Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Nis shtypja e dhrahmisë
Kompania e britanike e prodhimit të kartmonedhave, “De La Rue” ka hartuar një plan emergjence për shtypjen e dhrahmive në rast se Greqia largohet nga Eurozona. Lajmin e publikon agjensia e lajmeve Reuters, që i referohet një burimi anonim nga ana e kompanisë, e cila është prodhuesja më e madhe në botë e kartëmonedhave, pasi ka printuar mbi 150 monedha kombëtare. Sipas të njëjtit burim është llogjike që një printer kolosal parash të jetë në gadishmëri dhe të përgatitet në përputhje me rrethanat. Më herët komisioneri europian i tregëtisë, Karel De Gucht deklaroi se Komisionin Europian dhe Banka Qëndrore Evropiane janë duke punuar për një skenar emergjent në rast se Greqia lë hapësirën e monedhës së përbashkët, deklaratë që...
Brindizi, atentat përpara shkollës
BRINDIZI- 2 adoloshente kanë vdekur, ndërkohë që 7 të tjera janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Institutit teknik Movilo Falkone në qytetin jugor italian të Brindizit. Mësohet se viktima quhet Melissa Bassi 16-vjece, ndërkohë që identiteti i nxënësve të tjera ende nuk bëhet i ditur, por mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. (da.xha/BalkanWeb)
Aksident ne Vlore, plagosen 4 te rinj
Vlorë, 18 maj 2012, NOA - Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Radhimë, ku një makinë tip foristradë, me të cilën udhëtonin 4 të rinj, ka dalë nga rruga. Sipas raportimeve të para, katër të rinjtë janë plagosur dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti tip fuoristradë me targa AA 258 AY. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. NOA.al
Rrezikon jetën për t’iu shmangur të dashurës
Rrezikon jetën vetëm e vetëm për “t’i shpëtuar të dashurës”. Historia e një të riu rus, i cili u fsheh në tubacionet e shkarkimit të mbeturinave në një pallat në Rusi për pak sa nuk përfundoi në tragjedi për të. 31-vjecari, në përpjekje për t’iu shmangur të dashurës, “hidhet” në tubacionet e mbeturinave nga kati i tetë i pallatit shumëkatësh ku banonte. Ka mundur të lëvizë për tre katë më poshtë duke mbërritur deri në katin e pestë, por më pas ka ngecur. Për minuta të tëra është pëpjekur të lëvizë, por pa ia arritur qëllimit. Më pas dorëzohet e godet me forcë tubacionet, duke shkaktuar zhurmë në mënyrë që të dëgjonin fqinjët. Këta të fundit, pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe të qarat e 31-vjecarit, kanë lajmëruar policinë dhe...
Gëlltit diamantin, policia ka një javë që pret ta nxjerrë
Një person i dyshuar se ka gëlltitur një diamant me vlerë 20 mijë dollarë po mbahet në qelitë e paraburgimit të rajonit të policisë së Uindsor, Kanada. Policia po pret që Richard Matthews ta nxjerrë diamantin, por më kot. Ai ka një javë në paraburgim dhe pavarësisht se ka shkuar shumë shpesh në banjo, nuk ka nxjerrë gjë. Skanimet me rrezet X kanë zbuluar diamantin në zorrët e tij. Matthews, 52 vjeç, fillimisht hëngri ushqime të pasura me fibra, por tani po ha çfarë të ketë dëshirë, tha një zyrtar i policisë. Mathews akuzohet për vjedhje. /g/tema/
I bëri propozim për martesë me një unazë prej… meteoriti
Një mashkull i dashuruar shkoi deri në yje, në kuptimin e plotë të fjalës dhe u kthye që t’i bëjë propozim për martesë gruas së jetës së tij. Për të qenë më konkretë, ai krijoi një unazë të përbërë me meteorit të tipit Gibeon dhe këto kohë publikoi edhe në internet fotografitë e veprës së tij. Mesa duket, gruaja u magjeps nga bukuria e rrallë dhe e veçantë e meteoritit dhe i tha po. Sot çifti mbush tre vjet që është martuar, madje kanë edhe një fëmijë. Burri e bleu meteoritin nga një faqe elektronike australiane për 200 dollarë dhe më pas filloi ta skalisë atë. E preu në përmasat e duhura, e shkriu dhe formoi një unazë. Të gjitha këto veprime duken të fotot e mëposhtme, të cilat i kanë kaluar të 2 milion vizitorët në...
