Didi
C'est la vie.
Duke lexuar disa poezi ketu me erdhi ne mendje abetarja dhe permbajtja e saj. Dhe thash pse mos te hapim nje teme per te ditur me shume per te dhe pse jo per te kujtuar vjershat dhe tregimet e saj. Si fillim po jap disa te dhena rreth lindjes se saj..pastaj ju mund te shkruani cfare ju kujtohet kjo ajo.

Abetarja e parë e gjuhës shqipe eshte e vitit 1844 me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi.
Nga ajo kohë kanë kaluar plot 162 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre. Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri.
Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe". Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë.
Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.
