1927: Marrëveshja shqiptaro-italiane për gërmime arkeologjike në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
MARRثVESHJE
Ndërmjet t’Italisë dhe Shqipnisë përmbi studime dhe rmime arheologjike në Shqipni.


Me qëllim që t’u ipet nji zhvillim i vlefshëm raportevet miqsore të mira q’ekzistojnë ndërmjet t’Italis edhe Shqipnis edhe nga pikpamja shkencore dhe veçanërisht Arheologjike, në të cilën fushë eksperiencë e njoftun edhe zotësija e dijetarëve, rrëmimtarëvet edhe meremetuesvet dhe nji organizim punësh të kujdesëshëm.

Art. 1) Qeverija Shqiptare i jep Qeveris Italjane privilegjin eksluziv për të bamun studime edhe rnime arheologjike e jo gjeologjike mbi shtrojën e tokave të Prefekturavet; Elbasan, Dibër, Kosovë, Vlonë, Gjinokastër, Korçë, si edhe mbi ato të Nënprefekturës së Tiranës,

Kësaj marrëveshje i bashkangjitet nji kartë ku caktohen kufijt e zonave të naltpërmenduna.

Art. 2) Misjoni arhelogjik, i ngarkuem prej Qeveris Italjane, ka me bamun kërkime methodike, dhe ka me dhanë dritë mbi burimin primitiv t’Ilirëvet të vjetër; ashtu edhe ka me u kujdesë për studimin e monumentevet e të materjalit të kohës klasike, tue parapërgatitun edhe nji projekt për meremetimin edhe ruejtjen e të gjithë tepricavet të çdo kohe, puth ekzistojnë në tokën e koncesjoneve.

Art. 3) Misjoni Arheologjik Italjan do të përjashtojë prej fushës së veprimit të vet të gjitha vendet e shenjta puth nderohen tani, si xhamija, kisha, vorreza, etj. Si dhe ata puth kan nji karakter ushtarak strategjik. Me rasë puth për arsyena të veçanta studimi do të jetë nevoja që përhapen punët edhe kërkimet në ndonjanën ose ndër ma shumë vende të kësaj kategorije, Misjoni Italjan mundet me vepruem, si të mirret vesh ma parë me Qeverin Shqiptare.
Misjoni Arheologjik do të respektojë ligjet, zakonet, besimet e dhe adetet e vendit.

Art. 4) Në qoftë se zonat e rrmimeve nuk do të jenë të Shtetit, por se të pronësisë private, Misjoni arheologjik Italjan do të mundet me i shpronsuem tue u shpërblyem pronarvet damet puth kanë me u caktuem. Për kët qëllim Qeverija Shqiptare tue i konsideruem punët si të bëmuna për dobi publike, zotohet të përkujdeset për shpronsimin relativ ose për likuidimin e damevet në bazë të ligjës në veprim edhe n’emën të Shtetit Shqiptar.

Art. 5) Misjoni Arheologjik do të paralajmojë Qeverinë Shqiptare çdo herë kur ka në mendim me e filluem punët e veta në çdo zonë të koncesionit.

Art. 6) Qeverija Shqiptare ka të drejtë me kontrollue studimet edhe rrmimet e'bamuna prej Misjonit Arheologjik Italjan edhe për këtë qëllim ajo mund të dërgojë në Vendet e kërkimevet aq dijetarë Shqiptarë sa janë Arheologët Italjanë. Delegatët e Qeveris Shqiptare do të ndihmojnë këta të fundit me studimet edhe në mbarëvajtjen e punimevet. Delegatët kanë të drejta me marrë visatime edhe fotografi, si edhe me dhanun lajme mbi rmirae, me bam inventar të sendevet të gjetuna edhe me i dhane Qeveris së tyne informatat e nveoj shine.

Art. 7) Në zonat e studimeve edhe të rmimevet, si edhe përgjithësisht në viset e shenuara n’art. I të kësaj marrëveshtje, janë të ndalueme studime edhe kërkime archeologjike prej anës së dijetarve puth nuk janë Italjanë, por edhe këta të fundit, në qoftë se nuk janë antar të Misjonit, duhet puth të jenë autortzuem me nji dishmi prej misjonit.

