Andaluzia e periudhës Islame

Ibn Khatimeh El-Ensari
---------------------------
Kur Evropa mendonte se murtaja ishte mallkim qiellor, shkencetaret myslimane kerkonin dhe perdornin mendjen per te kuptuar kete epidemi dhe per ta penguar perhapjen e saj, e mes ketyre ishte edhe doktori dhe shkencetari Ibn Khatima El-Ensari , autori i se pares vepre mjeksore rreth shkences se epidemise..

Ka lindur ne vitin 1333 ne Almeria, Spanje..Ne juglindje te Andaluzise. Qysh i vogel mesoi Kur`an-in permendesh si dhe shkencat arabe dhe islame.. mesoi ne doren e shume prej mesuesve te njohur te asaj kohe jo vetem te qytetit te tij ku lindi, por edhe ne qytete te tjera duke perfshire edhe Granaden per te marre dituri te gjere fetare dhe shkencore..
Ne vitin 1347-1348 evropa u perfshi nga murtaja e zeze , ku edhe Andaluzia u perfshi ne kete pandemi , epidemi e cila mori jetet e shume prej dijetareve, politikane, letrareve te njohur te kohes, me peshe ne jeten fetare, sociale e politike..

Ibn Khatima ndihmone te semuret, i kontrollonte dhe i studionte rastet e tyre per te kuptuar sesi shperndahet dhe transmetohet , duke regjistruar te gjitha te dhenat dhe shenjat e semundjes , dhe duke shenuar edhe opinionin e tij , per te arritur ne perfundimet sesi shperndahet epidemia . Mosperhapjen e tij e shikonte duke e izoluar te semurin . studio dhe dha shenjat e te semurit me perpikmeri si dhe shkaktaret me saktesi..

Puminet e tij jane te ruajtura ne muzeun e El Elscorial te Spanjes..Si dhe te regjistruara ne manuscriptet e patriarkut Miguel Casiri ( 1710-1791) , punime te fushes se mjeksise dhe letersise...

96267662_680404569450400_1006541631815417856_n.jpg
 
Ndryshe quhej nëna e studentëve.. universiteti i Bolonjës. E më pas vijnë të tjerat në veri të Europës.
IMG_20210126_232953.jpg
 
Në oborrin e el Hakamit II në Kordovë, figura e shquar e kirurgjisë arabe, Ebul Kasim (930-1013) shkroi veprën e tij et-Tesrif, një vepër voluminoze mbi mjekësinë ku autori shfrytëzon një numër të madh përvojash personale dhe pjesa e tretë e sa cilës një ditë do të hidhte themelet e kirurgjisë evropiane.
Sado e përçmuar që ishte, e mbështetur në anatominë, ajo do të fitonte te ne, si degë e pavarur e mjekësisë, të drejta të barabarta me disiplinat e tjera.
Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 185

142790926_870898103734378_2986071132132684968_n.jpg
 
Për shumë shekuj, Islami ka qenë civilizimi më i madh në tokë, civilizimi më i pasur, më i fortë dhe më inovativ në çdo fushë të rëndësishme të përpjekjeve njerëzore!

Historiani Amerikan Bernard Lewis

143064096_871042683719920_8959283865025385067_o.jpg
 
Me këtë pamje mbreslënëse nga Granada, ju urojmë një ditë të begatë!

143132016_871489883675200_1787035440014354859_n.jpg
 
Qytetërimi islamik arab në Andaluzi
Andaluzianët qëndronin lart në shijet e tyre të përgjithshme. Një Andaluzian ishte elegant në fjalët e tij, mënyrën se si ulej dhe ushqimin e tij. Ai tërhiqte vëmendjen me elegancën dhe përsosjen e tij. Ata ishin të parët që përdorën peceta tryeze ndërsa shamitë e grave ishin me ngjyra dhe madhësi të ndryshme dhe dallonin nga shamitë për burra. Shamitë e grave ishin gjithashtu të aromatizuara.

143623544_872223483601840_6315965858771672976_n.jpg
 
Fabrika e parë për prodhimin e letrës ishte ajo e ndërtuar në Bagdad, në vitin 794 të erës sonë, në kohën e halifit Harun Er-Rrashijd. Ky hap ishte një vazhdimësi e përpjekjeve dhe angazhimit të prijësve muslimanë në përhapjen e dijes. Më pas fabrika të tilla u përhapën në të gjitha anët e shtetit islam deri në Anadalus.
Europa njohu fabrikën e parë të prodhimit të letrës vetëm në vitin 1340 në Itali. Në vitin 1389 ishte Nürnbergu i pari qytet gjerman që kishte një fabrikë të tillë.
(Shkëputur nga libri " Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin" Sigrid Hunke)

144327783_872149083609280_1274647160393357273_o.jpg
 
Mund të quhet civilizimi i mrekullueshëm!

