Gerti Xhaja
Vëllai vret vëllanë në periferi të Tiranës për 500 lekë të reja. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në banesën e familjes Marku në Tiranë. Granit Marku 15 vjeç, ka goditur për vdekje vëllanë 8 vjeç më të madh Alfredin pas një grindjeje të ndodhur mes tyre në shtëpi. Shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës kanë mundur të vënë në pranga autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Autori ndonëse në moshë të mitur, ka të paktën dy vjet që është mjaft problematik për policinë. Gushtin e vitit të kaluar ai i kishte vjedhur armën e tipit pistoletë TT., kryetarit të Bashkisë së Pukës, Bashkim Struga, ndërsa ky i fundit ishte pjesë e xhenazes, i ardhur për një vaki në Laknas.
Ngjarja
Grindja në familjen Marku ka ardhur pasi Graniti i ka kërkuar të atit 500 lekë të reja që i duheshin për pare xhepi. I ati mësohet se nuk ia ka dhënë lekët dhe Graniti ka nisur të shajë në shtëpi dhe kërcënojë për lekët. Vëllai i madh, Alfredi mësohet se ka ndërhyrë për të ftohur grindjen, por ndërhyrja e tij e ka nevrikosur akoma më shumë Granitin. Janë zënë të dy dhe për një shpullë që i ka dhënë vëllai i madh, 15-vjeçari ka nxjerrë një biçak që e mbante me vete dhe e ka qëlluar. Familjarët e kanë marrë në gjendje të rëndë Alfredin dhe e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Ushtarak. Ndërkohë mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të mbajtur në jetë 23-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda, të marra nga goditjet me thikë, komplikacionet e shkaktuara prej tyre dhe hemorragjia.
Arrestimi
Të sinjalizuara, shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë së Tiranës në Kamëz kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Me të marrë informacionin se cili ishte autori i krimit, shërbimet e policisë duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë për ta gjetur atë. Problemet e shumta që kishte pasur me policinë, ndonëse ende në moshë të mitur, e kishin bërë Granitin një fytyrë të njohur për uniformat blu. Ai është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e policisë jo shumë larg banesës. Graniti është siguruar në ambientet e izolimit të policisë së kryeqytetit, ku është marrë në pyetje nga oficerët e Seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit në Drejtorinë e policisë së Qarkut. Sipas burimeve, Graniti e ka pranuar autorësinë e krimit, ndonëse është munduar të shfajësohej duke deklaruar për policinë se ishte në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk kishte pasur ndërmend ta vriste vëllanë.