Lexova në Shekulli Online lajmin e vetëvrasjes së nënës me foshnjën e saj dymuajshe dhe më zuri një shtrëngim në zemër. Mendova: O Zot, a ka ditë që mos ndodhin gjëra të tilla në vendin tim?
Po a kuqet a zverdhet ky pushtet për këto vepra të rënda që ndodhin në këtë vend kaq të vogël? Qeveria a bën ndonjëherë analizë pse ndodhi e gjithë kjo katrahurë me këta jetë njerëzish?
Enver Hoxha i ka mbytur njerëzit për politikë, kurse ju po i mbysni për ekonomi. Gjeni një zgjidhje se prandaj jeni në krye të shtetit.
Nuk ka veprim pa shkak. Në raste të tilla shkaqet kryesisht janë shoqërore, veçanërisht ekonomike. Shteti duhet të analizojë thellë vrasjet dhe vetëvrasjet dhe me mjetet që ka të ndikojë në uljen e tyre.
Ja cilat janë arsyet që nxjerr unë për këtë numër makabër të vetëvrasjeve, vëllavrasjeve, vrasjeve për nder etj.
- ثshtë ambienti social komplet mbytës jo për gratë, por për të gjithë pa përjashtim
- Ky ambient social mbytës është derivat i direktë i gjendjes ekonomike të mjerueshme
- ثshtë derivat edhe i padijes, i naivitetit dhe i shitjes së lirisë, fenomene që kanë hedhur rrënjë si kancer i shoqërisë!
- ثshtë polarizimi ekstrem ekonomik i krijuar në atë vend!
- ثshtë antiteza e tmerrshme midis jetës së përditshme sociale - (fundamentalizëm dhe mbytje ekstreme e lirive personale) dhe asaj që "pompohet" nëpër mediat e blera.
Qeverive shqiptare u duhet të ulen mirë mbi këto probleme e jo të dalin të pëllasin nëpër mikrofona për centrale bërthamore e hidrocentrale imagjinare! Edhe Korea e Veriut ka vepra të mëdha, por interesohuni pak për jetën e njerëzve këtu!
EMAIL NGA ADRESA [email protected]