Ateistet ??

Titulli: Ateistet ??

...Jane gjetur dhe do t'gjeten perseri gabime. Perkrahesit e evolucionit jane perpjekur te bejne shkencore teorine e tyre duke gjetur prova te ndryshme (fosile) e duke zhvilluar eksperimente. Zelli i tyre ne kete fushe vazhdon edhe ne ditet tona. Madje kjo rryme ka fituar nje vecori ideologjike dhe ne interes te saj eshte zhvilluar propagande e jane bere mashtrime.
Por c'e do se provat (mbetjet e kafsheve dhe bimeve te groposura ne shtresat e tokes, fosilet) e shtena ne dore ne perfundim te germimeve e perpjekjeve te medha, nuk i kane sjelle ndonje qartesi kesaj ceshtjeje, perkundrazi...eksperimentet e bera dhe perfundimet shkencore te arritura kane nxjerre ne shesh paqendrueshmerine e kesaj teorie. Me ne fund, e verteta se ekziston nje Krijues dhe rregullues i gjithesise, per syte qe shohin dhe kokat qe mendojne, ka arritur nje qartesi te pamundur per t'u mohuar.
Pjesa e pikepamjes evolicioniste lidhur me besimin, sot nuk barte ndonje vlere tjeter pertej te qenit vegel e grupeve mohuese me qellime te mbrapshta e shfrytezuese.
 
Titulli: Ateistet ??

Nuk besoj se Darwin, Galileo apo Kopernick etj kane pasur qellim tjeter pervecse tu hapin syte njerezve per realitetin. Te lutem ma verteto kete "Krijuesin", duke qene se meshon shume ne kete "Te plotfuqishem". Kam dhe nje pyetje. Cili ishte qellimi i "Krijuesit" per krijimin tone?
 
Titulli: Ateistet ??

Tani qe e thua ke shume te drejte per muhamedin .... permendet se ka luftuar krah per krah me Teuten,Baton,Gentin ne betejat e tyre ... Pastaj ka luftuar krah per krah me Gj K Skenderbeun ngriti flamurin ne Vlore dhe ne fund ne krah te komunistve ne luften nacional clirimtare .... me duket se e pashe dhe ne nje miting me Sal Berishen (Ramen se ka qef fare)

Se njoh gjuhen e majmunit pra me duhet nje perkthys . :eek:hh::dance::kercim:
 
Titulli: Ateistet ??

Padyshim qe edhe Darwini ka menduar per te mire, qellimin sigurisht se e ka pasur te mire, por ja se ka deshtuar, sorry. Deshiron ta vertetoje Krijuesin ? Po ti me duket se beson se nuk ekzsiton Krijuesi ? Ja vlen t'diskutohet per dic qe nuk "ekziston" ? Ke ndonje pergjigje...

p.s. Njeriu eshte krijuar ta adhuroje Zotin, ky eshte qellimi kryesor sipas besimit Islam. Patjeter se duhet shfrytezuar te mirat e kesaj bote, duke respektuar te ndaluarat dhe te lejuarat ne Islam.
 
Titulli: Ateistet ??

ju qe besoni kaq shume a mund te me thoni pak i zbatoni te gjitha rregullat qe shkruhen ne kuran...apo besoni sipas qejfit tuaj e pastaj luteni qe tju fale gabimet...po ckuptim ka kur ti ben perseri e perseri dhe kerkon gjithmone falje...kjo do te thote te mos kuptosh gabimin......
 
Titulli: Ateistet ??

