Një botë mendimesh "No_Sens"

Eh sikur të shihnim, ç'mbante shpirti brenda,
Të verbër mos ishim, sytë t'i kishte zemra!
Çdo zgjedhje që bënim, do të qe e drejtë,
Pikat përmbi (i),do t'i kish çdo jetë!
 
U betove me kokë e me jetë
mos pandeh se ma hodhe vërtetë!

Kur të forta gjëmojnë vetëtimat
mos prit që të lagen lëndinat!

Aty ku lugë të artë të kanë premtuar
përgatitu të hash veç me duar!

Kur të tjerët rrinë në kolltuk-e ti në stol
askush s’të dëgjon-ndaj më mirë mos fol!

Kur shpifin e thonë për ty fjalë të rënda
po dhe spiegime mbarove re brënda!

Besnikëria një virtyt i artë do të ngelet
e pabesia të shkul nga themelet!

Që gjithmonë në jetë të jesh barabar
me të marrin sillu dhe ti si i marrë!

Mjaltin e bletës kush pëlqen të hajë
duhet të durojë dhe thumbin e sajë!

Për gruan janë stisur mijëra barsoleta
mbasi përreth saj rrotullohet jeta!

Aromë trëndafili të ka ënda,
mos u anko pastaj po re në gjëmba!

Mos u hidh në kolltuk si kali pa kapistër,
veç b*thët ke të tuat o Ministër!

Ti çekiçin peronën e daltën
unë penën, bojën dhe kartën.

Nga e para po e nisëm zemra ime
do bëjmë sërish të njëjtat gabime!

Kush ka fluturuar si shqiponja vetëm lart
nuk zvarritet dot në llum e në baltë!

Nga miqtë më ruaj Zot të jem i qetë
armik e di kë kam ndaj ruhem vetë!

Ai zjarr në atë përrua,
kur u ndez e kur u shua!

Një e tundur vithesh me nur e lezet
shpesh më shumë se dituria çan në jetë!

Të gjitha të mirat që në jetë ke bërë
që mos i kujtosh t’i shkruash në rërë!

E mira po t’u bë për veten tënde
në shkëmbin më të lartë me daltë gdhënde!

Çdo gjë po shkon vështirë e më vështirë
akoma nuk ka lindur një Botë më e mirë!
 
Kush e ka thënë se "kush hesht, pranon?"
Kush e ka shpikur këtë budallallëk ?
Heshtet për shumë arsye :
për mospërfillje, superioritet , për mirësjellje, prej lodhjes, e mbi të gjitha ; shpesh heshtim,
sepse nuk kemi dëshirë të debatojmë e të humbasim kohën kot
 
Dhe ne që u tundëm
Në djep të luanëve
Mund të na pickojë
Rracë e sharlatanëve

Nuk kemi c'ti bëjmë
Aspak të vërtetës
Se edhe hajvanët
Janë pjesë e jetës

Po mos kish në jetë
Miza dhe mushkonja
S'do dinim vërtet
C'vlerë ka shqiponja

Po mos ish pisllëku
Llagëmi dhe llumi
S'do ta dinim kurrë
C'vlerë ka parfumi

Po të mos e njohim
Zemrën e të ligut
S'do ta njihnim kurrë
Atë te fisnikut

Po mos qenë kodoshët
Edhe ku*vëria
S'do mësonim kurrë
Sa vlen ndershmëria

Po mos egzistonte
Rraca e vampirëve
S'do ta njihnim kurrë
Sojin e të mirëve

Po mos qenë servilët
Që tërhiqen zvarrë
Ku ta krahasonim
Njeriun krenar

Po mos egzistonte
Këtu ligësia
S'do ta dinim kurrë
C'vlerë ka mirësia

Mos ish injoranca
Monument i ngritur
Ku ta krahasonim
Njeriun e ditur
 
Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!

Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!

Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mendja t’i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!

Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vër kujën, o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!

Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!

Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngre të vdekurin nga varri!

Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritshme,
Mjafton të të falë Zoti,
Vetëm Bukën e Përditshme!

Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!

Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë.
 
