Një botë mendimesh "No_Sens"

Lektor

Antarë i Respektuar
Jemi një ditar, një botë mendimesh, ku seicili/a prej nesh shkruan atë që gjendet brenda tij/saj. Herë furi, furtunë fjalësh të ftohta, e herë ngrohtësi e ëmbëlsi. Gërvishtim ato tinguj të jetës duke krijuar sadopak një melodi disi të zhurmshme, por njëkohësisht të bukur për ata që na lexojnë. Faleminderit që vlerësoni atë cka sjellë të shkruar, frymëzuar apo dhe huazuar.
 
Ti meriton dikë që të do në çdo rrahje të zemrës, dikë që mendon se çfarë po bën, se ku je, me kë je dhe nëse je mirë.
Ty të duhet dikush që të mund të ndihmojë të realizosh ëndrrat dhe të të mbrojë nga frikërat e tua. Ty të duhet dikush që të trajton me respekt, do çdo pjesë tënden, veçanërisht të metat. Ti duhet të jesh me dikë që të bën të lumtur, shumë të lumtur.
 
Unë jam shum pesimiste.
Me vite me rradhë,i kam dhënë vetes shpresa se çdo gjë do rregullohet.
E kam marrë veten me të mira,se një ditë çdo gjë do të ndryshojë për bukuri.
E kam mbushur veten me iluzione dhe ëndrra,ashtu siç bën një vajzë e vogël.
Sa herë do ngrihem,sërish do rrëzohem.
Më vjen keq për veten që nuk mundem më.
Po heq dorë nga ëndrrat dhe nga shpresat.
Ka ardh koha të rritem:):)
 
Unë jam shum pesimiste.
Me vite me rradhë,i kam dhënë vetes shpresa se çdo gjë do rregullohet.
E kam marrë veten me të mira,se një ditë çdo gjë do të ndryshojë për bukuri.
E kam mbushur veten me iluzione dhe ëndrra,ashtu siç bën një vajzë e vogël.
Sa herë do ngrihem,sërish do rrëzohem.
Më vjen keq për veten që nuk mundem më.
Po heq dorë nga ëndrrat dhe nga shpresat.
Ka ardh koha të rritem:):)
Nise nje ecje te re
Dhe pse casti eshte kritik
Beso ne ate cka je
Ec dhe vazhdo pa frike

Mos mendo se cke kaluar
Mos mendo se ku ke ngecur
Cdo gje mbetet nje e shkuar
Ti vazhdo vec duke ecur

Vec mendo se do ja dalesh
Dhe ne castin me te keq
Mos mendo se je i humbur
Dhe kur fati behet dreq

Mund te hasesh shume pengesa
Mund ta kesh rrugen me gropa
Thjesht ec, vazhdo te ecesh
Qe te marri fati hopa

Ji i drejte me te gjithe
Kujt ne kallo mos i shkel
Se kur je njeri i mire
Dhe fati te perkedhel

Thjesht ec, vazhdo te ecesh
Dhe atehere do e kuptosh
Se eshte shume e rrezikshme
Qe i ndalur te qendrosh
 
Më i zgjuati në botë
E ka thënë një plak i urtë
Është kush shpiku sumpostin
Se të gjithëve ua fut 😜😜
 
“Të duan vetëm ata që e njohin shpirtin tënd”, tha Platoni.
Pjesa më intime e jona që shkon përtej trupit fizik që posedojmë tani... Por që nuk jemi të gatshëm të lejojmë askënd ta shohë.
Ndoshta gjatë një jete nuk ndodh kurrë ... jetojmë ndoshta duke mos dhënë më të mirën nga vetja , por jetojmë .Të gjithë jemi në kërkim të personit që para se të thotë "Të dua" na thotë "Të ndjej".
E kuptojmë kur ndodh dhe duhet të kuptojmë se në çfarëdo mënyre që mund të shkojë je me fat.
 
Nuk Eshte as distance, as mungesa e kohes qe i ndan njerzit.
Eshte vetem ligesia e shpirtit, mungesa e respektit dhe tradhtia e fjales se dhen , egoizmi
Ajo ta zbeh imazhin te shton dhimbjen pavaresisht se ti do vazhdosh te jetosh
Ndaj bej perpara e mos e kthe koken pas dérisa ai njeri i Shpirtit nuk ta diti vleren
Ne momentin qe do ndjej mall do te perqafoj pa diskutim ne endrra …..
Nje dite gjithcka Ndryshon ….

