Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Monstra!
S'ka pse e han me buken ky,i lumt dora atij qe ka per tja shkrep,uroj qe ne burg ta trajtojn ashtu sic e ka adet burgu per te tille njerez.
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nuk eshte arsyeja shtatezania te vrasesh nje njeri,sa femra ka qe ngelin shtatezene?Vete ngelin keta?Nejse...

Tani mos te sillemi sic e kemi zakon ne shqiptaret qe paragjykojme,ngeli shtatezene,familja ku i ka trute,vajza qenka femer rrugesh se ngeli shtatezene...Une di dhe ne kohen e prinderve tane,kane ngel shtatezene,jane fejuar me ate person apo jane martuar,eshte bere cik zhurme,por ska vdek njeri ama...
Pervec qe u vra kjo,u vra dhe nje jete e pafilluar mire mbrenda saj,foshnja...Qe fundi i fundit eshte personi me i pafaj ne kete mes,nese ti si baba PASKE te drejte te me marresh jeten mua,po te drejten tja marresh jeten femijes tim kush ta dha?...Nejse se ne flasim me emocione gjithmone,pasi e lidhim nderin e femres tek shtatezania,virgjeria etj etj,a thua se shumica qe hyjne e flasin ketu skane te dashura,nuk kryjne marredhenie...
 
Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Qellimi i vetem pse e ka bere kete krim makaberr eshte per ti mbuluar gjurmet e abuzimit dhe shtatzanis se vajzes.
 
Pe: Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Qellimi i vetem pse e ka bere kete krim makaberr eshte per ti mbuluar gjurmet e abuzimit dhe shtatzanis se vajzes.

Nje njeri me ate mendje sic paraqitet ky e ka aq inteligjence qe ajo gje do u zbulonte,mjaftonte te beheshin analizat e viktimes...pra nuk do kalonte ashtu ne heshtje,e ky njeri sme duket aq budalla sa ti kete harruar keta detaje...Por kush e di se cfare fshihet pas...
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Vrasja makabër, vepër e 82-vjeçarit
vata.jpg

82-vjeçari Shaban Norja është autori i dyshuar për vrasjen makabër të 18-vjeçares Aishe Vata, trupi i pajetë i së cilës u gjet 200 metra nga shtëpia pa kokë, më parë gjatë javës.

Në një konferencë për shtyp, policia e Qarkut Durrës lajmëroi se Norja, bashkëfshatar me viktimën në fshatin Xhafzotaj, u arrestua pas provave “të bindshme” kundër tij.

Besohet se 18-vjeçarja, e cila ishte shtatzanë 3-muajshe në momentin e vrasjes me femijen e vrasesit, u qëllua fillimisht nga i moshuari me pistoletë në kokë, përpara se kufoma e saj të shpërfytyrohej.
39285_419668158094056_1184055013_n.jpg

Koka e saj u gjet vetem ne mengjesin e se dieles, 150 metra nga vendi ku u gjet trupi i saj. Autori i krimit, duket se vendosi qe te kryente vepren makrabe pasi mesoi per shtatzanine e adoleshentes, me qellim qe raporti i tyre te mos behej e njohur per syte e opinionit publik.

I moshuari kishte kryer nente vjet burgim me pare, per shkak te nje vrasje te mbetur ne tentative.

Sipas policise, Shaban Norja besohet se abuzonte ndaj Vatës që prej katër vitesh, kur ajo ishte ende në moshën 14-vjeçare.
topch
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Zdi cte them mendoj qe ky ka mbrojtur dike tjeter pasi nje 18 vjecare e shkolluar sdo mundej te shkonte e te ngelte 7zane me nje tip si ky gjyshi...pastaj diku kam lexuar qe babi i vajzesh thoshte qe ka fol goca deri ne 02 te nates me nje cun ne fb i cili i ka kerku me e takuar...mos valle paska plakU fb.?!jane shume gjera kontradiktore...gjithsesi perforcohet ajo shprehja FLOKET E GJATA MENDJEN E SHKURTER...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nderkohe diku shkruhej se babai nuk ka mar pjese ne cermonin mortore se i vinte turp qe vajza e tij i njollosi ''biografine'' ,nderkohe thuhej se ka qen ne djeni te lidhjes se vajzes me fqinjin e tij, por nuk eshte ndier sepse i vinte turp nga ''fshati''

Mahh sa e rend qenka opinioni dhe gjykimi per disa aq sa dalin jashte parametrave njerezore.
Eshte vertet per te ardhur keq qe ende ka tabura dhe gjykime te theksuara aq sa marin dhe jete njerzish.
Nje gje duhet te dim ...''nuk ka shtepi pa femra, dhe femra pa historira ''
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

/me i ve duart ne koke!
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

80-vjeçari: Aishen e vrava, se më fajësonte mua për barrën
59340_2.jpg

TIRANE- "E qëllova me plumb nga pas dhe pastaj ia preva kokën me sëpatë. Kokën e keni te ferrat pranë arës me misër”. Ky ka qenë deklarimi i tmerrshëm i Shaban Norjes, 80 vjeç, që zbardhi ngjarjen makabre të masakrimit të 18-vjeçares Aishe Vata nga Xhafzotaj i Durrësit, më 11 tetor 2012.

