Andaluzia e periudhës Islame

Ju sugjeroj librin "Stealing from Saracens" te Diana Darke, (autore nje britanike)
 
Në Toledo ... boja ra për shkak të lagështirës, kështu që kaligrafia arabe u shfaq dukshëm, si për t'ju thënë Spanjollëve se Andaluzia është pjesë e qytetërimit të mrekullueshëm musliman!

136946616_859899688167553_8995471066467525906_n.jpg
 
Njihu me qytetet e Andaluzisë: ALMERIA

Almeria ndodhet në lindje të Andaluzisë në brigjet e detit mesdhe. Ndërtimin e këtij qyteti e urdhëroi Abdurrahman en Nasir li diniLah në vitin 955 dhe quhej porta e lindjes, sepse aty ishte porti i rëndësishëm i anijeve që vinin nga lindja. Në periudhën e prijësit El Mustensir, Almeria u bë nga qytetet e mëdha të Andaluzisë, ngjashëm si Kortoba dhe Granada!

136943348_860242914799897_8348920269064850345_o.jpg
 
Kështjella el Xhaferije në Saragoza, të cilën e ndërtoi Ebu Xhafer el Muktedir bilah bin Hud. Shumë veçantë, tepër e hijshme, sikur të ishte ndërtuar këto ditë, paçka se nga ndërtimi i saj kanë kaluar qindra vite!

Në foto: Kështjella el Xhaferije sot në një ditë dëbore!

136943348_860242914799897_8348920269064850345_o.jpg
 
Arabët sollën në Spanjë një risi e cila bëri të mundur, më shumë se çdo risi tjetër, ndryshimin e strukturës kulturore në Evropë. Ajo ishte letra! Ideja që me siguri kishte ardhur nga kinezët përmes shkëmbimeve tregtare dhe kjo ishte një teknologji revolucionare. Për dallim prej pergamenës dhe lëkurës, letra ishte më e lehtë dhe më e lirë për tu prodhuar në sasi të mëdha. Dhe kur arabët erdhën në Spanjë, ata filluan të hapnin fabrika për prodhimin e letrës. Letra ua bën të mundur të bëni tri gjëra dhe ato në mënyrë efektive. Mund të mblidhni informata, të analizoni dhe zhvilloni ide në një mënyrë shumë të përpiktë dhe më pas ju mund të shpërndani njohuritë tuaja të reja gjerësisht. Dhe në shekullin e dhjetë kjo ishte një përzierje përmbajtësore.
Shkëputje nga dokumentari i BBC: Kur muslimanët sunduan në Evropë!

20210109_134435.jpg
 
Al-Zahrawi paraqiti më shumë se 200 plane për mjetet mjekësore që ai i shpiku dhe i bëri me duart e tij dhe shumë prej tyre janë ende në përdorim sot, si bisturitë dhe qepjet kirurgjikale të bëra nga zorrët e maceve.
Gustave Le Bon "Qytetërimi Arab"


137632892_860616898095832_5940549748096677892_n.jpg
 
Ndërsa gjoja irlandezët e shpëtuan civilizimin me ca lëkura kafshësh, muslimanët po përdornin një material që nuk do të shihej në Evropë për tre shekuj të tjerë. Arabët e quajtën këtë material waraka, por ne e njohim atë si letër. Nëse shtypshkronja ndihmoi nisjen e Reformimit , kjo nuk do të ishte arritur kurrë pa letrën që evropianët mësuan ta bënin nga muslimanët.
Kur një prodhues letrash kinez u kap pranë Samarkandit në vitin 751, muslimanët shumë shpejt vunë re avantazhet praktike të kësaj shpikje të mahnitshme. Në kohën kur Harun Rrashidi i dërgoi elefantin e tij Karlit të Madh, dokumentat e oborrit të tij shkruheshin të gjitha në letër, jo papirus apo lëkura kafshësh. Letra u përdor gjithashtu për regjistrimin e shifrave numerike, dhe madje për saktësimin e shumave që palët i detyroheshin njëra tjetrës. Ndërkohë që evropianët i shkëmbenin mallrat me njëri tjetrin në panairin lokal, muslimanët u shkruanin çeqe prej letre partnerëve tregtarë në kontinente të ndryshme.
Mark Graham "Si e ndërtoi Islami botën moderne"
Përktheu Sabri Lushi


