572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

legjenda

Tetova
Siaps raportimeve 572 vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhjen e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga Skënderbeu, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, kurse, në radhët e shqiptarëve pati të vrarë, vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftërash të pandërprera të Gjergj Kastriotit. /Telegrafi/skenderbeu_9624-780x439.jpg
 

Attachments

  • skenderbeu_9624-780x439.jpg
    skenderbeu_9624-780x439.jpg
    72.6 KB · Shikime: 0
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

a sikur te kthehet edhe nje here, shume pune do kishte me osmanet e sotem qe kemi akoma ketu.
 
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

a sikur te kthehet edhe nje here, shume pune do kishte me osmanet e sotem qe kemi akoma ketu.

Po vallah, se jom bo pa rruajtë.
Sa per ngjarjen mund të ketë ndodhur në ndonjë film, se realitetit as që
i vjen era. "Disa qindra vs. 22000."
 
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Hahahahah po pra me ca i vrau me shpaten e tij magjike
apo me kete timin
 
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Hahahahah po pra me ca i vrau me shpaten e tij magjike
apo me kete timin

Me tenden me siguri se e ke me te mprehte.

Besoj se Gjergji ka patur Snajper dhe shpaten e mprehte te Nickut...
 
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Po ta dinte Skenderbeu se do te vinte ajo dit qe ne Shqiptaret do te ishim te varur nga telenovelat turke,jam e sigurt se as majen e gishtit sdo ta luante per ta cliruar vendin.
 
Titulli: 572 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

Per kete beteje me teper diskutohet se ku ndodhet Torviolli i asaj kohe. Nje pike i bashkon te gjithe histoianet, qe kjo betej eshte bere ne Dibren e poshtme. Deri ku shtrihej Dibra e poshtme e saj kohe mbase do na dalin nga arkivet osmane.
Pa dyshim duhet te jene edhe deshmi te tjera kurojoze, si psh: per 12 rob personazhe nobil turq Skenderbeu u kish kerkuar 25'000 zecchini qe ti linte te lire (..?)
Pas kesaj beteje, me 14 Maj 1449, Sulltani dergon ne Kruje mbi 100'000 ushtar. Dhe dihet fundi i tyre..;)

libro_zpsbaxlplxk.jpg
 

Attachments

  • libro_zpsbaxlplxk.jpg
    libro_zpsbaxlplxk.jpg
    106.3 KB · Shikime: 0
  • libro_zpsbaxlplxk.jpg
    libro_zpsbaxlplxk.jpg
    106.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top