Unë nuk të kuptoj dot.
Një ditë më shpreh dashurinë,e të nesërmen nxjerr gënjeshtrat që ke brenda vetes.
Një ditë je ëngjëll,e ditën tjetër je djall.
Të kam kërkuar të jesh vetvetja.
Ji origjinal!.
Mua nuk më blen dot.
Unë dua bisedat e thella,dua të të njoh shpirtin.
Të kam thënë që në të mirë e në të keq,mua do më kesh gjithnjë pranë.
Nuk do të të braktis.
Unë do jem shoqja jote,partnerja jote,parajsa jote,krahu yt i djathtë.
Unë nuk braktis njeri.
Ndaj mos më detyro të largohem.
:(:(
 
Një ditë i ulur në kafe
Rastësisht po gugëlloja
Ishte vetë dita e zymtë
Diçka ndryshe po kërkoja

Frrëq e frruq kafen e pija
Gjumi ende smë kish dal
Kur përpara syve del
Forumi Virtual

E mendova di çdo jetë
E hapa e nuk ngurova
Me demek, per tu dukur
Si Lektor u regjistrova

Kishte një larmi me tema
Duhej të ndaje mendimet
E para që unë klikova
Ishte tema "Prezantimet"

U prezantova i thjeshtë
Një fletë të bardhë ju lashë
Kur të kalojë dhe pak kohë
Lini përshtypjet u thashë

E para ishte @Soulmind
Mirë se erdhe o Lektor
Pastaj më vuri në dukje
Një gabim drejtëshkrimor

Dhe vazhduam me komente
Të ëmbla dhe me shakara
Aq sa mua të shkretit
Më filluan dridhjet e para

Dhe në çastin më kulmor
Kur mendjen fare ma hoqe
Erdhe papritur më the
Të ngatërrova me një shoqe

Sigurisht me @AnaVie
Kemi bërë pafund shaka
Gricje, zënka, emocione
Por aty mbeti gjithçka

Nuk e di se çfarë ndodhi
Nuk e di pse nuk na eci
Njeri gozhdës tjetri patkoit
Ndaj aty dhe fati ngeci

Nuk mungoi as @[^_^]
Mirë se erdhe pedagog
Bënte terapi në grup
Ndaj mu duk si psikolog

E lexova, u habita
Sytë i kishte porsi lup
I thashë thjesht kënaqësi
Se mos më fuste në grup

@NGU duke buzëqeshur
Mirë se vjen Lektor rrufeja
Inshalla nuk je i vjetër
Se unë pres hyrje të reja

Unë isha i qeskës fare
Po ti se more guximin
Sapo hyra në forum
Më hoqën dhe paketimin

@NeVertiti n në fillim
E dija tjetër gjini
Idenë nuk ja kisha fare
Thjesht nicku mbaron me i

Kur për konkursin letrar
Në detaj erdhi më foli
Në bisedë sytë më mbetën
Se super femër më doli

Ja dërgova poezinë
Në konkurs për tu futur
E e shkrimin tënd? më tha
Se vërtet qënka i bukur

Lektor dëgjo @NeVertiti n
Se mos i ke të kopjuara
Se për dreq gratë e forumit
Janë tepër të lexuara

Sa herë që shpallet konkursi
Për shkrimet aludojnë
Dhe çdo shkrim të dyshimtë
Nëpër google e kërkojnë

E lexoja, por se dija
Kush vërtet ishte @Desa
Dhe pse ëmbëlsia e saj
Në mendje më linte mbresa

I bëra gati valixhet
Në parajsë për të shkuar
@Raniaa me një zë të ëmbël
Kthehu se jemi martuar

Më shkrove dhe poezi
Që të dy të flirtonim
Por fati nuk na buzëqeshi
Që martesën ta shfrytëzonim

Kur u ktheva ishte vonë
Cfarë kam humbur Zot o Zot
Martesën me kristalinën
Nuk e shfrytëzova dot

Në mendje do jesh përherë
Si dashuri e parrëfyer
Ti që urren padrejtësitë
Se je vajzë e përkryer

E mendoi @Arfenilla
Një javë të më lumturoi
Ndaj vendosi dhe e bëri
Me @SunFIower më çiftëzoi

