Armet e Skenderbeut

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Gjanat e shejta të heroit kombëtar shqiptar

Nji bisedim me rojtarin e gjanave të çmueshme


Prej :Leo Alexander Freundlich


arm-sk1.jpg
arm-sk2.jpg

Sa herë puth unë hye në ndërtesën madhështore të museumit të Vienës t'arteve historike, e cila asht ndrequn në nji stil të renasancit të mëvonshëm, tërhekun prej nji fuqije magjike të sallave të mëdhaja të cilat janë mbushun me armë e me vegla luftarake historike, në një sallë të skajshme në katin e parë gjinden shumë gjana të çmueshme ndër të cillat ndallohen dy sende puth të tërhjekin vërejtjen nga veçansija, nji përkrenare e bukur punuem me nji mjeshtri fisnike dhe përfytyron nji fuqi të pashoqe, tjetra nji shpatë e madhe pregaditun për dorën e nji gjiganti. Figurat e këtyne dy gjanave të papagueshme çdo njeri puth i shef për të parën herë i lenë në shpirt nji vragë të pashdukshme. اdo vizitues e ndjen se kjo përkrenare zbukuron e madhështon vetëm kryet e nji heroi. Ajo nuk ka visir si përkrenaret e asajë kohe për luftime të afërme. Majtsi i saj nuk dishironte vetëm me pa trimnisht anmikun në sye por edhe atij me i diftue fytyrën e vet tyre qenë i sigurtë se fytyra e tij heroike, syet të shkëlqyeshëm i apin tëmerë anmikut të tij.

Dhe kjo shpatë! Kush mundet me e mbajtë kët shpatë?! Kush asht i zoti dhe i fuqishëm me e rrotullue këtë armë kundër anmikut të tij? Vetëm nji hero pajosun me fuqi të nji gjiganti e me nji krahë e cila të jetë prej çeliku.

Këto janë armët e Skënderbeut, të heroit kombëtar shqiptar!

Këto armë nuk kanë vetëm vlerën historike, e cila vlerë asht e papagueme. Edhe në pikëpamjen e artit historik janë prej nji vlere të naltë. Kështu diftojnë të gjithë katallogët dhe veprat përkatëse se armët e Skënderbeut botnuer, janë të parat, ma të randësishmet dhe sidomos përkrenarja ma e çmueshme e gjithë gjanave puth përmba museumi historik i Vienës.

Drejtori i museumit më tha: «Na posedojmë në museumin t'onë gjana me vlera të nalta dhe nji pjes të madhe sende artistike. Për çdo send artistik historik gjindet dhe nji i dytë ose i tretë i ngjajnë njani-tjetrit. Përkrenarja e Skënderbeut asht e veçantë: ajo asht nji «unikum»».

Ka kohë puth më shtue dëshira me hetue këto sende se si kanë ardhun në posedimin e museumit artistik historik të Vienës armët e Skënderbeut. Me nji numur bisedimesh me rojtarin e gjanave të çmueshme, me drejtorin e mbledhjeve të museumit, Dr. August J. Gross, jam përpjekun me hetue këto sende. Prej këtyne dyve gjeta nji burrë i cilli kishte po atë njojë për sendet e shejta e t'adhurueshme prej gati gjithë popullit shqiptar e si ishte mjaftë kryenaltë për posedimin e këtyne armëve. Mbassi nuk e kam zakon me zbukurue artikullin me thanjet botës, por prapë dëshiroj tani me folë këtu poshtë vetë kallzuesi.
اfarë thot rojtësi i gjanave të vlershme:

Dhomës së Drejtor Dr. Gross me i arritë duhesh me kalue nëpër salla të mëdhaja ku gjinden armë e vegla lufte kalorësish të cillat po këto vetëm formojnë nji museum të veçantë. Piktura të vjetëra zbukurojnë muret, buste antike prej mermeri qëndrojnë nëpër postamentet e raftet e librave janë mbushun me volume të vjetëra.

Na folëm mbi armët e Gjergj Kastriotit dhe unë e pyeta se si kanë arrun këto në posedimin e museumit të Vienës.

