Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkrime të ndryshme...

Nga dashuria që kam për ty,
Mund të të shquaj edhe në mjegull,
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije,
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Teodor Keko

View: https://youtu.be/5a4WRRrI1EY?si=KCxQMo5aIV2imOQc

Edhe si kenge eshte fanastike....
 
Shumë ndjenja do të flejnë, por kurrë nuk do të vdesin
Disa të dëbojnë, por gjithë jetën të presin
Ndieje zërin e tyre, mu atëherë kur s'të flasin
Disa të ftojnë me zemër, se më zë dot s'të thërrasin
Disa të ftojnë me zë, por ftesa e tyre s'të duhet
Dëgjoje gjithnjë atë që nuk mund të thuhet
Shihe gjithnjë atë që nuk mund të shfaqet
Dhembja s'është e dukshme, por e pamohueshme
Të bën t'i dorëzohesh shijes së padëshirueshme.

Nga toka e kufizuar shih qiellin pa kufi
Dielli nuk e lë hanën pa dritë në këtë qenësi
Nëse dikush s'ka dritë, por dritën mund ta pranojë
Mos e lër në errësirë, bëje të ndriçojë
Për hir të Dashurisë hana nga dielli ndriçohet
Dhe mbetet e dukshme, në cilëndo formë që shikohet
E jashtmja është gjurmë që për të brendshmen diç thotë
Edhe kur shfaqet gjysmë, hana mbetet e plotë.

Fatmir Muja, "Fjalët e një kalorësi"
 
Shumë ndjenja do të flejnë, por kurrë nuk do të vdesin
Disa të dëbojnë, por gjithë jetën të presin
Ndieje zërin e tyre, mu atëherë kur s'të flasin
Disa të ftojnë me zemër, se më zë dot s'të thërrasin
Disa të ftojnë me zë, por ftesa e tyre s'të duhet
Dëgjoje gjithnjë atë që nuk mund të thuhet
Shihe gjithnjë atë që nuk mund të shfaqet
Dhembja s'është e dukshme, por e pamohueshme
Të bën t'i dorëzohesh shijes së padëshirueshme.

Nga toka e kufizuar shih qiellin pa kufi
Dielli nuk e lë hanën pa dritë në këtë qenësi
Nëse dikush s'ka dritë, por dritën mund ta pranojë
Mos e lër në errësirë, bëje të ndriçojë
Për hir të Dashurisë hana nga dielli ndriçohet
Dhe mbetet e dukshme, në cilëndo formë që shikohet
E jashtmja është gjurmë që për të brendshmen diç thotë
Edhe kur shfaqet gjysmë, hana mbetet e plotë.

Fatmir Muja, "Fjalët e një kalorësi"
Postim brilant♥️
 
Deshire dhe Heshtje

Tej dritares është ngrohtë
njerëz janë ulur në tavolina
qyteti nis e del prej vetes
në rrugë bredhin klube e makina

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm
s'është e thënë të jem as vet' i dytë
me miq të rastit po më mbushët nata
një vënd do gjej ku të çlodh sytë

Kam ftohtë e s'të shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohtë të frymës sime
si zogj të bardhë e të vërbuar
mbërrijnë tek ti.

Në ëndërr vijnë e qetë këndojnë
e unë, me syte pak mbyllur rri
kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënës të brishtë si zanë
që solle ti…

E di pse hesht hija ime
e di që lotët s'flasin kurrë
prandaj dëgjoji dhe fjalët e mia
në heshtje këndojnë dhe ata si unë

Pas pak ngadalë do të iki
që lotët të shkoj ti fshij diku
këtu pranë, mbase atje larg
pas pak ngadalë do kthehem unë

Ervin Hatibi
 
Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Ismail Kadare
 
Te pres ! Pa ty nuk mundem te jetoj !
Perse keshtu kjo ndarje , kjo largesi!
me ndrydhet zemra dua ta cliroj
e pushtuar , peng – eshte pa ty!
 

Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.”

