Krijimet Letrare~Nentor-21

1-TY!

Në ditët e tua më të vetmuara,
më ke mua.
E nëse loti të kerkon një shpatull,
më ke mua.
Në luftën me veten tënde,
më ke mua.
Nëse e kaluara të përndjek gjer në vdekje,
mendo,
më ke mua.
Nëse kerkon të luftosh egon tënde,
më ke mua.
Në betejat me hijet e tua,
afër do te më gjesh mua.
Nëse frika do të ndal hapin,
më ke mua.
E kur guximi do të flas në emër,
më ke mua.
Kur dora do të kërkoj dorën,
dije,
se më ke mua…
qe me erdhi nder goje ajo shprehja kur lexoj tyyy lool - te hyfte,..e ashtu

Tani serioze ,

Poezi shume e ndjere , shpresedhenese , inspiruese ,motivuese deri ne piken ku ndjen se dikush te ofron veten e tij per te qene gjithcka per ty
Shyqyr qe jane fjale thuaj se ndryshe kushedi sa do qe rradha

2-A` te ka marre ?

A të ka marrë malli të flasësh me atë person,
që të zgjidh të gjithë problemet,
veç me një bisedë të stërzgjatur?
Që të bën të acarohesh pa asnjë arsye
që logjika pranon?
Që një fraze e thënë veç për të të ngacmuar
të behet epopeja e ditës,
javës,në mendimet e tua të zbehura?
Që jeta jote të bëhet aq e komplikuar,
saqë të duket sikur po jeton dhjetë jetë në një të vetme?
Që kërkesa për të shkuar në një vend,
që ti injoroje ekzistencën deri në atë moment,
të kthehet në udhëtimin tënd të jetës,
ku ti je Guliveri dhe njerëzit përreth liliputët?
Që të ngresh zërin për të treguar që ti ke gjithmonë të drejtë,
dielli lind në lindje edhe perëndon në perëndim?
A të ka marrë malli të zgjohesh nga gjumi,
dhe problemi yt i ditës,
te jetë veç sa centimetra çarçaf, ti lëshosh
për të treguar se ai është territori që të përket
dhe se ti sundon aty?
Që pyetjet e atij kuizit që po shihje
para se të të zinte gjumi,
t`ja besh sapo të takoheni,
pa u interesuar për përgjigjen?
Që kur nuk është pranë,
kënga e parë që dëgjon në mëngjes
ka të bëj me të,
ngjyra e parë që shikon në dollap
ka të bëj me të,
çdo gjë që të rrethon gjatë ditës
ka të bëj me të?

A të ka marrë?
kjo poezi me preku , ndoshta per faktin se ne cdo rresht gjej veten, por nese kjo do ishte renditur e para dhe me pas ajo TY ,them se do ishte kerkese /pranese njera me tjetren...e plotesojne kaq mire
Kush nga ne nuk eshte gjendur njehere ne jete me gjithe keto dilema ne koke dhe kush nga ne sdo deshironte te degjonte se eshte dikush qe do jepte gjthcka per te qene me ne e per ne?!
 
3-Nuk qenka e lehte te jesh burre!

Paskan genjyer kush tha se burri eshte i forte, i pathyeshem, i pa lekundur. Nuk paskan pare kurre lotet e tij te padukshme qe i kaperdin ne gurmaz. Nuk paskan njohur nje burre t'dashuruar qe per ate qe don dorzohet sikur femija perballe pambuk sheqerit ngjyre roze. A e njeh permallimin e nje burri?! Qendron aty, i perhershem. Kujtim qe nuk shuhet kurre.
E une qendroj mes skenes. ne heshtje shikoj krejt shiritin e jetes. Rrezimet e ngritjet. Por nuk hedh asnje lot. Kaperdihem, e buzeqesh! se ashtu qenkan burrat.....
Eshte e veshtire vertet te jesh BURRE , te marresh persiper pergjegjesite qe mbart ky emertim
Dhe pse e shkurter shume domethenese dhe reale ....veshtire eshte te jesh burre miku im ...
 
4-Me duhesh ti.