138167228_862006297956892_3212722550895869230_n.jpg
 
Ende sot, algjebra jonë ruan tiparet arabe, gjë që mund të shihet për shembull në rastin e shenjës x, e cila simbolizontë panjohurën e një ekuacioni. Kjo shenjë, së cilës, për hir të rendit alfabetik ne i kemi shtuar një y për të përshkruar të panjohurën e dytë dhe një z për të panjohurën e tretë, ka depërtuar tek ne e maskuar. Në fakt, në pamje të parë duket absurd që t’i veshim një prejardhje arabe duke patur parasysh që shkronja x nuk ekziston në alfabetin arab. E megjithatë është e vërtetë. Arabët e quanin njohurën, sasinë e kërkuar: hai (gjëja), shkurt: h. Mirëpo në spanjishten e vjetër, shenja x i përkon shkronjës h. Dhe ja përse ende sot, që prej klasës së katërt e më tej, ne mësojmë ta përdorim “gjënë” arabe me maskë spanjolle.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 112.

138859874_862761544548034_6613807617583131162_n.jpg

=============================================================================================
 
Prej këtu nga mali i Tarik bin Zijadit në Andaluzi mund të shohësh në horizont majën e malit të Musa bin Nusajrit në Marok. Dy maja malesh krenare që qëndrojnë përballë njëra tjetrës! Dy maja malesh të dy komandantëve të famshëm që zgjeruan zotërimin e Muslimanëve dhe u bënë shkak që banorët e këtij gadishulli të përqafojnë islamin dhe të lartësohet monoteizmi për 8 shekuj. Kur ngjitesh në majën e malit të Tarikut menjëherë të bie në sy maja e malit të Musa bin Nusajrit.
Po ashtu kur ngjitesh në majë të malit të Musait menjëherë sheh majën e malit të Tarikut. Sa herë që përmendet emri i njërit, përmendet edhe emri i tjetrit. Zoti i mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me ta për shërbimin që dhanë për islamin dhe muslimanët. Zoti i mëshiroftë edhe ushtritë që zgjeruan sundimin e islamit ndër shekuj.

138836400_863520147805507_4481406279588914305_n.jpg
 
Mjekët arabë qenë të parët që përdorën kafenë si ilaç tonik për zemrën dhe në formë pluhuri për kurimin e bajameve, disanterisë dhe plagëve të rënda. Ata qenë të parët që përdorën kamforën si stimulus të zemrës, kamalan si bar krimbash. Në vend të lëndëve që shkaktonin të vjelltin dhe purgativëve, shpesh vdekjeprurës, të përdorur prej shekujsh nga grekët, ata jepnin laksativë të lehtë: gjethe sene, fryte marine, rrush frëngu, aloe raven, të gjitha barna që edhe sot e kësaj dite çmohen shumë.

Sigrid Hunke “Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin” fq 209.

139323355_864154894408699_7056809014804176605_n.jpg
 
Një vit pas vdekjes së Profetit (alejhi selam), një ushtri e madhe luftëtarësh muslimanë pushtuan Perandorinë e Madhe Sasane të Iranit.
Komandanti i shquar i besimtarëve, Khalid ibn al-Walid, ishte një njeri i prerë. Në një letër të shkurtër drejtuar persianëve, ai i ftoi ata që të bëheshin muslimanë ose të paguanin xhizjen – një taksë të vendosur për jomuslimanë që jetonin nën pushtetin e Islamit.
Nëse nuk do të zgjedhnin asnjërën, Khalidi i siguroi ata se "Unë do të vij kundër jush me njerëz që e duan vdekjen ashtu siç ju e doni pirjen e verës".
Askush nuk mund t’i dilte para kësaj ushtrie.
Brenda një shekulli, muslimanët kishin bërë atë që Roma nuk mundi ta bënte: të zgjeroheshin në të gjithë botën e civilizuar.
Thirrja e muezinit mund të dëgjohej nga Spanja deri në Indi.
Në vitin 732, njëqind vjet saktësisht pas vdekjes së Muhamedit, muslimanët po përlesheshin me francezët në Poitier (qytet në Francë).
Mark Graham "Si e ndërtoi Islami botën moderne"