Hetimet e bëra nga Policia e Durrësit bënë të mundur që, 4 ditë pas ngjarjes, të zbulohet autori, i cili tashmë ka pranuar fajësinë. Në shtëpinë e të moshuarit janë gjetur rrobat me gjakun e së resë, ndërsa po kërkohen nga policia sëpata dhe pistoleta. Shaban Norja ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me viktimën, ndërsa burime të policisë thonë se Aishia ka qenë viktimë e abuzimit nga ana e të moshuarit që në moshën 14 vjeçe.

80- vjeçari rezulton të jetë edhe babai i fëmijës që mbante në bark viktima, e cila në momentin e vrasjes ishte 11-javëshe shtatzënë. Sipas deponimit në polici, ky ka qenë edhe shkaku kryesor i debateve të bëra mes tyre, që u përshkallëzua më pas në masakrimin e së resë. Sipas policisë, koka e vajzës u gjet rreth 100 metra nga vendi ku u gjet trupi i saj. Shaban Selim Norja, ishte person i dënuar më parë me 9 vjet burgim, për vrasje të mbetur në tentativë.

Shaban Norja, 80-vjeçari që pranoi se ka vrarë 18- vjeçaren Aishe Vata, ka rrëfyer gjakftohtë para policisë së Durrësit, natën e ngjarjes. “Gazeta Shqiptare” mundi të zbardhë dëshminë e tij, ku ai pohon detaje të lidhjes me vajzën.

Sa kohë kishit që takoheshit me Aishe Vatën dhe ku takoheshit?

Ka një kohë të gjatë, disa vjet u bënë. Takoheshim tek shtëpia që është në anë të rrugës. Ajo dilte natën, ishte një raport me dëshirë. Atë natë e kishim lënë të takoheshim sërish në orën 11, kur të sajët të ishin në gjumë. Unë kalova me motor, dhe e prita tek ara me misër. Aishia erdhi me rrobat që i kisha blerë unë, ia kisha bërë unë dhuratë ca ditë më parë. Shapkat i kishte marrë në dorë.
اfarë kishit për të sqaruar atë natë? Pse tek ara me misër dhe jo në shtëpinë në anë të rrugës? Pse e keni vrarë?
Erdhi dhe ishte shumë e nxehur. Më tha që do t’ia merrte vesh familja që ishte shtatzënë. Më tha t’i gjeja një zgjidhje që atë natë. Unë e doja, e dija që fëmija ishte imi, nuk kisha asnjë dyshim.
Patët raport ****ual atë natë?

U puthëm dhe u përqafuam, por vetëm kaq, sepse ajo ishte e nevrikosur.

Pse ishte e nevrikosur, pse e vratë?

Më pas u zumë shumë keq. Më tha qe do t’i tregonte babait të saj se çfarë i kishte ndodhur. Iu luta të qetësohej, duke i thënë që do të shkonte në shkollë të lartë dhe do gjente një mundësi për të hequr fëmijën. Më tha se nuk do të mundej dot ta hiqte, pa e marrë vesh familja e saj. Në dijeninë time ajo nuk i kishte thënë askujt për lidhjen që kishim pasur ne. Unë i thashë të abortonte, ta hiqte. Do ta gjente një mundësi, por ajo filloi të më akuzonte mua për të gjitha. Nuk durova më, por nxora pistoletën dhe e qëllova pas koke. Kisha edhe një sëpatë në motor. Shkova e mora dhe i rashë me një sëpatë në kokë. Më pas, ia mora kokën, e mbështolla me tri qese dhe e hodha në një ferrë aty afër. E hodha në mes të ferrave të mbështjellë, që të mos kishin mundësi qentë për ta ngrënë. U sigurova që koka ishte në mes të ferrave dhe nuk kishte asnjë mundësi që të pikasej nga qentë. Trupin e saj e fshiva, që të mos kishte njolla gjaku. Ishte aq e bukur, aq e mirë.

Ku janë armët e krimit, ku shkuat më pas?

E lashë atje në arë, dhe mora sëpatën e pistoletën që e mbaja gjithmonë me vete e i hipa motorit. Sëpatën e kam hedhur në ferra, pasi hodha kokën. Aty afër. Shkova në shtëpinë që kam në ruajtje, hoqa xhupin, se ishte mbuluar nga gjaku, dhe e lashë aty. Me motor shkova deri tek katër rrugët, dhe në lumin Erzen kam hedhur pistoletën që e qëllova. Shkova dhe ndenja në shtëpinë time më pas.

Si u njohët me vajzën?

Ishte shumë e thjeshtë. Mua një bashkëfshatar më ka lënë në ruajtje të tokës dhe të një banese aty pranë. Vajza kishte shtëpinë aty. Ne në fakt me familjen e saj nuk flisnim, sepse ashtu kemi pasur një konflikt në vitin 2008. Por Aishia vinte me dëshirë, ne kishim marrëdhënie ****uale me pëlqimin e njëri-tjetrit. Ajo vinte në shtëpinë që unë kisha në ruajtje. Ishte vajzë e mirë, e urtë, e bukur, por unë nuk kisha si ta merrja për grua, sepse ishte shumë e vogël para meje, as të mbaja fëmijë.

