Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Agron Duka uron PS për fitoren

  • Nga WxP
  • Start date Start date
  • - Zgjedhjet Parlamentare 2021

Agron Duka uron PS për fitoren: S’mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur në të ardhmen​


1619860554906.png

Kreu i PAA Agron Duka ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Me një mesazh në “Facebook” Duka shprehet se në jetë është rrëzuar shumë herë dhe është ringritur po aq herë, teksa thekson se suksesi i mundshëm i qeverisjes së Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike, duke shprehur bindjen se dështimin e tij në qeverisje nuk e vuan kryeministri por qytetari shqiptar.
Duka thotë më tej se ‘nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen’.

Ai deklaron se akuzat për vjedhje votash nuk janë strategji dhe se me to duhet të merret drejtësia. Duke do të jetë një nga deputetët e ardhshëm të parlamentit pasi fitoi mandatin si pjesë e listës së PD në Durrës.
MESAZHI I PLOTË
E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërrmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.
E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.
Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie
“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”.
E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam pasur të njëjtin mendim, nuk kam qenë në asnjë moment dakot me djegien e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.
Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoi nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët
“Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia.
Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA, marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.
Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhës.
Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proceset integruese.
PAA do jetë në shërbim të fermerëve, blegtorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të të gjithë shtresave për të cilat PAA ekziston si force politike.
Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë.
Agron Duka
1619860704692.png
Balkanweb
 
Do te marr keshilltar politik personal kur te vije PDja ne pushtet :p
Po po aty rri ti ? do strategjin tjeter si do fitoj ps 4 vjecarin tjeter ?
 
Po po aty rri ti ? do strategjin tjeter si do fitoj ps 4 vjecarin tjeter ?
Pa he iher :P

Te jesh kaq largpames valle do te fal 2 bitcoinsa :P lool
 
  • Haha
Reactions: WxP
Rama jep dorheqen dhe vendos o Erion Veliaj ose Pandi Majkon :D
 
Rama jep dorheqen dhe vendos o Erion Veliaj ose Pandi Majkon :D
Erionin me shume gjasa si sorrosian qe eshte . Pidiliut i ka perendu ylli :p
 
Maje mend kur ta nxjerri bllof Nanon e te nxjerri Pandin president
Nuk e besoj. Nano eshte pjese e pazarit dhe ishte ai qe ja dha PS Rames kshu qe ky i fundit do ja shperbleje duke e bere president.
 
Nuk e besoj. Nano eshte pjese e pazarit dhe ishte ai qe ja dha PS Rames kshu qe ky i fundit do ja shperbleje duke e bere president.
Mos harrojme momentin kur u ba bamir topi president qe ja futa rama nanos ...kush ta fut iher ta fut prape
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back