A e di si është kur ti nuk je?!
Si një ditë me shi,
ku nuk ka as diell...
as muzikë në disk...
Është si nata e ftohtë e dimrit
e nuk mundesh as zjarrin ta ndezësh.
Ëndrrat nuk të lenë të qetë të flesh.
Kur ti nuk je,
cdo gjë duket e zymtë!
E unë ndjej sikur zhytem
ne frymëmarrjen e mallit
që mund ta shuash vec ti!
Kur ti nuk je,
është si të heshtem i gjithi.
Sepse edhe për të folur,
më duhesh ti!
Nuk me kane pelqyer varesite , dhe kjo poezi eshte e tera varesi kundrejt dikujt
Jo mua sme nevojitet dikush per te qene kjo qe jam, as per te ecur hapat e mi, as per frymarrjen sme nevojitet...
Poezi e ndertuar bukur, por mesazhi sme pelqen...
 
5-Veten lejoje te me duash!

Ndoshta nuk jam si dikur , mund te jem bere me e keqe e permisuar s’jam , por ti merr me te miren time , nese mundesh ..perpiqu e me shih ndryshe
Ndoshta nuk jam aq e bukur sa isha kur ti ishe me mua , por nese mundesh merr me te miren time dhe perpiqu, perpiqu sadopak te me shohesh ndryshe
Ndoshta nuk jam me drita e diteve te tua , por dije se asnjehere ne erresire nuk do te braktisja
Ndoshta nuk jam me as dashuria e cmendur qe dikur zemren te ngrinte peshe , por zgjedh te te dua ne heshtje dhe cmendurite ti shuaj brenda vetes
Ndoshta nuk jam as ishulli yt ku dhimbjet e tua neper skuta I fsheh, por do izolohesha ne te bashke me ty dhe te varrosnim kete largesi qe dhemb
Ndoshta une jam askushi sot , por zgjedhe te te dua ende , ne mengjes teksa kafen gjerb ne nje bar dhe veshtrimin hedh tutje, ne darke teksa koken mbi jastek mbeshtet dhe mendon ..perse ndodhi keshtu?

Veten lejoje te me duash ….

Te ndryshoj te shkuaren skam force, as gabimet e te shkuares smundem, por me ty preferoj te bej gabimet e rradhes , nese ti do lejoje veten te me doje
Per ty do shkaterroja muret qe I kemi ngritur e pertej nuk lejojne te shohim , do mblidhja xhamat qe rruges jane shtruar , do lartesoja cdo emocion qe mbart ty dhe do ndihesha serish e lire ..e lire per te te dashur ty edhe njehere , nese ti do lejoje veten te me doje

..dhe une jam ketu e rrethuar nga boshlliku I diteve qe shkuan , por nuk ndihem vetem sepse ti je ende aty…mjafton qe veten te lesh te me duash!
Te pranosh veten dhe ate qe ndjen eshte e veshtire per cdo kend
Te pranosh se nga e shkuara nuk je shkeputur , dhe se ende brenda teje e therret fort , eshte e veshtire

nje lutje drejtuar dikujt qe nuk do me te jete pjese e diteve te tua....eshte zgjedhje qe nuk mbetet shume ...respektoje!
 
6-Dua

Humbas...
I mbylli sytë,
dhe rrotullohem
në ëndrrat imagjinare.

Shpresë kërkoj
Atë dua të gjej

Dua dikush
Pres dikë
Të më zgjojë
Imagjinatën time
të plotësojë

Të më kape fort për dore
Të më tërheqë lehtë ndaj vetës
Të m'i afrojë buzët tek veshi
Dhe të më thoje një fjal zemre

Nuk dua recitime të gjata
Dhe as poezi interneti
Dua vetëm një fjalë shpirti
Të m'i zgjoje ndjenjat e realitetit.
Endrrat jane te bukura deri aty ku stopon procesi i shkeputjes ....enderr vs realiet
te deshirosh ska asgje te keqe, ama te iluzionosh veten po
edhe une i dua endrrat e mia, aty perhere jam e lumtur :)
 
I lexova me nje fryme, secila me e bukur se tjetra. Disa nga ato mund te beheshin edhe tekste kengesh.

E votova te paren por te mos gezohet aq shume. Zakonisht kedo qe e votoj une e marr ne qafe. Ndodhi edhe pardje ne zgjedhjet lokale ketu. Lol
historikisht ke votu 1shin. me siguri i lexon tgjitha 😋😋😋😋
 
7-Nuk flasim

Nuk flasim…

Heshtim e veten lëndojmë të dy.

Edhe pse vuajmë larg njëri-tjetrit,

Të vërtetën nuk e pranojmë në sy.