139456637_864470927710429_1076403438683951707_n.jpg
 
Madrid është qyteti që u themelua nga princi Umejad Muhamed bin Abdu-Rrahman ibn al-Hakem bin Hisham bin Abdu Rrahman ad-Dakhil, fajkoi i Kureishēve në vitin 852.
Fjala "Madrid" erdhi nga fjala arabe "rrjedha e akullit" ose "rrjedha e ujit", dhe më pas u quajt Maxhrijt.
Në këtë qytet andej nga viti 950 lindi dijetari dhe shkencëtari musliman Ebul Kasim Meslemeh bin Ahmed Al-Maxhrijti. Ai ishte Matematikan, astronom dhe kimist dhe njihej me nofkën Euklidi i Andaluzisë.
Madridi, në vitin 1083 që korrespondon me vitin 476 hixhri ra në duart e Alfonso VI.

140050852_864961897661332_838818978767415941_n.jpg
 
Një monedhë euroje e prerjes 2 €, e gdhendur me një pamje të brendshme të Xhamisë së Madhe të Kordobës.
Me datë: 3 Mars 2010

140235817_865311037626418_3077990007822721755_o.jpg
 
Një shkrimtar i shekullit të XIX ka vërejtur se: Është e pamundur që të soditësh këtë vendbanim të stilit oriental pa e ndier lidhjen e hershme të romancës arabe, kur gati pret që të shohësh disa sy tê errët që shkëlqejnë përmes grilave.
Një vendbanim i bukurisë ndodhet këtu që të bën të mendosh se kjo ndërtesë ishte e banuar deri dje. Al-hambra është një nga pallatet më të kompletuara mesjetare Islame në të gjithë botën.

Ky pallat u ndërtua nga mbretërit muslimanë të Granadas në shekullin e katërmbëdhjetë, në kulmin e fuqisë së tyre. Emri i saj do të thotë: "E kuqërremta", për shkak se toka me ngjyrë të mbyllur që e rrethon atë i ka dhënë gurëve të saj një ngjyrim tokësor të kuqërremtë. Mrekullia e Al-hambras është misteri i saj. Asnjë e dhënë mbi jetën në të nuk ka mbijetuar.
Të gjitha arkivat e saj ishin djegur nga zjarret e inkuzicionit. Por kryqtarët nuk mundën tia lejonin vetes që ta shkatërronin këtë vend. Al Hambra është njëra nga mrekullitë e botës mesjetare dhe duke e ruajtur atë ata kanë ruajtur një kuti me sekrete të cilat ne mund ti përdorim për të dëshifruar civilizimin që e kishte ndërtuar atë.

Shkëputje nga dokumentari i BBC me titull: Kur muslimanët sunduan në Europë

FB_IMG_1610961624765.jpg
 
A e dini se që nga rënia e Andaluzisë, Spanja nuk është qeverisur nga një familje spanjolle?
Atyre që thonë se Spanjollët ishin ata që morën përsëri qeverisjen e vendit të tyre, u themi: A e dini se Fernandi dhe Isabela nuk ishin spanjollë, por vinin nga familje Franceze! 1f914.png

140050852_864961897661332_838818978767415941_n.jpg
 

Attachments

  • 1f914.png
    1f914.png
    630 bytes · Shikime: 0
  • 1f914.png
    1f914.png
    630 bytes · Shikime: 0
Me këtë pamje nga mali i Tarikut (Xhibalut-tarik/Gjibraltar) ju urojmë një ditë të begatë!


140050852_864961897661332_838818978767415941_n.jpg
 
Pamje madhështore e kështjellës Al Mudawar!
Njëra nga kështjellat më të bukura që ndërtuan Muslimanët në Andaluzi. Kështjella është ndërtuar në periferi të Kordovës në vitin 760 dhe konsiderohet nga veprat e para të fajkoit Kurejshit Abdurrahman ed Dahil.