ECF04259-1D61-4E40-B7DF-01BD771CB72E.jpeg

Anavie
 
Ne mendje mbaje te miren
Te ligen duhet ta fshish
Bej te mira ne kete jete
Se ta kthen Zoti 10-fish

Kur te besh nje te mire
Mos u zhyt ti ne pendim
Vec e mira ne kete jete
Asnjehere nuk eshtr mashtrim

Bej te mira ku te mundesh
Dhe aspak mos u brengos
E mira ne te vertete
Shume njerez i c'armatos

Bej te mira ku te mundesh
Dhe me laps shkruaje ne qelq
Dhe aty ku smund te besh
Te pakten te mos besh keq

Bej te mira o njeri
Se e mira eshte e dlire
Dhe e mira kur te kthehet
Te gjen dhe ne erresire
 
Një nga magjitë e çutitshme të gruas është se atëherë kur dëshiron të largohesh prej saj ajo të afrohet.
Çdo herë kur dëshiron të hidhërohesh ajo përpiqet të qetësojë. Kur dëshiron ta ndash ajo të afrohet edhe më tepër.
Këtu unë nuk dëshiroj të shpreh qëndrimin e një njeriu të famshëm, i cili kishte thënë: "Gruaja është e keqja e domosdoshme", por them se: Ajo është caktim dhe fat nga i cili nuk mund të iket. Po ashtu unë nuk shpreh as qëndrimin se "Gruaja është e mira që mbyt", por unë them:" Ajo është e mira e cila të shqetëson".
 
Fakti nëse dhimbjet paraprijnë apo pasojnë kënaqësitë, është i papërfillshëm. Nuk ka lajthitje më të madhe sesa të duash ta shndërrosh këtë luginë lotësh në një luginë hareje, duke kërkuar gëzime dhe kënaqësi, në vënd që të kemi si qëllim arritjen e imunitetit maksimal të mundshëm nga dhimbjet.
E megjithatë shumë njerëz veprojnë kështu. Shumë më pak gabon ai që duke e parë botën me syze të errëta e quan si një farë ferri dhe shqetësohet vetëm të gjejë katër mure të fortë mes të cilave të fshihet.
Kush është i lajthitur bredh pas kënaqësive të jetës dhe mashtohet. Kush është i mençur, duhet të shmangë të këqijat.
 
Je dhe shpuza
Fun Water GIF
 
Rastesisht ne privat
Pash qe prape me ke share
Pse ky mllef o njeri
Kur punen time kam pare

Kurre nuk e prisha fjalorin
As per ty se bej o trim
Ndaj te futa ne ignore
Qe nga sot e ne vazhdim

Por te mos me ngel peng
Dy vargje ti kam shkruar
Kuptohet me shume takt
Dhe fjalor te moderuar

Nuk e di perse me shan
Por kjo nuk tregon guxim
Me te dashurin e mamase
Asnjehere mos u bej trim 😉😜
 
Jetoj në mes egërsirash,
mes njerëzish që zjarre vjellin
djegur në vapë shkretëtirash
ku gratë nepërka pjellin

Jetoj në mes egërsirash
me helm të gjarprit dehur
dhëmbët duzina prej shtizash
me gjuhën shpatë të mprehur

Po s’trembem nga dhunë e pabesë
nga djalli me gjithë ç’ka gatuar
të ndritur si Ylli i Mëngjesit
kam Zotin kështjellë të besuar
 
Kur shikoj se si njeriu,
bën pa fund kaq të këqija,
çuditem në të vërtetë:
“Si lindi nga dashuria?!”

Që kur nisa të kuptoj,
gjithmonë e kam menduar,
nëse raca njerëzore,
është një racë e mallkuar!…

Fjalët thonë se një Zot,
njeriun e ka krijuar,
po s’dimë gjë për Zotin tjetër,
që njeriun ka mallkuar!…

S’më bën punë as abstraksioni,
nuk e gjej dot përfundimin,
thjesht mendoj kush na krijoi,
s’mund të bënte dhe mallkimin!…

Fatin tonë nuk e ndryshojmë,
do shkojmë siç kemi shkuar,
dhe s’është mirë që s’e dimë,
gjer në ç’pikë jemi mallkuar?!
 