Jeta dhe Perëndia janë të njëjtë - "Fryma e Shenjtë". Termi është përdorur nga të krishterët e hershem e të gjitha fetë e mëdha botërore për të shpjeguar se si jeta ishte një forcë e energji dhe fuqi në Vetvete. Ashtu si çdo burim të energjisë, qëllimi i saj është të forcohet vetë dhe mbetet e forte. I tillë është edhe qëllimi i energjisë i jetës, "qëllimi i Perëndisë." Përvojat e jetës suaj, përvojat tuaja të përditshme, dhe falenderoje veten për të qenë i fortë sa duhet të jetë një kontribut për gjëra të mira që te ndodhin çdo ditë dhe që kanë ndodhur gjatë tërë jetës tuaj. Dhe, për gabimet që keni bërë, të jeni te lumtur që ju jeni ende i gjallë dhe se ato ju kujtohen qartë dhe se ju jeni mësuar të mos përsërisni të njëjtënin..ky eshte nje percaktim nga Database Engineers, Inc. .....dmth jeta eshte force se si cdo force ka nje kulm po ka dhe nje fund..ne ate kohe feja pikerisht shfryteozi mosdijen e njeriut per funksionim e energjive dhe e beri energjine e jetes te shenjte dhe i vuri asaj pervcse emrin jete emrin Zot...si ne fillimet e njerzimit qe kishte shume zota per te shpjeguar cdo force te pashpjegushme se zoti i rrufes psh....pa me thoni ku ka qene zoti ne kohen kur greket besonin ne shume zotat ...ka qene dhe do jete gjithmone njeriu gjerat qe si shpjegon dot i perkufizon si dicka te mbinatyrshme......do e postoj gjithmone se qeka definicioni me i sakte dhe me i padiskutueshem....
 
Titulli: Ateistet ??

Padyshim qe edhe Darwini ka menduar per te mire, qellimin sigurisht se e ka pasur te mire, por ja se ka deshtuar, sorry. Deshiron ta vertetoje Krijuesin ? Po ti me duket se beson se nuk ekzsiton Krijuesi ? Ja vlen t'diskutohet per dic qe nuk "ekziston" ? Ke ndonje pergjigje...

p.s. Njeriu eshte krijuar ta adhuroje Zotin, ky eshte qellimi kryesor sipas besimit Islam. Patjeter se duhet shfrytezuar te mirat e kesaj bote, duke respektuar te ndaluarat dhe te lejuarat ne Islam.

Une mendoj se nuk ekziston. Ti thua qe po. Ma verteton dot? Dhe pse Zoti na ka krijuar qe ta adhurojme? Skishte cbente tjeter ne kohen e lire? Dhe per me teper, pse duhet te respektoj te ndaluarat dhe te lejuarat ne Islam? Pse duhet te kete te ndaluara? Duke qene se ai eshte i plotfuqishem, nuk mund ti eliminoje te keqijat e kesaj bote, dhe ne jetojme ne paqe e lumturi me njeri tjetrin?
 
Titulli: Ateistet ??

Padyshim qe edhe Darwini ka menduar per te mire, qellimin sigurisht se e ka pasur te mire, por ja se ka deshtuar, sorry. Deshiron ta vertetoje Krijuesin ? Po ti me duket se beson se nuk ekzsiton Krijuesi ? Ja vlen t'diskutohet per dic qe nuk "ekziston" ? Ke ndonje pergjigje...

p.s. Njeriu eshte krijuar ta adhuroje Zotin, ky eshte qellimi kryesor sipas besimit Islam. Patjeter se duhet shfrytezuar te mirat e kesaj bote, duke respektuar te ndaluarat dhe te lejuarat ne Islam.

dmth une jam krijuar per te qene skllav???? ku shkoi liria ktu...gjithe jeten time te punoje dhe mos te marre meritat se qe kam shkuar deri ktu kam shkuar me forcat e mia po se Zoti donte keshtu????....e ateher per ca jam lodh gjith jeten per te qen nje loder???
 
Titulli: Ateistet ??

Une mendoj se nuk ekziston. Ti thua qe po. Ma verteton dot?

Ne cdo menyre mund ta vertetoje ekzistencen e Zotit. Ja kliko ketu ne kete link, ke disa argumente te filozofeve, s'ka t'beje asgje me fene.

http://www.forumivirtual.com/threads/21263-Egzistenca-e-Zotit?highlight=ekzistenca+Zotit

Dhe pse Zoti na ka krijuar qe ta adhurojme?

Ne menyre qe te jemi rober falenderues per te gjitha te mirat qe ka krijuar. Ne s'ishim fare, s'egzistonim hic.

Dhe per me teper, pse duhet te respektoj te ndaluarat dhe te lejuarat ne Islam?

