اrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël

Kresha

A pretty face can never trick me
Diasperia akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre.

Nga: Natasha KAMBERI, Mjeke pediatre

Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.

Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.

Qumështi i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe përpjesëtimet që i nevojiten organizmit të fëmijës.

Qumështi i lopës ka mjaft ndryshim nga qumështi i gjirit. Qumështi i gjirit përmban disa lëndë që mbrojnë zorrët nga zhvillimi i shumëzimit të mikrobeve.

Këto lëndë, që gjenden në qumështin e lopës, dëmtohen gjatë zierjes.

Në rast se fëmijës i japim ushqim të papërshtatshëm në sasi e cilësi për moshën, ai nuk është në gjendje ta tresë atë dhe mund të ndodhë që fëmija të vjellë.

Një pjesë e ushqimit të mbetur kalon nga stomaku në zorrë, ku gjenden shumë mikrobe, të cilat, në kushte të zakonshme, nuk janë të dëmshme. Nën ndikimin e ushqimit të patretur, mikrobet fillojnë të shumëzohen, duke shkaktuar kalbëzimin e mbeturinave. Fëmija mund të ketë dhembje barku, të dalat jashtë janë të ujshme e me erë të keqe, fillojnë me 3-4 herë në ditë e mund të shtohen 8-10 herë në ditë. Ngjyra e tyre në fillim është e verdhë e më pas bëhet jeshile. Fëmija është i këputur, pesha e tij fillon të bjerë.

Dispecëria nuk është sëmundje vetëm e stomakut dhe e zorrëve. Helmet që formohen në zorrë thithen dhe shkaktojnë çrregullime të tjera, mund të ngrihet temperatura, të vjellat dhe heqja e barkut shpeshtohen, fëmija këputet, grindet.

Kur fëmija është i dobësuar nga ndonjë sëmundje tjetër ose është me zhvillim jo të mirë, dispeceria mund të shfaqet më rëndë.

Organizmi i fëmijës preket më shumë nëse ai, së bashku me ushqimin, merr mikrobe. Kjo ndodh kur nuk ruhen respektohen masat e pastërtisë në kohën e përgatitjes së ushqimit.

Përveç faktorëve ushqimorë dhe infektivi nga mikrobet, një ndër faktorët që favorizon dispesërinë është dhe vapa e verës.

اrregullime të tretjes mund të shfaqen në çdo stinë të vitit, por gjatë verës rastet e fëmijëve të sëmurë nga barku shtohen, pasi vapa dobëson organizmin e tyre dhe ngrohtësia favorizon zhvillimin e mikrobeve në ushqime e veçanërisht në qumësht. Ka shumë rëndësi që mjekimi i diarresë të fillojë në ditën e parë të sëmundjes, sepse sëmundja mund të rëndohet dhe gjendja e fëmijës të përkeqësohet shpejt. Të vjellat shtohen dhe shfaqen pas çdo pirje qumështi dhe uji. Të dalat jashtë bëhen më të shpeshta e të ujshme. Humbja e shumtë e lëngjeve shkakton dehidratimin e fëmijës. Lëkura zbehet, goja thahet, sytë janë me shikim të lodhur e të shqetësuar, shpesh duken të futur.

Kur preket sistemi nervor qendror, fëmija përpëlitet ose humbet ndjenjat. Kjo formë quhet dispeceria toksike ose helmuese.

Cilat janë masat që duhen marrë për të mënjanuar çrregullimet e tretjes?

Për të mënjanuar çrregullimet e tretjes, fëmijës duhet t'i jepet ushqim i përshtatshëm. Ushqimi më i dobishëm, më i pastër e më i sigurt për fëmijën në muajt e parë të jetës është qumështi i nënës. Në moshën 5 muaj e lart, fëmijës duhet t'i jepet shtesë, në përshtatje me moshën, pure, muhalebi, kos, supë, në mënyrë graduale e në kohën e duhur. Ndalohet heqja e gjirit në muajt e verës. Nëna duhet të respektojë me përpikëri orarin e ushqyerjes së fëmijës. Te fëmijët me ushqim artificial duhet t'i kushtohet vëmendje sterilizimit të përzierjeve të qumështit, rregullit të ruajtjes së tyre në vende të freskëta, shmangia e ushqyerjes së tepërt e të njëanshme.

