Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
aishe-vata1.jpg


Tiranë- Aishe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka.

Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër, pavarësisht se dyshimet kryesore janë për një krim pasioni, ku nuk përjashtohet një person i Komunitetit Mysliman. Për këtë arsye, Mjekësia Ligjore ka marrë ADN-në e embrionit që mbartte 18-vjeçarja. Nga ana tjetër, policia ka zbardhur itinerarin e vajzës gjatë ditës së krimit dhe dëshminë e plotë të babait të viktimës para oficerit të policisë gjyqësore, e cila ka zhdukur momentalisht dyshimet për një krim brenda familjes.

Fytyrën përdhe që ta vrasin

Sipas policisë, vajza ka shkuar me gjyshin në Tiranë për të bërë regjistrimin në shkollën e lartë dhe më pas është kthyer në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës, ajo nuk ka pasur ndonjë problem, ndërkohë që deri në mbrëmje kishte qëndruar me babanë e saj. Rreth orës 23:00, ajo ka shkuar për të fjetur gjumë dhe pak kohë më vonë, ende nuk dihet motivi, por ajo ka dalë jashtë shtëpisë. Në ato momente, policia mendon se nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ajo është kërkuar nga një i njohur i saj dhe është larguar disa metra nga shtëpia. Më pas, në arën me misër, ajo mendohet se ka pasur konflikt me personin e paidentifikuar, i cili e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë. Në një moment, ai e ka vendosur me fytyrë përdhe, me qëllim, që mos të bërtiste, ndërkohë që me thikë i ka prerë fytin. Gjatë kësaj kohe, ai mendohet se i ka vendosur gjurin në kurriz, me qëllim që të mos lëvizte. Kokën, ia ka marrë me vete, ndërkohë që trupin e ka lënë përmbys, të paprekur. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza mjekoligjore, pasi në trupin e vajzës nuk kishte plagë të tjera.

Dëshmia e babait për vajzën e tij

Pas gjetjes së trupit, policia ka marrë në pyetje, kryesisht babanë e viktimës, Muhamet Vatën, i cili ka rrëfyer sesi kishte vënë re mungesën e vajzës në shtëpi dhe kërkimet e tij.

Sipas policisë, ai ka shpjeguar se rreth orës 01:00 të mëngjesit, ai ishte zgjuar për nevojat e tij personale dhe kishte kontrolluar fëmijët se mos zbuloheshin natën edhe për shkakun se kishte një vajzë të vogël. Kur ka hyrë në dhomë, ai ka vënë re se mungonte Aishja, kështu që e ka kërkuar në dhomat e tjera, duke zgjuar edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Më pas, ai ka dalë të kërkojë rreth e rrotull shtëpisë për mungesën e vajzës, por nga turpi se mos ajo kishte dalë fshehtas me ndonjë person, nuk ka njoftuar njeri, por ka kërkuar në zonën përreth. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, babai i vajzës ka telefonuar të gjithë të afërmit, me qëllim për të treguar se ishte zhdukur vajza e tij, ndërkohë që ka vendosur të mos njoftojë policinë. Ai është vënë në kontakt me uniformat blu, vetëm kur ka parë efektivët, në një zonë pranë shtëpisë së tij dhe ka njohur vajzën pa kokë, e cila ishte e bija. Por, gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të dinte ndonjë lidhje intime të vajzës, ashtu siç e kanë mohuar edhe motrat e saj, apo pjesëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ai ka deklaruar se nuk dinte ndonjë konflikt të vajzës.

Ekspertiza dhe ADN-ja

Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj. Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Aishe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.

Shoqërohen mbi dyzet të dyshuar

Gjatë dy ditëve nga momenti i ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 40 persona për krimin e rëndë. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, mësohet se ajo nuk përdorte telefon, por vetëm faqen sociale të “Facebook”. Policia tha se nuk ka mundur të depërtojë në faqen e saj online, por ato që ka vënë re në faqen kryesore, kanë qenë shokët e saj, kryesisht nga Durrësi, të cilët janë shoqëruar. Ata janë marrë në pyetje për të gjitha informacionet që kishin lidhje me viktimën, por sipas dëshmive të mbledhura, të gjithë e njihnin si vajzë të rregullt, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk dinte ndonjë lidhje intime të saj.
Gjithashtu, policia ka shoqëruar të dyshuar si të dashur të vajzës, siç ka qenë rasti i një të riu nga Shijaku, por edhe në këtë rast, ai është lënë i lirë. Ndërkaq, persona të tjerë, që kanë dhënë dëshmi në polici, janë edhe të afërm të viktimës, të cilët janë pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të vajzës ose njohje të saj, por në të gjitha pistat ka pasur mungesë informacioni.