Kete do e kishe kuptuar sikur ta kishe ne rregull se pari besimin ne Krijuesin. Per besimtaret vlen: Kush tjeter perpos Krijuesit e din se cfare eshte mire dhe keq per krijesen, cfare i nevojitet krijeses ? Ndersa per ty si ateist/pozitivist, nuk vlen kjo kuptohet.

Pse duhet te kete te ndaluara?

E pse te mos kete te ndaluara ? Jetojme ne nje bote kalimtare, te perkohshme, boten e sprovave, thene me fjale tjera mysafir, ku kemi alternative zgjedhjeje, jemi plotesisht te lire ne kryerjen e veprimeve. Si njeri qe dallon nga kafshet me logjike, keto te ndaluara mund t'i studijosh dhe t'arrish ne perfundimin e duhur.

Duke qene se ai eshte i plotfuqishem, nuk mund ti eliminoje te keqijat e kesaj bote, dhe ne jetojme ne paqe e lumturi me njeri tjetrin?

Vertet se eshte i Plotfuqishem, dhe per Zotin asgje nuk eshte veshtire. Vet fakti se jemi ne boten e sprovave, ne nje bote kalimtare ku eshte prezente e mira dhe e keqja, deshmon se do ta leme kete bote nje dite, dhe do t'gjykohemi per cdo veper qe kemi bere. Do t'kete shperblim per te miret, dhe ndeshkim per crregulluesit ne kete toke. Paqeja ne kete jete eshte e perkohshme. Ti je i lire t’i kultivosh pasionet tua, ta permbash urrejtjen tende, t’i kundervihesh vetvetes, t’i largosh qellimet e keqija, ndersa t’i vazhdosh prirjet tua te mira. Ti mund t'behesh bujar me vetveten dhe pasurine. Mund t'flasesh te verteten ose te genjesh etj. Fjala eshte per lirine relative e jo absolute, lirine e njeriut ne planin e obligimeve. Kjo liri eshte e vertete, kurse ate tek ne e deshmon ndjenja e lindur per te. Ne ndiejme pergjegjesi, pendim per gabimin e bere, ndersa kenaqesi kur bejme pune te mire. Pra, liria jone eshte begati nga Krijuesii dhe shperblim te cilin Krijuesi na ka dhuruar krejtesisht, pavaresisht nga vullneti jone.
 
Titulli: Ateistet ??

Atehere per mendimin tim me mire mos na kishte krijuar fare, sepse i bie qe ne te jemi disa lodra te dikujt i cili na jep liri sipas qejfit dhe detyra sipas qejfit te vet. Nejse, sinqerisht, po te vazhdojme keshtu, nuk do dalim asgjekundi, une nuk besoj, kam argumentat e mia, ju besoni, keni argumentat tuaja, vazhdoni me besimin tuaj, nuk ju gjykon askush, dhe shpresoj te ndiheni mire duke besuar.
Mirembetshi. :) :)
 
Titulli: Ateistet ??

Nuk e paske kuptuar postimin tim aspak me duket. Perderisa ke liri te kryerjes se veprimeve, nuk i bie se je loder. Tani je i lire t'me ofendosh, por nuk e ben kete. E sheh se je i lire ? Ne kemi nevoje t'i kryejme ato obligime , jo Krijuesi, sepse Ai eshte i panevojshem. Ti s'ke argumente fare i nderuar. Perderisa kundershton te tjeret pa fakte bindese, por me hipoteza/mendime qe jane permiresuar (si ato te Darwimit qe the me lart), nuk quhen argumente bindese. Sdq, eshte mendimi juaj, zgjedhja juaj. Suksese ne jete, naten e mire.
 
Titulli: Ateistet ??

po ca i bie nqs une ju ofendoj juve po te isha i fese do ishte gabim se slejohet te ofendosh tjetrin.dhe do i kerkoja falje zotit ca je ne kete rast?..po une jam i lire tju ofendoj ose jo sepse zgjedh vete kjo eshte ne etiken personale te cdo personi..naten dhe ti po lexo me shume libra sesa vetem kuranin....
 