Zhvillimi i këtij civilizimi është një temë emocionuese dhe një nga temat e denja për tu soditur dhe studiuar në histori, sepse shpejtësia e mahnitshme me të cilën u zhvillua dhe u formua ky civilizim, është diçka e denjë për soditje të thellë dhe është një fenomen shumë i çuditshëm në historinë e shfaqjes dhe zhvillimit të civilizimit dhe ngre gjithmonë llojin më të madh të admirimit në zemrat e studentëve.
Mund të quhet një civilizim i mrekullueshëm, sepse ai u krijua, u formua dhe mori formën e tij përfundimtare shumë shpejt dhe në një kohë shumë të shkurtër, kështu që mund të thuhet se ai u përfundua dhe arriti kulmin e tij edhe para se të fillonte.

Studiuesi hebre Franz Rosantal

144469346_873267836830738_2131008592070688695_n.jpg
 
Sinqerisht, ndonjëherë ndihem e dëshpëruar që të jem në gjendje të komunikoj pasuritë e civilizimit mesjetar islam. Thjesht më mirren fjalët kur them gjithçka që mendoj se di, është vetëm shkëlqimi më i zbehtë i realitetit ngacmues, marramendës, epik 1.000 vjeçar.

Dr. Stephennie Mulder

144911221_872858406871681_690544098623336177_n.jpg
 
Të vihej në pikëpyetje autoriteti nuk konsiderohej gjë shumë e sjellshme në Mesjetë, veçanërisht kur bëhej fjalë për autoritetin e kishës. Selia e Shenjtë mbante monopolin mbi çështjet intelektuale. Çdo gjë që nuk përputhej me doktrinën katolike ndalohej. Kushdo që e sfidonte atë ishte në rrezik burgimi, shkishërimi ose vdekje. Auto-da-fé[1] ose djegia publike e heretikëve u bë një pamje e zakonshme në Evropën mesjetare. "Heretik" nënkuptonte cilindo që ishte aq budalla sa të vinte në dyshim Kishën Katolike.

Mark Graham

[1] Auto-da-fé (që do të thotë: “akt i besimit”) ishte një ritual pendese publike që ka egzistuar mes shek XV – XIX kundër heretikëve dhe fe-mohuesëve i zbatuar nga inkuizicioni spanjol, portugez dhe meksikan, si një dënim nga autoritetet. Forma me ekstreme ishte dënimi me ndekje në turrë të druve.

145286783_874004723423716_448067471096549754_n.jpg
 
Nëse e pyet këtë korridor të brendshëm të vendosur thellë, të rrënjosur në rrëfimet e viteve, të ulur në shpatet e Maleve Alpajuras, për gjendjen e tij, pse nuk hipi në valët e përparimit modern urban dhe pse nuk hodhi mbi supet e tij petkun e vjetër andaluzian drejt harresës dhe pse nuk e ndryshoi lëkurën e tij të veshur? Ai do të të kishte thënë: Më pikëllon ndryshimi, sepse pamja ime dëshmon për fisnikërinë e Andaluzisë. Kështu më la Muhamed bin Umeja dhe njerëzit e tij dhe kështu do të qëndroj derisa të kthehet një tjetër Muhamed.
Qyteti Capileira, Malet Al-Basharat

145286783_874004723423716_448067471096549754_n.jpg
 
Dorëshkrim i "Anatomisë së Trupit të Njeriut" e punuar nga Mensur bin Ilias, një studiues i shekullit të nëntë hixhri, dhe praktikuesi më i rëndësishëm i anatomisë mjekësore të trupit të njeriut, duke paraprirë kështu Andreas Vasalius dhe Leonardo Da Vinci.
Dorëshkrimi është i ruajtur në librarinë universitare King Abdul Aziz

444.jpg333.jpg22.jpg111.jpg
 
Një pllakë guri që dokumenton vendin e ndërtimit të anijeve që u porosit nga Kalifi Al-Nasir në Tortosa në vitin 333 Hixhrij.
Kjo pllakë u vendos në murin e pasëm të Katedrales së Tortosas, e cila ishte ndërtuar në vendin e xhamisë.

