A po e shkatërron me qëllim Ministria e Kulturës xhaminë e Gjin Aleksit

IMG_0279.jpg
Ndërsa ndodhemi në përvjetorin e 50 të ndalimit së fesë me ligj pas fjalimit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1967, edhe pse ka kaluar më se një çerek shekulli nga liria e besimit, shohim se paragjykimi, indiferenca dhe shpeshherë edhe keqdashësia ndaj besimeve fetare në përgjithësi dhe atyre islame në veçanti është prezentë në shumë aspekte, por sidomos atyre zyrtare shtetërore ndaj problemeve kyçe të komuniteteve fetare siç janë kthimi dhe kompensimi i pronave, ndarja e një buxheti të caktuar si në Perëndim dhe botën e qytetëruar në mënyrë që të ketë një pavarësi nga fondet e pakontrolluara nga jashtë vendit dhe restaurimi i objekteve të kultit monument kulture.

Nga informacioni që morëm nga arkivat rezulton se, deri në vitin 1967 në Shqipëri funksiononin 1536 godina kulti. Prej tyre 294 kisha, xhami dhe teqe ishin monumente kulture. Por pas valës shkatërruese të 1967, mbijetuan vetëm 96 objekte kulti nën cilësimin monumente kulture, mbrojtur nga shteti, prej këtyre vetëm 24 xhami e nga këto sot vetëm 17 janë në përdorim, sepse 8 tjerat janë shumica rrënoja dhe gjenden nëpër kala të pashfrytëzueshme.
Nga këto 24 xhami vetëm 7 prej tyre janë restauruar nëpërmjet bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman, Ministrisë së Kulturës dhe TIKA-s, të cilat sot pas restaurimit paraqesin problematika për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, ndërsa 17 tjerat kanë nevoja emergjente për restaurim, ku ndër to më e rrezikuara paraqitet xhamia shekullore e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, e cila dita ditës po degradon drejt rrënimit dhe shkatërrimit të plot edhe pse në një kohë lirie besimi dhe interesi ndaj fesë dhe objekteve të tilla historike.
Për t’u interesuar për të ne pyetëm në Drejtorinë e Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe pikërisht drejtorin z. Demirel Bojaxhiu, i cili na njohu me historikun dhe kalvarin e përpjekjeve të KMSH-së për restaurimin dhe konservimin e këtyre objekteve të kultit islam, të fundit të mbetura në këmbë pas shkatërrimit komunist.
“Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës është Monumentet Kulture i Kategorisë së Parë shpallur me vendim nr. 6, datë 15.01.1963, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Ajo është një nga xhamitë e pakta, që i shpëtoi rrënimit dhe prishjes nga regjimi komunist. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nëpërmjet një kërkese zyrtare i kanë kërkuar KMSH-së vitin e kaluar mbështetje dhe bashkëpunim për restaurimin e këtij objekti, për të cilin institucioni ynë është treguar i gatshëm dhe ka zhvilluar disa takime institucionale dhe zyrtare, ka hartuar kontratat me firmën restauruese, si dhe ç’është më e rëndësishmja ka siguruar fondet për realizimin e restaurimit të plotë, sipas planit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Aktualisht ne jemi në pritje të autorizimit për fillimin sa më parë të punës, sepse çdo ditë që kalon e çon xhaminë drejt degradimit dhe shkatërrimit të plotë të saj.”
Ai bëri me dije se vitet e fundit nuk ka pasur asnjë restaurimi xhamie, ndryshe nga shumë kisha që janë restauruar në vendin tonë. Tashmë indiferenca e shtetit dhe institucioneve përkatëse ndaj tyre po bën që të zhduken edhe gjurmët e fundit të një tradite dhe kulture shekullore me vlera të mëdha historike dhe turistike.

Podiumi.com


IMG_0288.jpg
 

Attachments

  • IMG_0279.jpg
    IMG_0279.jpg
    116.9 KB · Shikime: 0
  • IMG_0288.jpg
    IMG_0288.jpg
    133.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top