HETIMI
Vetëm pasi është shoqëruar për herë të dytë në polici, dhe pas 12 orësh të marra në pyetje, Shaban Norja, një ishi dënuar me 9 vjet për vrasje në tentativë, ka pranuar krimin makabër të kryer mbi 18- vjeçaren Aishe Vata. Hetuesit kanë bërë të ditur se ishte familja dhe babai i saj, ata të cilët ngritën dyshimin e madh për kapjen e autorit 80-vjeçar Norja, i cili ishte roje i një banese të vogël dhe një sipërfaqeje toke pranë banesës së familjes Vata. Policia, mes 40 të shoqëruarve, ishte e bindur që në fillim se ai mund të ishte personi që kishte bërë krimin, por mospasja e provave, ka bërë që herën e parë të lihej i lirë. Hetuesit e kanë shoqëruar menjëherë pas gjetjes së trupit të viktimës, ditën e enjte, më 11 tetor 2012, Shaban Norjen. 80-vjeçari kishte pranuar se kishte pasur me vajzën raporte intime prej disa kohësh, por kishte mohuar kategorikisht se ai mund të ishte vrasësi. Kjo ka bërë që Shaban Norja të mbahej 24 orë nën vëzhgim nga Policia e Durrësit pas daljes së tij nga dhomat e shoqërimit. Mosgjetja e asnjë të dhëne e ka çuar policinë sërish në dyert e tij, mesnatën e së shtunës, duke e shoqëruar në polici si të dyshuarin kryesor të vrasjes së vajzës shtatzënë. Vetëm pas 12 orësh në pyetje përballë një grupi hetimor me inspektorë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo e Durrësit, Shaban Norja ka pranuar krimin gjakftohtë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Zdi cte them mendoj qe ky ka mbrojtur dike tjeter pasi nje 18 vjecare e shkolluar sdo mundej te shkonte e te ngelte 7zane me nje tip si ky gjyshi...pastaj diku kam lexuar qe babi i vajzesh thoshte qe ka fol goca deri ne 02 te nates me nje cun ne fb i cili i ka kerku me e takuar...mos valle paska plakU fb.?!jane shume gjera kontradiktore...gjithsesi perforcohet ajo shprehja FLOKET E GJATA MENDJEN E SHKURTER...

Master normal llogjika aty te con paska pas dhe fb ky dhe komunikonin ne fb :D Ktu esht dikush tjeter qe e ka ber vrasjen dhe del ne sken ky qe esht plak 80 vjec dhe kjo vajz e re do bente *** me ate 80vjecar , cdo gje mund te ndodh por e gjith historia e ktij plaku esht e sajuar mbas ksaj mund te fshihet dhe ndo nje djal i ktij apo ndo nje tjeter dhe per ta mbuluar krimin del ky ne sken ....Sheti jon e gjeti direkt vrasesin....
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Ndoshta fsheh djalin e tij, dhe pse te gjitha provat te cojne ne perfundimin qe 80 vjecari eshte autori i krimit.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Sido qe te jet kushdo qe ta ket vrar, edhe nje plak pedofil 80 vjecar nuk eshte ndonje cudi ta bej kete gje, sepse cmenduria dhe manjaklleku nuk njeh kufi.

Megjithate po e heq menjane faktin se kush e ka vrare. Ajo qe me ben pershtypje eshte sesi mentaliteti i vjeter, i mykyr neper zonat e fshatrave eshte akoma "vrases". Kjo vajze e re e cila mbetet shtatzan e prindi i saj qofte ky edhe babai apo ndonje tjeter nga familja mos te ver re, mos te shohi se vajza e tyre adoleshente ka dicka dhe me pas arrihet derisa nje psikopat e vret ne menyre te tille makaber.
Frika e opinionit, mendja e mbyllyr ben te mundur qe nje vajze te veproj jasht cdo kornize dhe kunder deshirave te saj, ben te mundur te braktis veten ne duart e te parit qe gjen, qe i flet pak bukur ne facebook apo ne shkolle, apo edhe ne rrugicen prane..........
E mbrapa eshte edhe fytyra tjeter e monedhes. Varferia dhe deshira per te dale nga nje jet mizerabel, per te studjuar e per te pasur nje jet vajzerore me dhurata, me nje te dashur si gjithe te tjeret.

Gjykimet dhe paragjykimet kur je gjalle te vrasin nga brenda, por akoma me e shemtuar eshte fakti se keto gjykime dhe paragjykime shtohen kur te vrasin, kur vdes. Njeriu nuk ka te drejte te marri jete, njerzit nuk duhet as te gjejn fajtor apo shfajsues apo arsye........Njerzit duhet te mbajn zi e te mbyllin gojen :nxef:.......Jo per gje po nuk jemi askushi per te dhen gjykime!!
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Ja se cfare bene mendja e kalbur njerezore.
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Zdi cte them mendoj qe ky ka mbrojtur dike tjeter pasi nje 18 vjecare e shkolluar sdo mundej te shkonte e te ngelte 7zane me nje tip si ky gjyshi...pastaj diku kam lexuar qe babi i vajzesh thoshte qe ka fol goca deri ne 02 te nates me nje cun ne fb i cili i ka kerku me e takuar...mos valle paska plakU fb.?!jane shume gjera kontradiktore...gjithsesi perforcohet ajo shprehja FLOKET E GJATA MENDJEN E SHKURTER...

