e ka ndërmarrë edhe aktin makabër, me qëllimin sipas tij që më pas të vriste edhe veten, transmeton BW.

Norja akuzohet për vrasjen e Ajshe Vatës, ngjarje kjo që u shënua disa ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ku Vata u gjet e vrarë dhe pa kokë. Pas hetimeve, policia arriti të prangos është autorin e vrasjes, 80-vjeçarin Shaban Norja i cili pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku e kishte fshehur kokën e 18-vjeçares. Historia shkon edhe më tej në tragjiken e saj pasi 80-vjeçari nuk është vetëm autori i krimit por është edhe njeriu që mendohet se e ka dhunuar ****ualisht vajzën prej 4 vitesh në një moshë të mitur. Madje tmerri vjen e shtohet kur analizat e ADN-së kanë nxjerrë në pah se fëmija 11 javëshe që priste 18-vjeçarja isht fryt i dhunimit ****ual të autorit 4 herë më të vjetër se ajo.

Ndërkohë policia ka zbuluar edhe armën me të cilën 80-vjeçari Shaban Norja ka masakruar 18 vjeçaren Ajshe Vata duke ia shtuar edhe më tej horrorin e kësaj ngjarje. /Telegrafi/
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

A nuk ju duket se mjaft e kane vra Ajshen deri tani?!

Ishte vetem 13 vjec kur e dhunuan dhe megjithate ajo mbeti e urte, e sjellshme, e shkelqyeshme ne mesime. Jo te gjithe fitojne te drejten per te studiuar ne nje dege mjekesie pa qene femije ministri, politikani a biznismeni.

Ne 12 vjet i ka vdekur nena. Ne 13 vjet e kane dhunuar. Me 18 ja prene koken. E ju diskutoni pa fund nese pati faj qe ishte shtatzane apo jo?! Per te vjelle....

I lumte dora asaj ne ate rastin tjeter ,qe e vrau 50 vjecarin,,heroin per zotin.Po kjo vajza e gjore,pale c'kercenime ka mare nga monstra,,,,ku je o Enver:_)
 
Titulli: Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

A nuk ju duket se mjaft e kane vra Ajshen deri tani?!

Ishte vetem 13 vjec kur e dhunuan dhe megjithate ajo mbeti e urte, e sjellshme, e shkelqyeshme ne mesime. Jo te gjithe fitojne te drejten per te studiuar ne nje dege mjekesie pa qene femije ministri, politikani a biznismeni.

Ne 12 vjet i ka vdekur nena. Ne 13 vjet e kane dhunuar. Me 18 ja prene koken. E ju diskutoni pa fund nese pati faj qe ishte shtatzane apo jo?! Per te vjelle....

I lumte dora asaj ne ate rastin tjeter ,qe e vrau 50 vjecarin,,heroin per zotin.Po kjo vajza e gjore,pale c'kercenime ka mare nga monstra,,,,ku je o Enver:_)

i ke rene pikes Aren .......

Ne keto momente me vijne fjalet e Fishtes ne mendje : Le ta dije ,,gjith bota mare qe une sot nuk jam shqiptare..........

Pse mor Zot , ithemi vetes popull i dashur qe kujdesemi per femijen e familjen..Jemi aq te dashur sa i vrasim femijet tane me duart tona..Ne menyre indirekte duke ja u marr te drejten te flasin e te jetojne lirshem ,i vrasim dite per dite ............Me vjen te bertas dhe jam gjith urrejtje,,,,,,,-kaq per sot
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

[h=1]Marla[/h] 13 Orë Më Parë #21735 Aisha u prehte ne paqe. Nje vajze 18 vjecare qe perdorte FB dhe qe kishte fituar nje te drejte studimi universitare valle e kishte humbur gjykimin duke qendruar ne nje lidhje dashurore me nje person 64 vjet me te madh se vetja e saj?!!

Ca duket ne siperfaqe, nuk eshte gjithmon dhe e verteta.
Drama e kesaj vajze eshte e qarte per te gjithe.

Ajo mund te ishte si te donte, nuk i jep te drejte askujt ti mari jeten.
Pse ndejti me plakun? Ne flasim kollaj, se jemi jashte problemit, mund te gjykojme me mendjen e lire, pa pasur nevoj per te mbijetuar apo per shance te ndryshme.

Besoj qe duhet te kemi parasysh qe ne Shqiperi ka akoma nje mentalitet qe nuk e vlerson femren, qe nuk e ndimon te zhvillohet edhe vazhdon ta nenshtroj mashkullit.

Eshte vone per kete vajze qe humbi jeten, por sic thonin e gocat siper, mbase eshte mire te terhiqet nje sinjal alarmi per vajzat e tjera, qe mbase kane nje gjendje te ngjashme.
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Babai i Ajshe Vatës: Nuk do hakmerrem ndaj familjes së “Monstrës”
911.jpg

“Nuk kam ndërmend të hakmerrem me familjen e Shaban Norjas. Jemi shumë të lënduar dhe të hidhëruar nga tragjedia e vajzës time 18-vjeçare. 80-vjeçari vrau dhe i preu kokën Aishes, ndaj nuk i dua në shtëpinë time të afërmit e tij. Nuk dua të më ngushëllojnë, dhe të më vinë për kafe”. Kështu është shprehur dje Muhamet Vata, përfaqësuesve të Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, të cilët paraditen e djeshme shkuan për vizitë në banesën e tij në fshatin Xhafzotaj të Durrësit. Ndërsa ka garantuar se nuk do të bëjë vetëgjyqësi, babai i Aishe Vatës ka refuzuar të shkojë së bashku me pajtuesit e gjaqeve tek varri i së bijës. “Ju jeni të mirëpritur, por vizitat tek varri i takojnë familjes dhe jo juve”, ka deklaruar Muhamet Vata. Ndërkohë, kreu i shoqatës në fjalë, Gjin Marku pohoi se shkuan për vizitë tek familja Vata për të shmangur ndonjë gjakmarrje të mundshme nga ana e familjes së viktimës. Një e përditëshme shqiptare përshkruan me detaj regaimin e babait të vajzës kundrejt përfaqësuesve të shoqatës, si dhe gjendjen në të cilën ndodhet ai.Rreth orës 10:30, përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve shkuan për vizitë në familjen e Aishe Vatës, e cila më 11 tetor të këtij viti u masakrua nga fqinji i saj 80-vjeçar Shaban Norja. Pajtuesit e gjaqeve janë pritur tek dera e shtëpisë nga kryefamiljari Muhamet Vata. “Fakti që familja Vata nuk ka kryer ritet mortore ndaj vajzës së tyre sipas zakoneve dhe traditës shqiptare, na detyroi të shkonim në këtë shtëpi. Shkelja e traditës në mbarë opinionin publik ka lënë vend për hipoteza të ndryshme. Ne sot shkuam për t’i respektuar, biseduam për të gjitha, pasi nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një hakmarrjeje të mundshme nga familja e viktimës”, tha për një të përditëshme, kryetari i shoqatës Mbarëkombëtare të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku. Ndërkohë, Marku bëri me dije se Muhamet Vata është shprehur se nuk ka konflikt të hapur me familjen e Shaban Norjas. /alb-observer.com/
 
Back
Top