Art. 8) Qeverija Italjane nuk mund t’i a lëshojë koncesjonin e kërkimevet arheologjike puth ka marrë prej Qeveris Shqiptare as njij Qeverije ose Shoqnije jo Italjane as nuk mund të shoqënoje nji Qeveri ose Shoqni tjetër jo Italjane në veprimin e këtyne kërkimevet. Puntorët e marrun për punim do të jenë Shqiptarë.

Art. 9) Në qoftë se në vazhdim të rmimevet do të gjinden sende të çmueshme si monedha, çapraza (monili); etj. ari, argjendi, edhe prej tjetër metali, si dhe sende prej tunxhi, hekuri, plumbi, etj. si edhe landë prej guri, dheu të pjekun a çdo tjetër landë (si skulpturë, shtatore, mbishkrime sende të ndryshme, etj.) klto sende ashtu edhe materiali sipër përmendun do t'i dorëzohen Qeveris Shqiptare e cila zotohet me radhitun mbledhjen edhe ruejtjen në Muzet e Shtetit, tue mbajtun parasysh, sa te jete e mundun, kshillët edhe dëshirat puth ka me gjet të udhës me çfaqun Misjonit arkeologjik Italjan.

Por tue marrë parasysh Qeverija Italjane i ban shpenzimet e kërkimevet (Art. 12) edhe si titull mirënjoftësije për studimet puth kan qëllimin për me ndritun ma mirë historin e Shqipnis, Qeverija Shqiptar i jep Misjonit Arheologjik Italjan dyfishimet (doppioni) e sendevet jo të çmueshme, edhe kështu, në qoftë se Qeverija Shqiptare do të vendoste me i shitun të gjitha ose nji pjesë të sendevet të çmueshme, atëhere Misjoni Arkeologjik do të ketë të drejtën e prioritetit (precedenza) mbi çdo tjetër kënd në blemjen e atyne sendevet me çmimet e caktueme prej Qeveris Shqiptare.

Art. 10) Misjoni Arkeologjik Italjan do t’u dorëzojë në vend të ngarkuemvet të Qeveris Shqiptare sendet ose landët e tjera puth do të gjinden në rmija, po sa puth ato do të jen sistemuem edhe studiuem.

Art. 11) Studimi i sendevet edhe i landës së rmueme si edhe botimet relative i përkasin vetëm Misjonit Arheologjik Italjan, Fotografinat, vizatimet përshkrimet e sendevet ose të landës së gjetun në kërkimet e bamuna prej Misjonit Arheologjik Italjan, e t’eksekutueme prej Delegatëvet të Qeveris Shqiptare ose prej nënpunësavet të tjerë t 'Administratës, nuk do munden me u botuem ose me u dhanë dijetareve tjerë mbasi landa e studimit në fjalë konsiderohet si dokument ekskluzivisht për përdorim të mbrendëshëm t'Administratës Shqiptare. Qeverija Shqiptare siguron zbatimin e këtij kushti.

Por kur se Misjoni Arheologjik Italjan nuk do të botonte përfundimet e studimevet edhe të kërkimevet të veta mbrenda nji kohe pas vjetshe pas ditës së mbarimit të tyne, Qeverija Shqiptare do të bëhet pronarja e këtyne përfundimeve shkencore, puth do të mundet edhe i botuem.
Prej çdo botimi shkencuer të bamun nga kujdesija e Misjonit Arheologjik Italjan do t'i jepen të paktën pesë copë Qeveris Shqiptare.