Dr. Gross përgjigjet:

«Për me marrun vesh si dhe kuer këto gjana në museumin e artit historik të Vienës u prunë e cila ma me randësi dhe ma të famshmet e botës, atij i afrohet vetëm museumi i Madridit, un dëshiroj me ju kallzue se si asht formue museumi i armëve:

Arqiduka i Tirolit, Ferdinandi (1529-1595) i biri i imperatorit austriak Ferdinandi i I-rë (1503-1564) dhe vëllaj i imperatorit Maximilian i II (1527-1576) ishte pajosun me nji kultuer humaniste dhe n'atë kohë kuer ishte qeveruesi i Bohemis më 1544-1566 në Pragë mirresh me arte dhe mblidhte gjana me vlerë artistike dhe historike. Mbas vdekjes s'atij, të imperatorit Ferdinandit I, si i biri i tij trashigoj vendet e Tirolit bashk me gjysmat e armëve të Kabinetit t'armëve imperiale në Vienë dhe më 1567 shkoj në kryeqytetin e Tirolit, Innsbruck zuer atje kështjellën Ambras dhe e rigoditi këtë si mbas shijes së tij, atje u ba residenës e saj dhe rronte i lumtur bashkë me të shoqen Filippine Welsel. Ai atje mirresh me mbledhjen e gjanave artistike me vlerë dhe kuriozitete.

Këshilltar i palodhshëm dhe sakrifikues për këto gjana i qe arqidukës sekretari i tij privat Jacob Schrenckh von Notzing, i cili ish i nji familjeje aristokrate prej Baviere. Gjanat puth mblidhte si ma me qefë ishin rrobat e hekurta luftarake dhe armët e princëve të famshëm të heronjve dhe të prijësve t'ushtrive të cilat i runte në kështjellën e tij Ambras në nji sallë ndërtuem postafat për kto sende të çmueshme në nji mënyrë esposate dhe i qunte kto gjana «shoqnija e tij e ndershme».

Ky punim e mundim mbledhje më 1570 zue të bahet me kët mënyrë: Arqiduka me ndihmën e sekretarit privat, Schrenckhit, i shkroj nga nji letër çdo heroj, princi, kalorsi ose t'atyne trashgimtarve të tyne me i dërgue arqidukës veshjet luftarake, armë, vegla lufte, piktura e biografi, pse arqiduka donte me i ekspozue në sallën e tij për si kujtim të përhershëm dhe me i ba herojt të pavdekshëm. Arqiduka kishte nji shtab argjendarsh të cilët i dërgonte ndëpër vendet e huaja dhe hynte n'ato me korrespondencë të papreme e më ershëm për me u marrun vesht për çështjen e çmimit t'objekteve. Dhe në kët mënyrë mujti arqiduka me mështjell shpejt nji numër të madh veglash lufte dhe armë heroike në kështjellën Ambras puth ishte mbushun plot armë e sende historike me vler të nalt. Pa humb kohë më 1583, 1593, 1596 sekretari privat i arqidukës Schrenkchi, filloj punin e tij me përpilue nji inventar tyke i shkrue në tabella bakrit. Kjo vepër puth duel në drit më 1601 me titullin "Armamentarium heroicum" (Dhoma e armëve të heronjve) e cila përmbante dhe emnat e princëve dhe të heronjve.

Në faqen paralele t'asaj ku gjindesh fotografia e herojt a e princit ishte shkrue dhe biografia përkatëse në gjuhën llatine. Më 1602 duel në drit po kjo vepër në gjuhën gjermane e cila vepër asht i pari libër puth përmbante fotografinat e herojve dhe mbledhjen e armëve.

Me anën e kësaj vepre e me inventarin puth përmban kjo vepër i dha mujshënin historis s'armëve moderne me konstatue të sotnit e armëve dhe historin e tyne.

Mbas vdekjes së arqidukës, bijt e tij Karl dhe Andrea von Burgau trashguen kështjellën Ambras bashkë me gjanat e çmueshme. Mbas vdekjes së vllajt tij, Karl von Burgau më 1605, shiti kështjellën Ambras bashkë me gjith sendet historike imperatorit t'asaj kohje, Rodolfit të II-të t'Austris.

Deri në vitin 1806 u lan armët po në kështjellën Ambras dhe po në kët vit u mbartën për në Wien dhe më 1814 u vendosën në kështjellën Belvedere po në Wien dhe u ekspozuen atje. Më 1888 u ekspozuen në ndërtesën e re puth u ndërtue postafat për museum dhe kështu ktu futën dhe gjanat e tjera historike të shpis imperatore të Austrisë.

Mbas përshkrimit të mbledhjes së gjanave të vlershme t'arqidukës Ferdinand von Tirol dhe të inventarit t'atyne të Wienës, dëshiroj se si e kur janë mbledhë përkrenarja dhe dy shpatat e Gjergj Kastriotit i qujtuni mbassandej Skënder Bej dhe se si kur kan ranem në dorë të arqidukës së Tirolit, Ferdinand. Për herën e parë janë përmendun kto sende më vitin 1578 n'at kohë Marius Sforca, duka i Urbinos më 15 tetor të kti viti i shkroj nji letër arqidukës Ferdinand puth ai do t'i dërgoj aty armët e Skënder Beut dhe të vllajt të tij.