Screenshot_1.pngScreenshot_2.png


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ndoshta njeriu (shkencëtari) më i rëndësishëm nga të gjithë, është ai i i cili na mësoi neve si të numërojmë!
EL-KHAWUARIZMI

Përgjatë Epokës së Mesjetës, Evropa ka përdorur numra romakë. Ashtu si grekët para tyre, romakët e bazuan sistemin e tyre numerik në shkronja. Grupi i simboleve që përdoreshin ishte relativisht i vogël, gjithsej shtatë: I, V, X, L, C, D, M, që përfaqësojnë përkatësisht 1, 5, 10, 50, 100, 500 dhe 1000. Pavarësisht thjeshtësisë, disa probleme mbetën. Shkrimi i numrave më të mëdhenj ishte i vështirë. Për shembull, 1938 shkruhet MCMXXXVIII. Sa i përket shumëzim, kjo ishte edhe më keq: 57 X 38 = 2166 bëhet LVII me XXXVIII = MMCLXVI. Ky sistem i rëndë e bënte llogaritjen e numrave të mëdhenj një çështje të lodhshme dhe që kërkonte shumë kohë. Si rrjedhim, aritmetika u lihej kryesisht disa specialistëve që kishin kohë të mjaftueshme në dispozicion.

Kjo situatë vazhdoi derisa Muhamed ibn Musa el-Khwarizmi iu bashkua Shtëpisë së Urtësisë në fillim të shekullit të nëntë. Ai ishte një astronom i madh i cili krijoi një tabelë të hershme ku katalogoi gjërësinë dhe gjatësinë gjeografike të mbi 2000 qyteteve, ashtu sikurse ai njihet kryesisht sot si një nga matematikanët më me ndikim të të gjitha kohërave. Libri i tij themelor Llogaritja me Plotësim e Ballancim[1] ndryshoi matematikën përgjithmonë.

Titulli i plotë në arabisht është El-Kitāb el-Mukhtaṣar fī Ḥisāb el-Xhabr wal-Mukābeleh. Nëse do të shikoni me kujdes, do të vini re se në titullin e këtij libri ndodhet një fjalë e njohur. Ajo është El-Xhebr, ajo që njohim sot si Algjebra – një prej degëve të mëdha të shkencës së matematikës.
El-Khwarizmi mund të mos ketë shpikur algjebrën në kuptimin modern. Meritat i kanë indianët që praktikuan së pari këtë art matematik. Gjithësesi, ishte el-Khwarizmi ai që futi algjebrën në perëndim. Stili i tij ishte aq i dashur dhe me autoritet sa vëllimi i tij u bë teksti standard matematikor në Evropë për katërqind vjet.
Kur libri u përkthye në latinisht treqind vjet më vonë me titull Liber Algorismi, bëri që, nga ana tjetër, emri i latinizuar i el-Kuarizmit të bëhej sinonim i vetë aritmetikës. Fjala algoritëm është një simbol i vlerës së këtij matematikani më të madh të muslimanëve.
El-Khwarizmi u mahnit nga matematika indiane. Duke parë potencialin e gjerë të sistemeve të saj numerike dhe dhjetore, ai shkruajti disa vepra që futën matematikën indiane në botën islame. Numrat ishin aq të lehtë për t'u përdorur saqë shpejt u bënë standard në të gjithë botën muslimane. Me botimin e Liber Algorismi të tij në Evropë, këto numra indianë u bënë të njohur si numra arabë, një dhuratë e botës islamike për krishterimin.

Për më tepër, numri më befasues që arabët u mësuan atyre, dhe nuk ishte aspak një numër, por mungesa e një të tilli, ishte zero.
Matematikanët muslimanë e shkruanin këtë mungesë numri me një pikë ose me një rreth të vogël. Ata e quajtën këtë sifër – diçka bosh. Nga kjo rrjedh dhe fjala zero ashtu sikurse dhe shifër.
Zeroja zgjidhi shumë probleme në matematikë. Lejoi shprehjen e zbritjes midis dy madhësive të barabarta – që jep shumën zero, si dhe shënimit të pozicionit të këtij numri [në boshtin numerik], ku pozicioni i shifrës tregon një vlerë në vetvete, e cila, duke u kombinuar me vlerën e një numri tjetër, nga ana tjetër, krijon vlerën e tij. Ishte një hap i ri i guximshëm në abstraksion që çoi matematikën drejt një niveli më lart – atë të Rilindjes.
Mark Graham "Si e ndërtoi Islami botën moderne"
Përktheu: Sabri Lushi

[1] Lirbri Llogaritja me Plotësim e Balancim ( anglisht: The Compendious Book on Calculation by Completion and Balancing) është një libër matematike në arabisht i shkruar nga dijetari i madh i shkencës el-Khawarizmi rreth vitit 820, gjatë kohës së kalifatit Abasit. Algjebra – siç njihet ndryshe – ishte një pikë referimi në historinë e matematikës, duke e bërë algjebrën një disipline shkencore të pavarur.

