"A zverdhet ndokush për këto tragjedi njerëzore të përditshme?"

Lexova në Shekulli Online lajmin e vetëvrasjes së nënës me foshnjën e saj dymuajshe dhe më zuri një shtrëngim në zemër. Mendova: O Zot, a ka ditë që mos ndodhin gjëra të tilla në vendin tim?

Po a kuqet a zverdhet ky pushtet për këto vepra të rënda që ndodhin në këtë vend kaq të vogël? Qeveria a bën ndonjëherë analizë pse ndodhi e gjithë kjo katrahurë me këta jetë njerëzish?

Enver Hoxha i ka mbytur njerëzit për politikë, kurse ju po i mbysni për ekonomi. Gjeni një zgjidhje se prandaj jeni në krye të shtetit.
Nuk ka veprim pa shkak. Në raste të tilla shkaqet kryesisht janë shoqërore, veçanërisht ekonomike. Shteti duhet të analizojë thellë vrasjet dhe vetëvrasjet dhe me mjetet që ka të ndikojë në uljen e tyre.

Ja cilat janë arsyet që nxjerr unë për këtë numër makabër të vetëvrasjeve, vëllavrasjeve, vrasjeve për nder etj.

- ثshtë ambienti social komplet mbytës jo për gratë, por për të gjithë pa përjashtim
- Ky ambient social mbytës është derivat i direktë i gjendjes ekonomike të mjerueshme
- ثshtë derivat edhe i padijes, i naivitetit dhe i shitjes së lirisë, fenomene që kanë hedhur rrënjë si kancer i shoqërisë!
- ثshtë polarizimi ekstrem ekonomik i krijuar në atë vend!

- ثshtë antiteza e tmerrshme midis jetës së përditshme sociale - (fundamentalizëm dhe mbytje ekstreme e lirive personale) dhe asaj që "pompohet" nëpër mediat e blera.
Qeverive shqiptare u duhet të ulen mirë mbi këto probleme e jo të dalin të pëllasin nëpër mikrofona për centrale bërthamore e hidrocentrale imagjinare! Edhe Korea e Veriut ka vepra të mëdha, por interesohuni pak për jetën e njerëzve këtu!


EMAIL NGA ADRESA [email protected]
 
Titulli: "A zverdhet ndokush për këto tragjedi njerëzore të përditshme?"

Nuk eshte veshtire per ta pare dhe gjetur te keqen ku eshte. Ne Shqiperi ka 20 vjet qe nuk ka shtet, por nje grup njerzish qe qendrojne atje per interesat e tyre (kujtoni te gjitha ngjarjet e zhvilluara gjate ketyre viteve) Pamvaresisht pikepamjeve te soteme per demokracine, specifika jone erdhi si rezultat qe e gjithe prona ishte shtetrore dhe shteti mbante pergjegjesi per gjithçka. Kalimi i prones ne private u be kush ish me i zoti mori me shume, u vodh duke patur mbeshtetjen e shtetit te krijuar. Pra shteti i diktatures me rregulla, ligje dhe pergjegjesi u kthye ne nje shtet qe te vidhte per ata qe e mbeshtesnin. Ketu filloi dhe keshtu vazhdon sot ne Shqiperi. Pergjegjesia eshte e Sali Berishes dhe e Fatos Nanos, ne qoftese per kohen e kaluar ishte pergjegjesi e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise. Por ata te fusnin ne burg ose dhe te pushkatonin per agjitacion e propagand, tradheti ndaj atdheut, per krime etj, por ushtaret ishin ne rresht. اfare ka ndryshuar sot. Sot nuk mban njeri pergjegjesi per individin as per familjen dhe gjendjene tyre. Sot je i denuar pa vendim gjykate sepse po nuk e zgjidhe dot hallin qe ke mund te vrasish dhe vehten. Me kujtohet para shume kohesh ne tv ne nje emision te Edison Ypit ne vizion plus ishte profesor Hulusi Hako dhe nje fare pedagogu Henrik اili me duket. Zoti اili ju pergjigj pyetjes se kushdo eshte i lire te vrse vehten ne demokraci. Eshte per te vene duarte ne koke e per te uluritur, por dhe per te rrafshuar keta njerez qe edukojne dhe perbejne kete shtet, prandaj kam filluar te hesht. Keta njere qe kane ozurpuar shtetin ne Shqiperi jane shume here me te rrezikshem se dikatatoret komuniste apo fashiste dhe ne emer te demokracise kerkojne dialog! Keta duhen zhdukur si fare e keqe ashtu si hoqen zvarre Enver Hoxhen, ashtu duhet bere dhe ketyre, ndryshe ne do te jemi te shtypur brez pas brezi: Keta nuk erdhen ne pushtet per ne, por per vehten , familjen dhe miqte e tyre. Keta fashiste te koheve moderne!

Fatmiri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top