CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Spitali i Castelfranco Veneto ka krijuar nje dhome te posaçme ku te semuret me covid19 mund te perqafojne te dashurit e tyre nepermjet nje cope plasmasi.
Nene e bije....
perqafim-1-640x427-1.jpg
 

“Të infektuarit dalin në rrugë”/ Në gjithë vendin janë 26 mijë persona aktivë me infeksionin e Covid​


vlcsnap-2020-11-13-15h07m40s685.png
Infektimet nga koronavirusi po rriten me shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse u rikthyer karantina 8 orë gjatë natës. Në spitale janë disa qindra të sëmurë ndërsa në shtëpi kurohen mbi 26 mijë të infektuar.

Por sa e respektojnë ata kërkesën e ligjit që të qëndrojnë të izoluar? Ne do të pyesim disa qytetarë për të na thënë nëse njohin të infektuar që thyejnë izolimin.
“ Njohim. I kemi edhe në pallat. Njohim të afër që kanë dal”.
E kam pasur njërën në pallat tek shkalla dhe ajo dilte për të bërë gjilpëra”.
“Për arsye banale, për të pirë një kafe. Janë edhe klientë që vijnë tek puna”.
“ Njoh miq të mi. Se di pse dalin”.

Për qytetarët, shqetësues është fakti, që një pjesë e madhe nuk tregojnë kur preken me Covid.
“ Kush tregon, askush nuk tregon”.
“ Nuk tregojnë. Të paktën të na thonë, se kemi edhe fëmijët nëpër shkolla”.


Top Channel
 

Attachments

  • vlcsnap-2020-11-13-15h07m40s685.png
    vlcsnap-2020-11-13-15h07m40s685.png
    675.2 KB · Shikime: 0
  • vlcsnap-2020-11-13-15h07m40s685.png
    vlcsnap-2020-11-13-15h07m40s685.png
    675.2 KB · Shikime: 0

Hold Up, dokumentari i konspiracionit mbi koronavirusin dhe komplotin global prapa pandemisë, yjet francezë në mbështetje.​



-800-0-5fb0175ebf4b2.jpg

Quhet Hold-Up dhe është një film francez prej gati tre orësh i realizuar, me më pak se 200 mijë euro në financim, nga një ish-gazetar i rrjetit televiziv Tf1. Dokumentari u publikua në 9 nëntor dhe mijëra njerëz po e rihapin atë në mediat sociale. Midis tyre është aktorja 53-vjeçare Sophie Marceau. Me Marceau janëbashkuar edhe Marion Cotillard dhe Juliette Binoche , dy yje të tjerë francezë të magjepsur nga komploti i dokumentarit.
Sophie Marceau postoi posterin në Instagram, duke shtuar frazën: "Ata na quajnë të padobishëm " duke e lidhur me filmin, shkruan Corriere della Sera . Teza përfundimtare e filmit është se pandemia do të ishte një komplot botëror i kurdisur nga qeveritë, media, industritë farmaceutike me pjesëmarrjen e Bill Gates dhe Jacques Attali. Juliette Binoche, nga ana tjetër, gjatë Lock doënit në maj shkroi në Instagram:
"Këto janë operacione të organizuara nga grupe financiare ndërkombëtare (kryesisht amerikane), prej disa kohësh. Ata janë manipulues (dhe nuk po e them këtë nga paranoja!): Vaksinat janë pjesë e saj. Vendosja e një çipi nën lëkurën e të gjithëve: Jo! Jo për operacionet e Bill Gates, jo për 5G. "Një hapësirë ??e përsosur për dokumentarin e komplotit francez.

Sot.com.al
 

Paralajmëron këshilltari i Biden për COVID: Do shohim njerëz që vdesin në rrugë nëse...​

1605458387557.png
Këshilltari i koronavirusit i Joe Biden, ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor do të bjerë dhe pacientët të infektuar me koronavirus, mund të vdesin në sallat e pritjes, nëse rastet vazhdojnë të rriten me të njëjtat ritme në javët në vijim.
Sipas parashikimeve, rreth 70 mijë njerëz mund të humbin jetën deri më 20 janar, kur do të inaugurohet qeveria e re e Biden.


Ky i fundit është zotuar se kontrollimi i përhapjes së koronavriusit, do të jetë përparësia kryesore e qeverisë, por Presidenti në detyrë, Donald Trump, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe për pasojë nuk lejon marrjen e informacioneve për ekipin e Biden.

Sipas Reuters, deri më 20 janar, numri i infeksioneve pritet të rritet me 80%, ndërsa ai i fataliteteve me 29%.

