Ateistet ??

Titulli: Ateistet ??

Po pyes sinqerisht, po Zoti ke mund te kete patur Zot?!

Ore djale c''fare pyetje ben ti, do te denoje zoti,ai eshte nje edhe i perhershem se keshtu thone keta qe besojne.
 
Titulli: Ateistet ??

do te mundohem shkurt aq sa kam njohuri te pergjegjem per pjesen me te kuqe, jam 100 % i sigurte se edhe ne pyellin me te dendur po te jetonte njeriu do e adhuronte krijuesin e tij ne ate menyre qfare ai njeri do dinte,shiqoj kete univers me kujdes dhe analizo qfare do te ndodhte nese dielli do te afrohej veq nje milimeter me afer tokes, edhe kjo levizje e diellit eshte adhurim ndaj All-llahut ne menyren qe All-llahu ka dashur dhe kjo levizje do te ndodhe deri ne nje kohe te caktuar.
e si do e dinte qe Zoti ishte pikerisht Allahu dhe jo Zoti katolik, i krishter, ose ku di me une cili?
Pse duhet te specifikohet....mbase do mendonte qe ka nje force qe kontrollon gjerat...por jo pikerisht Allahu....

e duke bere dhe nje pyetje tjeter.... pse e ka inventuar Zoti mjeksine...nqs ju skeni besim ne te?
Aq kohe sa Zoti ka lene nje rruge dalje per zgjidhjen e problemeve shendetsore pse duhet te thoni jo? E ketu e kam fjalen...per deshimater e Jehoves qe nuk pranojne transfuzion gjaku nga njerez te huaj...dhe tek muslimanet qe nuk pranojne valva derri per zemren ....
Nqs femija ka shpetimin tek ajo valve, nqs sja ndron valven e semure...hyn ne insuficience kardiake, i prishen dhe funksionet + organet e tj te trupit...dhe do sdo VDES....
Kur Zoti ka lene nje dritare....njeriu duhet ta vlersoj...Zoti sna e ka dhene jeten ta hedhim poshte....nqs ka shprese per nje femije....dhe prindi i thot JO JETES femijes tij...atehere kthehet ne kriminel.....

Per jeten duhet te luftosh ne te gjitha planet....jo te dorezohesh me rastin e pare...sepse ashu do ai lart....
 
Titulli: Ateistet ??

U vertet po ketej ne BE c''behej?Mos thote gje Allahu xhs se ku shkuan keta qe nuk e dinin deri atehere per egzistencen e tij, ne ferr apo parajse?

Nuk ka pasur popull qe s'ka pasur te derguar/profet. Andaj, edhe popujt e mehershem qe kane mohuar ekzistencen e Zotit, padyshim qe fundi i tyre do jete zjarri i xhehennemit.
 
Titulli: Ateistet ??

pse ka ndonje ketu qe ka pasur ndonje takim kok me koke me vete zotin dora vete???
nese ka nje zote mir nese ska po prap mire
ai ne punen e tij dhe ne tonen
skemi pse i kryejme lavda nje zoti se na del kaprixcoze pastaj
skemi pse e adhurojme sepse na del mendie madh pastaj
skemi pse te kemi frike se na del zot i keqe
skemi pse ti lutemi se na del ti kemi borxhe keto qe kemi
nese ka nje zote ai e krijoj njeriun per te qen i lire te mendoj cfar te doje
dhe ashtu u befte
amin
 
Titulli: Ateistet ??

e nderuar swety askush nuk e mohon se mjeket jane ata qe me perdorimin e terapise se dhene nga ata njeriu mundet te mjekohet por ama te mjekohet sepse per me sheru eshte vetem All-llahu.Do besonte ne Zot ashtu si do besonte kurse une meqe jam musliman per mua ai Zot qe do besonte ky njeri ne pyll eshte All-llahu.e sa i perket derrit dhe perdorimit te tij po te ishte i dobishem mendon se do ishte i ndaluar,jo kurr sepse All-llahu nuk ka krijuar diqka ne qiej e ne toke e mos e din se a eshte ne dobi apo ne dem te njeriut.
P.s e sa i perket ironit iu paska pergjegje lovery ne vend timin .
 
Titulli: Ateistet ??