Pista e vetme, krim pasioni

E vetmja pistë që ndiqet aktualisht nga policia bregdetare, e cila po ndihmohet nga specialistët e krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ajo e një krimi pasioni. Sipas të dhënave, policia ka dyshime se vajza ka pasur ndonjë konflikt me të atin e fëmijës, pasi ishte shtatzënë, ku ata kanë debatuar dhe ajo nuk ka pranuar të kryejë një veprim të tillë.

Në këto kushte, ai mund ta ketë vrarë, por nuk përjashtohet edhe mundësia tjetër e ndonjë xhelozie nga persona të tjerë, ku nuk përjashtohen edhe ata të Komunitetit Mysliman. Madje, për të mbledhur sa më shumë fakte për këtë ngjarje, ekspertët kanë shkuar sërish në vendin e ngjarjes, me qëllim grumbullimin e provave të tjera dhe janë marrë në pyetje shoqet e viktimës, nëse ajo ka pasur ndonjë njohje, pëlqim, apo shoqërim, gjatë kohës që ka qenë në shkollën e Medresesë. Megjithatë, policia pritet që ditët e ardhshme, pas përfundimit të ekspertizës mjekoligjore të konkretizojë më shumë hetimet për krimin e rëndë që u zbulua mëngjesin e të enjtes, pavarësisht se ende nuk është gjetur koka e viktimës./Idea
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Makabritet. Si eshte e mundur te kryhet nje krim i tille. psikopatia njerezore po merr dhen.Gjynah per vajzen e re.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

"Denimi me i rrept per autorin",thot Kryeministri me fjal.

Shteti mir i pa aft ti parandaloj,por me e keqja,qe esht i pa aft ti zbardhi kto ngjarja ç'njerzore.

Denimi me vdekje do ishte me i pakti per autorin,t'e torturohet anormali.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Larje hesapesh me duket mu ... Mbrojtja e nderit te familjes ..."Turpi" me turp do lahet, dihet ajo.

Ec e thuaj pastaj qe vajzat ne AL kane nje zgjedhje tjeter ,pervec vetvrasjes pfffff
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Tani cdo gje qe mendon se mund ta shohesh vetem neper filma, ndodh edhe ne realitet...e tmerrshme, c'njerezore.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Shpesh here realiteti kaperxen kufijt e fantazis dhe te filmave...., ishalla gjendet autori dhe te denohet sic e meriton.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Shpesh here realiteti kaperxen kufijt e fantazis dhe te filmave...., ishalla gjendet autori dhe te denohet sic e meriton.

po familja vete jane moj Bella...ska per tu gjete dhe ka per tu mbyll Dosja ...kjo eshte me e sigurte si drita e diellit
 
Pe: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

E pa faleshme....
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

[h=1]Vajza me koke te prere, 3 muajshe shtatzene. Dyshohet krim ne familje[/h]
Pa kaluar 24 orë nga krimi i përbindshëm që ndodhi në fshatin Xhavzotaj të Durrësit ku një 18- vjeçareje i është prerë koka, janë zbuluar dhe të dhënat e para të ekspertizës që mund të çojnë drejt kapjes së autorit.

Burime të sigurtë të gazetës IDEA informojnë se nga ekazminimet mjeko-ligjore rezulton se Aishe Vata ka qenë tre muajshe shtatzënë dhe nuk ka patur asnjë shenjë dhune në trup. Ky fakt i ka bërë hetuesit të dyshojnë se mund të ketë të bëhet me një krim brenda familjes. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në në fshatin Xhavzotaj të Durrësit, dhe e reja është gjetur nga familjarët e masakruar në një parcelë misri. Aishe Vata, nxënëse në Mederese, është gjetur e masakruar me mjete prerëse nga i ati i saj Muhamed Vata, i cili i alarmuar ka lajmëruar policinë.

I ati i vajzës tha se e bija ishte larguar nga banesa rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm me rrobdëshambër dhe të brendshme, teksa dyshohet se shkak i ekzekutimit mund të jetë bërë ndonjë lidhje e mundshme intime e saj. Por policia nuk përjashton as pistën e ndonjë hakmarrjeje. Famija Vata jeton në një vilë trekatëshe 200 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka një biznes pranë saj. Ndërkohë një grup ekspertësh nga Krimet e Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet intensivisht për zbardhjen e saj dhe zbulimin e autorëve të krimit barbar të 18-vjeçares e cila kishte 5 motra dhe 2 vëllezër./Shqiperia
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

te dera esht era,,,e presin dy shofera!
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