/Dashuri në kohën e kolerës/
 
Ka dicka te trishte ne buzeqeshjen tende sot, grua..
Ne ecjen tende , dicka te trishte ka po ashtu..
Thua vjeshta hyre ka neper damaret dhe venat e tua..
Qe vjeshte solle ketu..?!

Dicka te trishte ka,ne zerin tend sot, grua..
Ne shikimin tend, ka dicka te trishte po ashtu..
Me lejo te them ,se une vjeshten e dua..
Por vjeshta ne ty..me mbyt..

Ndoshta nuk me kuptove se c'dua te them, grua..
Se ndoshta ti forcen tende se di..
Por une dhe bota, nevoje kemi per buzqeshjet e tua..
Ndryshe akullnajat mund te zbresin serisht..

Amarildo Pregapuca
 
Njeriu fillon jetën e tij, plot dashuri, butësi, optimizëm dhe besim.
Kjo pranverë emocionale gradualisht shteron në zemër e tij derisa ai rritet, dhe me kalimin e kohës kthehet në një plak të vjetër, egoist, koprrac i cili nuk ndjen gjë tjetër veç interesave të tij personale.
Arsyeja është se ëndrrat e tij dhe emocionet e pastra përplasen herë pas here me zhgënjim dhe e lëkundje të besimit në botën dhe në njerëzit.
Miku e tradhton, e shoqja e genjen, shoku e shfrytezon dhe nuk gjen më rezerva emocionale në zemer për të mbuluar këto deshtime, nuk mundet më të ruaj buzeqeshjen dhe optimizmin, për rrjedhojë fillon të humbë freskinë, thahet, egërsohet dhe zemërimi i tij kthehet kundër gjithë gjithë botës.
Arsyeja e kësaj është, mos gjetja e butësisë së mjaftueshme në jetë, as në në zemër, as tek miqët dhe gjithë kjo e sjell falimentimin!
Zemrës së madhe nuk do të duhej t’i ndodht kjo, sado do që të rritet e të vjetërohet, sepse një zemër e madhe gjen në vetvete aftësinë për të ofruar gjithmonë butësi, pavarësisht se çfarë i ndodh dhe sado goditje që merr.
Problemi që kemi të gjithë është... nevoja jonë për dashuri!
Nga libri: 55 probleme dashurie
Dr.Mustafa Mahmud

417507117_10226735468667794_8475903978567103149_n.jpg
 
Njeriu fillon jetën e tij, plot dashuri, butësi, optimizëm dhe besim.
Kjo pranverë emocionale gradualisht shteron në zemër e tij derisa ai rritet, dhe me kalimin e kohës kthehet në një plak të vjetër, egoist, koprrac i cili nuk ndjen gjë tjetër veç interesave të tij personale.
Arsyeja është se ëndrrat e tij dhe emocionet e pastra përplasen herë pas here me zhgënjim dhe e lëkundje të besimit në botën dhe në njerëzit.
Miku e tradhton, e shoqja e genjen, shoku e shfrytezon dhe nuk gjen më rezerva emocionale në zemer për të mbuluar këto deshtime, nuk mundet më të ruaj buzeqeshjen dhe optimizmin, për rrjedhojë fillon të humbë freskinë, thahet, egërsohet dhe zemërimi i tij kthehet kundër gjithë gjithë botës.
Arsyeja e kësaj është, mos gjetja e butësisë së mjaftueshme në jetë, as në në zemër, as tek miqët dhe gjithë kjo e sjell falimentimin!
Zemrës së madhe nuk do të duhej t’i ndodht kjo, sado do që të rritet e të vjetërohet, sepse një zemër e madhe gjen në vetvete aftësinë për të ofruar gjithmonë butësi, pavarësisht se çfarë i ndodh dhe sado goditje që merr.
Problemi që kemi të gjithë është... nevoja jonë për dashuri!
Nga libri: 55 probleme dashurie
Dr.Mustafa Mahmud

Shiko fotografinë 2212994
Sa shum e vërtet!
 