Por @SunFIower nuk ma vari
Nga e hëna në të hënë
Nga ta dinte @Arfenilla
Se ajo ishte e zënë

Siç i lashë nuk i gjeta
Kishin ndryshuar vërtet
Edhe @Desa ëmbëlsira
Ishte bërë trime me fletë

Një status, dy pistoleta
Si sherif ajo i luante
Njëra e mbushur me ndjenja
Tjetra me kunja të gjuante

I dedikova ca vargje
Me demek pakëz ta zbus
Nga afër nuk shënjestroj
Por nga larg tha, të këpus

Rastësisht në një temë
@Vajza po bënte hatan
Komentonte duke sharë
Këto shenjtoret me fustan

@NeVertiti për çudi
Kish filluar më lexonte
Nëpër statuset e mia
Buzëqeshte e komentonte

Shkrova një ditë për një cift
Ashtu si qejfi ma deshi
Pas mesnate @NeVertiti
Me të madhe buzëqeshi

Një buzëqeshje pranverore
Si ajo që lulet çel
Më është rrënjosur në mëndje
Sa dhe në ëndërr më del

Një ditë shkrova ca vargje
Që tju thoja mirëmëngjes
E pëlqeu postimin @Lauri
Edhe më quajti këndes

Me @Reldi n e lamë për kafe
E pijmë tha, kur të duash
Me ty është kënaqësi
Ti nuk të le të paguash

Gjithësesi përtej shakasë
Për një kafe sna merr lumi
Ti vërtet do jesh i pari
Që do njof jashtë forumi

Hapa edhe unë një temë
Ashtu siç më pëlqen
Më shkruajti edhe @Grensi
Se veten aty se gjen

Kjo është diçka normale
Veten mos e gjesh o Grens
Se në fund të fundit
Ti nuk je anëtar pa sens

Sa herë aty shkruaj
@Ledia i pason
Unë shaj dynjanë
Ajo i ëmbëlson

Mos harroj @princesha n
Që është si komet
Një ditë më kërkoi
Vargje, me lezet

E kam parë dhe @VIP en
Kur ish si Jetmira
Eshtë vërtet e bukur
Shkruan dhe mrekullira

Ka ndodhur që të bëhen
Thashetheme e deformime
Ndaj s'po i përmend të gjitha
Që të shmang keqkuptime
 
Aha,po ti e njeh at si e shenjtë dmth ?
Më fal e,nuk i them ashtu mo,do të ëmbëlsoj në baxhell 😁
Ti nickun e ke Vajza, por realisht nuk e di cfare moshe ke. Mund te jesh adoleshente, studente, apo nje femer e rritur. Imagjino vetem sikur nje gjimnazist/e te hynte ne google e te kerkonte dhe papritur i shfaqet Forumi Virtual, nder te tjera te lexonte komentet e tua. Te siguroj qe do ishte maksimumi i cedukimit per ate. Njeriu duhet te jete i rrjedhshem si ajri kur behet fjale per ngjyrimet perceptuese te fjales, se ne fund te dites ketu hyjme per te shmangur disi rutinen e perditshme dhe jo per te shfryre mllefe dhe share e ofenduar ne menyren me te ulet x apo y anetar.
Tjeter gje kam daashur te them une e tjeter gje kuptove ti. Une e perdora ne numrin shumes dhe jo specifikisht cfare mendove dhe nenkuptove ti. Mua nuk me embelson dot me fjalor te cilin nuk e perceptoj dot por e denoj fuqimisht.
Ndrysho menyre te shkruari, sepse tjetrin mund ta vrasesh me pambuk dhe jo duke shprehur nje cqytetarizem te vetvetes.
 