Titulli: Ateistet ??

poo yellov kjo eshte e vertete dhe e pranojme kete sepse keshtu na meson feja islame.Ademi a.s (Adami) eshte nje pejgamber i njejti person.
 
Titulli: Ateistet ??

E para: Ne qofte se keni lexuar sic duhet, nuk kam thene ne ndonje vend qe une nuk kam mend.
E dyta: Nuk e kam fyer fene, thjesht kam shprehur mendimin tim ne cdo postim, kam argumentuar pse jam ateist, dhe pse nuk besoj ne Zot dhe ne fe. Dhe qe Adami dhe Eva, dhe Noa jane personazhe te trilluara, kete nuk e luan topi. Te pakten mbajeni fene per veten tuaj, ta keni si mbeshtetje shpirterore, dhe me behet qefi ne qofte se ju jeni te lumtur me fene tuaj, por ju lutem shume faktet jane fakte dhe nuk i hedh dot poshte as une e as ju, sepse kjo histori qe di une dhe shume te tjere, eshte e vertetuar, ju kam sugjeruar disa here te shihni dokumentare, te lexoni libra te tjere, per veten tuaj, jo per mua. Ne qofte se nuk doni, OK, eshte zgjedhja juaj, nuk behet me detyrim. Ne qofte se jeni ne rregull me fene dhe kuranin, sic thashe dhe me pare, me behet qefi per ju. Dhe ju lutem shume, nuk dua me paragjykime ndaj meje qe une skam mend. Te gjithe jemi te lire, mund te mendojme cte duam. Faleminderit. Kalofshi mire.

nese per ju Ademi a.s dhe Hava jane te trilluar sipas teje i nderuar nga e ka origjinen njeriu pra?????????
o burr i dheut askujt nuk jam duke i thene qe nuk ke mend . por ju thoni qe besoni vetem ate qe shihni me sy dhe tjeter gje nuk besoni .atehere a mundesh me i pa mendet tuaja?????? vetem kaq????? dhe analizo mire ate qe thua dhe ke per ta kuptu qe ju jeni ai qe po e fyeni veten tuaj.
tek e fundit ju keni fene tuaj kurse ne tonen.All-llahu u udhezofte.
 
Titulli: Ateistet ??

Nuk e paske kuptuar postimin tim aspak me duket. Perderisa ke liri te kryerjes se veprimeve, nuk i bie se je loder. Tani je i lire t'me ofendosh, por nuk e ben kete. E sheh se je i lire ? Ne kemi nevoje t'i kryejme ato obligime , jo Krijuesi, sepse Ai eshte i panevojshem. Ti s'ke argumente fare i nderuar. Perderisa kundershton te tjeret pa fakte bindese, por me hipoteza/mendime qe jane permiresuar (si ato te Darwimit qe the me lart), nuk quhen argumente bindese. Sdq, eshte mendimi juaj, zgjedhja juaj. Suksese ne jete, naten e mire.

Une kundershtoj te tjeret me fakte te cilat i kane studiuar shkencetaret per vite e vite me rradhe, une personalisht nuk jam shkencetar, dhe nuk di ti futem thelle gjerave. Mua ato "hipoteza dhe mendime" me duken me te besueshme. Kaq! Juve ju duken me te besueshme gjerat qe thuhen ne Kuran. Nuk ka asnjelloj problemi, nuk paragjykoj. Por edhe ju i nderuar nuk keni fakte bindese per ekzistencen e Zotit. Keshtu qe, ashtu sic nuk me besoni mua ju, ashtu nuk ju besoj edhe une, derisa e verteta te dali nje dite te bukur ne shesh, dhe ta kuptojme te gjithe. Suksese edhe ju ne jete, dhe qofshi te lumtur me fene tuaj.
 
Titulli: Ateistet ??

nese per ju Ademi a.s dhe Hava jane te trilluar sipas teje i nderuar nga e ka origjinen njeriu pra?????????
o burr i dheut askujt nuk jam duke i thene qe nuk ke mend . por ju thoni qe besoni vetem ate qe shihni me sy dhe tjeter gje nuk besoni .atehere a mundesh me i pa mendet tuaja?????? vetem kaq????? dhe analizo mire ate qe thua dhe ke per ta kuptu qe ju jeni ai qe po e fyeni veten tuaj.
tek e fundit ju keni fene tuaj kurse ne tonen.All-llahu u udhezofte.

