Vlerësimi im
Historia e botes është e mbushur me dhunë dhe luftëra. اdo here ne botë kane dominuar një apo me shumë fuqi te mëdha, perandori apo superfuqi dhe dihet se peshku i madh e kapërdin te voglin. Shumë popuj te vegjël te botës duke u mbështetur apo nënshtruar me vigjilencë dhe diplomaci fuqive te ndryshme qe sundonin arritën qe te krijojnë territore dhe shtetet e tyre dhe ti konsolidonin ato neper kohëra te ndryshme. Historia përsëritej vazhdimisht. Perandorit ngriheshin e shuheshin. Herë te lindjes e herë te perëndimit dhe ne si popull asnjëherë te vetme nuk arritëm ta fitojmë atë qe synuam, ndoshta edhe per fajin tonë sepse ishim te panënshtruar dhe luftuam kundra te gjithë këtyre fuqive apo edhe nga arsyeja se ndodheshim ne anën e humbësit ne momentin me te pavolitshëm për ne, por fatmirësisht nuk u asimiluam.
Jo rralle here Shqiptaret u hamenden mes lindjes dhe perëndimit.
Me perëndimin na lidh: identiteti etnik, pozita gjeografike, rëndësia ekonomike, veshja, gjuha, ngjyra, stili, zakoni, arkitektura, muzika, letërsia dhe te shumë faktorë tjerë.
Me lindjen na lidhte vetëm ajo se një pjesë e madhe e popullit tone ka besim shpirtëror te njëjtë dhe asgjë tjetër.
Jo shpesh here ne bëmë disa gabime te vogla por për fatin tone te keq me 1997 na ndodhi ajo te cilën askush nuk e ka pritur. Ne momentet me kritike për sfidat e popullit Shqiptar jashtë kufirit amë kur tere boten sundonte dhe akoma vazhdon ta sundoj një perandori qe për fatin tone them kështu kushtimisht interesat tona kombëtare ne njëjar mënyre ishin përputhur me interesat e saj strategjike dhe priteshin ndryshime te mëdha Qeveria e Shqipërisë bëri gabimin e pafalshëm qe kurrë nuk do ti fali populli i saj brenda dhe jashtë kufirit dhe u anëtarësua ne Konferencën e Vendeve Islamike. Ne fuqinë qe dominonte botën dhe vazhdon te dominoj u shkaktua ndjenja e injorimit nga ana e Shqiptareve dhe për fate te keq ndodhi ajo qe ndodhi por prapë fuqia dominuese për te mos lenë anash strategjinë e vet me një rezolutë te veçanet shpalli te mbrojtur kufijtë e Shqipërisë. Unë për një gjë jam i bindur se kjo superfuqi një dite herët a vonë do te dështoj sikur dështuan te tjerat sepse historia përsëritet, por për momentin kjo mbisundon boten. Unë e kuptoj se kjo fuqi dominuese nuk erdhi këtu vetëm për te mirën tonë sepse tek e fundit ne nuk jemi askush për të, por erdhi se pari për interesat e veta por duke përkrahur edhe interesat tona dhe një pjese e vogël e interesave tona u realizuan krahas interesave te saj dhe se për te arritur sukses ne interesat tona te përbashkëta na kane mbetur vetëm një rrugë. Ajo është:
---Rruga e perëndimit- Përkrah interesave te kësaj fuqie dominues te shtrojmë qartë dhe te kërkojmë interesat tona, te konsolidojmë radhët, te rrisim nivelin e arsimit, te rrisim zhvillimin ekonomik, te punojmë ditë e natë për unifikimin e kombit, mos te shkaktojmë përçarje te panevojshme te jemi unik dhe te mundohemi te arrijmë atë qe nuk mundem ta arrijmë ne te kaluarën dhe te ndërtojmë një komb te fuqishëm qe te jetë i aftë te mbrojë veten apo ekzistoj si shtet, qe ne rastin e shkatërrimit te kësaj superfuqie te jemi te aftë te mbrojmë veten sepse planet e superfuqisë se ardhshme qe do sundoj boten me rastin e shkatërrimit te kësaj nuk dihet se a do te përputhen me planet tona. Te gjitha këto ti realizojmë duke mos harruar ombrellën mbrojtëse: Feja e Shqiptarit është Shqiptaria, e cila na mundësoi dhe mundëson akoma zhvillimin brenda një kombi te tri besimeve me një tolerancë te duhur.
----Rruga e lindjes--- Për momentin lindja nuk është e konsoliduar për vete dhe as ne dekadat e ardhshme nuk pritet qe nga atje te vije një fuqi dominuese ne çfarëdo aspekti, prandaj interesat tona nuk lidhen aspak me atje, sepse për momentin ata janë ne anën humbëse. Me atje një pjesë te kombit tone e lidh vetëm besimi shpirtëror dhe ketë besim ne e kemi dhe mundemi ta zhvillojmë edhe pa ata.