82200976_thinkstockphotos-512497195.jpg
 
XHEVAHIRI MATEMATIKOR
Kontributi i parë i madh i shkencës muslimane ishte krijimi i astrolabit. Duke u mbështetur në njohuri nga burimet greke, astronomët muslimanë përsosën atë që do të bëhej mjeti kryesor i navigimit për shtatë shekujt e ardhshëm.

I quajtur "xhevahiri matematikor" nga muslimanët, astrolabi ishte një hartë yjesh prej metali, që mat lartësinë e diellit, hënës dhe yjeve.
Rezultati përfundimtar i tregimit të pozicionit ishte mahnitës dhe efikas, si dhe një pajisje për tregimit të pozicionit global, duke llogaritur gjerësinë gjeografike me saktësi të madhe.

Shumica e astronomëve muslimanë e kuptuan që toka mund të ishte çdo gjë tjetër por jo e rrafshët, duke rënë dakord se forma e saj në fakt ishte sferike. Duke përcaktuar një gradë tokësore, astrolabi ishte në gjendje të ndihmonte astronomët të llogarisnin perimetrin dhe diametrin e tokës në vetvete.

Astrolabi shpejt u provua të ishte një mjet i domosdoshëm në astronomi, lundrim dhe rilevim.
Evropa mësoi për astrolabin mbi njëqind vjet më vonë. Kur po studionte në Kordoban muslimane, murgu Gerbert (i cili më vonë do të bëhej Papa Silvester II), ishte i pari që zbuloi minierën e arit, që ishte shkenca muslimane.

Pasi u kthye tek bota e krishterë, ai shkroi Librin e Astrolabit me anë të të cilit e ktheu xhevahirin matematikor në një modë intelektuale. Për disa qindra vite më pas, astrolabi u bë ikona teknologjike e shkencës moderne.

Të paktën dyzet apo pesëdhjetë vepra mbi astrolabin dolën para fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
Pjetër Abelardi, një intelektual i shquar, madje ia vuri emrin djalin të tij Astrolab në vitin 1118. Ishte akoma në modë dyqind vjet më vonë kur Geoffrey Chaucer, autori i Përrallave të Kanterberit (Canterburry Tales), shkroi Traktatin për Astrolabin (Treatise on the Astrolabe). Edhe në fund të vitit 1492, ndërsa Columbus po lundronte mbi oqean, një nga marinarët e tij përdori një astrolab për të përcaktuar drejtimin e tyre të rëndësishëm.

Mark Graham "Si e ndërtoi islami botën moderne"
Përktheu: Sabri Lushi


82200976_thinkstockphotos-512497195.jpg
 
Një nga ngjarjet më të çuditshme në historinë e njerëzimit dhe më e vështira në zgjidhjen e këtij sekreti është rasti i përhapjes së gjuhës arabe.
Kjo gjuhë ishte e panjohur në fillim, dhe papritmas u shfaq aq e përsosur, sa nuk ishte bërë ndonjë ndryshim i rëndësishëm në të qysh nga fillimi i saj dhe deri më sot.
Ajo nuk njeh fëmijëri dhe as pleqëri. Qysh kur u shfaq për herë të parë ajo ishte e plotë dhe e saktë. Nga pushtimi i Andaluzisë nuk kishin kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet derisa burrat e Kishës u desh të përkthenin lutjet e tyre në Arabisht në mënyrë që të krishterët t'i kuptonin ato.
Një nga befasitë më të çuditshme ishte se kjo gjuhë kombëtare u zhvillua dhe arriti një shkallë përsosjeje në shkretëtirat e një kombi nomadësh. Kjo gjuhë i tejkaloi si-motrat e saj me fjalorin e saj të madh, delikatesën e fjalëve dhe ndërtimin e përsosur të fjalive të saj.
Shkrimtari dhe historiani francez Ernest Reno
Në librin e tij "Historia e gjuhëve semite".
Ja vlen të theksojmë se ky shkrimtar ishte nga më përbuzësit e islamit në shkrimet e tij.