E kam shpjeguar ne menyre te terthorte disa postime me perpara. Po jua shpjegoj edhe njehere. Ne fillim nga nje reaksion i jashtezakonshem i bashkimit te karbonit, metanit dhe oksigjenit ne uje, u formuan qelizat e para. Probabiliteti i ketij reaksioni eshte njesoj i pamundur, ashtu edhe i mundur qe te ndodhe njekohesisht. Qelizat u shumuan, duke formuar gjallesat e para, e keshtu me rradhe derisa arriten tek njeriu. Kjo teori mua me duket me e besueshme sepse fosilet, kockat, apo mbetjet e tjera arrij t'i shoh. Me ane te teknikave dhe aparaturave gjendet mosha e tyre, dhe na del se njeriu Homo Sapiens eshte rreth 100 000 vjecar.
Dhe nuk besoj se kam fyer veten time, duke mbrojtur nje teori te caktuar.
Dhe ateizmi nuk eshte fe!
 
po mire o burr i dheut merri atehere perseri kete reaksion te ketyere elementeve edhe formo diqka nese mundesh? por prap se po te pyes kush i krijoj atehere keto elemente????
krijo diqka prej asgjeje nese ke mundesi ,e qe nuk e ke ate mundesi ?????
 
kete po perpiqet te vertetoj Cern ...po mire ky qe krijoi kto nga na mbiu ...se kshu i bie ne te njejten gje ngecen dhe shkenca dhe feja....po shkenca po perpiqet ta zgjeroj informacioni e vete per krijimin e botes ndersa feja po rri akom me shkrimet qe per me teper jane nga dora e njeriut pa fakte...
 
E di shume mire qe nuk e kam ate mundesi, sepse reaksioni ndodh fare rastesisht, mundesite qe te ndodhe jane nga afersisht 0 deri 1, me fjale te tjera e mundur aq sa dhe e pamundur. Ato elemente ndodheshin ne kete planet. Nuk i solli askush. Gjallesat nuk jane krijuar prej asgjese. Ishin pikerisht ato elemente qe bene reaksion mes tyre.
Qe ne jemi ne kete Toke, eshte thjesht rastesi. Por njeriut i duket vetja shume i rendesishem per te qene pjelle e nje rastesie!
 
leje aman se sju mbushet mendja ktyre...nuk pranojne faktet e provat...pa pranojne te besojne nje liber te shkruar nga njerez te pabazuar ne fakte po me historira ne ajer...po jo se duan po se kane frike nga e panjohura......
 
Titulli: Ateistet ??

kete po perpiqet te vertetoj Cern ...po mire ky qe krijoi kto nga na mbiu ...se kshu i bie ne te njejten gje ngecen dhe shkenca dhe feja....po shkenca po perpiqet ta zgjeroj informacioni e vete per krijimin e botes ndersa feja po rri akom me shkrimet qe per me teper jane nga dora e njeriut pa fakte...

ja përgjigja i nderuar :
57:3. Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë
 
Titulli: Ateistet ??

leje aman se sju mbushet mendja ktyre...nuk pranojne faktet e provat...pa pranojne te besojne nje liber te shkruar nga njerez te pabazuar ne fakte po me historira ne ajer...po jo se duan po se kane frike nga e panjohura......

kurse per ata qe nuk kan deshire te besojne dhse i mohojne argumentet e All-llahut :
18:29. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
 
Titulli: Ateistet ??

