Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Abetarja.

Didi

C'est la vie.


Duke lexuar disa poezi ketu me erdhi ne mendje abetarja dhe permbajtja e saj. Dhe thash pse mos te hapim nje teme per te ditur me shume per te dhe pse jo per te kujtuar vjershat dhe tregimet e saj. Si fillim po jap disa te dhena rreth lindjes se saj..pastaj ju mund te shkruani cfare ju kujtohet kjo ajo.:)


Abetarja e parë e gjuhës shqipe eshte e vitit 1844 me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi.
Nga ajo kohë kanë kaluar plot 162 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri.
Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe". Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë.
Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.



04JE_kult.Me_8_maj_perurohet_Abetarja_unike.jpg
 
Titulli: Abetarja..

Po filloj une me kete vjershen qe me pelqente jasht mase:

Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.

Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër

Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.

Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.

Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
- Bini këtu brënda,
o ju dardha - tha.

Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
thirri fortë përtaci
- Obobo ç’hata !
 
Pe: Abetarja..

Mua me kujtohen disa gjera por ne fakt kane qene te lidhura dhe me Leximi 1...

Per nje d qe ti se ve fjale dere behet ere dhe shtepia ngel pa dere...
Per nje m qe ti se ve fjala mik behet ik,cben keshtu more Besnik a i thuhet mikut ik...

Duaje atdhene si shqiponja folene...

Ku eshte balta me e embel se mjalta?Ne Shqiperi...
 
Pe: Abetarja..

Abetare fort te dua me ato shkronjat e tua,
dora ime u mesua mendja ime u ndricua,
kam mesuar te lexoj,shkruaj bukur recitoj...

Kaq me kujtohet lol
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Abetarja..

Ja na erdhi viti ri
sa jam e gëzuar
edhe unë si çdo fëmijë
pres për ta festuar..

******************


Për një m që ti nuk e vë
fjala mik bëhet ik
ç'bën kështu more Besnik
a i thuhet mikut ik..
për një d që ti nuk e vë
fjale derë bëhet erë
dhe shtëpia ngel pa derë ..
 
Pe: Abetarja..

Ka qene dhe nje me Valbonen...

Sot, kur shkonim per ne shkolle
pse u ktheve si veri?
Cke harruar moj Valbone?
cke harruar ne shtepi?

Mos valle stirolapsin,
a mos valle bojrat ne kuti?
Cke harruar, moj Valbone,
qe u ktheve si veri?

Thote Valbona e gezuar:
Asnje gje skisha harruar.
po kur ika u nxitova,
gjyshen nuk e perqafova...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Abetarja..

Ylli i vogel larte ne qiell
duket por si zan ne pyll
siper dheut lart qendron
xixa xixa xixllon

kjo per momentin mu kujtu.E kujtime te bukura jan ate nga kl e par edhe pse ne mjegull kujtohen
 
Titulli: Abetarja..

Love ja e gjithe vjersha e vitit te ri:

Ja na erdhi Viti i Ri,
sa jam e gëzuar,
Porsi unë cdo fëmijë,
pret per ta festuar,

Bora zbardhi tej për tej,
fusha edhe male,
Viti i Ri do të na gjej',
me këngë e me valle.

E stolisa bredhin tim,
me lodra me yje,
era jashtë me tërbim,
le të fryjë në pyje,

plot dhurata përsëri,
do më sjellë mua,
babagjyshi i Vitit Të Ri,
oh sa fort të dua.
 
Titulli: Abetarja..

Atdheu:

I mora A-në atit,
në të ishte dhe nëna,
i mora T-në tokës,
në të ishte edhe zemra,
i mora D-në detit,
në të ishte dhe qielli,
i mora H-në hënës,
në të ishte dhe dielli,
i mora E-në erës,
në të ishte dhe shiu,
i mora U-në ujit,
në të ish' dhe njeriu,
i lidha gjithë bashke
dhe gjeta,
ATDHEU-n.
 
Titulli: Abetarja..

Mbi degen e molles
erdhi nje zog
ciu -ciu me tha,
te kam une shok.
Abetaren zogu
ne dore ma pa
mesome edhe mua
te lexoi me tha
Dhe ia filluam
qe te dy me ze
zogu ciu-ciu
une A-B-C....:p



Xhepi im i vogel
cfar kerkon nga mua
nje shami te paster
per hundet e tua
kur s'e ke me vete
dukesh i shemtuar
kur e ke me vete
dukesh zbukuruar...:p
 
Titulli: Abetarja..

Nga keto vjershat une vetem dy rreshtat e para mbaja mend pjesen tjeter e kerkova ne internet..:D

Shi, shi, laga-shi,
bjer-o bjer me furi,
jepi tokës pak freski!
ku ke qenë gjer tani?
Presin arat plot me grurë
presin pyjet plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqep-kuqet, qafëgjatat.







Dele, dele kuçuvele,
më ka blerë babi një dele,
ajo është dele rudë,
e ka leshin shumë të butë,
mua mami më ka thënë,
edhe fjalën ma ka dhënë,
kur të qethim delen o,
të bën mami një triko!
 
Titulli: Abetarja..

Kam një shok,
të dy tok
shkojmë orë pa mërzi;
më tregon,
më mëson
shumë gjëra që s'i di.