82200976_thinkstockphotos-512497195.jpg
 
Fakt interesant:

Emri i tokës muslimane të Andaluzisë është i lidhur me fjalën angleze 'vandalism'.
Si ndodhi kjo? 'Andaluzia' mori emrin e vet para se muslimanët ta mernin atë në shekullin e V-të pas erës sonë.
Spanja Jugore ishte pushtuar kohë më parë nga një racë nordike e quajtur 'Vandals', dhe njerëzit e këtij rajoni e quanin atë pjesë të Spanjës jugore 'Toka e Vandalve', ose, në gjuhën e tyre pasi nuk shqiptuan 'v' , 'Andaluzia'.
Pasi Vandalët bënë rrugën e tyre poshtë Evropës, duke pushtuar tokat e tjera, në një periudhë kohe ata pushtuan madje edhe Romën, dhe shkatërruan ndërtesat dhe tempujt romakë (ashtu siç bënë romakët kur pushtuan tokat e tjera).
Romakët, natyrisht ishin të indinjuar, dhe kështu termi 'vandalizëm' u përdor për të përshkruar këtë shkatërrim dhe përfundimisht hyri në gjuhën angleze për të treguar veprimin e qëllimshëm dhe të gabuar të prishjes së ndërtesave ose pronave.

139854185_865790060911849_5208012526489427273_n.jpg
 
DUKE AVANCUAR E DUKE SHPIKUR
Shumë pretendojnë se nuk ka asgjë të re në shkencën që është avancuar nga muslimanët; ata thjeshtë huazuan pak nga grekët e pak nga indianët. Vetëm kur evropianët morën në dorë këto dije të vjetra, gjërat filluan të ndryshonin!
Por të thuash, siç bëjnë shumë historianë, se muslimanët thjesht "ruajtën" ose "shpjeguan" njohuritë shkencore e matematikore, do të thotë të kryesh mëkatin themelor të historisë: të harrosh të vërtetën.
Shumë e kanë mohuar faktin se civilizimi islam kishte ndonjë gjenialitet të qenësishëm, apo ndonjë mendim origjinal e thelbësor. Megjithatë, gjithçka që duhet të bëni është t’i hidhni një sy punës së el-Battanit apo el-Hejthemit, ose të shumë të tjerëve për të parë qartë vetë-mashtrimin etnocentrik.
Muslimanët shpesh shihen si kujdestarë aksidentalë të diturisë greke që ua dhuruan këtë thesar të paçmuar trashëgimtarëve të saj të ligjshëm – Evropianëve – kur koha kishte ardhur.
Asgjë nuk mund të jetë më larg së vërtetës se sa kjo. Muslimanët, shumë më tepër se të krishterët, ishin vendimtarë jo vetëm për ruajtjen e shkencës greke por edhe për avancimin e saj – duke guxuar të kritikojnë Aristotelin dhe të shkojnë përtej. Krijimi i tyre ishte shkenca moderne, dhurata më e madhe e Islamit për Perëndimin.
Mark Graham "Si e ndërtoi Islami botën moderne"
Përktheu: Sabri Lushi

141195424_867627620728093_8556306626633022406_n.jpg
 
Foto e bërë në çastin e duhur, ku tregohet lartësia e madhe e malit të Tarikut, ose siç njihet ndryshe: Gjibraltari!

141195424_867627620728093_8556306626633022406_n.jpg

=============================================================================================





Kalaja Montalban konsiderohet nga kalatë më të vjetra të Andaluzisë. Ajo shërbente për të ruajtur Toledon nga pjesa jugore e saj!

3.jpg2.jpg1111.jpg
 
Me këtë pamje nga pallati Al Hambra, ju urojmë një ditë xhumaje të begatë!

FB_IMG_1611316347907.jpg
 
Popujt lindin dhe vdesin, dinastitë vijnë e shkojnë, hartat gjeografike ndryshohen, historia shkruhet dhe fshihet, madje shumë herë edhe mbulohet nga pluhuri i harresës. Kjo ka ndodhur me historinë e kulturës dhe qytetërimit islam në truallin Europian, me Andaluzinë e periudhës Islame!

(Andaluzia, përkujtim dhe vërejtje fq 9).

