Dukuria po përqafohet nga shumë femra të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, kryesisht nëpunëse në institucione shtetërore dhe private, nga bota e medias, biznesit, etj.
Mënyrat që gratë shqiptare e festonin 8 marsin deri vonë, ishte ajo e daljes me shoqëri, kryesisht femra, në dreka apo darka, ose në piknikë dhe kaq!
Sot, kohët kanë ndryshuar shumë. Sikundër shihni dhe në fotot e pamjet filmike më poshtë, tani radhën e ka “harbimi”. Në disa lokale të njohura nate në kryeqytet, 8 marsi është shndërruar që nga vjet dhe sivjet për herë të dytë, në mundësi për të kaluar orë të “shfrenuara”, mes femrash që në rreth, kanë disa djem të rinj, me trupa sportivë dhe plot energji për t’u dhënë sa më shumë argëtim.
Dukuria po përqafohet nga shumë...