Ti ja vure vulen gjoja...Jane shume gjera kontradiktore ne kete mes,mos moho fatin se ky plakushi mund ta kete perdhunuar e me pas kercenuar,mos trego se familjes tende i bej ashtu e keshtu,e ndoshta ajo eshte e detyruar te heshte,pa llogarit moshen minorene,pa llogarit qe ne Shqiperi ske as ku shkon e ankohesh se ske shtet as ligje e asgje...Tani me fol prapa xhamit me koken mbuluar eshte shume lehte,po cte them une me teper meshkuj hesapi,MISH PAK E PUPLA SHUME:)
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

e vrau kush e vrau mjere vajza qe iku....varferia e ka fajin per gjithcka mesa lexova diku plaku i jepte leke...gjithsesi nje jete e mbyllur ne menyre horror...
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Me pelqeu sensibilizimi dhe shfaqja e te rinjve qe ben sot para sheshit Skenderbe. Ne fakt keshtu duhet te ndodhe, nuk duhet te merremi me gojedhenia, gjykime, akuzime dhe hetime shoqeria. Shoqeria duhet te merret me heqjen dhe me sensibilizimin e vet berthames shoqerore te nje mentaliteti te mbyllyr, nje familje te ndjekur nga frika e opinionit dhe qe fjalen Nder ta perdorin pa i ditur as kuptimin.....e ti sjellin perfaqesimin e duhur.

Vajza vdiq e babai (edhe pse ne nje ane i justifikueshem sepse aq di, aq ka) vazhdon te ruaj "nderin". Po cfare eshte ky nder nese nuk ke nje jete??? cfare eshte nderi dhe morali kur femijet rriten si ne nje bunkier idesh, mendimesh dhe sjelljesh.......E cfare eshte ky nder kur femijet rriten ne vorbullen konfuze te asaj qe eshte brenda shtepis dhe jashte shtepis.........Kur sapo shohin nje spirale te vogel dalin e marrin dhen te bejn ate "jeten" larg "burgut" mental.

Mire e tha dikush aty sot....Lereni rinin te jetoj jeten e tyre, ashtu te guximshme sic din ata, te perballen me jeten, me njerzit...Lereni femijet te jetojn moshen....mos i mbyllni.....mos i ruani!!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

mun te thona shum fjal......e te bahena te tan te ditun per kte teme ...por nji dica asht rrealitet qe ajo vajze iku e nuk vjen ma bashke me te dhe foshnja e saj ....dhe zoti e prehte ne paqe shpirtin e saj ....dhe zoti na rujt per njerzve te keqinj
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Mua mvje keq shum qe vajza ka pranu edhe pas perdhunimit kur ishte 14 vjeçe ka shkuar perseri me te dhe jo pa deshir,ka dal ne 2 te nates per ta takuar dhe kjo dmthn shum gjera.Nuk ishte me 14 vjeçe por 4 vite me e madhe.
U prefte ne paqe!

Monstra te tilla ka shum ne Shqiperi,kujtoni rastin e Korçes para nje viti qe e vrau dhe i preu koken te dashures 42 vjeçare,84 vjeç ishte ai.
-Psikologet edhe pas ketij rasti a kan then gjys llafi?
-Pse e futi njeri doren ne xhep qe te flasin? Prisni te Enjten ne Klan te keni nje panel gazetaresh dhe psikologe,qe gjykojn,paragjykojn,opinionojn pa asgje konkrete.
Dhe kshu iken dhe kjo tragjedi,dhe harrohet automatikisht sa te ndodhi nje ngjarje tjeter.
 
Ne momentin qe ajo dhunuar e perdhunuar qe femije vetem 13 vjec....ajo vajze eshte devijuar dhe gjendja e saj psikologjike ka marre nje ndryshim total...edhe pse eshte rritur e sot vdiq 18 vjece perseri ajo ka qen nje femij 13 vjec e vdekur qe para 5 viteve.

Persa i perket emisioneve qe behen, me gazetare e psikologe....keto jan mendime qe patjeter duhen te behen, sepse duhet te dihen qe jetojm ne nje mentalitet akoma absurd me dy ekstreme ne shqiperi....
Me sensibilizimin, me thenien e gjerave, me psikologje, sociolog mund te arrihet dicka, edhe pse me vonese.....nje shoqeri nuk ndryshon duke heshtur, por duke bertitur te drejtat e veta.
Kan egizstuar e do egzistojn monstra e vrases.....ajo qe eshte e rendesishme eshte se sensibilizimi i shoqeris ben te mundur qe te rinjt e te rejat te din e te ken mundezi zgjedhjeje ne jete...........Te mos bien viktim e mos te len veten e tyre te terhiqen nga ajo pak qe i jep dikush.........Te mos ken frike pikerisht nga ai instutucion qe duhet ti rrij me afer e ta mbroj....qe eshte FAMILJA.
Pra kete ka si qellim edhe e folura dhe mbledhjet qe behen si ne nje emision televiziv edhe neper sheshe...te mos heshtim, te mos jetojm ne injorance......te mos jemi indiferent per ca na ndodh perreth.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

me vjen shume keq per ate vajze,por duke lexuar akoma me teper cfare ka ndodhur me habit se si ka mundur ajo te shkoj me nje plakaruq,sido qe te kete qene situata,ka qene po aq e vetdijshme per gjithcka ka ndodhur,te pakten ne ditet e sotme qe jetojme ka pasur shume mundesi per te treguar nje incest kaq te dhunshem,sdua te gjykoj askend por dhe veprimet e saj ska qene te hijshme.
 