Nga Petrit Ruka

Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë
Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë
(Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,)
Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje
Burrë i pabesë, …si uji në rërë…
Lexo nja dy këngë të miat, të trishta
Pastaj grisi dyshemese
(Pa pikë mëshire, pa lotë,)
Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje,
S’t’u bëra poeti më i mirë në botë.
Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës
Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë,
(Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,)
Po tashmë kam ikur e si të ta them
Që për to do të rrotullohem
Edhe brenda në varr…
Kur të vdes unë mos ma fal
tradhëtinë e fundit me vdekje,
(Atë më të poshtrën, më të pabesën.)
Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet,
Mund të bëj marrëveshje …e të vij
…Me vesën…
 
Algert Siqeca

E marr dashurine ne duar,
ta zeme, si nje pikture
E kthej sa majtas aq edhe djathtas
E afroj ne dritare
per me teper drite
E vendos me lart, varur ne mur
e me pas pjerrtazi ne komodine,
por ajo nuk ndryshon
Eshte cdo here
ngjyra e syve tu
harku i Kupidit ne buze ku ne te gjej qetesine
Era e gushes tende, dashuria
Floket ne diell, shtrire ne shpine
ose dielli kur mplekset ne ta
ose cdo mish mash erotik mbi floket
dhe diellin tend
Ankesat e tua shpesh pa kuptim
Hija dhe ecja, fryma jote dhe jeta ime ne ty
Ti je aorta e te tanishmes sime, vajze,
dhe pse jo, e cdo te ardhmeje
Dera ku hyj ne esencen e jetes
Je justifikimi i bindshem qe vdekja
te shtiret sikur nuk me ka pare,
te kerkoje nje mije pretekste
midis fese dhe shkences
sa per sy e faqe
 
Mërzitë e mia janë të heshtuna,
mbështjellun me një buzëqeshje,
strukun nën një gjest të brishtë,
të rranjosuna thellë, aq thellë sa nuk ka gja që i shkulë.

Nuk di me u nda me to
i mbaj gjithmonë në një cep të shpirtit,
larg prej gjithkujt,
sepse ka ndonjë çast,
vjen ndonji natë,
e m'ngufet në gjoks një vorbull
që s'ka stuhi që i ngjan,
plasë, furishëm, deri në amë
mandej strukem nën hijen teme
që rrin ende në kamë.

Të kam vrejtë,
ti s'mundesh as me marrë frymë
ba me ti thanë.

Arjola Zadrima
 
Xhamat e dritares,
më ndajnë nga ty,
i dashur,
i pastroj
çdo ditë,
por prapë,
nuk mundem,
të të shquaj...

Elisabeth Alexander
 
"Premtimi i hënës kuqalashe"

Nëse gjuan yjet dhe godet hënën,
të lumtë, e arrite qëllimin e dëshiruar.
Shkundet terri , e thërret natën,
tkurret drita e yjeve të kryqëzuar,
Të tmerruar i mbështjellë cingrima.
Premtimi ynë shkriu fortesat e acarit, në jetë solli flakërimën e zjarrit.
Nga ai moment hëna u skuq nga turpi,
kuqalashe hënë bëhu dëshmitarja e dashurisë së shumë kërkuar.
Të lutem mos më premto yjet dhe hënën,
por ne të dy të ulur poshtë tyre nga përjetësia e deri në përjetësi. Ky është Premtim

IMG_4670.png

Foto nga duart magjike te @Tartarian 😍
Fjalet nga truri i pjalmistit @Stesi Daca 😍

@Gjumashi tregoi cik bros 😌
 
Kam parë Nënën, duke qarë me ngashërim,
E më është dhëmbsur, aq sa s'ka!
Kam parë motrën duke qarë në gjoksin tim,
I'a kam ndalur lotin, e kam pushtuar n'krahë!

Kam parë fëmijët, kur qajnë për teka,
Me durim, kam mundur t'ia zëvëndësoj me diçka!
Kam qarë me miqtë, nga hallet e tyre, u preka,
Me një fjalë zemre, i mbështolla dhe ata!