Po pikerisht kete po them dhe une...Zoti ka lene ne toke nje rruge zgjidhje per nje problem te madhe...
Sepse insuficienca e zemres eshte e rende ( se avancon shpejt...dhe i demton dhe funksionet e tjera...aq me shume nqs eshte femije dhe si ka komplet te zhvilluara)....
Une kete po them...Zoti e ka lene mundesine te mund te behet ky transplant....
ska asgje te piset ne ate valve....biles eshte e sterilizuar para se te futet ne trupin e njeriut....
Nuk eshte se njeriu konsumon mishin e derrit....thjesht perdor nje mjet qee ka lene ZOTI NE TOKE...per te shpetuar jeten e femijes ....
 
“Për cdo smundje ka sherim, por mos u shëroni me haram.” (Muhammedi a.s.)

Besoj se e kuptove sweety =)

Kete, ka kohe qe e kam cekur edhe me pare.
 
Titulli: Ateistet ??

Personalisht nuk me ka shtyre gje, thjesht duke u rritur ne moshe, duke pare gjerat rreth e rrotull, nuk besoj se ekziston dikush qe na ka krijuar, qe na do, qe na kontrollon etj etj. Cdo lloj historie e Bibles apo e Kuranit me duket absurde, pa baza, thjesht perralla, qe njerezit injorante para rreth 2000 vjetesh i kane besuar, sepse injoranca eshte perkrahese e fese. Nje njeri i arsimuar nuk mund te besoje ne ca histori si psh njeriu u krijua nga balta, Jezu Krishti lindi nga nje e virgjer, Moisiu cau ujin per te kaluar etj etj etj. Zoti nuk ekziston, eshte thjesht nje mjet per te mbajtur njerezit nen kontroll. Krishterimi ia arriti qellimit per 1600 vjet, Islamizmi vazhdon akoma dhe sot e kesaj dite ne vendet e Lindjes se Mesme.
 
gjdo lloj historie e KUR'AN-it te duket absurde pa baza ? si te duket diqka pa baz e absurde kur kurr nuk e ke lexu KUR'AN-in po vetem qka ke ndegju rrugve te tipav me te medhenje se ti .

tjeter gje eshte ta lexosh e prap te mos e kuptosh qe me nje fjal eshte munges truri jo naj gje tjeter , po tipat si ti qe i paske demek 19t vjet faji eshte ma shum prinderor ose shoqeror , sepse qka na thojn dikush qe eshte ni dit me i madh na menjeher thojm ashtu eshte edhe pse nese aj person qe te thot eshte budall .
 
dmth sipas teje besimtaret jane njerez te pa arsimuar ???????
me trego i nderuar ne baze te qkafit e arsyeton se nuk beson? nje argument konkret na e sill ? pse mendon se sipas teje ne po gabojme qe besojme fuqishem se ka Zot dhe ai eshte nje dhe i vetem ,ai eshte krijuesi i qdo gjeje ai eshte All-llahu fuqiplote.
 
Une personalisht kerkoj ARGUMENTA me LOGJIKE. Nuk dua te ofendoj dhe paragjykoj askend, eshte thjesht mendimi im qe mendoj qe feja eshte thjesht dicka qe ka sherbyer per te mbajtur njerezit nen kontroll, duke i bere LAVAZH TRURI. Te sugjeroj te hapesht youtube. te kerkosh George Carlin - Religion dhe do ta kuptosh per cfare lloj argumentash e kam fjalen.
 
Titulli: Ateistet ??

dmth sipas teje besimtaret jane njerez te pa arsimuar ???????
me trego i nderuar ne baze te qkafit e arsyeton se nuk beson? nje argument konkret na e sill ? pse mendon se sipas teje ne po gabojme qe besojme fuqishem se ka Zot dhe ai eshte nje dhe i vetem ,ai eshte krijuesi i qdo gjeje ai eshte All-llahu fuqiplote.

Une mund te sjell shume argumenta, sesi eshte formuar Toka dhe te gjithe planetet, sistemet diellore, galaksite, nebulozat e gazeve etj etj dhe deri tek Evolucioni. Nuk po them se besimtaret jane te paarsimuar, por me duket e veshtire qe dikush i arsimuar te besoje histori te cilat ngjajne me perralla qe u lexohen femijeve para se te flejne gjume. Per njeri te arsimuar flas per ata te cilet arsimohen ne SHKOLLA LAIKE, TE PA KONTROLLUARA NGA FEJA!!!!!!! Shkolla jo laike do te mesoje ato qe thuhen ne librat fetare, dhe nuk i lejne hapesire nje njeriu te arsimuar te studioje dhe te hulumtoje vete. Nuk po mendoj se ju beni gabim qe besoni, thjesht jap mendimin tim. Po ti mund te me japesh argumenta konkrete, dhe te lutem shume mos me thuaj qe njeriu u krijua nga balta dhe se Toka eshte e sheshte.
 
