Ambasadori rus: Dua takim me Topin e Berishën

Bilderberg

Anëtar i ri
Ambasadori rus: Dua takim me Topin e Berishën

Ambasadori fuqiplotë i Federatës ruse në Tiranë, Aleksandër Prishchepov kërkon të takohet me Presidentin shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Në konferencën për shtyp sot paradite diplomati rus tha se “për tregtinë e armëve e kishte mësuar nga media shqiptare”, ndërsa pranoi se Shqipëria ishte në listën e vendeve që i kanë shitur armë Gjeorgjisë.

“Nuk kam dijeni. Për shitjen e armëve kam mësuar nga media shqiptare”. Ky ka qenë reagimi i ambasadorit të Jashtezakonshëm Fuqiplotë i Federatës Ruse në Tiranë Aleksandër Prishchepov, i cili organizoi sot paradite një konferencë për shtyp në lidhje me konfliktin me Gjeorgjinë. Konferenca u organizua në selinë e ambasadës ruse në kryeqytet.

Përfaqësuesi diplomatik i Moskës në Tiranë ka pranuar se emri i Shqipërisë është gjetur në listën e vendeve të cilat i kanë shitur armë Gjeorgjisë por, Prishchepov nuk ka lënë pa shtuar se shitja e armëve nuk është një vepër penale.
Disa herë ambasadori rus ka theksuar se Rusia nuk ka akuzuar Shqipërinë për tregti armësh me Gjeorgjinë.

Ambasadori Aleksandër Prishchepov theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve nuk ka ndryshuar dhe për këtë ka kërkuar takim me Presidentin Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. Diplomati rus nuk pranon të komentojë deklaratën e kryeministrit Berisha: "Jam diplomat nuk komentoj deklaratat e kryeministrit"
Një ditë më parë kryeministri Berisha mohoi akuzat e gjeneralit rus se Shqipëria ka bërë tregti armësh me Gjeorgjinë. Kreu i qeverisë i cilësoi këto akuza shpikje dhe ashpërsoi qëndrimin ndaj Rusisë, duke deklaruar se sjelljet e saj ndaj vendeve të vogla janë të dënueshme. Deklarata e kryeministrit u bë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij islandez, Geir Haarde.
Në një shkrim të botuar sot në “Gazeta Shqiptare” sipas të dhënave të marra nga Qendra Shqiptare për Tregtinë e Jashtme konfirmohet se në 2006 Shqipëria i ka shitur Gjeorgjisë bomba, granata dhe municione me vlerë 2.3 milionë euro apo 2.9 miliardë lekë. Shifrat janë publikuar në websitin e Qendrës Shqiptare për Tregtinë e Jashtme e cila në bashkëpunim me USAID-in publikon vazhdimisht të dhëna për import-eksportet shqiptare.
I pyetur për pavaresinë e Kosovës ai u përgjigj në mënyrë konstante. "A nuk e keni thënë ju vetë që Kosova është rast unikal, apo jo?"
Nëpërmjet kësaj konference ambasadori Prishchepov informoi median shqiptare lidhur me "shtrembërimet", sipas tij, "të përcjelljes së konfliktit me Gjeorgjinë nga mediat ndërkombëtare për shkak të largësisë nga rajoni i këtij konflikti".

(Balkanweb) 27.08.2008
 
Attachments

  • prishchepov ambasador rus ne tirane.jpg
    prishchepov ambasador rus ne tirane.jpg
    32.9 KB · Shikime: 19
Ky nuk perben me lajm ky lajm eshte shume i vjeter edhe vete e paske potencuar me 17 gusht,se di ne ka ose jo dikush te shkruaj dicka :brrr:brrr,vete tema AKTUALITETI konsiston ne faktin se temat duhet te jene sa me aktuale edhe sa me te reja te shumten 1 javore.
Respekte!
 
E hapa temen ketu meqense mungonte!
 
E hapa temen ketu meqense mungonte!

OK meqe jam mod. tek kjo pjese me duket se duhet te te kthej pergjigje.Une kete lajm e kam apre ne momentine publikimit,por nuk e kam vene me nje qellim se kjo ishte me shume "eufori gazetareske"sesa ne realisht do ndodhte kjo.
P.S.Une te pakten nuke di qe eshte permendur me ky amb.rus pas ketij lajmi,e aq me teper nuk kam lexu askund se eshte taku me ndonjerin nga kreret e shtetit.
Nejse tema le te mbetet ketu kush ka te shtoj le te shtoj :)
 
Ambasadori rus: Dua takim me Topin e Berishën

Ambasadori fuqiplotë i Federatës ruse Sa lajka i bejne ketyre te huajve, sidomos kur jane te nje vendi te fuqishem , pfff :lexim:[/U]në Tiranë, Aleksandër Prishchepov kërkon të takohet me Presidentin shqiptar Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha. FONT]

“Nuk kam dijeni. Për shitjen e armëve kam mësuar nga media shqiptare”. Ky ka qenë reagimi i ambasadorit të Jashtezakonshëm Fuqiplotë i Federatës Ruse në Tiranë Aleksandër Prishchepov, i cili organizoi sot paradite një konferencë për shtyp në lidhje me konfliktin me Gjeorgjinë. Konferenca u organizua në selinë e ambasadës ruse në kryeqytet.

Përfaqësuesi diplomatik i Moskës në Tiranë ka pranuar se emri i Shqipërisë është gjetur në listën e vendeve të cilat i kanë shitur armë Gjeorgjisë por, Prishchepov nuk ka lënë pa shtuar se shitja e armëve nuk është një vepër penale.
Disa herë ambasadori rus ka theksuar se Rusia nuk ka akuzuar Shqipërinë për tregti armësh me Gjeorgjinë.Hahahaa, me siguri i ka therritur per tu terhequr veshin, edhe pse ne publik ca gjera sthuhen :D

(Balkanweb) 27.08.2008

As mua smu duk ndonje lajm ky..:mahh
 
Kerkon te beje presion psikollogjik muzhiku Rus.

Ka gjet kishe ku te falet ;)
 
Kerkon te beje presion psikollogjik muzhiku Rus.

Ka gjet kishe ku te falet ;)

Mua me beri shume pershtypje fakti se ai ska dhene asnje deklarate mbi trafikun e armeve qe ka bere Shqiperia!!
Lexova se Bosnja Hercegovina eshte akuzuar per furnizimin e Gjerogjise me arme te renda dhe te lehta dhe se firma shtetrore shqiptare MAICO (perfshih jketu edhe çeshtjen e Gerdecit) eshte e implikuar me kete trafik!! (Kur ta gjej artikullin do ta sjell)

Mua me çudit kjo heshtje!!
 
Mua me beri shume pershtypje fakti se ai ska dhene asnje deklarate mbi trafikun e armeve qe ka bere Shqiperia!![/B]
Lexova se Bosnja Hercegovina eshte akuzuar per furnizimin e Gjerogjise me arme te renda dhe te lehta dhe se firma shtetrore shqiptare MAICO (perfshih jketu edhe çeshtjen e Gerdecit) eshte e implikuar me kete trafik!! (Kur ta gjej artikullin do ta sjell)

Mua me çudit kjo heshtje!!

Te jete ashtu i bie qe Shqiperise ti bejne vetem verejtje kur dalin ne publik..:D
Edhe pse gjithcka ndodh ne Shqiperi, jam e sigurte qe behet me dijen dhe nderhyrjen e "te medhenjve".:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top