Andaluzia e periudhës Islame

Mihail Scott, historian Amerikan, thotë: Në Valencia, disa tunele të nëndheshme që përdoreshin për mbledhejen e ujrave të zeza, ishin aq të gjerë sa mund të zinin një makinë. Kanalet më të ngushta, ishin ato ku mund të hynte një gomar.

151449386_883959525761569_7577641320605769746_n.jpg
 
Alhambra e Granadës ...
Kalaja madhështore Arabe, në Andaluzi, është më përfaqësuesja dhe një nga monumentet më të njohura në të gjithë Spanjën. Kompleksi andaluzian i vendosur në Granada, rrëzë Sierra Nevada, u ndërtua duke filluar në 1238 dhe më pas përfundoi gjatë shekullit vijues.
Trashëgimia Botërore sipas UNESCO, ajo u përfshi në mesin e 21 finalistëve që garojnë për një vend në mesin e shtatë mrekullive të botës moderneFB_IMG_1614009998150.jpg
 
Abdurrahman ed Dahil solli me vete kulturën dhe mësimin nga qendra e botës Islame (Damasku) drejt e në zemër të Andaluzisë. Ai solli sistemin më të fundit të ujitjes në Spanjë dhe menjëherë peisazhi i atij vendi u transformua. Filloi kultivimi dhe rritja e palmave, limonit, portokallit, avokados dhe shegës, asnjëra prej të cilave nuk ishin parë më herët në Evropë.
Për shkak të rrjetit të sofistikuar tregtar të Abdurrahmanit, kjo bujqësi e re krijoi një pasuri të madhe. Dhe këto pasuri u përdorën për të ndërtuar njërin nga qytetet më të mëdhenj në botë (Kordovën). Ndërkohë që banorët e Londrës ende jetonin në shtëpi prej druri, banorët e Kordovës kishin ndërtuar një qytet kozmopolit me një popullatë prej më shumë se njëqind mijë banorë, vendbanimi më i madh në Evropë. Raportet nga vizitorët evropianë që kishin vizituar Kordovën tregojnë për një qytet me 70 biblioteka dhe me më shumë se 300 banjo publike. Përshtypjet tregojnë për shtëpitë me ujë të rrjedhshëm dhe për rrugët e ndriçuara nga dritat.
Shkëputje nga dokumentari i BBC: Kur Muslimanët sundonin në Evropë!

155463031_888492405308281_3904567613405228574_o.jpg
 
Pasioni për librat
Si një epidemi, e ngjashme me garat për automobila, frigoriferë e televizorë, që karakterizon periudhën tonë, pasioni për librat u përhap në mbarë perandorinë arabe. Ajo preku të gjithë ata që mund t’ia ofronin vetes këtë luks. Kjo epidemi i infektoi njerëzit me një furi në përmasa të papara ndonjëherë, përveçse në kohët e sotme.
Ndërkohë që, niveli ekonomik, shoqëror e intelektual i njeriut të sotëm vlerësohet sipas përmasave të veturës ose televizorit të tij, ai i arabëve të peridhuës mes shekujve IX dhe XIII ishte në varësi të sasisë së librave që kishte.
Sigrid Hunke “Dielli i Allahut” fq 251

156815316_890854731738715_4347772434339694405_o.jpg
 
Pas rënies së Toledos, gjuha Arabe mbeti gjuhë zyrtare për 350 vite të tjera. Aty, janë gjetur më shumë se 1000 dokumente në gjuhën Arabe, që kishin të bënin me trajtimin e Moriskove të Toledos.
[Orientalisti Joaquín Balbe].