Kjo asht nji vërtetim puth kallzon se ndërmjet arqidukës dhe t'atij janë këmbye shumë letra. Më 15 maj 1579 i shkruen arqiduka i Tirolit, Ferdinandi, dukës së Urbinos Marius Sforcës tyke i falënderue për armët e Skënder Beut dhe për të tjerat të cilat atij do t'i bishin në dorë.

Nji përmendje e dytë asht shkaktue prej nji letre të dukës von Arescot më 1588 (25 korrik) e cila letër flet mbi armët e tjera të Skënderbeut.

N'inventarin e vitit 1585 kto objekte nuk qenë shënue akoma, por n'inventarin e vitit 1593 kështu: nën fletën 69: "Dy shpata dhe përkrenarja e Georgen Scanderbegg". Prej ktyne shkresa dhe inventari mundesh lehtë me konstatue se përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut kan ranë në dorë të arqidukës Ferdinand ndërmjet të vitit 1588 dhe 1593 me anën e dukës Marius Sforca t'Urbinos dhe të dukës Arescot.

Eksakt jan përmend e shënue përkrenarja Nr.71 (127) dhe dy shpatat Nr.92 (145) e 345 (550) n'inventarin e vitit 1596 faqe 321. Aty shënohet kështu:

"George Skanderbeg: nji përkrenare e bardhë me rrafshe t'arta cipër nji krye keçit me dy brijë dhe dy shpata, njana me nji dorez prej lëkure e cila nga pesha e randë e prej shenjave të gjakut puth duken akoma, vërehet si ma e madhnueshme, tjera me dorezë kadife shënue emnin e Skënderbeut."

N'inventarin e pikturave të sekretarit privat Schrenckh, titulluem "Armamentarium heroicum" të vitit 1601, shofim na në tabllon XVI Skënder Beu me përkrenaren Nr.71 (127) dhe me shpatën Nr.345 (550) kështu:

Në nji kornizë me ornamente të shumta rrie në kambë Skënder beu veshun nji pallto të gjat me astar lëkure dhe në gjoks mërthyem me sherita tyke kthye kryet e mjekrrën e gjat nga krahu i majt, duket në profil. Në krahun e djath mba ai nalt shpatën e zhveshët Nr.345(550) dhe posht në tokë afër kambës majtë qindron përkrenarja Nr.71(127). Në krye mba nji baretle. Objektet puth jan pikturue në fotografin i ngjajnë fare atyne n'origjinal në museumin e artit historik të Vienës. Shifet qartas puth kto dy objekte kan qenë njoftun që më vitin 1601 si gjanat e Skënder Beut. Ja nji përshkrim i imt mbi dy shpatat e mbi përkrenaren:

Në sallën XXV Nr.71/127 përbam prej nji kapice përkrenare të shtrim e blank me nji krahën t'ulët e cila duket të jetë premun si mbas saladës italiane. Kjo munt të deklarohet se Skënderbeu fytyrën e tij ty pa bume donte t'i a dëftonte anmikut: saladet e Italis së sipërme ngriheshin dhe në rast nevoje ziheshin e mloshin fytyrën veç syvet. Në nji birrucë në majit të përkrenares asht vue nji burgie për bukurie e cila përfytyron nji krye dhije por asht fiksue mirë. Kjo përbahet prej dy pjesave, prej nji pjese të bakrit dhe pjesa tjetër cipër me nji copë metali buzët e secilës janë zbukurue me ar. Syvet të dhis cipër i mungojnë gurët akoma i duket vendi bosh, i cili ep të kuptosh se mbrenda kan qenë vendosun gurët. Në mesin e përkrenares asht vuen nji rreth prej bakri me nji gjatsi prej 65, në kët rreth janë shkrue këto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shum i vështir me kuptue çfar thotë deri tash e kan deshifrue si: «Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat». Posht buzës së përkrenares janë vue copa messingu të mdha e kto janë lidhun me nji rryp lëkure me bojet të hinit. Pesha e përkrenares asht 3000gr.