Ti nickun e ke Vajza, por realisht nuk e di cfare moshe ke. Mund te jesh adoleshente, studente, apo nje femer e rritur. Imagjino vetem sikur nje gjimnazist/e te hynte ne google e te kerkonte dhe papritur i shfaqet Forumi Virtual, nder te tjera te lexonte komentet e tua. Te siguroj qe do ishte maksimumi i cedukimit per ate. Njeriu duhet te jete i rrjedhshem si ajri kur behet fjale per ngjyrimet perceptuese te fjales, se ne fund te dites ketu hyjme per te shmangur disi rutinen e perditshme dhe jo per te shfryre mllefe dhe share e ofenduar ne menyren me te ulet x apo y anetar.
Tjeter gje kam daashur te them une e tjeter gje kuptove ti. Une e perdora ne numrin shumes dhe jo specifikisht cfare mendove dhe nenkuptove ti. Mua nuk me embelson dot me fjalor te cilin nuk e perceptoj dot por e denoj fuqimisht.
Ndrysho menyre te shkruari, sepse tjetrin mund ta vrasesh me pambuk dhe jo duke shprehur nje cqytetarizem te vetvetes.
Unë shprehem aty ku dua. Nxjerr mllef me ato që meritojnë. Do të lutesha mjaftë bëre si avokati i popullit. Nëse vetëm shkrimi dhe shprehja ime të vrasin e ke opcionin ignore.
Sa për gjimnazistet brengosu dhe për temën libido që mund të lexojnë. Kështu që këto thurrjet e derdhjet të moralit jepi aty ku të mbajnë ujë.
Ti mua më njeh sipas fjalëve dhe thashëthemëve të dikujt,kur do të kesh dëshirë të më njohësh përtej asaj që të kanë fry,ec dhe flasim. Përndryshe mos mu drejto mo 😊
 
Unë shprehem aty ku dua. Nxjerr mllef me ato që meritojnë. Do të lutesha mjaftë bëre si avokati i popullit. Nëse vetëm shkrimi dhe shprehja ime të vrasin e ke opcionin ignore.
Sa për gjimnazistet brengosu dhe për temën libido që mund të lexojnë. Kështu që këto thurrjet e derdhjet të moralit jepi aty ku të mbajnë ujë.
Ti mua më njeh sipas fjalëve dhe thashëthemëve të dikujt,kur do të kesh dëshirë të më njohësh përtej asaj që të kanë fry,ec dhe flasim. Përndryshe mos mu drejto mo 😊
Realisht nuk me ka interesuar te pyes dike per te njohur ty, nuk jam duke bere avokatin e popullit, por thjesht vulgariteti jot me terhoqi vemendjen.
Nuk te drejtohem me sepse nuk kam as deshire dhe as minimalitetin e kuriozitetit te te njoh.
Mbare dhe mire!
 
Realisht nuk me ka interesuar te pyes dike per te njohur ty, nuk jam duke bere avokatin e popullit, por thjesht vulgariteti jot me terhoqi vemendjen.
Nuk te drejtohem me sepse nuk kam as deshire dhe as minimalitetin e kuriozitetit te te njoh.
Mbare dhe mire!
Ashtu qoftë pra.
Më mirë të njihem si vullgare,se sa si një viktime.

Mbetsh dhe ti me të mira!
 
Siç i lashë nuk i gjeta
Kishin ndryshuar vërtet
Edhe @Desa ëmbëlsira
Ishte bërë trime me fletë

Një status, dy pistoleta
Si sherif ajo i luante
Njëra e mbushur me ndjenja
Tjetra me kunja të gjuante

I dedikova ca vargje
Me demek pakëz ta zbus
Nga afër nuk shënjestroj
Por nga larg tha, të këpus
😂😂😂😂

Ti o poet i lëmisur
Vargje të bukura paske qëndisur
Sa të rrojë njeriu mëson
Por ç’bën goja - koka pëson

Me të mirë merre veten
Se askush s’ta han petën (pite)
Jan fry njerëzit me njëri tjetrin
E ska më respekt për të vjetrin

Kur të dua gishtin luaj
Se s’kam frikë pasojat t’i paguaj
E kam dhe unë këtët të metën
Ndaj me vete mbaj pistoletën

Por nuk iki pa përqafime
Se ti je muza e zemrës sime
Vargun tjetër kur të thurësh
S’ka ndryshe pos me mua të mburesh

Kështu pra se të mys 😂😂🤗🤗
 
Një ditë i ulur në kafe
Rastësisht po gugëlloja
Ishte vetë dita e zymtë
Diçka ndryshe po kërkoja

Frrëq e frruq kafen e pija
Gjumi ende smë kish dal
Kur përpara syve del
Forumi Virtual