159085319_895009097989945_1554364831584092066_n.jpg
 
Me 12 Mars të vitit 1524 doli një urdhër i ri ku urdhëronte në formë të prerë konvertimin në kristianizëm të çdo Muslimani që akoma besonte në Islam. Gjithashtu dëbimin nga Spanja të të gjithë atyre që refuzojnë të konvertohen, si dhe ndëshkimin me skllavëri të përhershme të çdo Muslimani që refuzon konvertimin apo largimin në afatin e caktuar. Ashtu sikurse u urdhërua që të gjitha xhamitë e mbetura të kthehen në kisha.
Ky urdhër u dha nga Karlosi i pestë, nipi i dy mbretëve të mëparshëm Izabelas dhe Ferdinandit.

159931718_896307784526743_6501480899039145030_o.jpg
 
Perla nga fjalët e dijetarëve andaluzianë
Injorantët më kanë irrituar dy herë gjatë jetës time:
E para: Kur folën rreth gjërave që nuk i dinë, atëherë kur unë isha i paditur!
E dyta: Kur heshtën nga i foluri në prezencën time atëherë kur unë isha i ditur.
Prandaj ata flasin vetëm për gjërat që i dëmtojnë dhe heshtin ndaj gjërave që u sjellin dobi.
Ndërsa dijetarët më kanë gëzuar dy herë gjatë jetës time:
E para: Kur më mësuan atëherë kur unë isha i paditur.
E dyta: Kur ma rikujtuan dijen atëherë kur unë isha i ditur.
Ibn Hazm el Andaluzi

157506551_451795539587682_1249015670792246849_n.jpg
 
Rrugët e Kordobës në vitin 950 ishin të zbukuruara me tetëdhjetë mijë dyqane dhe ndriçoheshin natën nga llambat e instaluara në muret e shtëpive dhe puna e pastrimit kryhej përmes karrocave të plehrave të tërhequra nga qetë. Dy shekuj kaluan para se Parisi në vitin 1185 të merte Kordobën si një shembull.
Nga kalendari islamik.

162026779_10158063789866104_5616621598489958835_o.jpg
 
Më 17 Mars 1406, vdiq ai që Perëndimi e përshkruan si historiani më i madh i Mesjetës: Ibn Khaldun.
Libri i tij "El Mukadime" ndryshoi rregullat e historiografisë dhe themeloi sociologjinë. Ai ishte i kujdesshëm dhe hodhi poshtë mitet dhe ekzagjerimet e kohës së tij. Kurrikulat tona shkollore mezi e përmendin atë. Sidoqoftë, mësimet e etij janë ato që na duhen sot në një epokë demagogjie dhe dezinformimi.

160190176_149953303651487_5746260630717973423_n.jpg
 
A e dini se? Në muajin e bekuar të Ramazanit:

Xhamitë e Andaluzisë ndriçoheshin tërë natën, dhe llambat vareshin në secilën anë, kështu që sasia e vajit të përdorur në një muaj ishte e barabartë me gjysmën e konsumit vjetor?!

173692214_916477129176475_3426793593132890083_n.jpg
 
Pjesa e sipërme e fotos tregon hartën e botës që përpiluan evropianët në vitin 1581.
Në pjesën tjetër të fotos është harta që përpiluan Muslimanët e Andaluzisë në vitin 1154.
Dmth 4 shekuj para hartës evropiane!
?


57652708_367679677177986_5720065005617938432_n.jpg
 
A keni dëgjuar për shkencëtarin e madh mysliman AL ZARQALI?
Ai është Ebu Is'hak Ibrahim bin Jahja et Texhibi, njëri nga dijetarët më të mëdhenj të astronomisë në kohën e tij. Ai lindi në Toledo dhe ndërroi jetë në Sevilia.
Ai përllogariti lëvizjen e zenitit të diellit në proporcion me yjet me 12.04 minuta.
Në përllogaritjet bashkëkohore është 12.08 minuta.
Njohuritê e tij ishin bazë për shkencëtarët e astronimosë në Evropë.
Alfonso i X kishte urdhëruar që tê gjithë librat e tij të përktheheshin në gjuhën Castillase!

335706786_785116016277768_7056172225915007512_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top