Amerika mik, apo armik ?

USA Flag.jpg
Shpeshhere hasim ne mendime te ndryshme rreth pozitivitetit te politikes amerikane.

Ne si shqiptare, Ameriken e kemi mik apo armik ?

Ne politiken e saj te jashtme, e ka ndihmuar apo jo kauzen e drejte shqiptare ?

Kush jane armiqte e Amerikes ? A eshte i drejte qe nje njeri qe ne vena i rrjedh gjak shqiptari, sot ta shoh Ameriken si armik, per ceshtje dytesore sic eshte pikepamja fetare, apo terthore duke vene ne plan te pare, luften e saj kundra terrorizmit islamik ?
 
Last edited by a moderator:
Vlerësimi im

Historia e botes është e mbushur me dhunë dhe luftëra. اdo here ne botë kane dominuar një apo me shumë fuqi te mëdha, perandori apo superfuqi dhe dihet se peshku i madh e kapërdin te voglin. Shumë popuj te vegjël te botës duke u mbështetur apo nënshtruar me vigjilencë dhe diplomaci fuqive te ndryshme qe sundonin arritën qe te krijojnë territore dhe shtetet e tyre dhe ti konsolidonin ato neper kohëra te ndryshme. Historia përsëritej vazhdimisht. Perandorit ngriheshin e shuheshin. Herë te lindjes e herë te perëndimit dhe ne si popull asnjëherë te vetme nuk arritëm ta fitojmë atë qe synuam, ndoshta edhe per fajin tonë sepse ishim te panënshtruar dhe luftuam kundra te gjithë këtyre fuqive apo edhe nga arsyeja se ndodheshim ne anën e humbësit ne momentin me te pavolitshëm për ne, por fatmirësisht nuk u asimiluam.
Jo rralle here Shqiptaret u hamenden mes lindjes dhe perëndimit.
Me perëndimin na lidh: identiteti etnik, pozita gjeografike, rëndësia ekonomike, veshja, gjuha, ngjyra, stili, zakoni, arkitektura, muzika, letërsia dhe te shumë faktorë tjerë.
Me lindjen na lidhte vetëm ajo se një pjesë e madhe e popullit tone ka besim shpirtëror te njëjtë dhe asgjë tjetër.
Jo shpesh here ne bëmë disa gabime te vogla por për fatin tone te keq me 1997 na ndodhi ajo te cilën askush nuk e ka pritur. Ne momentet me kritike për sfidat e popullit Shqiptar jashtë kufirit amë kur tere boten sundonte dhe akoma vazhdon ta sundoj një perandori qe për fatin tone them kështu kushtimisht interesat tona kombëtare ne njëjar mënyre ishin përputhur me interesat e saj strategjike dhe priteshin ndryshime te mëdha Qeveria e Shqipërisë bëri gabimin e pafalshëm qe kurrë nuk do ti fali populli i saj brenda dhe jashtë kufirit dhe u anëtarësua ne Konferencën e Vendeve Islamike. Ne fuqinë qe dominonte botën dhe vazhdon te dominoj u shkaktua ndjenja e injorimit nga ana e Shqiptareve dhe për fate te keq ndodhi ajo qe ndodhi por prapë fuqia dominuese për te mos lenë anash strategjinë e vet me një rezolutë te veçanet shpalli te mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Unë për një gjë jam i bindur se kjo superfuqi një dite herët a vonë do te dështoj sikur dështuan te tjerat sepse historia përsëritet, por për momentin kjo mbisundon boten. Unë e kuptoj se kjo fuqi dominuese nuk erdhi këtu vetëm për te mirën tonë sepse tek e fundit ne nuk jemi askush për të, por erdhi se pari për interesat e veta por duke përkrahur edhe interesat tona dhe një pjese e vogël e interesave tona u realizuan krahas interesave te saj dhe se për te arritur sukses ne interesat tona te përbashkëta na kane mbetur vetëm një rrugë. Ajo është:

---Rruga e perëndimit- Përkrah interesave te kësaj fuqie dominues te shtrojmë qartë dhe te kërkojmë interesat tona, te konsolidojmë radhët, te rrisim nivelin e arsimit, te rrisim zhvillimin ekonomik, te punojmë ditë e natë për unifikimin e kombit, mos te shkaktojmë përçarje te panevojshme te jemi unik dhe te mundohemi te arrijmë atë qe nuk mundem ta arrijmë ne te kaluarën dhe te ndërtojmë një komb te fuqishëm qe te jetë i aftë te mbrojë veten apo ekzistoj si shtet, qe ne rastin e shkatërrimit te kësaj superfuqie te jemi te aftë te mbrojmë veten sepse planet e superfuqisë se ardhshme qe do sundoj boten me rastin e shkatërrimit te kësaj nuk dihet se a do te përputhen me planet tona. Te gjitha këto ti realizojmë duke mos harruar ombrellën mbrojtëse: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria, e cila na mundësoi dhe mundëson akoma zhvillimin brenda një kombi te tri besimeve me një tolerancë te duhur.

----Rruga e lindjes--- Për momentin lindja nuk është e konsoliduar për vete dhe as ne dekadat e ardhshme nuk pritet qe nga atje te vije një fuqi dominuese ne çfarëdo aspekti, prandaj interesat tona nuk lidhen aspak me atje, sepse për momentin ata janë ne anën humbëse. Me atje një pjesë te kombit tone e lidh vetëm besimi shpirtëror dhe ketë besim ne e kemi dhe mundemi ta zhvillojmë edhe pa ata.
 
Jam shume dakord me analizen tende kitrra me prejashtim te te pjeses kur ti shprehesh qe ne lindjen jemi me te lidhur nga besimi shpirteror...

Shqiptaret i ka prekur laraminizmi fetar, dhe shpirterisht jane me te lidhur me perendimin sesa me lindjen. Ajo qe quhet shumice fetare islame eshte vetem nje shantazh, sepse shqiptaret nuk e dine qe besimi fetar nuk eshte i trashegueshem, as me ane te emrave turq qe sot kemi ( dhe ai ka qene ne fakt qellimi i tyre).

Nuk mund te kesh perkatesi fetare, nese nuk je praktikant i nje feje te caktuar dhe statistika fetare nuk ka ne Shqiperi.

Megjithate, une nuk doja qe kete teme ta trajtonim ne kontekst teologjik, me shume se politik.

Me aq njohuri sa kam une nga historia, politika amerikane qe ne fillim ka qene kundra copezimit te Shqiperise 1913 ,sipas pretendimeve Serbo-Greke.

Dhe sot pame po Ameriken qe nderhyri ne Kosove, nderkohe qe ne zemer te Europes shtetet k**** te Europes heshtin perpara nje genocidi te paemer, madje edhe sot nuk e kane njohur te gjitha pavaresine e Kosoves.

Per mendimin tim personal, Amerika ka flijuar djemte e saj kudo ne bote ne emer te drejtesise, ne emer te te drejtave te njeriut.

Nese armiqte e perbetuar te Amerikes jane disa sheike qe popullin e tyre e kane lene ne mjerim te plote, une jam ploteisht proamerikan. Sot Amerika eshte vendi me i lire ne bote, eshte vendi ky qytetari eshte qytetar, ku nuk ka racizem e diskriminim.

Vete politika amerikane eshte e orientuar te thithe trurin e botes ne sherbim te saj dhe rrjedhimisht dhe te aleateve te saj, por pse jo dhe ne sherbim te te gjithe paqes e zhvillimit ne bote.

Imagjinoj sikur vetem per nje cast superfuqi ne Bote te ishte Rusia, apo dikush tjeter. Botes do ti kanosej serish prapambetja, erresira, lufta e padrejtesite.
 
Po nuk qe Amerika mik , kush eshte ?

Nuk eshte e thene te kemi patjeter nje mik, nuk eshte e thene qe mes armiqve te quajme mik, ate me armiqesi me te parrezikshme ...