“Frika ime më e keqe është se vendi mund të shkojë drejt pamjeve të frikshme që kemi parë në vendet e tjera, ku njerëzit vdisnin në rrugë”, tha Këshilltari i koronavirusit i Biden, Michael Osterholm.
Sipas tij, mënyra e vetme për ta shmangur këtë skenar, është largimi i administratës së Trump
g.shqip
 
Tani une ca njof ne tirane jane te prekur nga covidi. Dua te them qe nuk eshte reale testimi me deklarimet e testeve positive.

Nderkohe tjeter idiotesi eshte qe ne pergjithesi ju drejtohemi klinikes se piperos dhe spitaleve private per testim dhe keta i mbajne te fshehte nuk ja deklarojne institutit te shendetit publik emrat w te prekurve.

Pra ka kaos maanxhimi te dhenash.
 
Para nje viti, saktesisht me 17 Nentor 2019 eshte paraqitur rasti i pare me virusin SARS COVID 19 ne Wuhan, Kine.

Qe nga ajo dite ky virus eshte kthyer ne nje pandemi globale duke infektuar mbi 55m, duke vrare mbi 1.33m dhe duke i shpetuar ketij virusi mbi 35.5m njerez ne te gjithe boten.

Nderkohe Kosova radhitet e para nder shtetet me raste me se shumti te infektuar per koke banori.

Shpresojm qe se shpejti bota te sherohet nga ky virus edhe pse disi e kemi meritu.
 
Atë që Hitleri nuk e bëri dot për 6 vite, Covid-19 i shkoi dorësh për një vit. Jo rastësisht filluan dhe mbaruan në vit të plotë (Covid-19 gjetja e vaksinës).
Një gjë është për të zbutur zemrën. Mori më pak jetë se tjetra.
 
Ore e ka zene ndonjerin gripi kte vit?

Nje kolle, dy teshtima dhe pak temperature = Covid thone kta lol
Eshte fakt qe jo vetem ne Shqiperi por ne tere boten eshte zhdukur gripi sezonal qe cuditerisht edhe ai eshte nga familja e coronaviruseve!


Mua qe nga janari e deri me sot s'me ka kap asnje lloj gripi por une jam pak ufo sepse gripi stinor me kap shuuuuumeeee rralle e kur me kap e kaloj ne kembe?
 
Eshte fakt qe jo vetem ne Shqiperi por ne tere boten eshte zhdukur gripi sezonal qe cuditerisht edhe ai eshte nga familja e coronaviruseve!


Mua qe nga janari e deri me sot s'me ka kap asnje lloj gripi por une jam pak ufo sepse gripi stinor me kap shuuuuumeeee rralle e kur me kap e kaloj ne kembe?

Une e kam humb fillin e ksaj pandemie dhe spo i lidh dot me fijet, seriozisht.
Deri dje bertisnin testime testime testime, nderkohe u be 1 jave qe gjitha vendet e botes si me buton kane reduktu numrin e testimeve, dhe po ta shohesh numri i te infektuarve ka filluar te bie. Pse valle?
"Te shpetojme festat e krishlindjeve" qe t'kemi nje vale te trete janar shkurt? ?

Nuk e di cfare axhende fshihet pas ksaj, por jam i sigurte qe mbas disa vitesh apo dekadash historia do ta njohe si nje nder mashtrimet me te medhaja qe i jane bere njerzimit.

Po shifja ke ajo worldometers dhe kte vit nga smundjet ngjitse sic jane poliomeliti, turbekulozi, kolera..etj kishte rreth 11 milion vdekje. Nderkohe ne po burgosemi dhe po shkaterrojme ekonomine globale per nje virus ku 80% e kalojne pa simptoma fare, 10% ne kushte shtepiake dhe 10% kerkojne trajtim spitalor ku 2.3% fatkeqsisht deri tani nuk ja kane dale dot ?

Po na dalin vaksinat rrjesht njona mas tjetres a thu se po perballemi me murtajen e 1300 qe vrau gjysmen e evropes dhe nja 100 milion ne azi. Pff
 
Ate po shifja dje ne lajme, nje kurim Covidi ne turqi varjonte nga 12 deri ne 40 mije eur ?‍♂️

Une e kom lon amanet te dergjem ke dera infektivit dhe 40 mije eur sja jap turkut ta di se vdes ?

leje se na shkoi gjyshja sa ronaldo, edhe thoshte e shkreta me lini te vdes se jam investim i shkuar dem :p Gjyshja qiqerr tu bilbilos gjithe diten

kurse vellai im refuzoj terapine e doktoreve. E kaloj vetem me paracetamol dhe supa cajra. Super ne forme mbas 2 javesj ju kthye jetes normale.

Dmth sdi ca te besoj, kam njerez te aferm qe nuk ju ndodhi gje ama kam degjuar e miq te miqve qe kane humbur jeten. Por nje gje eshte e sigurt qe e gjitha kjo eshte nje eksperiment i madh social me perfitime te medha financiare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top