E mendova di çdo jetë
E hapa e nuk ngurova
Me demek, per tu dukur
Si Lektor u regjistrova

Kishte një larmi me tema
Duhej të ndaje mendimet
E para që unë klikova
Ishte tema "Prezantimet"

U prezantova i thjeshtë
Një fletë të bardhë ju lashë
Kur të kalojë dhe pak kohë
Lini përshtypjet u thashë

E para ishte @Soulmind
Mirë se erdhe o Lektor
Pastaj më vuri në dukje
Një gabim drejtëshkrimor

Dhe vazhduam me komente
Të ëmbla dhe me shakara
Aq sa mua të shkretit
Më filluan dridhjet e para

Dhe në çastin më kulmor
Kur mendjen fare ma hoqe
Erdhe papritur më the
Të ngatërrova me një shoqe

Sigurisht me @AnaVie
Kemi bërë pafund shaka
Gricje, zënka, emocione
Por aty mbeti gjithçka

Nuk e di se çfarë ndodhi
Nuk e di pse nuk na eci
Njeri gozhdës tjetri patkoit
Ndaj aty dhe fati ngeci

Nuk mungoi as @[^_^]
Mirë se erdhe pedagog
Bënte terapi në grup
Ndaj mu duk si psikolog

E lexova, u habita
Sytë i kishte porsi lup
I thashë thjesht kënaqësi
Se mos më fuste në grup

@NGU duke buzëqeshur
Mirë se vjen Lektor rrufeja
Inshalla nuk je i vjetër
Se unë pres hyrje të reja

Unë isha i qeskës fare
Po ti se more guximin
Sapo hyra në forum
Më hoqën dhe paketimin

@NeVertiti n në fillim
E dija tjetër gjini
Idenë nuk ja kisha fare
Thjesht nicku mbaron me i

Kur për konkursin letrar
Në detaj erdhi më foli
Në bisedë sytë më mbetën
Se super femër më doli

Ja dërgova poezinë
Në konkurs për tu futur
E e shkrimin tënd? më tha
Se vërtet qënka i bukur

Lektor dëgjo @NeVertiti n
Se mos i ke të kopjuara
Se për dreq gratë e forumit
Janë tepër të lexuara

Sa herë që shpallet konkursi
Për shkrimet aludojnë
Dhe çdo shkrim të dyshimtë
Nëpër google e kërkojnë

E lexoja, por se dija
Kush vërtet ishte @Desa
Dhe pse ëmbëlsia e saj
Në mendje më linte mbresa

I bëra gati valixhet
Në parajsë për të shkuar
@Raniaa me një zë të ëmbël
Kthehu se jemi martuar

Më shkrove dhe poezi
Që të dy të flirtonim
Por fati nuk na buzëqeshi
Që martesën ta shfrytëzonim

Kur u ktheva ishte vonë
Cfarë kam humbur Zot o Zot
Martesën me kristalinën
Nuk e shfrytëzova dot

Në mendje do jesh përherë
Si dashuri e parrëfyer
Ti që urren padrejtësitë
Se je vajzë e përkryer

E mendoi @Arfenilla
Një javë të më lumturoi
Ndaj vendosi dhe e bëri
Me @SunFIower më çiftëzoi

Por @SunFIower nuk ma vari
Nga e hëna në të hënë
Nga ta dinte @Arfenilla
Se ajo ishte e zënë

Siç i lashë nuk i gjeta
Kishin ndryshuar vërtet
Edhe @Desa ëmbëlsira
Ishte bërë trime me fletë

Një status, dy pistoleta
Si sherif ajo i luante
Njëra e mbushur me ndjenja
Tjetra me kunja të gjuante

I dedikova ca vargje
Me demek pakëz ta zbus
Nga afër nuk shënjestroj
Por nga larg tha, të këpus

Rastësisht në një temë
@Vajza po bënte hatan
Komentonte duke sharë
Këto shenjtoret me fustan

@NeVertiti për çudi
Kish filluar më lexonte
Nëpër statuset e mia
Buzëqeshte e komentonte

Shkrova një ditë për një cift
Ashtu si qejfi ma deshi
Pas mesnate @NeVertiti
Me të madhe buzëqeshi