Duhet shtuar nje gje,nje refleksion timin qe po beja para disa ditesh.
Njerzit e shpellave ma merr mendja se nuk ishin 6 miliarde aq sa eshte sot popullata boterore duhet te kene qene tek 1000 ose dicka me shume.
Nga ato 1000 persona kemi ardhur te gjithe ne te tjeret dhe besimi ne fe apo ne zota te ndryshem eshte gjeja me idjote qe njerzimi ka krijuar. Fete nuk jane nje element i cili e bashkon njerzimin por nje element percares ne te.Musulmanet qe duan te zotrojne boten me fene e tyre.Katoliket qe duan te bejne te njejten gje.Kishat te cilat harxhojne aq shume lek saqe ai lek te viheshe ne ndihmesen e atyre qe vertete kane nevoje per ate atehere bota do ishte nje vend me i mire.Pra ateizmi ndryshe nga fete ka nje avantazh e ben individin te ndjehet njeri si cdo person tjeter as musulman as katolik as te krishtere.
 
Titulli: Ateistet ??

Feja mund te jete dhe idiotsi, jo katolik, jo mysliman etj etj, por besimi nuk humbet kurr, shpresa dhe besimi ne dicka jashte imagjinates tende te shtyn ti japesh force vetes ne situatat me te veshtira. Po s'pate shpres, s'ke arsyje per te luftuar dhe po s'pate arsyje per te fituar s'ke as arsyje per te jetuar..
 
Titulli: Ateistet ??

Duhet shtuar nje gje,nje refleksion timin qe po beja para disa ditesh.
Njerzit e shpellave ma merr mendja se nuk ishin 6 miliarde aq sa eshte sot popullata boterore duhet te kene qene tek 1000 ose dicka me shume.
Nga ato 1000 persona kemi ardhur te gjithe ne te tjeret dhe besimi ne fe apo ne zota te ndryshem eshte gjeja me idjote qe njerzimi ka krijuar. Fete nuk jane nje element i cili e bashkon njerzimin por nje element percares ne te.Musulmanet qe duan te zotrojne boten me fene e tyre.Katoliket qe duan te bejne te njejten gje.Kishat te cilat harxhojne aq shume lek saqe ai lek te viheshe ne ndihmesen e atyre qe vertete kane nevoje per ate atehere bota do ishte nje vend me i mire.Pra ateizmi ndryshe nga fete ka nje avantazh e ben individin te ndjehet njeri si cdo person tjeter as musulman as katolik as te krishtere.

kesaj qe po thoni ju te na ne kosove i thojne as me sheher as me barileve.
kurse te muslimanet i thojne i pa fe. e i pa fe nuk jane punet mire.
 
Titulli: Ateistet ??

kesaj qe po thoni ju te na i thojne as me sheher as me barileve.

Mund te besh perkthimin ne shqip?
 
Titulli: Ateistet ??

Gafi , Loverboy o vllazen po e lodhni veten tu fol me muri , a kupton naj send muri ? JO at'her pse e lodhni veten palidhje .
 
Titulli: Ateistet ??

Une kundershtoj te tjeret me fakte te cilat i kane studiuar shkencetaret per vite e vite me rradhe, une personalisht nuk jam shkencetar, dhe nuk di ti futem thelle gjerave. Mua ato "hipoteza dhe mendime" me duken me te besueshme. Kaq! Juve ju duken me te besueshme gjerat qe thuhen ne Kuran. Nuk ka asnjelloj problemi, nuk paragjykoj. Por edhe ju i nderuar nuk keni fakte bindese per ekzistencen e Zotit. Keshtu qe, ashtu sic nuk me besoni mua ju, ashtu nuk ju besoj edhe une, derisa e verteta te dali nje dite te bukur ne shesh, dhe ta kuptojme te gjithe. Suksese edhe ju ne jete, dhe qofshi te lumtur me fene tuaj.