Cdo gje e ka nje histori ,,,si do qe te jete puna..pas mekatit te femres qendron mashkulli.

Te hijshme apo te pahijshme ,,,per mendimin tima kjo ka qene akoma nje femije...

Eshte luajtur keq me kete vajze ,,,ndoshta vdekja ishte dhe shpetimi nga kjo gjendje.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

me vjen shume keq per ate vajze,por duke lexuar akoma me teper cfare ka ndodhur me habit se si ka mundur ajo te shkoj me nje plakaruq,sido qe te kete qene situata,ka qene po aq e vetdijshme per gjithcka ka ndodhur,te pakten ne ditet e sotme qe jetojme ka pasur shume mundesi per te treguar nje incest kaq te dhunshem,sdua te gjykoj askend por dhe veprimet e saj ska qene te hijshme.

Nje femije qe u detyrua te risi vellezrit, pasi qe nena vdiq. Ju dha nje pergjegjesi shume e madhe per moshen qe kishte.
Nuk kemi nga ta dim se cilat kane qene mardhenjet me babajne, e nqs ka qen ajo lidhja prind-femije, ku mund te vesh ti thuash cdo gje, qe me ngacmoj ai tek cepi rruges, e qe furxhiu ma beri me sy.
Po ashtu ekziston psikollogjia viktimes, qe i nenshtrohet abuzuesit, dhe kthehet ne nje gjendje "normale" per te ( keshtu ndodh psh me femrat e rahura qe pranojne te jetojne me meshkujt qe i abuzojne, sepse e kane pranuar realitetitin e tyre sikur te ishte normal).

Nje femije 13 vjec nuk kupton shume nga mardhenja apo nga jeta ****uale. Nqs eshte dhe me dhune, aq me teper e traumatizon.
Se ca ka ndodhur atje, e dine ata.
Por vajza qe vdiq nuk duhet gjykuar, nuk mund te pretendojme ne qe sot te gjithe kane mendjen e hapur apo te ndricuar me info, qe te gjithe kane kurajo te hapin gojen e te luftojne per te drejtat e tyre, qe te gjithe dine si te reagojne ne situata te tilla.
Ka akoma femra te nenshtruara, ka akoma mentalitet qe i mposht femrat, ka akoma femra qe nuk vlersohen edhe pranojne rolin e viktimes.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

[h=1]Rrefimi i 'kasapit'[/h]1350292574-kasapi.jpg

Norja ka dëshmuar se ka abuzuar edhe me vajza e gra të tjera në fshat. Motra e Ajshes ka hedhur dyshime mbi 80-vjeçarin, pasi ishte dhunuar edhe vetë më parë
“Në fillim e dhunova, më pas vinte vetë. Ajshja më tha më vrit dhe ma pre kokën”

I moshuari ka hapur gojën dhe ka rrëfyer se abuzonte prej vitesh me viktimën, duke befasuar me gjakftohtësinë e rrëfimit. Ai ka deklaruar se kishte më shumë se katër vite që abuzonte me viktimën, që kur vajza ndiqte ende arsimin 9-vjeçar. Në rrëfimin e tij, Norja ka thënë se në atë kohë e kishte përdhunuar atë, por më pas Ajshe Vata shkonte me dëshirë për të kryer marrëdhënie ****uale me të. “Unë jam babai i fëmijës së saj. Kur më tha që është me barrë, nuk e besova, pastaj i kërkova menjëherë të hiqte fëmijën, por ajo kundërshtonte. Nuk donte. ‘Më mirë më vrit se të heq fëmijën’”.

Një rrëfim ngjethës dhe që ka llahtarisur marrësit e dëshmisë me ftohtësinë e rrëfimit, nga i cili rezulton se viktima ia ka sugjeruar vetë mënyrën e vrasjes: “Në fillim e kam marrë me dhunë, pastaj ajo vinte vetë. Unë kam pasur marrëdhënie edhe me gra të tjera në lagje. Ajshja erdhi dhe më tha që ishte shtatzënë, nuk e besova, bleva diku në farmaci një nga ato testet dhe ajo ishte ashtu siç tha. I thashë nxirre fëmijën, por ajo nuk pranoi. E lamë që do të takoheshim ku shkonim gjithmonë, aty ku ju gjetët rrobat e saj dhe të miat. Ajo tha më vrit se nuk e abortoj fëmijën. Më vrit dhe ma pre kokën. Hidhe, ma fshih që mos ta gjejnë e mos të kuptojnë se jam unë. E qëllova me pistoletë atë natë dhe pastaj ia preva dhe ia flaka kokën tutje”. Takimet e tyre bëheshin në një tip kabine që mbyllej me qepen dhe që i përkiste Shabanit.

Natën e krimit të dy e kishin lënë të takoheshin jashtë shtëpisë së vajzës, por kur janë takuar, vajza ka nisur të debatojë, ndërsa ai i bindur për kokëfortësinë e vajzës që ishte kundër abortit, kishte marrë masat. Me vete mbante pistoletën dhe mjetin prerës. “E qëllova në kokë dhe pastaj ia preva kokën”, ka deklaruar, ndërsa në rrobat e tij janë vënë re edhe njolla gjaku që dëshmojnë, sipas policisë, autorësinë e krimit. Mbetet ende e pashpjegueshme se si nuk është dëgjuar nga askush krisma e pistoletës në një zonë të banuar. Edhe pse në një arë misri, në anën tjetër të shinave ndodhen shtëpi, përfshirë dhe atë të viktimës, aq më tepër që babai i viktimës deklaron se kishte dalë për ta kërkuar të bijën nëpër natë dhe kishte njerëz zgjuar.