Eshte apo jo Amerika mik per shqiptaret dhe pse :) ?
 
Nuk eshte e thene te kemi patjeter nje mik, nuk eshte e thene qe mes armiqve te quajme mik, ate me armiqesi me te parrezikshme ...

Eshte apo jo Amerika mik per shqiptaret dhe pse :) ?

Eshte e thene ,si nuk qenka e thene . Pa miq nuk mund te rrish. E pamundur.
 
Nuk e di pse,por kam bindjen e thelle qe nese Shqiperia eshte kjo qe eshte sot disa faje i ka dhe Amerika.Nuk e kam shikuar asnjehere si mik..Nuk shikoj asnje shtet si mik te shtetit tone.
 
Perderisa ka interes, eshte MIK.
 
Eshte apo jo Amerika mik per shqiptaret dhe pse :) ?

Pas asaj analize qe solla tash do i bie shkurte muhabetit ( ne mungese te kohes) duke u munduar ti jape nje drejtim temes qe besoj se eshte edhe qellimi i Nostres.
Besoj qe Amerika eshte treguar gjithnje mike e palekunder e Shqiptareve, perfshire edhe kohet kur nuk ishte superfuqi. Kete e hasim edhe ne vitet '13 te shekullit te kaluar. Kjo ndihme e saj ka vazhduar panderprere ne te gjitha drejtimet: politik, ekonomik, arsimor, ushtarak etj. Pastaj edhe ne kohet e fundit kjo miqesi u tregua ne menyren me te mire te mundshme. Kujtojme sa e sa rezolutat e SHBA-ve per ceshtjet me fundamentale per Shqiptare( ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e kush eshte ne hape se fundi edhe per Shqiptaret ne اAMERI).

Nga rrjedhe ky respekt dhe kjo miqesi e SHBA-ve ndaj nesh nuk munde te them vetem di te them se kjo munde te quhet me shume se miqesi.
Pra une do kisha dashur te shohe ndonje analize se si dhe kur lindi kjo miqesi dhe cilet jane faktoret e kesaj miqesie ( qe nuk munde te themi se eshte vetem miqesi interesi sipas te gjitha predispozitave qe i kane paraprire kesaj miqesie)
 
Shpeshhere hasim ne mendime te ndryshme rreth pozitivitetit te politikes amerikane.

Ne si shqiptare, Ameriken e kemi mik apo armik ?

Ne politiken e saj te jashtme, e ka ndihmuar apo jo kauzen e drejte shqiptare ?

Kush jane armiqte e Amerikes ? A eshte i drejte qe nje njeri qe ne vena i rrjedh gjak shqiptari, sot ta shoh Ameriken si armik, per ceshtje dytesore sic eshte pikepamja fetare, apo terthore duke vene ne plan te pare, luften e saj kundra terrorizmit islamik ?

Amerika deri me sot ka qene dhe eshte mik i Shqiptareve, por te arrish deri aty sa te mendosh qe Amerika na do, pa arsye, per mua eshte shume naive.

Sa per ceshtjen shqiptare e ka ndihmuar po, dhe rasti me i fundit eshte ai i Kosoves.

Mgjth Amerika ka shume armiq, sepse i ka bere vete te tille. Nese Amerika do kish bere ne Shqiperi ate qe ka bere ne Irak, apo dhe ne vende te tjera, nuk mendoni qe do ishte armiku yne? Une them po, me siguri.
Mgjth cdo njeri eshte i lire ta shohe si te doje kte punen e miqesise apo armiqesise, perderisa shume nga luftrat e Amerikes nuk jane luftra per drejtesi por per shfrytezim, dhe kjo puna e terrorizmit, te pakten nga kendveshtrimi im, jane brockulla per ti hedhur hi syve njerezve, per te mbuluar qellimin e vertete te cdo gjeje.