Vapa favorizon dispecërinë, prandaj duhet të merren masa kundër ngopjes së tepërt të fëmijëve: dhoma të ajroset më shpesh, t'u bëhen banja më të shpeshta, t'u bëhen shëtitje në ambiente të freskëta e pa pluhur.

Për të mënjanuar ngrohjen e tepërt, fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, në përshtatje me kohën e stinën. Dhoma, ku qëndron fëmija, duhet të ajroset më shpesh në kohën e vapës për të krijuar freski. Dyshemeja duhet të lahet shpesh me ujë, në dritare të vendosen çarçafë të lagur, ndërsa fëmijës së vogël i jepet ujë i zier ose çaj i ëmbëlsuar pak.

N.q.s fëmija ka bark e të vjella, kur ai është me ushqim, ndalohet dhënia e ushqimeve. Fëmijës i jepet vetëm ujë të zier ose çaj 1-10 lugë të vogla çdo 5-10 minuta. Për çdo të dalë jashtë diarreje, i jepet 1 gotë ose 150-200 ml tresol.

Mjekimi i diarresë mbështetet në dy pika: 1 – mjekimi dietik

2- mjekimi medikamentoz.

Në mjekimin dietik rëndësi ka dieta hidrike.

Rehidrimi

Me rehidrim kuptojmë zëvendësimin e lëngjeve të humbura gjatë diarresë e të vjellave. Fëmija humbet jo vetëm ujë, por edhe kripëra minerale, si: natriumin, kaliumin, kalciumin, etj.

Rehidrimi bëhet duke barazuar sasinë e lëngjeve të humbura me sasinë e lëngjeve që duhen dhënë.

Për rehidrim është përdoruar tresoli, i cili përmban NaCl 3.5 g, KCl 1.5 g, NaHCO3 2.5 g, glukozë 20.0. këto janë paketa të gatshme, të cilat treten në një gotë ujë të valuar e i jepet fëmijës çdo 5 – 10 minuta një deri 2 lugë. Në rast se nuk ka tresol të gatshëm, ai përgatitet edhe vetë. 1 lugë çaji (5 ml) rrafsh me kripë gjelle hidhet në 1 litër ujë të vakur dhe aty i shtohen tetë lugë çaji rrafsh me sheqer. Përzihet derisa të tretet dhe i jepet fëmijës shpesh e nga pak. Sasia e tresolit që duhet t'i jepet fëmijës, bazohet me etjen që ka fëmija.

Për çdo të dalë jashtë (diarre) fëmijës i jepet një gotë ose 150 ml – 200 ml ujë tresoli.

Marrja e tresolit në pikën e rehidrimit që është hapur në çdo ambulancë ka bërë që rastet me dehidrim të lehtë të mos kalojnë në dehidrim të rëndë.

Dieta e transfuzionit për fëmijët me ushqim artificial 6 – 10 orë i ndërpritet ushqimi e i jepet vetëm tresol. Pastaj i jepet ushqimi që përthithet lehtë, si: lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure mollësh ose ftoi, supë me karota, e cila ka veprim rehidruese e fiksues të ujit në organizmin e fëmijës. Kjo dietë zgjat 1- 2 ditë. Me përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës e me pakësimin e çrregullimeve, fillohet ushqyerja e fëmijës me karbohidrate e proteina.

Në rast, kur dhënia nga goja e tresolit është bërë e pamundur nga të vjellat dhe daljet e shpeshta diareike, kalohet në dehidrimin intravenoz në qendrën e dehidrimit që ka çdo ambulancë.

Mjekimi medikamentoz bëhet në ato raste kur etiologjia e dispacerisë akute është me origjinë infektive.

Rëndësi të veçantë në çrregullimet e tretjes ka dhe ngritja e nivelit të kulturës shëndetësore, sidomos tek nënat e reja në drejtim të mirërritjes së fëmijëve, ushqyerjes së tyre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top