Titulli: Ateistet ??

po me trego mua pra sipas teje nga kush u krijua njeriu, si dhe qfare eshte toka???
 
Titulli: Ateistet ??

Une mund te sjell shume argumenta, sesi eshte formuar Toka dhe te gjithe planetet, sistemet diellore, galaksite, nebulozat e gazeve etj etj dhe deri tek Evolucioni. Nuk po them se besimtaret jane te paarsimuar, por me duket e veshtire qe dikush i arsimuar te besoje histori te cilat ngjajne me perralla qe u lexohen femijeve para se te flejne gjume. Per njeri te arsimuar flas per ata te cilet arsimohen ne SHKOLLA LAIKE, TE PA KONTROLLUARA NGA FEJA!!!!!!! Shkolla jo laike do te mesoje ato qe thuhen ne librat fetare, dhe nuk i lejne hapesire nje njeriu te arsimuar te studioje dhe te hulumtoje vete. Nuk po mendoj se ju beni gabim qe besoni, thjesht jap mendimin tim. Po ti mund te me japesh argumenta konkrete, dhe te lutem shume mos me thuaj qe njeriu u krijua nga balta dhe se Toka eshte e sheshte.
po me trego mua pra sipas teje nga kush u krijua njeriu, si dhe qfare eshte toka??? pse ju mendoni se vetem ata qe kan kryere shkolle fetare jane besimtar ? gabim e keni i nderuar.
 
Titulli: Ateistet ??

Se pari Toka dhe Njeriu nuk eshte krijuar nga dikush. Toka u krijua rreth 5 milion vjet me pare, pas nje Supernova, ku dy yje u perplasen me njeri tjetrin. Nga perplasja ngelen mbetje ne hapesire, te cilat nga forca gravitacionale u bashkuan me njera tjetren duke u rrotulluar rreth njera-tjetres. Ne te njejten menyre u formuan edhe planetet e sistemit diellor si edhe Dielli yne. Rreth 1 miliard vjet me pare, Toka kishte kushtet e persosura per formimin e jetes. Karboni u bashkua me metanin ne uje, i cili permban dhe oksigjen, pra nga reaksioni i ketyre 3 elementeve u formuan qelizat e para, te cilat filluan te shumoheshin, duke u shumuar arriten te formoheshin mikroorganizmat e para, nga te cilat rrodhen bimet nenujore si fillim, me pas bimet tokesore, te cilat ndihmuan ne thithjen e sasise se madhe te CO2, dhe clirimit te oksigjenit ne atmosfere. Me pas mikroorganizmat e tjera nenujore filluan te evoluonin ne qenie me komplekse, duke gjetur kushte edhe jashte ujit te oqeaneve, arriten deri tek dinosauret dhe mamuthet e me vone deri tek njerezit e pare si Neandertalet, Australopiteket e deri tek Homo Sapiens Sapiens te cilet jemi ne sot.
Dua te them se une nuk jam shkencetar, nuk i kam studiuar vete, dhe nuk di te hy deri ne detajet me te vogla, por te sugjeroj te lexosh Teorine e Evoluciont dhe te shohesh dokumentare te cilet flasin per kete gje, e cila mua personalisht me duket me e besueshme sesa teorite fetare te krijimit te njeriut e te tokes. ESHTE OPINION I BAZUAR NE FAKTE! NUK PO PARAGJYKOJ ASKEND!
Nuk mendoj se vetem ata qe kane kryer shkolle fetare jane besimtare, me keni keqkuptuar. Thashe qe ne nje SHKOLLE FETARE MESOHET FEJA DHE TEORITE FETARE. Kjo gje ua mbyll mendjen njerezve te cilet studiojne ne keto shkolla. Njeriu eshte i lire te besoje cfare te doje, ke teori te doje.
 
feja jone ty i nderuar po te duket perrall. ajo qfar na meson kurani qe ka zbrit qe 1431-32 vjet po ju duket përralle kurse ju mua me tregoni para 5 miljona vjetesh qka ka ndodhe.
Kjo per ju nuk eshte përralle ????????? dhe plus asaj ju i quani edhe fakte keto ??? teorine e evulucionit me tregoni ju dhe me flisni per fakte????? ku njeriu ka prejardhjen prej majmuni keto ju duken fakte???? dhe kjo nese per ju ehste me e besueshme se teorite fetare qe po i quani ju ,atehere une skam qa e vazhdoj biseden ma shume me ju. nese njeriu vete mendon se eshte majmun qka te diskutoj me shume??????
 