147257156_875893713234817_2938893809058696399_o.jpg146554876_875893683234820_8809364983538227315_o.jpg
 
8.jpg7.jpg6.jpg5.jpg4.jpg3.jpg2.jpg11.jpg
 
A keni dëgjuar për "Dëshmorët e Krishterë të Kordobës"?
Një nga episodet më të çuditshme që ka ndodhur në Andaluzi quhet 'Dëshmorët e Krishterë të Kordobës'. Andej nga viti 850 e.s. u shfaq një fenomen i çuditshëm: Shenjtorët dhe udhëheqësit e krishterë do të ecnin në qendër të qytetit, ose do të qëndronin jashtë xhamisë, dhe me zë të lartë dhe pa mëdyshje do të përdornin fjalë blasfemie kundër Allahut ose Profetit (salallahu alejhi ue selem) duke përdorur gjuhën më vulgare dhe fjalorin më të përçmuar, dhe duke e ditur plotësisht se dënimi për këtë blasfemi publike ishte burgimi ose vdekja e mundshme. Në fakt, mendohet se rreth pesëdhjetë njerëz të tillë përfundimisht u 'martirizuan ’për kauzën e tyre.
Pse do të vepronin ndryshe (nga këndvështrimi i tyre fetar) dhe nga njerëzit e tjerë në një mënyrë kaq të çuditshme?
Studiuesit e mëvonshëm tregojnë për gjendjen shpirtërore dhe mendore që ndodh kur një grup fillon të humbasë fuqinë. Drejtuesit e një lëvizjeje fillojnë të veprojnë në mënyrë të parregullt, duke bërë vepra të pashpjegueshme me qëllim që të tërheqin vëmendjen, * çdo vëmendje, ndaj vetvetes dhe kauzës së tyre. Gjatë këtij afati kohor, popullsia e Andaluzisë po hynte në Islam me ritme më të larta dhe më të larta, dhe njerëzit po e linin Krishterimin dhe përqafonin besimin e ri. Këta martirë dëshmorë ’, duke dashur me zjarr të bëjnë diçka për të mbrojtur besimin e tyre të vjetër, dhe gjithnjë e më të hidhur kur panë që strukturat e tyre intelektuale po prishen, ndjeheshin aq të pafuqishëm sa u drejtuan këtyre episodeve psikotike duke u shfaqur në sulme gjithnjë e më të paarsyeshme, të cilat, natyrisht në rastin e tyre pati pasoja të rënda. Ironia, natyrisht, është se këto shfaqje publike të një mendjemadhësie të pastër, as nuk i ndihmuan kauzës së tyre dhe as nuk u solli dobi atyre personalisht. Islami vazhdoi të përhapet derisa një shumicë e madhe e atij populli dhe atij vendi u bënë myslimanë.


P.s Për ata që janë të interesuar për të lexuar rreth këtij incidenti, është një libër i mirë i shkruar nga Jessica Coope me titull, 'Dëshmorët e Kordobës'. Sigurisht ajo nuk është autore myslimane, por materiali në të është historik dhe në të vërtetë përshkruan shifrat, incidentet dhe ndodhitë në mënyrë të përpiktë.

148431337_877681696389352_5259829615552713561_n.jpg
 
Unë bëra atë që çdo njeri duhet ta bëjë në punimin e tij: Vlerësova sukseset e paraardhësve, korigjova pa u trembur gabimet e tyre dhe ua besova brezit të ardhshëm dhe njerëzve që do të vijnë më pas atë që duket si e vërtetë!
El Biruni (i cili ka ndërruar jetë në vitin 1084).

111.jpg
 
Janë të panumërta rrugët, përmes të cilave turmat e qytetërimit të dalë nga rezervuari andaluzian u derdhën mbi Spanjën veriore e më pas, përtej Pirenejeve, në pjesën tjetër të Evropës.

Ishin mësuesit arabë që punësoheshin për t’u dhënë mësim trashëgimtarëve mbretërorë, ishin mjekët arabë që thirreshin tek koka e të sëmurit dhe ishin përsëri arabët që kryenin punën e kopistit nëpër zyrat mbretërore.

