Autopsia: Xhekson kishte ditë pa ngrënë, në stomak vetëm pilula

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
E përditshmja britanike "The Sun", publikon të tjera të dhëna nga autopsia. Mbreti i popit, thuajse nuk hante më dhe "ngjishej" me ilaçe.
Ai gjithnjë e më tepër po bëhej skllav i ilaçeve, kokteileve farmaceutikë dhe pothuajse nuk hante më asgjë. Dhe konfirmimi i kësaj dëshmie vjen po ashtu nga tabloidi "The Sun": në stomak, sipas të dhënave sekrete për autopsinë, nuk është gjetur asnjë gjurmë ushqimi, por vetëm një sasi e madhe pilulash, të cilat do t'u nënshtrohen ekzaminimeve toksikologjike.
Dhe, në fakt, në javët e fundit para se të vdiste, Jacko ishte shndërruar gati në një "skelet", me shpatulla, kofshë dhe gjoks të bombarduar nga plagët e agave, për shkak se i injektonte ato 3 herë në ditë.
Në trup ka edhe shenja të 13 operacioneve të kirurgjisë estetike, të cilave këngëtari iu nënshtrua kohët e fundit. Kishte humbur pothuajse të gjitha flokët: në momentin e vdekjes, mbante një paruke. Pjesa e lëkurës mbi veshin e tij të majtë ishte tërësisht pa flokë, për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë një regjistrimi të një prej spoteve publicitare, në të cilën flokët e këngëtarit morën flakë.
Në tentativën për t'i shpëtuar jetën, duke i bërë një masazh kardiak, ata që i dhanë ndihmën e shpejtë, i thyen disa brinjë, por janë vënë re mavijosje në gjunjë dhe në shpatulla, të cilat janë ende të pashpjegueshme. Dhe diçka tjetër që del nga rezultatet e autopsisë, mjeku Conrad Murray, ai që i bëri masazhin kardiak, ka ngatërruar procedurën standarde: masazhin kardiak ia bëri në shtrat, ndërsa sipas rregullave, duhet bërë në një sipërfaqe shumë të ngurtë. I pyetur dje nga policia e Los Anxhelos, Murray tani për tani nuk rezulton i hetuar.

Jacko, luftë mes trashëgimtarëve. E ëma: "Nipërit na takojnë ne"
ث ëma e tij ka ndërmend të kërkojë kujdestarinë e nipërve, ndërsa i ati është gati për betejën mbi trashëgiminë: vetëm 5 ditë pas vdekjes së mbretit të popit, nis lufta e shpallur mbi trashëgimtarët dhe pasurinë e tij. Pas deklaratës së babait të Michael Jackson, i vendosur më shumë se kurrë për të mbrojtur të drejtat e tij mbi pasurinë e këngëtarit, ka ardhur thirrja nga avokati i prindërve, Londell McMillian, e cila ka vënë në dukje kërkesën e 79-vjeçares, Katherine Jackson, e ëma e mbretit të popit, e cila kërkon birësimin e 3 nipërve të saj: "ثshtë ajo çka Majkëll do të donte për fëmijët e tij",- ka thënë avokati për mikrofonin e "CNN", i cili pyetjes mbi testamentin e artistit, i është përgjigjur: "Duket se ekziston një i tillë, por nuk i është bërë ende i ditur familjes".
Grace Rwaramba, dadoja e 3 fëmijëve të tij, është një nga aspirantet për të marrë kujdestarinë e fëmijëve, këtë gjë e kishte deklaruar kohët e fundit vetë Michael Jackson.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top