PS : Mendimi im. ;)
 
Une mendoj se Amerika eshte nje shtet qe qendron i palekundur ndaj inetresave te veta.
Deri diku do besoja se eshte me mire ti "nenshtrohemi" Amerikes se sa shteteve europiane, per arsyen e vetme politika europiane deri diku ka blanosur prej shekujsh Shqiperine.
Ajo qe vertete me irriton per sa i perket kesaj ceshtje eshte se, sado jane larguar nga pushteti te vjetrit e Europes dhe jane futur ne loje te rinje, per sa i perket ceshtjes se Shqiperise cdo gje ka ngelur ne pluhur dhe prap e vjeter.
Ajo qe do permndja eshte Kongresi i Berlinit i vitit 1878, dhe per mos te len pas gjithashtu Konferencen e Londres, e shume te tjera ne vazhdim.

Nje nder shembujt e pare qe duhet te merren ne konsiderate ku Amerika eshte shfaqur si mik i Shqiptareve eshte kur Presidenti i atehershem Wilson (viti 1912-1913) mbeshteti dhe njekohesisht pati ndikim qe Shqiperia te kishte nje shtet te vetin dhe sovran.
Mos harroni se po te ishte per Europen ato toka te Shqiperise qe na perkasin akoma sot do ishin prone e shtetve si Italia, Greqia, Serbia.
Nje tjeter shembull ku Amerika eshte shfaqur si mik i Shqiperise ka te bej pikerisht me luften e Kosoves, ku ajo ne te gjitha menyrat e mundshme perkrahu Ushtrine Clirimtare te Kosoves dhe popullin Kosovar.
Vazhdojme me shembullin tjeter ku sinjalet e para bashke me opinonet per parapergatitjet e pavarsise se Kosoves erdhen po na Amerika.

Kontigjenti ushtarak shqiptar eshte ne krahe te forcave aleate te drejtuara nga SHBA ne Irak kjo ne nje menyre a nuk eshte nje shprese qe le te kuptosh se kemi nje mik qe udheheq qe te eci perpara dhe kontigjenti ushtarak Shqiptare?
 
Ngado qe ta kapesh ,Amerika duhet konsideruar si mik i madh i kombit shqiptar.
Dakort , shume dakort jam me baby angel , qe thote se do ishte naivitet te mendohet qe Amerika na mbeshtet pa asnje interes , vetem qe do te na shohin mire , te lire etj etj .
Fati yne i madh eshte konçidenca historike , e cila ndodh shume rralle , por ja qe ka vite qe po ndodh dhe ne po dhe duhet te perfitojme prej saj , e perputhjes se interesave tona kombtare me ato te Amerikes.
Nuk ka rendesi ,se si qysh e tek .Rendesi per ne ka qe na kane ndihmuar shuuuuume ne çeshtjen tone kombtare dhe me gjere.
Duhet te mos harrojme se kjo situate mund te ndryshoje nga momenti ne moment,
prandaj duhet te punojme per te qene te afte, te zotet e vetes ,sa me shpejte qe te jete e mundur ,pasi po fitoi Obama mund te ndryshoje dhe kursi i politikes amerikane.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk e di pse,por kam bindjen e thelle qe nese Shqiperia eshte kjo qe eshte sot disa faje i ka dhe Amerika.Nuk e kam shikuar asnjehere si mik..Nuk shikoj asnje shtet si mik te shtetit tone.

Bindjet nuk formohen nga " Nuk e di perse"

Ndoshta " nuk e di perse" eshte vetem "Nuk di".

E perse u dashka pretenduar qe Amerika apo cdokush shtet qofte, te na doje ne me shume se veten ? Duam ne dike tjeter nese nuk perputhet me interesin tone !!!

P.s Duajeni atdheun, si Shqiperia Ameriken lol
 
Bindjet nuk formohen nga " Nuk e di perse"

Ndoshta " nuk e di perse" eshte vetem "Nuk di".

E perse u dashka pretenduar qe Amerika apo cdokush shtet qofte, te na doje ne me shume se veten ? Duam ne dike tjeter nese nuk perputhet me interesin tone !!!