Në dëshminë e dhënë në polici, ai ka treguar se ka abuzuar ****ualisht edhe me disa gra të tjera në fshat, mes të cilave dyshohet të jetë dhe një nga motrat më të mëdha të Ajshes, Valbona. E martuar disa vite më parë, ajo ishte kthyer shpejt në shtëpi, pasi i shoqi nuk ka mundur ta pranojë kur e ka konstatuar të defloruar në natën e parë të martesës. Vajza mësohet se kishte pranuar në shtëpi se ishte përdhunuar kur ishte e vogël nga një i moshuar në fshat, por familja nuk ka dashur ta ngacmojë më tej këtë ngjarje, duke i hapur rrugë një tjetër abuzimi të Shaban Norjes. Ka qenë pikërisht marrja në pyetje e motrës së Ajshes, menjëherë pas gjetjes së trupit të saj që ka çuar drejt zbardhjes së krimit dhe ndalimin e maniakut ****ual që vrau studenten e vitit të parë të Infermierisë dhe zhduku për katër ditë rresht kokën e prerë të saj.

Xhafzotaj
Frika nga hasmëria, djali i Shabanit ndihmoi policinë

policia ne vendngjarje ne fshatin trushe per vrasjetForca të shumta policie ndodhen në Xhafzotaj të Durrësit për të shmangur një hasmëri të mundshme dhe të menjëhershme mes Vatëve dhe Norjas. E ndërsa 80-vjeçari Norja ndodhet në Komisariatin e Policisë së Durrësit, autoritetet policore kanë nisur t’i frikësohen një hakmarrjeje të mundshme në fshat. Madje burime policore kanë nisur të deklarojnë dhe se në kapjen e 80-vjeçarit ka pasur një rol të rëndësishëm edhe djali i tij, Nard Norja, që është kthyer pak ditë më parë nga Italia, ku jeton me familjen për të zbehur çdo hakmarrje të mundshme ndaj familjes së djalit të Shabanit. I biri ka dhënë detaje mbi ecejaket e të atit, shtëpinë dhe kabinën ku u gjetën veshjet e viktimës dhe të Norjes. Lindja e një hasmërie në fshatin e dalluar për bashkëjetesën e paqtë ndër vite ka krijuar tension në fshatin Vëllazërim të Komunës së Xhafzotajt, atje ku banon familja Vata dhe Shaban Norja.

Ndërkaq, mes banorësh lajmi se 80-vjeçari është autor i vrasjes i lë të çuditur dhe mosbesues të gjithë banorët. “Ishte burrë i qetë. Nuk e njoh për të keq. Burrë zotni. Ne e njohim një njeri të mirë, po nuk njihet njeriu”, thonë bashkëfshatarë të ndryshëm të tij, ndërsa gratë e pakta që sheh në rrugët e fshatit pasdite nuk duan të flasin për të. Të tjerë nën zë thonë se ka qenë problematik dhe ngacmonte shpesh gratë e fshatit, po me kujdes. Ajo që ka ndodhur në fshat dhe zhvillimet e ditëve të fundit që çuan në ndalimin e një bashkëfshatari i kanë lënë të habitur shumë prej tyre, pasi në asnjë rast nuk kanë mundur të bëjnë një lidhje mes 18-vjeçares Vata dhe 80-vjeçarit Norja, aq më tepër që raportet mes tyre të zgjasnin prej muajsh.

Dy familjet njiheshin mirë midis tyre dhe rreth 12 vjet më parë, kur familja e Muhamet Vatës u zhvendos nga Surroj i Kukësit drejt Xhafzotajt për një jetë më të mirë, bleu tokë nga autori i dyshuar. Njeriu që mendohej se u dha mundësinë për të qenë zot të tokës ku u vendosën, rezulton deri tani të jetë autori i tragjedisë së Vatëve. Dhe jo vetëm Ajshja, por dyshohet se 80-vjeçari pak vite më parë ka abuzuar edhe me një tjetër vajzë të Muhametit, njeriut që ishte i dyshuari i parë për krimin e rëndë. Shabani jetonte vetëm pas vdekjes së të shoqes vite më parë, ndërsa djali me të shoqen dhe dy fëmijët me të cilët rrinte, kishte emigruar në Itali./shqiperia
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Turp eshte nje plak 80-ve, te bej nje veper te tille .