Titulli: Ateistet ??

Me falni, se e bera gabim. 5 Miliard vjet. Per kete jam i sigurt sepse shkencetaret kane studiuar shkenbinjte e shumte dhe kane arritur te zbulojne moshen e perafert te Tokes. Dhe kjo nuk eshte perralle. Ku jane faktet e Kuranit qe tregon moshen e sakte te tokes?
Dhe une nuk po them se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Aspak. Kjo tregon se nuk e paske shume idene e Teorise se Evolucionit. Njeriu e ka prejardhjen nga NJEREZ PRIMITIVE, te cilet kane ngjashmeri me majmuet e sotem, POR NUK JANE MAJMUNE! JU LUJTEM MOS E NGATERRONI!
 
Titulli: Ateistet ??

Sot, 1 shekull pas Darwinit , shkencat kane perparuar shume dhe na kane cuar ne në mendime te tjera. Sot askush nuk ka me mundesi te perserise fjalet e thena dikur prej Haeckel-it :" Le te me japin mua uje, lende kimike dhe kohe te mjaftueshme se jam ne gjendje te krijoj nje njeri"

Nuk mund ta mohojme rolin e faktorit evolucion ne natyre. Por kjo ndodh brenda kufijsh te caktuar. Me rrugen e evolucionit as krijimi i pare nuk mund te shpjegohet, as edhe ndryshimet e rendesishme. Evolucionistet i mbeshtesin shumicen e shpjegimeve te tyre ne dukurine e shnderrimit, metamorfozes (tjetersimit). Mire po, ne perfundim te hulumtimeve te bera, eshte kuptuar se shnderrimet dhe hopet nuk eshte e mundur te nxjerrin ne shesh nje gjallese te re. Ne te shumten e rasteve shnderrimet (metamorfozat) te cojne ne vdekje ose degjenerim. Shkencetaret jane te mendimit se, per te arritur pergjithesimin e nje cilesie te re te nje lloj me ane te shnderrimit ose hopit, kjo cilesi duhet perseritur afersisht ne 1 milion breza te atij lloji. Sot, krijimi i botes se gjallesave te persosura me kete ritem, eshte dicka qe s'ta nxe mendja.
Aftesia e gjalleses per te evoluar, vete kjo vecori e saj, eshte nje argument tjeter se ate e ka krijuar nje krijues jashte saj.
 
Titulli: Ateistet ??

Ndersa une jam i mendimit se nuk e ka krijuar dikush jeten ne toke, por eshte normale qe thenia e Haeckel nuk mund te perseritet me. Reaksioni i ndodhur para rreth 1 miliard vjetesh nuk mund te perseritet me, dhe normalisht qenies i duhen qindra mijera vjet per te evoluar. Thjesht po te marrim njeriun, mendoni sa ka evoluar ne 200 000 vjet te ekzistences se vet.
Une mendoj se mbi kete do te hidhet drite mbasi te perfundoje komplet eksperimenti i CERN per te vertetuar teorine e Big Bang. Ne qofte se vertetohet, shume gjera te metejshme qe deri me sot kane qene mister, do te zbulohen.
Aftesia e gjalleses per te evoluar, nuk eshte argument qe verteton qe eshte krijuar nga nje krijues. Aftesia e gjalleses per te evoluar vjen nga aftesia per t'u pershtatur me ndryshimet klimaterike qe ndodhin pergjate miliona viteve. Nje gjallese kerkon disa qindra vjet per t'u pershtatur, dhe qindra mijera per te ndryshuar dhe evoluar.
Mua nuk me mjaftojne faktet qe me jep feja per krijimin e universit, tokes dhe njeriut. Nuk besoj se ekziston nje fuqi e mbinatyrshme, dhe nuk kam per ta besuar derisa une ta shoh vete me syte e mi, ose te ma vertetoje dikush me fakte shkencore.
 