E di ç'far loti nuk durokam, me pa !
Lotin tënd, e të tim eti!
Ai lot m'shkatërron, më tjetërson pra!
Sepse është i vetmi lot, që tregon, se nuk vlejti!
 
Kjo ndjesia e qetesise që më përcjell të shikuarit nga poshtë një pallati dritat e ndezura në dritaret që shohin nga rruga.
Një ndjenje të intimitetit dhe distances nga gjithçka qe ndodh jashte. Ky distancim mund te te jape mundesine te shikosh botën pa u perzier ne të, duke te mundësuar te krijosh nje lidhje te thelle me momentin. Eshtë një ndjenjë e
qetësise qe vjen nga shikimi i diçkaje te gjalle, por pa qene pjesë e saj, si një vëzhgues i heshtur.

IMG_8315.jpeg
 
Screenshot_20250110_003613_Gallery.jpg

Jorge Bucay

Rruga e Mbështetjes te Vetja:

1. I jap vetes leje të jem ky që jam, në vend që të mendoj se duhet të pres që dikush tjetër të përcaktojë se ku duhet të jem apo si duhet të jem.
2. I jap vetes leje të ndjej atë që ndjej, në vend që të ndjej atë që të tjerët do të ndjenin në vendin tim.
3. I jap vetes leje të mendoj atë që mendoj dhe të drejtën ta them nëse dua, ose të mos them asgjë nëse nuk më shkon.
4. I jap vetes leje të rrezikoj çdo gjë që vendos të rrezikoj, me kushtin e vetëm që të pranoj të paguaj vetë çmimin e atij rreziku.
 
Unë nuk i përkas askujt...
Unë i përkas zgjedhjeve të mia.
Shkoj atje ku më mirëpresin.
Aty ku e di që më presin, ku ndjej se më vlerësojnë.
Aty ku thonë “më ka marrë malli” dhe ku më tregojnë gjithçka që thonë se ndjejnë.
Atje, në atë vend jam.
Gjithçka tjetër është kalim, formalitet, përzemërsi... por jo prania.

-Carla Babudri-

IMG_8726.jpeg
 
Një copëz historie timen që do ta jetoj gjithmon në mëndjen time.
Shtatzënë nisemi për pushimet e vitit të ri në Helsinki me 31/12
Sapo mbërrij në shtëpin e familjarëve të mij, më marrin në telefon nga Shqiperia, zemer mos u mërzit por gjëndja është e rëndë duhet të vish patjetër sepse vëllai është në koma, doktorët nuk i japin shpresa.
Bota mu shëmb, shpirti mu coptua, ngriva komplet si njeri dhe ndjeva veten komplet të pafuqishme. Harrova që isha në, bashkëshorte por doja vetëm te isha nje motër me superfuqi për të vetmin vellain tim.
Isha në fund të botës, ku te perplasja koken unë, biletat per ne Tirane ato dite festash ku ti gjeja nga Helsinki …
Me 1/01 nisem ne 5 të mëngjesit Helsinki -Stamboll -Tiranë
Udhëtimi më i gjat e i përlotur i jetës time
Mbi re lutesha ta gjeja gjallë, ti flisja dhe një herë, të më dëgjonte një herë të vetme, ti thoja që ishte vëllai më i mirë në botë, që për të do jepja dhe jetën time, që për të do çaja malet, që kurrë më sdo ndahesha me të.
Arrij në 22:00 te Reanimacioni në Tiranë, më lën të hyj, i flas ulëras duke e parë në atë gjëndje, më dëgjon që qaj dhe më flet
Motra ime…
12 ditë te infektivi me të, flija te këmbët e tij, ftot acar ai dimër, bora mbas shum vjtesh ate janar te 2017, por isha motra më e lumtur në botë sepse isha me vellain tim, më fliste e i flisja, kisha shpresa që do ishte me mua deri ne plakje pas asaj që kaloj.
Më mungon vëllai im, më mungon si ajri.
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top