P.s Duajeni atdheun, si Shqiperia Ameriken lol

Eshte menyre e te thenit,jo se nuk e di...I di arsyet se pse nuk e shikoj Ameriken si nje mikeshen tone...
 
Por..........Miku me i madh kurdohere esh vetvetja.Nese ti nuk di te mbrosh,zhvillosh,krijosh ..duke u nisur nga vetvetja vjen nje dite qe miku mund te behet Armik...
 
Eshte menyre e te thenit,jo se nuk e di...I di arsyet se pse nuk e shikoj Ameriken si nje mikeshen tone...

Je e mirepritur ti ndash me ne, ndoshta duke perplasur bindjet, mund te nxjerrim ate te argumentuaren mire.

Me bere shume kurioz cfare di ti keshtu ?
 
Bianca!
Nuk e shikon sepse ne nuk jemi ne gjendje sot te vleresojme ke kemi dhe duhet te kemi mik..sepse ne nuk kemi akoma mik vetveten..
 
Besoj qe i ka dhene provat , deri tek lufta ne Kosove dhe tek vizita qe beri vjet ne Shqiperi. Dhe sa per interes as qe ka interesin me te vogel tek Shqiperia, i plasi Amerikes per nje Shtet te vogel si Shqiperia,
Dhe Usa me teper se kaq ska cfare ben per Shqiperine, lek ste fal as vellai ,
 
Capkene!

MUND TE ME GJESH FRAZEN E PRESIDENTIT AMERIKAN WILSON PER KRIJIMIN DHE MBROJTJEN E SHTETIT TE RI SHQIPTAR SEPSE NUK PO E GJEJ DOT lIBRIN?
 
Armiqte e Amerikes jane:
-mentaliteti ortodoks aziatik:
rus,serb,grek
-mentaliteti myslyman arab
-mentaliteti Italo-romak
-mentalieti i vjeter katolik Europian
 
Mendoj se mik.duke pare dhe mbeshtetjen qe dha ne ftesen e anetaresimit per ne NATO.........:konfuz:
 
  • Më pëlqen
Reactions: WxP
Te pretendosh per miqesi ne arenen nderkombetare eshte femijerore. Me te vetmin shtet qe mund te pretendohet miqesi eshte me Kosoven ngaqe jemi shqiptare, por me te tjeret eshte thjeshte dipllomaci.

Nuk ka miqesi, por ka interesa te perbashketa.

Amerika ka bere goxha per ceshtjen shqiptare, por nuk mundem te them qe e ka bere per Shqiperine. Besoj qe e ka bere per t'i treguar Rusise se kush eshte boss ne kete mes, nje mentalitet ky mbeturine e Luftes se Ftohte.

Por eshte shume shume me mire te kemi nje aleat si Amerika se sa shtetet Europiane qe historikisht kane qene pro-Serbe, pro-Greke. Mjafton te kujtohet se kur Edith Durham shkruante me simpati kundrejt shqiptareve, ajo kritikohej rende ne Angli.
 
Armiqte e Amerikes jane:
-mentaliteti ortodoks aziatik:
rus,serb,grek
-mentaliteti myslyman arab
-mentaliteti Italo-romak
-mentalieti i vjeter katolik Europian

LOL Dmth miqte e Amerikes i bie te jene vetem ateistet, sipas kesaj qe ke thene ti.
 
Femije engjell a e din ti se cdomethenie ka percaktimi mentalitet?

Po. :)
Mentaliteti shprehet ne menyren e te vepruarit. Nese kane mentalitet musliman, te krishtere, ortodoks apo cke cituar tjeter ti, dmth sillen ne nje fare menyre tjeter apo jo?
 
LOL Dmth miqte e Amerikes i bie te jene vetem ateistet, sipas kesaj qe ke thene ti.

Ai qe pretendon te dije dicka rreth Amerikes duhet te dije qe fete kryesore ne Amerike jane PROTESTANTE...jo Katolike, jo Orthodokse, dhe jo Islame.
I vetmi president jo-protestant eshte vrare, JFK.
Dikur, kur rracizmi ne Amerike ishte sic eshte ne Europe, Italianet dhe Irlandezet diskriminoheshin, kryesisht per shkak te fese se tyre Katolike.
 