Ti hesht…E unë pas teje tretem.

Unë hesht,e pas kujtimit tënd mbetem.

E trishtë se si dashuria ndonjëherë nuk mjafton,

Se si kjo krenari të dyve po na lëndon.

A flasim?

Të paktën vetëm sonte të lëmë pas mërinë

Ti kthehemi kohëve të vjetra

Të rijetojmë dashurinë.

Atë dashuri që edhe pse larg na mban të bashkuar.

Dashuri e fortë,ndjenjë e pa harruar.
ohhh kjo ishte ajo qe rrembeu voten time
Mohim , krenari, kujtime , meri te kota , ku gjithcka ka mbetur pezull
rijetoje nese mundesh , shkruaji nese mundesh, ftoje nese mundesh
por ne fund mendo edhe refuzimin e pales .....ose prefero te vuash ne heshtje :(
 
8-Më mungon.

Më mungon,kështu po e nis shkrimin tim drejtuar ty "i munguar".Një ditë tjetër zgjuar me imazhin tënd edhe pse je i munguar prej kohësh.Dhimbje shpirti apo bllokim mendimesh ,cila vallë po më mbyt kaq shumë."I munguar" të dua dhe të urrej njëjtë ...e shikon sa të ngjashme bëhen këto dy ndjenja kur shpirti digjet nga malli .Krenari,eh krenari ti,më shumë unë...dhe ja ku jemi në labirintin tonë të errët .Dritën e fundit e shuam ,ashtu "qorrazi" po zvarritemi në kërkim të njëri tjetrit(të paktën unë).Gjithmonë e kemi rindezur atë dritë të shuar,dhe shkëndijat e kan shkrumbuar çdo gjë. Përsëri jam larguar me justifikimin se kam frikë ...dhe po kisha frikë mos të humbisja .Të humba!Tani kam ngelur në labirintin tonë në errësirë ashtu e zvarritur duke të kërkuar që të më zgjatësh dorën ndoshta për të fundit herë .Më shpëto.Të lutem kam nevojë për ty ,mos më braktis pikërisht tani.Tani po që kam vërtet frikë .Errësirë veç errësirë gjithandej ,dhe aty në errësirë është një vajzë e brishtë e ulur në gjunjë, me duart grusht .Ajo pret ,ende po të pret ...frymëmarje mbytëse ,dridhje trupi ...e ka kapluar ankthi përsëri .Një përqafim ,veç një përqafim e qetëson atë ,por ti je "i munguar" prej kohësh ndaj dhe shpresat jan venitur.Frika dhe humbja ,cila vret më shumë?!Di të them që nga frika të humba, "humbja" më vrau,dhe pritja më jep shpresë që të përsëris të njëjtën dhimbje .Mendoja se do ishte e leht.Mendoja se koha do më shëronte ...ndoshta nuk duhet të rri më unë duke të pritur.U bë kohë e gjatë ti nuk erdhe ,por as unë nuk do të pres më .Po e shemb këtë "labirint" ,çdo grimc kujtimesh po e "zhdukë" në thellësin e errët të shpirtit ku as rebeshet e lotëve mos ta nxjerrin më në sipërfaqe."I munguar" lamtumirë!Do jesh gjithmonë poema ime shkurtër ,nga ato që thuhen veç me dy fjalë por që ndjehen një det ndjenjash . Do të jesh romani i cili nuk do botohesh kurrë ,sepse nuk dua të të ndajë me askënd .Do të jesh përralla ime që nuk do realizohet asnjëherë.Do të jesh monologu im "i munguar" ,monologu më i dhimbshëm ku lotët do zbrazen si rebesh shiu.Imazhi yt do të jet fotografia më e zverdhur në sirtarin tim të ndjenjave .Shpesh'herë do të flak e do të të rimarrë përsëri ,do qaj duke të shtrënguar fort derisa shpirti të lehtësohet dhe do të vendos në atë sirtarë të brishtë për ta kthyer në monotoni .Ti do të jesh fundi im i vazhdueshëm por jo përgjithmonë.
ndjese nese pranoj qe e lexova perciptaz , ne momentin qe ka gabime ortografike me lodh pa e nisur
por me aq sa kapa nder rreshta , ka ndjenja dhe nese do ishte shkruar me me rregull do thoja me plot gojen qe vlen per vote
 
Redaktimi i fundit:
9-Prisja!