Një buzëqeshje pranverore
Si ajo që lulet çel
Më është rrënjosur në mëndje
Sa dhe në ëndërr më del

Një ditë shkrova ca vargje
Që tju thoja mirëmëngjes
E pëlqeu postimin @Lauri
Edhe më quajti këndes

Me @Reldi n e lamë për kafe
E pijmë tha, kur të duash
Me ty është kënaqësi
Ti nuk të le të paguash

Gjithësesi përtej shakasë
Për një kafe sna merr lumi
Ti vërtet do jesh i pari
Që do njof jashtë forumi

Hapa edhe unë një temë
Ashtu siç më pëlqen
Më shkruajti edhe @Grensi
Se veten aty se gjen

Kjo është diçka normale
Veten mos e gjesh o Grens
Se në fund të fundit
Ti nuk je anëtar pa sens

Sa herë aty shkruaj
@Ledia i pason
Unë shaj dynjanë
Ajo i ëmbëlson

Mos harroj @princesha n
Që është si komet
Një ditë më kërkoi
Vargje, me lezet

E kam parë dhe @VIP en
Kur ish si Jetmira
Eshtë vërtet e bukur
Shkruan dhe mrekullira

Ka ndodhur që të bëhen
Thashetheme e deformime
Ndaj s'po i përmend të gjitha
Që të shmang keqkuptime
A me kushto nashii ca vargje romatike!? :p
 
😂😂😂😂

Ti o poet i lëmisur
Vargje të bukura paske qëndisur
Sa të rrojë njeriu mëson
Por ç’bën goja - koka pëson

Me të mirë merre veten
Se askush s’ta han petën (pite)
Jan fry njerëzit me njëri tjetrin
E ska më respekt për të vjetrin

Kur të dua gishtin luaj
Se s’kam frikë pasojat t’i paguaj
E kam dhe unë këtët të metën
Ndaj me vete mbaj pistoletën

Por nuk iki pa përqafime
Se ti je muza e zemrës sime
Vargun tjetër kur të thurësh
S’ka ndryshe pos me mua të mburesh

Kështu pra se të mys 😂😂🤗🤗
Kur i shkruajta këto vargje
Nuk e di pse mendja iku
Se dhe unë ndonjëherë
E kruaj me gjethe fiku

Sigurisht me ty krenohem
Se ke vlera të mëdhaja
Për ty krenaria ime
Lartësohet mbi Himalaja
 
A me kushto nashii ca vargje romatike!? :p
Le të bjerë dielli i parë
Të na ngrohë me ëmbëlsi
Sa të puth pakëz në vetull
Sa të puth syrin e zi

Dhe në buzë të trëndafiltë
Të pikoj një pikëz vesë
Edhe rrezja që vjen pas
Të më djegë e të më tresë.

Le të bjerë rrezja e dytë
Të na gjejë të përqafuar
Kur të marr aq fort në gji
E të mbledh kurmin me duar

Dhe në gushë të lë një shënjë
Ku rrjedh gjaku në damarë
Sa të ikë e turpëruar
Me shkëlqim rrezja e parë.

Rreze e tretë të na përpijë
Të na çojë në hapësirë
Të na shohë dhe qielli vetë
Plot hare edhe dëshirë

Kur humbasim ne të tretur
Në lëkurë edhe në mish
Sikur s'jemi të gjalluar
Por me hije perëndish

Edhe diell le të shkojë
Kur vjen mbrëmj' e errësirë
Të na lëjë vetëm se s'duam
Dëshmitarë gjer në të gdhirë

Sepse digjemi në afsh
Dhe krijojmë një diell të dytë
Me ca puthje lemerisur
Me pasthirrmë mbetur në fyt.
 