Së fundi, ishin zyrtarët arabë të oborrit ata që kishin fjalën e fundit në Barcelonë, Burgos e Lisbonë.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 404

BvcAYJ.jpg
 
Për shekuj me radhë, Toledo kishte qenë pjesë e Andaluzisë. Më pas, kalifati u shpërbë dhe filloi epoka e taifave (principatave).
Pastaj shumë shpejt, Toledo u pushtua nga Alfonso VI i Kastilës në vitin 1085. Në këtë qytet të kulturuar, të krishterët gjetën një thesar mbresëlënës të dijes.
Alfonso e bëri Toledon kryeqytetin e ri të një mbretërie ku kulturat muslimane, e krishterë dhe hebraike kryqëzoheshin, siç kishin bërë më parë për shekuj në Andaluzi në luftë e në paqe.
Alfonso e bëri oborrin e tij mbretëror sipas modelit të muslimanëve.
Fjalët arabe filluan të ndikojnë gjuhën kastile. Oborrtarët e krishterë dhe përfaqësuesit gjithashtu silleshin si arab, vishesin, hanin, zbukuronin dhe madje kompozonin në stilet e sofistikuara të fqinjëve të tyre jugorë.
Toledo lulëzoi me pjellori kulturore. Vizitorët nga e gjithë bota e krishterë mrekulloheshin nga bukuritë e Spanjës islamike, atë që një udhëtar e quajti “stoli e botës”.
Për evropianët që akoma ishin të zhytur në mjerimin mendor të epokës së errët, Toledo ishte një fener ndriçimi. Ata ngjanin si fluturat e natës që vrapojonë drejt dritës.
Mark Graham

148611689_880050389485816_1203830233180221640_n.jpg
 
Une them boll solle per Andaluzine. Sill pak per Notre Dame sesi i ka adaptuar stilet lindore dhe shiten si te vetat :p
 
Kto budalliqe ju mbajnë gjallë ju ?
 
Une them boll solle per Andaluzine. Sill pak per Notre Dame sesi i ka adaptuar stilet lindore dhe shiten si te vetat :p

Jo vetem Notre Dame, por cdo gje pothuajse e kane te vjedhur :D

Shkojme me klipin e radhes kur thoshte nje mik i imi :p

Historia fillon në qytetin të cilin El Greco[1] e përkujtoi në tablonë e tij mahnitëse. Duke parë portretin e tij shpirtëror të qytetit, me kodrat me bar që valëviten nga era, ndërtesat e tij të larta dhe të zymta nën një qiell të trazuar, mund të ndjehet intensiteti i Toledos.
Sot turistët mund të vizitojnë katedralen e saj gotike, të shohin Varrimin e Kontit të Orgazit[2] të el Greco, dhe duke ecur avash nëpër rrugët e ngushta mesjetare.
Nëse dikush shikon nga afër, ka mbetje të një epoke më të hershme, një kohë kur muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetuan dhe mësuan së bashku në këtë vend. Toledo ishte më shumë sesa thjesht një frymëzim për një pikturë të famshme. Kjo ishte vendlindja e revolucionit shkencor të Evropës Perëndimore.
Mark Graham
[1] El Greco: (1541-1614) emri i tij i plotë është Domenikos Theotokopoulos, ishte një piktor, skulptor dhe arkitekt grek i Rilindjes Spanjole.
[2] Varri i Kontit të Orgazit është një picture e famshme e piktorit El Greco e bërë në vitin 1586.

149158622_879444536213068_8154568240499664360_o.jpg
 
Civilizimi islam

Në procesin e ndërtimit të civilizimit Islam, të gjitha racat shkëmbyen role, së pari ishon Arabët, pastaj Persianët, Turqit dhe Berberët derisa u formuan shtetet dhe çdo popull kontribuoi në tokën e tij dhe e përfundoi ndërtimin.
Qytetërimi islam nuk u atribuohet vetëm arabëve, por të gjithë popujve që e përqafuan këtë fe, kontribuan në të dhe ngritën flamurin e saj, si persët, kurdët, berberët, indianët dhe mongolët.
Nuk ka civilizim në histori që nuk i atribuohet emrit të një toke ose populli, si psh civilizimi kinez apo ai evropian, por civilizimi ynë, i atribuohet Islamit dhe arsyeja është se ai doli prej tij.

