Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dritare

Policia e Shtetit tha zyrtarisht sot se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen 16 vjeçare R.I., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në banesën e vjehrrës së saj, L.K., 51 vjeçe, ka vjedhur shumën prej 432 400 lekë. Vajza adoleshente jetonte te shtëpia e të fejuarit të saj, bashkë me vjehrrën. Prej kohësh, vjehrra L.Krosi, kishte arritur të mblidhte disa kursime, gjithsej afro 4.5 milionë lekë të vjetra. Ajo i mbante të fshehura në dhomën e saj. Nusja e kishte pikasur që vjehrra mbante para të fshehura në shtëpi. Dje ajo vuri në jetë planin e saj. Rreth mesditës, kur vjehrra nuk gjendej në dhomën e saj, ku gjendeshin milionat, nusja u kacavjerr nga dritarja dhe kaloi në ballkonin e dhomës së vjehrrës. Aty brenda u turr pas dollapit dhe mori lekët që fshiheshin. Disa orë më vonë, vjehrra kthehet në shtëpi. Si duket ajo i kishte me merak lekët sepse në një moment vajti drejt e tek dollapi për të parë kursimet e saj. Befas konstatoi se aty nuk kishte më asnjë qindarkë. E tronditur, njoftoi policinë. Kjo e fundit kreu hetime të shpejta dhe nuk iu desh shumë punë që të zbardhte se vjedhjen e kishte kryer nusja e shtëpisë. /a.b/noa.al/
se6920.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Gjynah te dyja ,...
keq kur e ke te keqen ne shpi ..
 
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Po kjo budallaqa nuk e prishte dot braven e deres!
 
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Paj keshtu eshte kur martohet nje femije :sherrxhi:
 
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Adoleshentja jeton me vjehrren! po te ishte e till ajo di ishe ne shkoll e jo te vjehrra... mir ja ka ber
 
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Nuse spiderman.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Adoleshentja në Tiranë, vjedh milionat e vjehrrës duke u kacavjerrë nëpër dr

Vjehrra Krudelia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top