Po prisja kohen,neper kohe erdhe ti.
Perqafove qiellin e shpirtit , ma solle ne gji.
Gjiri im i kalter u be det,deti u be kaltersi.
U gjendem ne nje dimension tjeter, beme dashuri.
Prisja kohen, koha e ime u bere ti!
Neper gjurmet e kujtimeve mbushur me dashuri,shkrire ne qiellin plote kaltersi,u gjendem te dy.
Atje ku shpirtrat njerzor bejne dashuri.
U gjendem ne dy meridiane ,per tu shkrire ne nje qenie me dashuri.
Po prisja kohen, koha ime u bere ti!
dikush qe ka gjetur shpirtin binjak.... nje bravo dhe suskese ne jete
na trego cik formulen lool
 
10-Itaka

Anija i pat ngre velat larg saj.
Botes i erdh perqark pa pas shprese
Kthimin se dinte as Penelope e as ai.
Pelhurat e mallit i thurte ajo.
luften me vete bente ai.
Sirenat pse se ben per vete valle ?
Perin pse se keputi kurre ajo ?
Itaka i therriste te rrine ... njeri te bej paqe e tjetra te endete deri sa ai te vije!
Zeusi do pyeste , kush ishte ai bir none qe ma merziti Penelopen :p
serio....munduar shume per dicka artistike , shprehje frazeologjike , smund te them te deshtuara por nuk me jain asnje emocion
Sikur mos ish ndalur kaq gjate te penelope e odisea do kish dal me mire
 
Po do ti kete ik prape me duket se beme dashuri,u gjendem te dy,sikur ne te shkuaren me duket mua😝
varet , mund ta lexosh edhe te tille
une e lexoj sikur koha e saj u be ai apo e kunderta, pasi u gjeten
behu pak me optimiste :p
 
Te bukura!
I pyetje, pse shkrimi 2 dhe 4 ne titull nk kane ë-ja?
Ne brendesi nk mungonin :d
 
Te bukura!
I pyetje, pse shkrimi 2 dhe 4 ne titull nk kane ë-ja?
Ne brendesi nk mungonin :d
Sepse ndoshta krijimin e kane shkruaj me cel dhe celi ka e.
pastaj nevit ja kane cuar nga forumi dhe titullin ja kane vene si "subject of message" dhe e kane neglizhuar.

ose cohet krijimi dhe me mbrapa pyt nevi. po titull? dhe ja shto nevi mbrapa 😁😁😁
 
Sepse ndoshta krijimin e kane shkruaj me cel dhe celi ka e.
pastaj nevit ja kane cuar nga forumi dhe titullin ja kane vene si "subject of message" dhe e kane neglizhuar.

ose cohet krijimi dhe me mbrapa pyt nevi. po titull? dhe ja shto nevi mbrapa 😁😁😁
Ti duhet ta marresh ne nje te afert konkursin ne Drejtim,e shef si duket robiii qe ka drejtuar e menaxhuar. ahhahahaha
🤗🤗🤗
@NGU AJo qe te ka thene soulina e fundit eshte ne rastet me siper!
@NGU dua krijim nga ti muajin qe vjen,leri llafet. :p
 
Redaktimi i fundit:
Dhe njeher shoh komentet dhe vertetoj qe forumi sja ja idene e metaforave.. uluni 4 🤣
lal...
kush ta ka mush synin kete muaj mi..
na begenis çik 😄
 
Ti duhet ta marresh ne nje te afert konkursin ne Drejtim,e shef si duket robiii qe ka drejtuar e menaxhuar. ahhahahaha
🤗🤗🤗
@NGU AJo qe te ka thene soulina e fundit eshte ne rastet me siper!
@NGU dua krijim nga ti muajin qe vjen,leri llafet. :p
Me e marr une, e me s'pas krijime i fus nja 5 cope vete e u vej emrat e anetareve 🤣🤣🤣


Po isha online edhe thash sa te vij Nevi po ja heq merakun goces 🤗
 
Une ja dhashe 3shit. Me erdh gjynah. Thash pak se eshte e veshtire me qene burre, imagjino mos te marre dhe shume vota 🤣🤣🤣
 
Ketu mezi po pres ta marr vehs kush e ka bere ate krijim qe votova une😝
Dergo ndonje krijim,se behet me i bukur si konkurs me pjesemarres me shume.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top