FEMRAT...
Cdo dite e me teper degjoj meshkuj qe thone : Femra te sinqerta nuk ka! Ajo qe dua te them eshte se gaboheni. Femra eshte qenie e mistershme ne shume raste edhe e pakuptueshme por eshte kjo ajo qe e ben unike. Ekzistojne ende femrat e sinqerta. Ekzistojne ende ato femrat qe dine te respektojne vetveten dhe te tjeret. Ekzistojne ende ato femra qe nuk rendin pas parave... por vendosin ndjenjat mbi gjithcka tjeter dhe e vetmja gje qe duan eshte te ndihen te dashuruara, te mbrojtura. Ekzistojne ende ato femra qe skuqen ne fytyre pas disa fjaleve te bukura qe i thone. Ka akoma na ato femrat e thjeshta qe mund te bejne per vete cdo njeri. Ekzistojne ende ato femra qe duan vetem dike ne jeten e tyre. Ekzistojne ende ato femra qe nuk njohin urrejtjen... intrigat apo interesin. Ekzistojne ende ato femra qe enderrojne nje jete te qete... te bukur perkrah njeriut te tyre te zemres. Ekziston ende femra me vlere. Por mbi cdo gje femra eshte femer dhe duhet ta respektosh. Dhe kurre mos harro qe ti je lindur nga nje FEMER!!!.....
 
S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!

S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!

Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s’të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!

Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg-ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!.

Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!

Prapë do të thuash: “Sa të dua,
o sa të dua s’e them dot!.”,
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot!.

Në sa krevate do të shtrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur e mendoj si do lëpihesh,
më vjen të qaj edhe të qesh!

Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sepse përjetë më ka dehur,
nektar’ i buzëve të tua!.

Unë vetë isha i lënduar,
dhe ndofta të lëndova shumë,
në ato vise ku ke shkuar,
asnjë nuk di të puthë si unë!.

Është e pamundur që të ndrijë,
për gjithë jetën dashuria,
një që pas meje do të vijë,
do puthi veç puthjet e mia!.

Megjithatë po të uroj:
“U bëfsh prapë yll e lëshofsh nure!”,
se dhe për mua-e besoj,
do çelë me gaz një tjetër lule!.

Në ndjenja akull na ka ngrirë,
gjithçka më tutje është kot,
ndaj Lamtumirë-veç Lamtumirë,
se Mirupafshim s’të them dot!.

Do shkojë kohë e mund të kthehesh,
po do të jetë shumë e vështirë,
mbase do duash të rrëfehesh,
por unë nuk jam një manastir!.

Shpëtuam paq nga ai lak,
shpëtove ti-shpëtova unë,
por s’të urrej-s’jam zemërak,
se s’të kam dashur dhe aq shumë!

Urrejtje s’ka-jo rastësisht,
se nuk ka ndodhur veç mes nesh,
një që s’ke dashur marrëzisht,
është e pamundur ta urresh!.

Në jetën time-o moj mike,
unë s’kam urryer asnjë femër,
këto dy forca vullkanike,
të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!

Huazuar
 
U detyrohem shumë atyre që më lënduan.
Me dhanë forcë , guxim dhe më mësuan të zgjedh.
U detyrohem shumë atyre që më rezervuan ofendime, keqdashje dhe histori të sajuara për mua,
më dhanë synimin t'i dëshmoja botës se nuk isha i tillë.
U detyrohem shumë edhe atyre që më kthyen shpinën që më bën të kuptoj se mund të jetoj njësoj...
dhe jeta ime pa ta më duket edhe më e mirë.
 
Humbi fjala o miq humbi
Fjala vret me shume se plumbi
Nuk po duket asgjekundi
Me thoni ku do dale fundi

Plumbi vret e ste paguan
Fjala shume renkon e vuan
Plumbi paguan Maliqin
Fjala respekton ligjin

Maliqi pret edhe vret
Plumbi sec e beri mbret
Fjala, fjala me shume halle
Fjala eshte zonje e madhe

Fjala vret me shume se plumbi
Eshte thenie me shume vlere
Plumbi nga vendi se tundi
Rron e do mbetet perhere
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top