Një ditë i ulur në kafe
Rastësisht po gugëlloja
Ishte vetë dita e zymtë
Diçka ndryshe po kërkoja

Frrëq e frruq kafen e pija
Gjumi ende smë kish dal
Kur përpara syve del
Forumi Virtual

E mendova di çdo jetë
E hapa e nuk ngurova
Me demek, per tu dukur
Si Lektor u regjistrova

Kishte një larmi me tema
Duhej të ndaje mendimet
E para që unë klikova
Ishte tema "Prezantimet"

U prezantova i thjeshtë
Një fletë të bardhë ju lashë
Kur të kalojë dhe pak kohë
Lini përshtypjet u thashë

E para ishte @Soulmind
Mirë se erdhe o Lektor
Pastaj më vuri në dukje
Një gabim drejtëshkrimor

Dhe vazhduam me komente
Të ëmbla dhe me shakara
Aq sa mua të shkretit
Më filluan dridhjet e para

Dhe në çastin më kulmor
Kur mendjen fare ma hoqe
Erdhe papritur më the
Të ngatërrova me një shoqe

Sigurisht me @AnaVie
Kemi bërë pafund shaka
Gricje, zënka, emocione
Por aty mbeti gjithçka

Nuk e di se çfarë ndodhi
Nuk e di pse nuk na eci
Njeri gozhdës tjetri patkoit
Ndaj aty dhe fati ngeci

Nuk mungoi as @[^_^]
Mirë se erdhe pedagog
Bënte terapi në grup
Ndaj mu duk si psikolog

E lexova, u habita
Sytë i kishte porsi lup
I thashë thjesht kënaqësi
Se mos më fuste në grup

@NGU duke buzëqeshur
Mirë se vjen Lektor rrufeja
Inshalla nuk je i vjetër
Se unë pres hyrje të reja

Unë isha i qeskës fare
Po ti se more guximin
Sapo hyra në forum
Më hoqën dhe paketimin

@NeVertiti n në fillim
E dija tjetër gjini
Idenë nuk ja kisha fare
Thjesht nicku mbaron me i

Kur për konkursin letrar
Në detaj erdhi më foli
Në bisedë sytë më mbetën
Se super femër më doli

Ja dërgova poezinë
Në konkurs për tu futur
E e shkrimin tënd? më tha
Se vërtet qënka i bukur

Lektor dëgjo @NeVertiti n
Se mos i ke të kopjuara
Se për dreq gratë e forumit
Janë tepër të lexuara

Sa herë që shpallet konkursi
Për shkrimet aludojnë
Dhe çdo shkrim të dyshimtë
Nëpër google e kërkojnë

E lexoja, por se dija
Kush vërtet ishte @Desa
Dhe pse ëmbëlsia e saj
Në mendje më linte mbresa

I bëra gati valixhet
Në parajsë për të shkuar
@Raniaa me një zë të ëmbël
Kthehu se jemi martuar

Më shkrove dhe poezi
Që të dy të flirtonim
Por fati nuk na buzëqeshi
Që martesën ta shfrytëzonim

Kur u ktheva ishte vonë
Cfarë kam humbur Zot o Zot
Martesën me kristalinën
Nuk e shfrytëzova dot

Në mendje do jesh përherë
Si dashuri e parrëfyer
Ti që urren padrejtësitë
Se je vajzë e përkryer

E mendoi @Arfenilla
Një javë të më lumturoi
Ndaj vendosi dhe e bëri
Me @SunFIower më çiftëzoi

Por @SunFIower nuk ma vari
Nga e hëna në të hënë
Nga ta dinte @Arfenilla
Se ajo ishte e zënë

Siç i lashë nuk i gjeta
Kishin ndryshuar vërtet
Edhe @Desa ëmbëlsira
Ishte bërë trime me fletë

Një status, dy pistoleta
Si sherif ajo i luante
Njëra e mbushur me ndjenja
Tjetra me kunja të gjuante

I dedikova ca vargje
Me demek pakëz ta zbus
Nga afër nuk shënjestroj
Por nga larg tha, të këpus

Rastësisht në një temë
@Vajza po bënte hatan
Komentonte duke sharë
Këto shenjtoret me fustan

@NeVertiti për çudi
Kish filluar më lexonte
Nëpër statuset e mia
Buzëqeshte e komentonte

Shkrova një ditë për një cift
Ashtu si qejfi ma deshi
Pas mesnate @NeVertiti
Me të madhe buzëqeshi

Një buzëqeshje pranverore
Si ajo që lulet çel
Më është rrënjosur në mëndje
Sa dhe në ëndërr më del