Titulli: Ateistet ??

Fakte shkencore ke sa te duash. Problemi eshte se sa dhe si ju i kuptoni ato. Ke argumente edhe ne gjithesi psh. Ne shohim se gjithesia dhe pjeset e saj jane te kufizuara. Gjendja qe paraqet sot materia ne gjithesine, pjeset e se ciles jane te kufizuara dhe ne vellimin e se ciles, duke u bazuar ne gjendjen e sotme, mund te perfytyrohen shtesa ose mungesa, argumentojne ne kete mes, pelqimin e dikujt tjeter. Sepse gjendja qe paraqet sot secila pjesa e gjithesise, mund te ishte krejtesisht ne trajte dhe permasa te tjera. Ekziston pra, nje kujdestar qe i ka dhene asaj trajten e sotme. Thene me fjale tjera, cdo e krijuar e ka krijuesin e saj. Nevoja per krijues e nje gjeje te krijuar eshte nje specifike detyrimisht e ditur, vertetimi i vecante i se ciles nuk eshte i domosdoshem. Sepse te shohesh nje ndertese te larte e te mrekullueshme e te mos pranosh domosdoshmerine se ekziston nje konstruktor i saj, s'eshte dicka qe i perket mendjes. Ti ke mendjen i nderuar, shfrytezoje ate, mendo thelle. Merre shembullin e anijes. Le te mendojme se nje gjemi te ngarkuar plot ne mes te detit te gjere, rrethuar prej dallgeve te terbuara e prej ererave te forta. A e pranon mendja qe kjo gjemi te mund te shpetoje pa pasur nje kapiten qe ta drejtoje? Po ashtu, mendja kurre nuk na e tregon te mundur qe kjo gjithesi me gjendjet e saj te shumellojshme e dukurite e ndryshme te mund te vazhdoje ekzistencen e vet pa nje krijues, nje drejtues e nje mbrojtes. Ne t'gjithe e dime se gjithesia poashtu eshte ne ndryshim te vazhdueshem nga njera gjendje ne tjetren. Atje ku ndodh nje ndryshim, duhet te kete nje NDRYSHUES apo jo? Per rrjedhoje, nenshtrimi i gjithesise ndaj ndryshimeve tregon ekzistencen e nje ndryshuesi qe zoteron fuqi absolute, qe eshte ZOTI.
 
Titulli: Ateistet ??

Nevoja per nje krijues eshte e vetekrijuar nga njeriu, duke mos ditur te shpjegoje shume gjera. Ne nuk e dime komplet gjithesine si eshte e ndertuar, ashtu sic nuk dime per Zotin. Mos ndoshta ky krijues eshte vete Gjithesia? E cila na ka krijuar ne, Token, Sistemin Diellor, Rrugen e qumeshtit, universin tone, ndosha dhe universe te tjera ne kete gjithesi te pafundme? Dhe ky "krijues" thjesht ka ekzistuar gjithmone, ekziston dhe do ekzistoje ne pafundesi? Sepse njeriu e ka te veshtire konceptoje pafundesine. Duhet t'i veje limit gjithckaje. Ose mos ndoshta ky "Zoti" eshte thjesht Dielli, i cili na ka dhene driten dhe ngrohtesine e mjaftueshme per t'u krijuar ne? Perse njeriu patjeter kerkon te gjeje nje krijues? Ose te pakten, pse njeriu kerkon ta perfytyroje kete krijues si nje qenie, dhe jo thjesht nje gjithesi, apo nje yll, i cili i jep driten nje planeti, ne menyre qe te kete gjalleri ne kete planet? Pergjigja ime do ishte kjo. Njeriu e konsideron veten shume te rendesishem per te qene pjelle e rastesise. Kerkon te jete qendra e gjithckaje. Ne fund te fundit, te gjithe kemi lindur, dhe te gjithe do vdesim, njerezimi do te zhduket ashtu sic u zhduken edhe dionsauret, edhe shume specie te tjera. Cdo gje ka nje fillim dhe nje fund, pervec gjithesise, e cila nuk ka as kufi hapesinor, dhe as kufi kohor. Hapesira dhe koha jane aq relative, madje koha ne hapesire praktikisht nuk ekziston. Ne jemi thjesht nje pjese shume shume shume e vogel e nje universi aq te madh, i cili gjithsesi eshte shume shume i vogel. Pra edhe hapesira eshte relative. Pse ne duhet te jemi kaq te rendesishem kur jemi te paperfillshem ne krahasim me universin? Ne fund te fundit, planeti jone do te jetoje edhe per shume kohe pasi te jete shuar njerezimi, galaktika jone akoma me shume se toka, universi akoma me shume se galaktika, dhe gjithesia nuk do te kete mbarim. Dhe nuk do te leme asnje lloj gjurme ne kete pafundesi, do jemi thjesht nje mutacion i suksesshem, por qe do te ngelet thjesht nje mutacion, nje specie e parendesishme per kete pafundesi, madje e parendesishme edhe per planetin tone.
 