Art. 12) Të gjitha shpenzimet për studime edhe rmime si edhe ato për shpërblime si mbas art. 4 do të përballen prej Misjonit Arheologjik Italjan. Do t'i ngarkohen Misjonit edhe shpenzimet e bamuna për blemjen e veglavet ose të maqinavet të punës, ashtu edhe ato për sistemin ose për godinat e ndërtesavet që do të jenë për përdorim të Misjonit, shpenzimet e bamuna për ruejtjen provizore të sendevet ose të landës arheologjike të gjetun, si edhe ato q'i përkasin reproduksjonevet fotografike, vizatimevet edhe botimevet mbi përfundimet e rmimevet.
Qeverisë Shqiptare i ngarkohet pagesa e shpërblimevet t'udhtimit të banimit, etj. te Delegatëvet të vet.

Art. 13) Qeverija Shqiptare akordon, në bazë të listavet të pranueme prej zyrës së kompetente edhe të vizueme (vidimate) prej Ministris së Drejtësis, shlirimin doganuer (franchigia doganale) të veglavet edhe të landës teknike puth do të importohet për përdorimin e Misjonit Arheologjik

Art. 14) Ndërtesat e bamuna në Shqipni prej Misjonit Italjan për banim, për magazina, etj, në mbarim të kesaj marrëveshtje, në qoftë se përtrihet, i mbeten si pronë Qeveris Shqiptare.

Art. 15) Në qoftë se Misjoni Arheologjik Italjan nuk do të filloje punën e vetë n'afatin e nji vjeti, tue filluem nga data e ratifikimit të kësaj marrëveshtje, ose nuk praktikon të paktën nji fushate studimesh ose rmimesh, mbrenda çdo vjeti (perveç në rasë të fuqis së jashtëzakonëshme, si për shkak lufte, kryengritjeje, epidemije et.) marrëveshtja ka me u anuluem. Në ktë rasë Qeverija Italjane nuk do të kete të drejtë me kërkuem prej Qeveris Shqiptare as nji damshpërblim për shpenzimet e bamuna prej Misjonit Italjan, ashtu edhe të gjitha sistemacjonet e paragatituna prej Misjonit Italjan Archeologjik do të mbeten pronë e Shtetit Shqiptar.

Art. 16) Qeverija Shqiptare ka të drejtë kontrollimi mbi zbatimin e kësaj marrëveshje.

Art. 17) Kjo marrëveshtje ka vleftë per 10 vjetë edhe mundet me u zgjatuan për nji tjetër periudhë puth do të caktohet me pëlqimin nga ana e dy palëve kontraktuese.

Art. 18) Kjo marrëveshtje u hartue në dy gjuhë, Shqip edhe Italisht, edhe tekstat e njanës e të tjetres kan njinjisht vleftë.

Art. 19) Kjo marrëveshtje do të vihet në zbatim mbas ratifikimit prej dhomavet legjislative dhe mbas shpalljes së Dekretit të Kryesis së Republikës.

N'Emnin e Qeveris
N 'Emnin e Qeveris
Shqiptare
Italjane
Zav, Ministri i Drejtësis
Ministri Fuqiplotë i Italis
H. Vrioni d. v.
Aloisi d. v.


Na, Kryetari i Republikës Shqiptare të mveshun prej vullnetit të popullit me fuqit sovrane të Shtetit
Mbasi Trupi Legjislativ ka pranuem;
Mbi proponimin e Ministris Drejtësis
DEKRETOJME
zbatimin e kontratës së lidhun midis Qeveris Shqiptare e t'ltalis për gërmime arheologjike në Shqipni.
Tiranë, me 10 Dhjetuer 1927,
A, Zogu d, v.

Zav. Ministri i Drejtësis F. Vokopola d.v.
Zav. Ministri i P. të Jashtme Hil Mosi d. v.
Ministri P. Mbrend. A. DIbra d.v.
Ministri i Arsimit, Xhafer Ypi d.v.
Ministri i P.Botore Hil Mosi d. v.
Ministri i Financavet S. Starova d. v .
Ministri i Bulqësis e Pyjeve F, Vokopola d. v.

Vërtetohet se asht nji me origjinalin Arkeologu pranë Seksjonit të Arsimit të Mesëm
Hasan Ceka

Burimi:A. Q. Sh. F. 195, V. 1935, D. 415, fl. 1-4/Vargmal.org/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top