Po ti deri me tani nuk solle asnje fakt qe deshmon se Zoti nuk ekziston, ketu eshte problemi. Ne shume pyetje qe jane bere gjate postimeve t'mia, t'themi si pyetje, nuk je pergjigjur. Eshte e ditur se te besosh ekzistencen e nje gjeje eshte tjeter, te njohesh cfare cilesish mbane ai eshte dicka tjeter. Me sakte, mendja juaj e ka pranuar ekzistencen e shume qenieve ne kete gjithesi, por gjendjen e tyre shpirterore nuk mund ta konceptoje dot, a nuk eshte keshtu me thuaj? Shpirtin, ligjin e forces terheqese te tokes, imagjinaten, rrymen elektrike dhe meshiren dhe shume gjera qe jane si keto, padyshim duhet besuar ekzistences se tyre, por eshte e vertete qe per cilesite e tyre nuk kemi njohuri, Nqfs mundohemi t'i kuptojme ato kemi bere nje gafe dhe jemi mashtruar dhe nqfs e vazhdojme jeten me kete mendim, vetem se futemi neper shtigje dhish dhe shkaterrojme vetveten tone. Poashtu eshte e ditur se njeriu me shqisen e shikimit mund te shohe vetem gjerat fizike. Edhe gjuha shijet, veshi zerat, hunda ererat. Ndersa ne nuk i shohim e nuk i degjojme rrymen elektrike dhe forcen terheqese por nuk mund t'i mohojme aspak ato. Argumente te tilla ke sa te duash, problemi eshte tek ju se besoni & mohoni vetem ate cfare ju shkon per shtati. Keto jane njeherazi edhe argumente qe kundershtojne ate thenjen e juaj qe eshte percjellur me shekuj deri tek ne "Nuk besoj ate cfare nuk e shoh".
Thene ndryshe, mosdukja e nje sendi nuk eshte shkaku i mosekzistences se saj. Psh: As syri te veshit, as hunda detyren e gjuhes nuk e dine dhe kurre njeri prej tyre nuk mund ta kryeje detyren e tjetrit. Perseri uk mund ta mohosh se kur syri eshte duke pare nje mjeshtri apo art, atehere mjeshtrin e tyre pa e pare syri fare e sheh mendja. Ai qe mohon ate qe se ka pare, duhet te mohoje edhe mjeshtrit e shume arteve qe i ka parasysh.

Ne kohen e sotme, ne si besimtare musliman, nuk ua lexojme juve citatet Kur'anore apo thenjet e Profetit Muhammed a.s. Ne ua paraqesim vetem argumente te fizikes. Pra, mohimi juaj vjen si rezultat i injorances.
 
Titulli: Ateistet ??

ne e kemi per obligim me keshillu aty ku keshilla ben dobi. per shkak se na dhimbsen vellaznit nga gjaku qe jane thelle ne gabim jo per tjeter. kurse udhezimi i takon All-llahut .ate qe All-llahu e udhezon nuk ka kush e humb e ate qe e len All-llahu ne humbje nuk ka udhezues tjeter per te pos All-llahut.
 
Titulli: Ateistet ??

per loverboy:

1-Shpirti eshte thjesht energjia qe zoterojme, kinetike dhe potenciale. Duke qene se jemi te perbere nga materia, dhe cdo materie zoteron energji, edhe njeriu nuk perjashtohet.
2-Per ligjin e forces gravitacionale po mohoni te padiskutueshmet ligjet e Newton, nje nga te cilet eshte Ligji i Gravitetit, dhe mesohen ne shkolle ne vit te 2 gjimnaz. Mundohuni njehere te lexoni librat e fizikes se gjimnazit, dhe mos lexoni vetem Kuranin, dhe nuk e kam fare per ofendim.
3-Per imagjinaten nuk ca te them per momentin, derisa te vije momenti te zbulohen shume mistere ne trurin tone, duke qene se eshte mjaft i komplikuar.
Edhe vetite e rrymes elektrike i kemi mesuar ne gjimnaz, me sakte ne vit 2.
4-Meshira? Nuk ka asnjelloj lidhje me keto te parat, sepse eshte nje lloj ndjenje.

Dhe e keni keqkuptuar goxha shprehjen "Nuk e besoj dicka qe nuk e shoh". Po e formuloj me te sakte: "Nuk e besoj dicka qe nuk e ndiej me asnje nga shqisat e mia". Forcen e gravitetit e ndiej dhe jam shume mire i informuar per vetite e saj, rrymen elektrike e ndiej, dhe perseri jam shume i informuar per vetite e saj.

Nuk besoj se jam injorant, duke pasur parasysh qe vetite e rrymes elektrike dhe te forces gravitacionale i njoh shume mire.

A ma provoni dot ju ekzistencen e Zotit?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top