O zot sa gjynah, nje vajze e re ne mosh ti pritet jeta ne kete menyre...
Kjo ngjarje nuk jep shume pista hetimi, ajo dihet qe kte veprim e ka bere i dashuri i saj i cili nuk e ka suportuar dot shtatzanin e saj dhe ne kete menyre e ka detyruar te abortoj ,ajo ndoshta ska pranuar dhe kjo ka bere qe ai ta vrasi.
Uroj vertet te gjendet autori dhe ti jepet denimi me vdekje, ne vrasje te tilla nuk duhet toleruar.
Ashtu sic i mori jeten nje femije, ashtu ti meret jeta edhe kriminelit, as me vjen keq fare.
Deri dje kam qen kunder denimit me vdekje, por per raste te tilla eshte denimi me i merituar.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Filmat horrorr po kthehen ne nje realitet per njerzit....... Gjynah per vajzen ........Qeveritaret e shtetit ton din vetem te zihen per karriget , jo te shikojn se cbehet me popullin e tyre....
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

kshu asht kur vajzave 15 vjecare ju han menerja,e sju intereson aspak per prinderit.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Nese dikush kerkon dicka nga une,,dhe un ja jap,,kush e ka fain qe ndalet liqeni dhe drejtohet ne terrmocentrale?
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

dor me 1 vrasesi eshtepersoni qe e ka len shtazane....
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Babai me duket i dyshimt,sjell versione te ndryshme,dhe le shum dyshime. (-"Vrasesi ndoshta supermafioz")
Po esht gjynah ta mendosh qe babai mund te arrij ti priste koken fmijes vet,per cdo lloj arsye...
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Kur te marim pergjigje me te sakta dhe njerzit te behen me te hapur,,pse ndodhin kto gjera??


Engjujt perfundimisht qendrojn te vetem!
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Babai me duket i dyshimt,sjell versione te ndryshme,dhe le shum dyshime. (-"Vrasesi ndoshta supermafioz")
Po esht gjynah ta mendosh qe babai mund te arrij ti priste koken fmijes vet,per cdo lloj arsye...

Instinkti me jep te drejte te mendoj qe Jane te afermit. ndoll nje gje e tille edhe ktu ku jetoj e jo me ne al
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

kshu asht kur vajzave 15 vjecare ju han menerja,e sju intereson aspak per prinderit.

Quku mos shiko vetem nje aspekt, sido qe te jete eshte nje femije e nuk i takon asaj faji.
Por ngado qe ta rotullosh faji mbetet vetem mbi prindrit qe nuk krijojne nje raport normal bashkebisedimi, por qendrojne indiferent dhe kur i ze rota bishtin sdin ca te bejne pastaj, i ze turpi nga bota sa aq gjykim kane.Njerez qe jetojne vetem per mentalitetin e gjykimin e te tjerve, pa menduar se femija eshte i tij dhe jo i botes.
Edhe sikur vertet vrasjen ta kete bere i jati i saj, kjo eshte akoma me e rende!Shoqeria shqiptare mbetet mbas ne kohe.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Po se pse me duket mua sikur e ka vrare i jati, per te mbrojtur nderin e familjes...:S
Tamam zbatim i fjales.. " sillu mir, se do te te kepus koken"..Eh ku kan arritur cmendurite njerezore....
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Ju lutem nuk eshte momenti per komente brutale...!
Jane raste extreme...!
Sa per informacion te sakte, i jati eshte i perjashtuar nga autoresia e krimit.
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Koka Ben Koka Peson
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Deri ne kete gjendje te vij njeriu !!!

Se pari duhet denuar kryesin e ketij krimi sic e meriton , por edhe shtatzania e vajzes duhet denuar .

Varesisht se si ka mbetur dhe nga kush ka mbetur duhet denuar .
 
Titulli: Autori i vrasjes së 18-vjecares, ekspertiza: Aftësi prej kasapi

Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia...