141620391_868253123998876_2375011456163259893_n.jpg
 
Shkëlqimi i arkitekturës islame mishërohet në Xhaminë e Kordobës, e cila u ndërtua nga Abdu Rrahman ed-Dakhil në vitin 785. Dizajni i kësaj xhamie dallon nga zgjerimi i kanaleve të ujit për ujitje dhe kolonat prej mermeri, të cilat e kalojnë numrin e 1000 kolonave, pa harruar dhe harqet e bukura që shërbejnë për të shpërndarë peshën e kulmit mbi kolona.

133133360_851838438973678_7673696491888919426_n.jpg
 
Qyteti i Beni Razin 'ALBARACIN' në Provincën Teruel, i cili i përket rajonit të Aragonës, Spanjës lindore. Emri i këtij qyteti i përket fisit të Beni Razin, i cili jetoi në të dhe u vendos në territoret e tij në shekullin e 13-të gjatë kohës së Andaluzisë dhe i fundit i mbretërve të tij ishte Hussam al-Dawla al-Razini. Ky fis i përkiste njërës prej familjeve më të vjetra andaluziane në Tetuan, Marokun verior!

FB_IMG_1611396577800.jpg
 
Atë kohë, ekzistonte vetëm një civilizim në të gjitha pjesët e Evropës, civilizimi islamik andaluzian ose arab. Të gjitha pjesët e Evropës ishin të pazhvilluara, të pa arsimuara dhe të mbuluara nga një gjumë i thellë, përveç Andaluzisë. Dhe kështu vazhdoi për pesëqind vjet: domethënë, nga shekulli i tetë deri në shekullin e 12-të ose trembëdhjetë. Në të vërtetë, rilindja e Evropës, duke filluar në shekullin e trembëdhjetë, u mbështet mbi supet e përkthimeve arabe në Kordoba, Toledo etj. Qytetërimi i krishterë evropian më vonë e tejkaloi civilizimin arab-islam, por jo para kësaj. Në hijen e sundimit të Abd al-Rahmanit III, të gjitha qytetet e Andaluzisë si Sevilja, Toledo, Granada, Valencia dhe Malaga u shndërruan në fenerë civilizimi. Qytetet e Evropës që më vonë e mahnitën botën, nuk vlenin asgjë në krahasim me këto metropole të shkëlqyera andaluziane. A e dimë, për shembull, se popullsia e Parisit në atë kohë nuk ishte më shumë se dy mijë banorë?! Ndërsa Kordoba ishte mbi një milion banorë! Parisi, që magjeps botën sot, ishte një fshat i prapambetur në krahasim me kryeqytetin botëror dhe Andaluzinë e prosperuar: Kordoba. Në këtë kuptim, Kordova ishte trashëgimia kulturore e Athinës dhe Romës dhe gjatë epokave të tyre të prosperuara. Ajo ishte Kryeqyteti i botës në shkencë, mendim, letërsi, arkitekturë, filozofi dhe civilizim. Abd al-Rahman III e konsideroi Islamin një fe universale, e përshtashme jo vetëm për myslimanët. Biblioteka e tij thuhet se kishte më shumë se treqind mijë libra! Ajo ishte biblioteka më e madhe në botë në atë kohë. Po, sundimtarët e arabëve dhe muslimanëve në atë kohë ishin studiues dhe filozofë në të njëjtën kohë, ose më e pakta pëlqyen shkencën dhe filozofinë. Ata ishin të interesuar për shkencat e ndryshme dhe jo vetëm për shkencat fetare. Ata gjithashtu ishin të interesuar për shkencat e aplikuara ose praktike të dobishme për bujqësinë, industrinë dhe prosperitetin e jetës njerëzore. Ata shpikën sistemin e ujitjes që përdorën evropianët pas tyre me shekuj.

Abd Al-Rahman III the first cordoban caliph Maribel Fierro Oneworld Publications New York, London 2006

133133360_851838438973678_7673696491888919426_n.jpg
 
Historiani i njohur Gustav Le Bon thotë:

Civilizimi islam ndikoi në mbarë botën deri aty sa mendja shtanget dhe njeriu mbetet pa fjalë. Ky civilizim i futi popujt barbarë të europës në rrugën e zhvillimit. Mendjendriturit Muslimanë, hapën dyert e njohurive, artit dhe filozofisë të cilat europianët nuk i njihnin. Më poshtë ai shton duke thënë: Muslimanët ishin mësuesit tanë për rreth 600 vite!

141878505_869322123891976_6417600743732051156_o.jpg

=============================================================================================
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top