Titulli: Ateistet ??

pervec gjithesise, e cila nuk ka as kufi hapesinor

dhe gjithesia nuk do te kete mbarim

Mund te na e vertetosh kete disi ne baze te fakte shkencore apo si te duash ? Flm..!
 
Titulli: Ateistet ??

Me falni, se e bera gabim. 5 Miliard vjet. Per kete jam i sigurt sepse shkencetaret kane studiuar shkenbinjte e shumte dhe kane arritur te zbulojne moshen e perafert te Tokes. Dhe kjo nuk eshte perralle. Ku jane faktet e Kuranit qe tregon moshen e sakte te tokes?
Dhe une nuk po them se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Aspak. Kjo tregon se nuk e paske shume idene e Teorise se Evolucionit. Njeriu e ka prejardhjen nga NJEREZ PRIMITIVE, te cilet kane ngjashmeri me majmuet e sotem, POR NUK JANE MAJMUNE! JU LUJTEM MOS E NGATERRONI!
dhe a e din pse kan ngjajshmeri sepse per shkak te kalimit te kufijve dhe thyerjes se urdherit te All-llahu ata njerez jane shendrruar ne majmun i nderuar.kjo ka qene shperblim ne kohen e me hershme per ata qe i kalojne kufijt/
 
Titulli: Ateistet ??

Pyetja qe ka munduar njerezit gjate shekujve dhe vazdhon te jete e tille edhe ne ditet tona eshte: E krijoi zoti njeriun apo njeriu zotin?

*Jam i bindur se disa ketu do ti pergjigjen me sinqeritet dhe bindjen me te larte se pergjigja e tyre eshte e verteta.
 
Titulli: Ateistet ??

Duke patur parasyh shume rrethana,por, duke patur parasysh edhe faktin qe zoti para ca kohesh festoi ditelindjen e 2010 te ca popuj, e, te ca popuj tjere 1400 e ca, atehere munde te them se njeriu ka krijuar zotin :gjujpeshk:
 
Titulli: Ateistet ??

e, te ca popuj tjere 1400 e ca

Ashtu pra, keshtu njerezit deshmojne vetvetiu se si flasin nga injoranca, pa i pyetur fare. Sa per info, ky vit s'ka te beje aspak me Zotin, sikurse te krishteret qe festojne ditelindjen e "zotit" te tyre. (Krisht-Lindja, ; krishti Zot =Lindja e Zotit/Krishtit). Zoti as nuk eshte i lindur, as s'ka lindur kë, dhe asgje nuk i perngjan atij. Vetem ata njerez te cileve truri ka filluar t'u mplaket dhe infektohet truri nga ca virus, pohojne nje gje te tille sikur ju tani. Ben mire t'ja besh nje format trurit, po pate cd adekuate.
 
Titulli: Ateistet ??

Mendja e njeriut eshte gje e madhe. E madhe dhe e komplikuar. Nqse fillon ti thuash vetes qe je semure dhe beson se je semure atehere vertete semuresh - pra semur veten. Mendja e njeriut e ka kete aftesi.

Tani, fizikisht ndodhem ne pune, po bie shi dhe eshte nje dite e zymte. Porsa mbyll syte, jam ne plazh, eshte nxehte dhe po nxihem nen diell.

...besoj e kuptoni ku po dua te dal sepse shembull si ato te dy me lart ka plot.
 
Titulli: Ateistet ??

Mund te na e vertetosh kete disi ne baze te fakte shkencore apo si te duash ? Flm..!

Sepse deri me sot nuk eshte gjetur fundi! Ate gje e ka thene dhe Albert Einstein.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top