DURRثS- Dyert e zisë qëndrojnë të hapura në familjen e Muhamet Vatës, në Xhafzotaj të Durrësit. Kohë pas kohe, grupe burrash dhe grash, të afërm e dashamirës, shkojnë për ngushëllim tekamilja Vata. Janë të afërm, banorë të lagjes, por edhe farefisni nga Kukësi, vendlindja e Muhametit, nga Dibra vendlindja e ish-gruas së tij Në shtëpi, përgjatë gjithë ditës dëgjohen zërat e miqve që vijnë e ikin duke psherëtirë dhe ofsharë pa pushim. Tek të gjithë të afërmit, vrasja makabre e Aishes ka shkaktuar tronditje dhe shok. Motra e vogël e viktimës, Mihania thotë se Aishja ishte vajzë model që të gjithëve u falte dashuri. "Nuk kam se çfarë të them për motrën time. Ajo na ka rritur pas vdekjes së nënës. Aishja ka rritur dhe fëmijët e njerkës, dhe e ka ndihmuar atë në punët e shtëpisë. Na lini të qetë në hallin tonë. Vrasësin ta gjej babai im dhe policia. Ai që e masakroi është monstër"! Islam Isaku, një burrë rreth të 60ve shprehet për Gazetën: اfarë nuk kemi dëgjuar këto tre ditë në media. Unë jam kushëri dhe farefis me Muhametin, por dua t'a them me plot gojën që si vajza ashtu edhe e gjithë familja janë shembullorë. Aishja ka qënë besimtare, vajzë me sjellje të mirë. Ne nuk e kemi parë të shoqërohej kurrë me asnjë djalë. Ka qenë vajzë e respektueshme, kalonte në rrugë dhe na përshëndeste. Vajzë me norma, nuk e di çfarë ka ngjarë, nuk mund të hamendësoj. Por ajo nuk duhej të hidhet baltë mbi familjen, dhe mbi babain e saj. Nuk ka asnjë mundësi që të jetë krim brenda familjes! Të njëjtin mendim me të ndan edhe fqinji e njëkohësisht kushëriri i familjes Vata, Qatip Manovi. "Jo pse ka vdekur dhe e kanë vrarë, por Aishja i ka patur shoqet e rralla. Nuk duam ta bëjmë hyjneshë, por kurrë nuk iu dëgjua zëri. اdo ditë ajo përcillej në shkollë nga babai i saj, dhe pritej nga ai. Ka qënë aq e urtë, aq e mirë, një model për të gjitha vajzat. Unë nuk e di si ka ndodhur e gjithë kjo gjëmë, por ne kemi respekt për këtë familje", thotë Manovi.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

DURRثS- Zbardhet misteri i vrasjes makabre të 18-vjeçares, Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Policia e Durrësit në bashkëpunim me policinë e krimeve të rënda kanë gjetur prova të pakontestueshme, të cilat vërtetojnë se autor i krimit ështi fqinji i familjes Vata, një 80-vjeçar i quajtur Shaban Norja.
bet3t0.jpg
Hetimet kanë arritur të zbardhin të plotë historinë e krimit të kryer për pasion. Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë akt të rëndë, por policia sqaron se 80-vjecari ka pranuar krimin në polici, si dhe ka treguar vendin ku ka fshehur kokën e 18-vjecares.

Me të marrë dëshminë, blutë e Durrësit e kanë gjetur kokën e vajzës të fshehur pak metra larg vendit ku ndodhej trupi i saj. Ata sqarojnë se vajza është qëlluar me armë në kokë, e më pas në mënyrë krejt barbare i është ndarë koka nga trupi me një thikë të mprehtë. Trupi është lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa koka është fshehur në arën me misër, pas metra më larg.

Në shtëpinë e të moshuarit, që jetonte vetëm pasi i kishte vdekur bashkëshortja, policia ka ndeshur në prova të pakontestueshme. ثshtë gjetur thika me të cilën ai i ka prerë kokën si dhe njollat e gjakut të vajzës në këmishën, pantallonat dhe rripin e autorit.

Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjecarit që kur ishte 14-vjec, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.

Ai ka pasur njohje me familjen Vata. Policia sqaron se vite më parë, kur kanë ardhur nga Kukësi, Shabani i’u ka shitur atyre tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë. Hetimet për këtë ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, vazhdojnë ende për të zbardhur të tjera detaje.

EKSPERTIZA
Ekzpertiza mjeko-ligjore vetëm një ditë pas masakrimit të 18- vjeçares zbardhi faktin se ajo ishte 11 javëshe shtazanë, ndërkohë që familjarët dje i dhanë mes dhimbjes dhe lotëve lamtumirën e fundit trupit pa kokë të Aishes.

18-vjeçarja Aishe Vata, e cila priste të ulej në auditoret e Fakultetit të Infermerisë, u gjet e masakruar më 11 tetor në një arë me misër, në afërsi të mbikalimit të Fllakës (në hyrje të rrugës për në Xhafzotaj) nga një banor i zonës.
/ma.
 

Attachments

  • bet3t0.jpg
    bet3t0.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

qa nuk degjon robi
 
Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Q**** R**** Kan ik njerzit ca spo degjojem sot ..........
 
Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka


Sa me vjen keq nga kjo vajze...

Edhe ata njerez te pafytyr qka sbejn, kur skan nder, as njerezi.
 
Titulli: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Nuk e meritojn te jetojn keta njerez , as nje moment te vetem .
 
Pe: Horrori në Durrës, Aishja u vra nga fqinji 80-vjeçar, i gjendet koka

Se si me duket ky version...Mos ndoshta ky 80 vjecari do te fshehe ndonje person?Ky eshte 80 vjec,edhe po e denuan ky e di qe i ka ditet e numerua,ne ndryshim me nje person te ri 20 vjec e siper,ky na doli e ''zoti'' i krimit tani...Kush e di ndoshta djali,nipi i tij e ka bere ate pune,kaq shpetj mund ti besohet ketyre gjerave??...
 
Back
Top