اfarë është propolisi i bletës?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اfarë është propolisi i bletës?

Antibiotik natyral, antiviral, anti-inflamator, antimykotik, antibaktrial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar etj. - këto dhe veti të tjera që ka propolisi, ky produkt i pafundmë i kosheres.Propolisi i bletës është një nga medikamentet alternative më të vjetra dhe më të njohura. Fare mirë ai mund të konsiderohet si një shtojcë ushqimore.
Propolisi rekomandohet si medikament profilaktik, shtojcë ushqimore në grupmoshat e riskut: Gratë mbi 45-50 vjeç gjatë menopauzës, puçrrat në qafën e mitrës, ruajtjen e imunitetit konstant duke marrë 1-2 doza vjetore.
Cfarë mund të mjekohet me anë të propolisit të bletës?
Me anë të propolisit të bletës mund të mjekohen dhe përmirësohen një sërë sëmundjesh: diabeti, gjëndrat e gjirit si kistet, ftohjet, alergjitë, infeksionet e gojës të veshkave dhe të tëmthit, kolitet, majasëlli dhe ulcerat, krimbat e zorrëve dhe myku. Gjithashtu propolisi përdoret edhe për kozmetikën e fytyrës suaj si edhe për reumatizmat.
Propolisi ndihmon edhe te këto sëmundje: astma, spondiloartroza, sëmundja e Parkinsonit dhe herniet. Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale, etj) ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve.
Shiko fotografinë 1726124
Përbërësit e propolisit të zbuluar deri tani janë:
* Rrëshira e balsame 50-55% (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike)
* Dyll 25-35%
* Vaj rasencial 5-10%
* Polen 5%
* Substanca të tjera 5%

Përbërës organik nga të cilët më të rëndësishëm janë:
1. Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine, etj).
2. Lëndë minerale (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic, etj.).
3. Vitamina të grupit B (B1,B2,B6,PP) vitamina C dhe E.
Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit, varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsistenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz. Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100%) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë vecorive të tij. Flavonoidet janë pigmente vegjetale funksioni i të cilëve të bimët është ende pak i vlerësueshëm, por që na paraqesin një veprim të dyfishtë mbrojtje dhe stimulimi të funksioneve thelbësore metabolike si p.sh. frymëmarrja. Flavonet gjenden në sasi të mëdha në sythet e bimëve ku zhvillohet një veprim efikas mbrojtës kundër fatkeqësive parazitare dhe ashpërsisë së dimrit, veprim mbrojtës që është veçanërisht i vënë në pah nga mbulesa rrëshinore-dyllore e të njëjtëve sythe. E veçanta e propolisit qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve falë të cilave propolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studiuesve rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkool etilik ka natyrë flavonoide mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina të pajisura me efekte shumë të mira bakteriostatike dhe sakuranetina që përfaqëson veprimin antihelmues. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top