Agjencia Federale e Ilaçeve po heton vdekjen e Michael Jackson

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
e enjte , 02 korrik 2009 18:20
Los Angeles – Hetimeve për vdekjen e “Yllit të Popit” Michael Jackson, iu bashkua edhe Agjencia Federale e Ilaçeve. Autopsia për shkaqet e ndarjes nga jeta të 50-vjeçarit më 25 qershor të këtij viti, po vazhdon ndërsa pritet të vonojë edhe 4-5 javë për shkak të analizave të hollësishme toksikologjike. Mediat amerikane njoftojnë se Departamenti i Policisë në Los Angeles i ka kërkuar Agjencisë Feredale të Barnave të ndihmojë në gjetjen e shkakut të vdekjes së këngëtarit 50-vjeçar. Hetuesit sekuestruan dy qese të mëdha me ilaçe në shtëpinë ku banonte Michael Jackson, banesë ku ai u gjet në fund të jetës. Shkaku i vdekjes pritet të mësohet pasi të dalë rezultati i analizave të lëndëve toksike, që mund të marrë disa javë. Në një tjetër zhvillim, po lidhur me Majkëll Xheksonin, një zëdhënës i familjes tha se po bëhen plane për funeralin, por shtoi se homazhet nuk do të mbahen tek vila e tij, Neverland.
e enjte , 02 korrik 2009 18:20 Los Angeles – Hetimeve për vdekjen e “Yllit të Popit” Michael Jackson, iu bashkua edhe Agjencia Federale e Ilaçeve. Autopsia për shkaqet e ndarjes nga jeta të 50-vjeçarit më 25 qershor të këtij viti, po vazhdon ndërsa pritet të vonojë edhe 4-5 javë për shkak të analizave të hollësishme toksikologjike. Mediat amerikane njoftojnë se Departamenti i Policisë në Los Angeles i ka kërkuar Agjencisë Feredale të Barnave të ndihmojë në gjetjen e shkakut të vdekjes së këngëtarit 50-vjeçar. Hetuesit sekuestruan dy qese të mëdha me ilaçe në shtëpinë ku banonte Michael Jackson, banesë ku ai u gjet në fund të jetës. Shkaku i vdekjes pritet të mësohet pasi të dalë rezultati i analizave të lëndëve toksike, që mund të marrë disa javë. Në një tjetër zhvillim, po lidhur me Majkëll Xheksonin, një zëdhënës i familjes tha se po bëhen plane për funeralin, por shtoi se homazhet nuk do të mbahen tek vila e tij, Neverland.

Lajmi fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top