Një ditë shkrova ca vargje
Që tju thoja mirëmëngjes
E pëlqeu postimin @Lauri
Edhe më quajti këndes

Me @Reldi n e lamë për kafe
E pijmë tha, kur të duash
Me ty është kënaqësi
Ti nuk të le të paguash

Gjithësesi përtej shakasë
Për një kafe sna merr lumi
Ti vërtet do jesh i pari
Që do njof jashtë forumi

Hapa edhe unë një temë
Ashtu siç më pëlqen
Më shkruajti edhe @Grensi
Se veten aty se gjen

Kjo është diçka normale
Veten mos e gjesh o Grens
Se në fund të fundit
Ti nuk je anëtar pa sens

Sa herë aty shkruaj
@Ledia i pason
Unë shaj dynjanë
Ajo i ëmbëlson

Mos harroj @princesha n
Që është si komet
Një ditë më kërkoi
Vargje, me lezet

E kam parë dhe @VIP en
Kur ish si Jetmira
Eshtë vërtet e bukur
Shkruan dhe mrekullira

Ka ndodhur që të bëhen
Thashetheme e deformime
Ndaj s'po i përmend të gjitha
Që të shmang keqkuptime
E o mirë i kishe shkr ca vargje të hidhura dhe për mua 😆
c'est la vie 😁
 
Le të bjerë dielli i parë
Të na ngrohë me ëmbëlsi
Sa të puth pakëz në vetull
Sa të puth syrin e zi

Dhe në buzë të trëndafiltë
Të pikoj një pikëz vesë
Edhe rrezja që vjen pas
Të më djegë e të më tresë.

Le të bjerë rrezja e dytë
Të na gjejë të përqafuar
Kur të marr aq fort në gji
E të mbledh kurmin me duar

Dhe në gushë të lë një shënjë
Ku rrjedh gjaku në damarë
Sa të ikë e turpëruar
Me shkëlqim rrezja e parë.

Rreze e tretë të na përpijë
Të na çojë në hapësirë
Të na shohë dhe qielli vetë
Plot hare edhe dëshirë

Kur humbasim ne të tretur
Në lëkurë edhe në mish
Sikur s'jemi të gjalluar
Por me hije perëndish

Edhe diell le të shkojë
Kur vjen mbrëmj' e errësirë
Të na lëjë vetëm se s'duam
Dëshmitarë gjer në të gdhirë

Sepse digjemi në afsh
Dhe krijojmë një diell të dytë
Me ca puthje lemerisur
Me pasthirrmë mbetur në fyt.
🤗🤗🤗,Mos na laft zoti, pa shpirtra te bukur poetesh!! Flm!!
 
Un gjithmone te kam pritur ne stolin tone
Ku vend ka vetem per dy .
Deri ne agim
Edhe Pse e di qe vesa do me mbuloi floket
Prita nje *si je* asgje me teper
Je i vetmi qe Nese do di ku tme gjesh!
Euforia solli heshtjen .
E ne te humbem un e ti !

Do te près ose me sakt te kam pritur ty
Deri ne momentin qe syte e tu nuk shkelqenin me per mua po per *kristalinen ne vitrina.*
O ti bote pa sens Pse me fute ne mes
Me thuaj Pse ?! 😬
 
@Vajza o dashuri
Në stolin e gjelbër duke të pritur po rri
Po bije shi,o zot sa shi
Hajde vrap si me magji
Në duar kam një kup me lot
Për çdo minut që s'erdhe dot
E hëngërt dheri dashurin
Që na mori mend e kokës
Na u zmadhua e shkreta zemër
Na u bë sa e lopës 🤣
 
@Reldi kur ne fier te shkosh
Te fala profesorit tmi besh
Nese nuk behet i gjalle ai
Kte msg coja ti
Thuj shko nga shko
Piperin nga dora mos e lesho
Dhe nese e ben ai
Kam besim ne ty qe sdo e lejosh.
Ah dhe dicka :
Pavaresisht cdo gjeje
premtimi nge premtim
Duke filluar nga dt 20
Ajo ne golem city ju pret
Duke par dëtin nga ballkoni
e duke ju derguar selvije ne forum nga telefoni 🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top