Jane prishur njerzit ! Zot ruana prej djallit te mallkuar .
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

[h=1]Rrefimi i 'kasapit'[/h]Shiko fotografinë 17782

Ky manjak nga fetyra nuk duket aspak si 80- vjeqar, kemi parasyshe nje mosh aqe te madhe se si duket dhe cfar esht ne gjendje te bej ?gjynaf te denohet ky me vdekje (gje qe dyshjo se do lirohet mbase 8 viteve nese mbetet gjalla) por menyra me mir per ket do ishte karbonizimi
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nuk e di mbase i ka thene keto gjera siper te verteten nuk do e dime kurre sepse tv dhe gazetat e bejne me te madhe me monster lajmin/faktin se ce eshte vetem e vetem te shesin gazeten lajmin te mbajne audiencen pffff jemi bere lagje e tv lagje e universitet e njerez te varfer e me te meta medore ecin ne mes nesh pa u ndjere fare ne nje shtet ku ka bum ekonomik e ska jetese normale kur edhe ne kohen e shpellave nuk behej keshtu ..........sa i perket rastit nuk ke cfare i thua vajza ra ne gracken e nje te semuri psiqik dhe fati ja deshi te perfundonte keshtu .......U prefte ne paqe
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

‘Ajshe’, Prokurori: Si e zbuluam 80-vjeçarin. Bëri **** para se t’i priste kokën

Nga hetimet e deritanishme, profili i 80- vjeçarit përkon me një maniak ****ual.

Të krijosh raporte ****uale me persona me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku ****ual. Shaban Norja mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla”. Kështu deklaroi dje, prokurori Sokol Nishani.

Ai thotë se prokuroria dhe policia e Durrësit zbardhën në kohë rekord ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ku u masakrua 18-vjeçarja Aishe Vata. Dosja voluminoze me numër 16 49, me mbi 2000 faqe, ka zënë një vend kryesor në tavolinën e prokurorit Nishani. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, prokurori i çështjes tregon se kanë mundur të dokumentojnë plotësisht, se autori i vrasjes makabre të adoleshentes, si dhe babai i fëmijës tremuajsh të saj është 80-vjeçari Shaban Norja.

Ndërkohë, Sokol Nishani sqaron me detaje të gjitha provat e grumbulluara, aktet e ekspertizës dhe dëshmitë e dhëna nga autori i krimit, përfshi këtu dhe skenën e plotë të krimit. Nga dëshmitë e dhëna para hetuesve, të paktën në një rast tjetër, ka rezultuar se Norja përgjonte çiftet e tjera kur kryenin marrëdhënie ****uale, gjë që flet për profilin e tij si maniak ****ual. Po sipas prokurorit Nishani, vetëm viktima dhe autori i krimit ishin në dijeni të shtatzënisë, dhe se, nga hetimet e deritanishme rezulton që raportet e tyre ****uale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve.
Zoti Nishani, çfarë ka rezultuar nga raporti mjeko-ligjor dhe çfarë provash të pakontestueshme rëndojnë mbi autorin e krimit?
ثshtë raporti i parë, i cili na ka vërtetuar faktin se trupi është prerë me armë të ftohta prerëse. Bëhet fjalë për një kosë. Viktima ishte 3 muajshe shtatzënë, konkretisht 12-javëshe. Ky është raporti i parë, sepse jemi në pritje të raporteve të tjera, pasi do të jenë disa të tilla. Rezultatet e ADN-së të kryera në fetus dolën në përputhje me gjakun e autorit. Po kështu, edhe analizat e kryera në rrobat e viktimës dhe të autorit dolën që kishin përputhje me 80-vjeçarin Shaban Norja në momentin e skenës së vrasjes. Konkretisht, pështyma dhe gjurmët e gjetura në trupin e 18-vjeçares, në gjoks dhe në pjesë të tjera kanë përkuar plotësisht.

Gjithashtu, edhe gjurmët e gjakut dhe të pështymës të gjetura në këmishën e autorit përkonin me gjurmët e gjakut që u gjetën në tutat e vajzës rreth 100 metra larg prej banesës njëkatëshe që Norja kishte nën ruajtje. Ndërkaq, xhupi i vajzës, me të cilin ka dalë nga shtëpia e saj, i gjetur rreth 1 kilometër larg nga vendngjarja në një vendgrumbullim plehrash, përkon me gjurmët e gishtave dhe djersën e autorit, i cili e ka lënë aty pasi kishte kryer vrasjen, në tentativë për të zhdukur gjurmët e krimit.
Po nga aktet e tjera çfarë ka rezultuar?
Në fakt, raportet nga mjekësia ligjore kanë përfunduar dhe përgjigjet janë gati për t’iu bashkuar dosjes. Pritet që nesër në mëngjes t’i dorëzohen prokurorisë nga ekspertiza mjeko-ligjore. Janë një numër aktesh ligjore, si akti i ekspertimit mjeko-ligjor për kokën, i dokumentuar. Presim rezultatet e ADN-së, të cilat janë bërë. Por janë dokumentuar të gjitha provat, dhe arrestimi i autorit është bërë ditën e diel, në orën 15:30, pasi së bashku me autorin e dyshuar ne shkuam në vendngjarje dhe ndërtuam skemën e krimit. Kjo, në bashkëpunim me inspektorët e krimeve. Shaban Norja na tregoi vendin ku kishte hedhur kokën e viktimës, dhe ku ishte hedhur arma e ftohtë, kosa, – mjeti me të cilin i është prerë koka vajzës 18-vjeçare. Koka e viktimës, gjatë së dielës iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa sot (dje) u dërgua në mjekësinë ligjore, për t’iu bërë një ekspertizë e dytë më e specializuar. Më pas, koka është marrë nga familjarët e viktimës.
Ju ka treguar 80-vjeçari se si e masakroi Aishe Vatën?