Oaza e Historisë dhe Qytetërimit

149571285_880579072766281_5183932862853171874_o.jpg
 
Njëkohësisht me sjelljen e palmës së parë në tokën andaluziane, Abdurrahmani mbolli aty lulet e arteve të bukura arabe; ato lulëzuan dhe degët e tyre:arkitektura, poezia dhe arti i të dashuruarit do të përhapeshin e do të lëshonin rrënjë edhe përtej kufijve, në mbarë Oksidentin.
Gjatë tridhjetë e tre vjetëve të një regjimi të trazuar nga luftime të vazhdueshme, Abdurrahmani I hodhi themelet e shtetit më të ndritur që ka njohur Mesjeta. Dhe secili nga pasuesit e tij të shquar do ti shtonte një gur ndërtesës së tij të lavdishme.
Po ashtu, çdonjëri prej tyre do të kontribuonte në përsosjen e xhamisë së madhe të Kordovës, ndërtimi i së cilës ishte nisur nga Abdurrahmani.
Sigrid Hunke "Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin" fq 338.

149797253_880797382744450_1385143151024872794_n.jpg
 
Ja se me çfarë fjalësh hartohej diploma e një specialisti arab të kirurgjisë së vogël?!
Pasi i jemi lutur Zotit që ta udhëzojë, i japim të drejtën të praktikojë kirurgjinë sipas aftësive të tij, në mënyrë që të marrë kënaqësi dhe sukses në ushtrimin e profesionit të tij. Prandaj, i japim të drejtën që të mjekojë plagët deri në shërimin e tyre të plotë, të bëjë marrje gjaku, të heqë hemorroidet, të shkulë dhëmbët, të qepë plagët dhe të rrethprejë foshnjet…por, për të tjerat ai duhet të këshillohet me ata që janë sipër tij si dhe mësuesit e tij, që kanë më shumë përvojë se ai.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 144

autumn_trees_road_fog_landscape_4288x2848.jpg
 
Në këtë tablo pasqyrohet pritja e një numri tê madh hebrejsh të ardhur nga Andaluzia në tokat Osmane. Ishin pikërisht ata hebrej që u larguan nga shtypja kryqtare pas rënies së Granadas në vitin 1492. Kujtojmë me këtë rast se ata nuk gjetën strehim tjetêr përpos tokave të Sulltanit për të cilin do të punonin shumë pas disa shekujsh që ta rrëzonin në bashkpunim me vendet perëndimore që më parë ishin larguar prej ferrit i të tyre.
Ahmed Salem

150934035_882525579238297_2112025285260545607_n.jpg
 
Kitāb el-Hāwī ishte vepra më voluminoze e shkruar ndonjëherë në arabisht, duke përfaqësuar tërë sasinë e mençurisë mjekësore. Libri përmban mësime nga shkrimet e Hipokratit dhe Galenit, Palit nga Egina, Theodoceus së Bizantit, Priftit Aron, Mesarxhewajhit, Thabit ibn Kurra, Hinduistit Susruta dhe Ali et-Tabariut – mësuesi i Rrazi. Një gjithëpërmbledhës i mjekësisë greke, persiane e indiane, el-Hāwī gjithashtu përmban tregimet e Rrazi për eksperimentet dhe obzervimet e tij, duke përfshirë dhe thëniet që u bënë të famshme në Evropë, si:
"E vërteta në mjekësi është një qëllim që nuk mund të arrihet, dhe gjithçka që është shkruar në libra vlen shumë më pak se përvoja e një mjeku që reflekton dhe arsyeton."
Në këtë thënie tepër të rëndësishme, besimi i verbër në autoritetet e lashta refuzohet për t’i lënë vend empirizëmit të ri të vëzhgimit dhe eksperimentimit. Me Rrazin, humanizmi shkencor, i cili do të ndryshonte përgjithmonë shoqërinë evropiane, lindi.

Mark Graham

1.jpg
 
Shkencat Arabe zhvilluan në kimi metodën shkencore eksperimentale, që ishte mjeti më i rëndësishëm i mendjes moderne dhe krenaria e saj më e madhe.
Kur Rogeri e solli këtë metodë në Evropë, pasiqë ishte bërë e njohur nga Xhabir Ibn Hajjan pesëqind vjet mē parë, ajo që e drejtoi në këtë ishte drita që ja ndriçoi rrugën nga arabët e Andaluzisë. Kjo dritë nuk ishte gjë tjetër veçse njē pishtar që erdhi nga myslimanët e Lindjes.
Will Durant "Historia e Qytetërimit"

151705251_882959299194925_2171273508210251031_n.jpg
 
@Loverboy ke njohuri per kete xhami juma masjid

Shiko fotografinë 1776022

Kjo eshte Jama Masjid, por njihet si Juma Masjid (xhamia e xhumase)e cila gjindet ne Fatehpur Sikri te Indise, qe i perket shekullit te 17-te. Ka arkitekture persiane goxha.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top