E shtrëngoj,
e pushtoj
plot gëzim e dashuri.
Fort e dua,
se për mua
është shok për mençuri.
Pa përtim,
me durim,
shoku im më ndihmon,
dhe ky është...
Kush e di?
Libri im që më mëson.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Abetarja..

Disa nga perrallat..

Gjeli, qeni dhe dhelpra:

Na rronin njëherë një plak e një plakë. Ata ishin shumë të varfër. Nuk kishin gjë tjetër, veç një gjel e një qen.
Një ditë qeni i tha gjelit:
Eja, gjel i dashur, të shkojmë në pyll, të gjejmë ndonjë gjë për të ngrënë.
U nisën. Kur po errej, u futën në pyll dhe zgjodhën për të fjetur një pemë me zgavër. Gjeli hipi në pemë, qeni u fut në zgavër.

Në mëngjes gjeli nisi të këndonte: ki!- kii! - kiii!
Me ta dëgjuar dhelpra, iu afrua pemës dhe filloi të lavdëronte gjelin.
- Sa i bukur qenke, o gjel! Sa zë të ëmbël që paske! Eja sot për drekë tek unë, se të dua shumë!
- Mirë, - i tha gjeli, - por unë kam edhe një shok.
- Ku është shoku yt? - pyeti dhelpra.
- Ja, atje, në zgavër, iu përgjigj gjeli.
Dhelpra iu afrua zgavrës dhe futi kokën.
Qeni e kapi për fyti dhe e mbyti.
 
Titulli: Abetarja..

Korbi dhe dhelpra:

Tek një lis sipër në majë,
korbi qëndroi të hajë,
një copë djathë që mbante,
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelpër' e mallkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta hajë vetë;
«Mirëdita mik i vjetrë,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetrë
me pendë të bardhë; në di të këndosh,
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërrosh"
Të tregojë zënë zoti korb gërrhiti,
dhe lëshoi djathnë po dhelpra ja priti,
dhe korbit i tha:
«Ndëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet më tjetër herë.
 
Titulli: Abetarja..

Në këtë botë
sa rrojmë,
njëri-tjetrin
të ndihmojmë:

I math, i vogël,
të tëre ç'jemi,
për njëri-tjetrin
nevojë kemi.

Për këtë gjë të vërtetë
dy përralla do të themi.

Një mi
kur doli nga dheu,
ndë thonj të luanit
ra;
po luani
kur e pa,
zemër të madhe
rrëfeu,
se minë
të gjall' e la.

Po dhe miu
kur shpëtoi,
të mirën
nuk' e harroi,
me të tepër
ia pagoi.

Një luan,
një egërsirë,
pa të mirë nga një mi,
si s'e pandente njeri:
Në një pyll
në shkretëtirë,


I mjeri luan,
u zu me dhokan;
thërret,
bërtet,
qan me lot
se nga dhokani
s'del dot,
q'e zuri
në këmbë.
Po miu
me dhëmbë,
ep e merr
sa e nxjerr;
hyn e del,
prish një tel,
të tërë dhokanë
dhe shpëton
luanë.

Fuqia dhe zemërimi,
s'mbarojnë, ç'mbaron durimi.
 
Titulli: Abetarja..

are are abetare
ne cdo faqe nje dritare
 
Titulli: Abetarja..

kam Harruar shum,,se jam ber shum haraq,,

per momentn me kujtohet,,

Duart Tona Punetore,,Vizatojne ne fletore,
qepin kopsa me gjylpere
presin flete me gershere,
 
Titulli: Abetarja..

Rastesisht gjeta keto faqe te abetares:)

1383926_508480382582079_1319109332_n_zpsb4d1ba80.jpg
 
Titulli: Abetarja..

1375899_510206232409494_145481925_n_zps616bf006.jpg
 

Attachments

  • 1375899_510206232409494_145481925_n_zps616bf006.jpg
    1375899_510206232409494_145481925_n_zps616bf006.jpg
    112.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Abetarja..

1379614_508480765915374_424445119_n_zps08b7f65d.jpg
 

Attachments

  • 1379614_508480765915374_424445119_n_zps08b7f65d.jpg
    1379614_508480765915374_424445119_n_zps08b7f65d.jpg
    117.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Abetarja..

994029_510199672410150_767034728_n_zpsaf0ae0fc.jpg
 

Attachments

  • 994029_510199672410150_767034728_n_zpsaf0ae0fc.jpg
    994029_510199672410150_767034728_n_zpsaf0ae0fc.jpg
    129.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Abetarja.

6a86c51e-fd14-4456-9dc6-f1f12cff65b1_zpse1cd41d1.jpg
 

Attachments

  • 6a86c51e-fd14-4456-9dc6-f1f12cff65b1_zpse1cd41d1.jpg
    6a86c51e-fd14-4456-9dc6-f1f12cff65b1_zpse1cd41d1.jpg
    88 KB · Shikime: 0
Titulli: Abetarja..

92324b5c-c734-4b1d-9f9e-bcedafe98671_zps577f36a5.jpg
 

Attachments

  • 92324b5c-c734-4b1d-9f9e-bcedafe98671_zps577f36a5.jpg
    92324b5c-c734-4b1d-9f9e-bcedafe98671_zps577f36a5.jpg
    64.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top