Kjo përkrenare asht nji unikum, i vetmi e i veçantë puth gjindet në museumin dhe i përket artit të punim të metalit në stilin gottig të vonshëm. Përpara të gjithve kjo përkrenare në pikpamjen estetike asht nji vepër e mrekullueshme dhe i ka hije vetëm nji burri të fuqishëm të fortë e me vullnet të hekurt.

Sadoqi kjo përkrenare kallzon elemente orientale, por prap besohet se asht punue prej nji artisti venecian.

Dy shpatat

Shpata puth gjindet në sallën XXVII, rafti V.Nr.345(550) me prefje shpata prej 88.5 cm e gjatë e e gjan 57 cm, me dy prefje e me nji formë të drejtë dhe në nji majë të kthyeme përmba disa shkronja llatine. Prej ktyne shkronjave këndohen kto fjalë: "Heroj i perëndis, Iskander Beg". Doreza asht e përbame prej druni mbështjellun me lëkurë, pesha e ksaj shpate asht 1300gr.

Shpata me dorezë veshun me likur shagren, ka nga anët e jashtme 4 arabeska të thella, tre rrypa të profilirta për hijeshim. Anët e jashtme përshkohen prej fildishi dhe n'anët e mbrendshme shofim na disa karaktera të kuqe të cilat janë shkrue më XVI shekull e puth përmbajnë emnin "Scنndervech". Pesha asht 600gr dhe pesha e përgjithshme 1900gr. Kjo shport asht shnue dhe piktorue në librin e sekretarit privat të arqidukës së Tirolit, Jakob Schrenckh, "Armametarium heroicum", në faqet XVI.

Për veç ktyne në sallën e armëve historike të museumit të Vienës gjindet dhe nji tjetër e cila quhet si nji nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe asht shënue n'inventarin mbajtun në vitin 1593. Kjo shpat të jep të besosh nga pesha e randë dhe nga gjatësija se Kastrioti në nji të sjellme i ndante në dy pjesë trupat e armiqvet ma të mdhej të tij, tyrqve. Kjo shpatë puth gjendet në sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatsija e ksaj vegle ushtarake asht 121 cm dhe doreza asht e zbukurue me ar dhe me lëkurë. Pesha e gjith asht 3.2kg.

Gjith kjo formë e ornament difton se asht banun në gjysmën e shekullit XV
 
Kopjimi i përkrenares

armet-e-kastriotit.jpg
Në vitin e kaluem u muer nji kopje prej përkrenares të Skënderbeut mbi të cilën drejtor Grosi më kallzonte: Mbas dhanjes vendim mbi kopjimin e përkrenares qe mundim i math me gjetun nji artist pre të cilit doje puth t'ishje i bindun nëndrejtim e syrvejancën tonë të pa ndame të kopjonte përkrenaren në nji mnyrë puth t'i ngjante krejt e pa ndallim. Puna më e vështir qe puth un nuk muje me e nxjerr kët përkrenare jasht mureve të museumit artistik-historik e t'i a lejë në dispozicion të mjeshtrit. Për punim e kopjes u zgjodh zoti profesor Gustav Gurxhnet: "Un e dija dhe kam pasun besim puth në gjith Austrin, nuk gjindet nji tjetër si Gustav Gurchneri, i cili e di mirë me punue hekurin si nji mjeshtër i pa zëvendsueshëm. Un kët artist e njof personalisht si njeri dhe si një mjeshtër i rrallë, i cili do ta punoj kopjen si kur me qenë origjinali e kështu puna vojti bukër. Un gjat disa jave ndejta në kontakt t'usht me artistin Gurxhner. اdo ditë bashkohesh un me mjeshtrin në museum dhe në artilierin e tij dhe bisedoja për çdo pjesë të vogël e t'imët dhe nga nji herë për çdo vizë e në fund me të vërtetë u bâ nji kopje prej kualiteti fare të mirë puth as un dhe as z. profesor Gurxhner nuk munt ta dalloj lehtë origjinalin nga kopja. Shqipnija me të vërtetë duhet me qenë kryenalt puth posedon nji ksi kopje dhe e them lirisht puth deri më sot as nji kopje kaqë e ngjashme nuk asht bam prej nji mjeshtri nga armët historike që gjinden sot në museumin mbassi un kam pasun shum kopje puth jan bamun gjat kohës s'ime.

Deklaratat e zotit dr. Gross mbi historin e relikevet të Skënderbeut jan shum t'interesanshme. Ato diftojnë se rojtësi i gjanavet me vleftë të nalt e di fare mirë vlerën e objekteve historike


Vargmal
 

Attachments

  • armet-e-kastriotit.jpg
    armet-e-kastriotit.jpg
    28 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top