alfonci
Veri investigatio
Intervistoi P. Ndue KAJTAZI, O.F.M.
Dy dekadat e fundit për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë shënjojnë një kthesë të madhe drejt asaj që ne e quajmë pranimi i të qenit në shtratin tënd të lindjes. Ka pasur pak raste në historinë tonë me ndërrime të këtilla që kanë qenë në drejtim të duhur kombëtar, me qëllim për të pasur atë që na është marrë nga duart qe disa shekuj. Për këtë ndërrim kanë kontribuar njerëz tanë të përkushtuar, pa i përjashtuar miqtë tanë perëndimorë, duke u flijuar në sfera të ndryshme, me qëllim të përmirësimit të çështjes kombëtare. Po ashtu këto njëzet vjetët e fundit do të shënohen si një epokë e diskutimeve të shumë çështjeve të nxehta, siç thuhet, për sa i përket identitetit tonë shqiptar, se a jemi evropianë apo lindorë? Zotëri Arbër Xhaferri, njihet në skenën politike dhe kulturore që ka kontribuar konsiderueshëm në/për çështjen shqiptare në përgjithësi. Me që ai ditët e fundit është tërhequr nga angazhimi aktiv politik, e konsideruam shumë të qëllimtë për të bërë një intervistë me të, për disa çështje të identitetit tonë evropian e të politikës sonë, si dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi
Kajtazi: Kush janë shqiptarët në Maqedoni, sa janë? Ku janë shqiptarët e krishterë atje, a ka të tillë, apo çfarë ishte fati i tyre?
Xhaferri: Shqiptarët, kudo qofshin ata, janë shqiptarë pa marrë parasysh juridiksionin administrativ, besimin, bindjet ideologjike, dialektin, larushinë folklorike etj. Deri më tani kemi funksionuar, në momentet më të vështira historike, si një komb, sidomos gjatë krizës kosovare, kur u arrit një homogjenitet, një kohezion impresiv, pa marrë parasysh dallimet. Jemi një komb, nga që pajtohemi rreth çështjeve më të rëndësishme që formojnë identitetin kombëtar:
•• jemi popull autokton, me origjinë evropiane, pasardhës të ilirëve;
•• jemi ndër evropianët e parë që nga vetë apostujt e pranuam krishterimin;
•• flasim një gjuhë, tashmë edhe të standardizuar, që është njëra nga gjuhët fundamentale evropiane;
•• pranojmë se kemi histori të përbashkët, pa dallime sinjifikante në interpretim;
•• pranojmë se kemi një kulturë;
•• i nderojmë pa dallime personalitetet historike, kulturore kombëtare;
•• kemi gjetur dhe pranuar formulën për tolerancën fetare, atë të Pashko Vasës, që është shndërruar në maksimë obliguese për të gjithë shqiptarët; ”Feja e shqiptaritështë shqiptaria”;
•• dëshirojmë të jetojmë, të veprojmë dhe ta ndërtojmë bashkëardhmërinë tonë, etj.
Këto janë bindje të pamohueshme të çdo shqiptari. Deri më tani nuk kemi opsione të kundërta që do t’i kontestonin këto përcaktime. Natyrisht që ka dallime të ndryshme që krijojnë identite te dytësore apo tretësore, ashtu si në radhët e çdo popullit jetër. Pra, shqiptarët e Maqedonisë janë një pjesë përbërëse e kombit që kanë të njëjtin identitetet (histori, gjuhë, traditë, kulturë) dhe gatishmëri që të frymojnë njësoj si pjesëtarët e tjerë të kombit shqiptar. Nga gjiri i popullit shqiptar të Maqedonisë dolën dy nobelistë: Nëna Terezë dhe Ferid Muradi. Sipas të dhënave të ndryshme, bie fjala, numrit të filloristëve në Maqedoni më së paku 1/3 e popullsisë janë shqiptarë, të cilët vazhdojnë ta ndërtojnë identitetin kombëtar mbi principet e njëjta si në hapësirat e tjera shqiptare. Këtë proces të kombformimit do ta përshpejtojnë dy universitetet që funksionojnë në Tetovë. Në Maqedoni kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shqiptarët e krishterëtë ritit katolik, duke filluar nga Pjetër Bogdani deri te Nëna Terezë, pastaj ata të ritit ortodoks që banojnë në rajonin e ashtuquajtur të Rekës, rreth Gostivarit. Ata flasin një gegërishte të pastër, madje sipas disa gjuhëtarëve më të kulluar se gegërishtja e vëllezërve të tyre myslimanë që është një fenomen atipik, i rrallë. Josif Bageri, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ka qenë shqiptar ortodoks i këtyre anëve. Në Manastir dhe rrethinë ekzistojnë gjurmët e shqiptarëve protestantë, kryesisht pasardhësit e familjes Qiriazi. Mjerisht, për shkaqe të ndryshme, identitetin kombëtar e kanë ruajtur vetëm të krishterët katolikë. Ata kryesisht jetoj në në Shkup.