Autori, në dëshminë që na ka dhënë, ka thënë që viktimën e ka vrarë me armë zjarri, nga pas kokës, dhe më pas ka bërë prerjen e kokës, duke e shkëputur nga trupi. Nga ekspertiza ka rezultuar se vajza ka një goditje me armë pas koke dhe ka një dalje plumbi në afërsi të syrit të majtë, çka vërteton që është qëlluar me armë zjarri. Mbi këtë bazë, edhe kjo do t’i nënshtrohet një analize të detajuar të mjekësisë ligjore, – vendim i marrë ky nga prokuroria. Ndërkaq, trupi i është nënshtruar një ekspertize të hollësishme, për të parë se çfarë dëmtimi ka dhe çfarë mjeti është përdorur.
Nga ekspertiza që i është bërë trupit të viktimës, çfarë është konstatuar?
Nuk kishte asnjë gjurmë dhune, dhe kjo ka treguar që raportet e tyre ****uale kanë qenë shumë normale, me dëshirën e të dyve. Edhe ditën e ngjarjes, të vrasjes, nuk ka pasur ushtrim të dhunës.
Para vrasjes, viktima ka kryer marrëdhënie ****uale me 80-vjeçarin Shaban Norja?
Po. Ka pasur gjurmë sperme. Sipas të gjithë raportit mjeko-ligjor, edhe atë natë kanë kryer marrëdhënie ****uale.
Nga provat që keni mbledhur deri tani, cili është motivi i vrasjes së 18-vjeçares?
Motivi është shtatzënia e padëshiruar që ka pasur vajza. Shaban Norja pretendon që i ka kërkuar Ajshe Vatës të abortonte, por ajo nuk ka pranuar. Realisht s’dihet ende, sepse nga verifikimet dhe provat e prokurorisë raportet midis 18-vjeçares dhe 80-vjeçarit, janë të tilla, që vetëm këta kishin dijeni mbi ngjizjen e shtatzënisë.
Pjesëtarët e familjes Vata, ishin në dijeni të shtatzënisë së 18-vjeçares?
Asnjë person tjetër nuk e ka ditur që çifti ka qenë duke pritur një fëmijë; as nga familjarët e viktimës dhe as nga ata të autorit. Kjo është e verifikuar nga të gjitha veprimet që prokuroria ka kryer deri tani. Lidhja që kanë pasur me njëri-tjetrin dhe i një fëmije në mes, nuk është ditur nga persona të tjerë. Duke përfituar nga ky fakt, autori ka kryer vrasjen, dhe është munduar të fshehë provat e të mbulojë krimin në një farë mënyre.
A ka prova që vajza është përdhunuar që 14 vjeçe?
Në fakt, nuk ka gjurmë të një akti përdhunimi. Autori e pranon faktin që ka pasur raporte ****uale me viktimën, por jo se e ka përdhunuar viktimën. Raporti ka qenë me mirëkuptimin e të dyja palëve. Ne nuk mund ta vërtetojmë kur është kryer akti ****ual për herë të parë, sepse 18-vjeçarja është e vrarë. Ekspertët mjeko-ligjorë na kanë konfirmuar faktin që kjo ka pasur deflorim, zhvirgjërim disa vite më parë.
اfarë profili ka ndërtuar prokuroria për 80-vjeçarin Shaban Norja?
Personaliteti i 80-vjeçarit do të ndërtohet me ecurinë e mëtejshme të hetimit, duke dokumentuar se çfarë raportesh ka pasur me familjen, me shoqërinë, me femra, me meshkuj. Në një konkluzion timin personal, e konstatuar dhe e evidentuar deri tani, më ka krijuar përshtypjen e një maniaku ****ual. Të krijosh raporte ****uale në mosha me shumë vite diferencë, është karakteristikë e një maniaku ****ual. Ky mund të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.
Keni të dhëna nëse 80-vjeçari kishte ngacmuar apo kishte marrëdhënie ****uale me vajza të tjera në fshatin Xhafzotaj?
Jo, deri tani nuk kemi të dhëna në lidhje me ngacmime apo raporte ****uale të autorit me vajza të tjera të fshatit. Por nuk përjashtojmë mundësinë që ai të ketë pasur dëshirë për t’u lidhur me vajza të vogla.
اfarë ka ndodhur me njërën prej motrave të viktimës, dhe çfarë dokumentesh ka në dorë prokuroria?
Në fakt, ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se e ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie ****uale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata, që vajza e tij nuk sillej mirë.
80-vjeçari i akuzuar ka thënë, që, pas divorcit së motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit me burrin, ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse këto raporte janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt i hetimit për momentin.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Me i thane egersire kam frike fyhen egersirat. Megjithate munde ta quaj: percentil dhe imbicil. Ne keso raste hyne pune KANUNI :sharre::sharre:
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nuk mendoj se i ati fëmijës të jetë ky 80 vjeçari.. nuk ka mundësi që një 80 vjeçar të lëri dikë shtatëzanë mesa kam dëgjuar unë sepse mashkulli mund të jetë prodhues deri në moshën 60 vjec (mesa kam dëgjuar)..
Mendoj, se ky maskara, po mbron dikë tjetër ndoshta ndonjë nga familja e tij që është më i ri..
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Lidhur me mundesine e shtatzanise plakat kane thene: Fara e moqme edhe munde te mbije ne bahce te re
 
Back
Top