Ai qe pretendon te dije dicka rreth Amerikes duhet te dije qe fete kryesore ne Amerike jane PROTESTANTE...jo Katolike, jo Orthodokse, dhe jo Islame.
I vetmi president jo-protestant eshte vrare, JFK.
Dikur, kur rracizmi ne Amerike ishte sic eshte ne Europe, Italianet dhe Irlandezet diskriminoheshin, kryesisht per shkak te fese se tyre Katolike.

Dakord jam me ty po se kuptova pse me citove mua?

Gjths ajo e imja qe pergjigje e dickaje te thene jo nga une, duhet te lexosh dhe me lart. ;)

PS: Nuk pretendoj qe e njoh mire Ameriken..:)
 
Dakord jam me ty po se kuptova pse me citove mua?
Pastaj dhe protestantet jane tip grupimi me bindje fetare, apo e kam gabim? :)
Gjths ajo e imja qe pergjigje e dickaje te thene jo nga une. ;)

PS: Nuk pretendoj qe e njoh mire Ameriken..:)

Te citova ngaqe gabimisht the qe Ateistet i bie qe te jene miqte e Amerikes.
Orakulli e ka thene sakte se cfare nuk pelqen Amerika...dhe nga komenti i tij nuk mund te dale qe Ateistet jane miq me Ameriken. Perkundrazi...ateistet jane nje pakice jo e dashur sot per sot, dhe jo vetem ne Amerike. :)
 
Te citova ngaqe gabimisht the qe Ateistet i bie qe te jene miqte e Amerikes.
Orakulli e ka thene sakte se cfare nuk pelqen Amerika...dhe nga komenti i tij nuk mund te dale qe Ateistet jane miq me Ameriken. Perkundrazi...ateistet jane nje pakice jo e dashur sot per sot, dhe jo vetem ne Amerike. :)

Ai ka thene qe armiqte e saj jane te krishteret, ortodokset, muslimanet,...etj. (ne mentalitet, qe per mua eshte e njejta gje). Dmth ato qe ngelen jane ateistet. :) dhe ato qe the ti (protestantet).
Skam thene qe jane pakice ateistet. ;)
 
Nuk shtrohet kshu problemet me ameriken! Sepse: Separi mik apo armik me kte pyetje nuk duhet te ngatarrohet sistemi ekonomik, politik dhe ushtarak me popullin me klasat shtreesat dhe rracat. Per vet SHBA shteti dhe politika amerikane faktet kan treguar ne kohe edhe hapesire, here ne favor te Shqiperise here kunder Shqiptareve, po te maresh anen pozitive ka vetem dy fakte te forta si mik i Shqiperise, 1913 ku po diskutohej coptimi i Shqiperise politika dhe presidenti amerikan u deklaruan kundra si jugosllavis ashtu edhe greqise, por kete qendrim e pati deklerativ dhe nuk kembenguli qe shteti shqiptare te njihej me kufijt e tija te vjetra. Dhe nje fakt tjeter i dyte qe amerika si mik i shqiperise eshte ai i qendrimit per panvarsine e kosoves. Keto jan dy fakte me kulmoree qe mund ti maresh si mik i Shqiperise. Po ka nga ana tjeter ka fakte negative qe me gjithe se Shqiperia u radhit ne anen e aleateve kunder hitlerit, Shqiperia mbas vitit 1945 ajo u vu kunder shqiperise. Faktet Provokacionet e kufirit grekeve kunder shqiperise te nxitura dhe te istruktuara nga amerikanet edhe anglezet. Ne bazat dhe ne kampet e stervitjes athine rome france berlin beograd eshte derdhur flori per kunder shqiperise e pranuar boterisht nga Curcilli. Faktet negative anojne nga negativja e amerikaneve kunder shqiperise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top