Nëntëvjeçari i sëmurë me kancer pikëllon njerëzimin
Po i vjen fundi luftës pesëvjeçare për jetë, të nëntëvjeçarit Ryan Kennedy Clarkston. Ai vuan nga një tumor i rrallë në tru, për çka deri tash ka kaluar në shtatë operacione, katër kimioterapi dhe dy rrezatime. Kur nëna i thotë se duhet t’i nënshtrohet edhe një operacioni, ai përgjigjet se është lodhur nga gjithçka. “Të thash nënë, nuk mundem më, nuk dua të futem në operacion dhe rrezatim. Kam mbaruar me këtë”, ka cituar nëna e pikëlluar fjalët e birit të saj, të cilit operacioni do t’ia shtonte jetën edhe për tre muaj, shkruan Oakland Press. “Vendosi të mos i marrë më pilulat, e as të mos i nënshtrohet operacionit, se është shumë e dhembshme për të”. Mjekët nuk e dinë nëse djali do ta përjetojë ditëlindjen e tij të dhjetë, të...
Pejë, - Besarta Kastrati, vajza e biznesmenit të ndjerë pejan, Salih Kastrati, i cili vdiq kohë më parë nga plagët pas sulmit me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin, që prej 10 ditësh ishte shpallur i zhdukur, i cili u gjet të shtunën i vrarë. TV "Klan Kosova", duke iu referuar burimeve të veta, mbrëmë njoftoi se Besarta e ka pranuar krimin në prani të avokatit të saj. Sipas saj, motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babain e saj. Burimet e "Klan Kosovës" kanë bërë të ditur se Besarta ka thënë se Shabi e kishte përdhunuar kohë me parë dhe se në të gjallë të babait të saj, tash të ndjerit Salih Kastrati, asaj i ka ardhur turp të tregonte. Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me revolen e viktimës Fidan...
Të brendshmet e Mbretëreshës Elisabeta shiten në eBay!
ثshtë e vërtetë që në eBay mund të gjejmë gjithçka! Madje edhe të brendshmet e… Mbretëreshës së Anglisë, të cilat mund të bëhet tuajat, nëse keni paratë e mjaftueshme për t’i blerë. Por, si u gjendën të brendshmet e Mbretëreshës Elisabet në eBay? Si dolën ato në shitje? Sipas TMZ.com ato i kishte baroni Joseph “Sepy” de Bicske Dobronyi, i cili kishte udhëtuar me mbretëreshën në vitin 1968 në Kili, dhe gjatë këtij udhëtimi, mesa duket ajo ka harruar të brendshmet e saj! Baroni donte t’i nxirrte në shitje në një ankand britanik, por gjërat nuk erdhën ashtu siç i kishte parashikuar. Si rezultat, të brendshmet mbretërore përfunduan në eBay me një çmim prej 4.000 dollarësh. Madje ato nuk janë shitur akoma. Kështu që, në qoftë se...
Presidenti i parë gay ,Barack Obama
Këtë herë kopertinën ia kishin dedikuar presidentit amerikan Barack Obama, i cili ligjëroi martesat midis homoseksualëve. Bëhet fjalë për revistën “Newsweek”, kopertina e së cilës do të diskutohet gjatë. Në faqen e parë të revistës shfaqet Obama me një kurorë shumëngjyrëshe dhe pranë tij titulli “Presidenti i parë gay”. Por akoma më provokues është artikulli i Andrew Sullivan, sipas të cilit, kjo nuk është një masë që e vendosi presidenti amerikan në prag të zgjedhjeve presidenciale, por rezultati i një pune 3-vjeçare. Stuhi reagimesh ka shkaktuar edhe pika ku gazetari thotë se Obama ka të përbashkëta me komunitetin gay “pasi u detyrua të bashkëjetojë me familjen e bardhë ku u rrit, siç detyrohen gay të bashkëjetojnë me...
Pedalojmë kundër Homofobisë(Vidio)
http://www.youtube.com/watch?v=PojSw-ozP1k Përpjekja e aktivistëve në mbrojtje të komunitetit gay për të organizuar një aktivitet paraprak, 3 ditë përpara paradës së paralajmëruar dhe njëkohësisht të shumëdiskutuar të homoseksualëve, më 17 maj, në Ditë Ndërkombëtare kundër Homofobisë, ka rezultuar e pasuksesshme, pasi një grup të rinjsh kanë provokuar duke hedhur lëndë plasëse në drejtim të tyre. “Aktivistë për të drejtat e LGBT pedaluan të hënën me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke sfiduar jo vetëm kushtet e këqija të motit dhe shiun që ra pa ndërprerje, por mbi të gjitha mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara të një vendi që kishte muaj që diskutonte a do bëhet apo jo një paradë gay”, – thuhet në një...
Bëri kokën tatuazh për tu dukur si kufomë (Video)
Britaniku Rick Genest (26 vjeçar) bëri një tatuazh në kokë për tu dukur si kufomë në gjendje dekompozimi. Tatuazhin e pazakontë e zgjodhi vetë dhe thotë se kurrë nuk ka për ta hequr me anë të laserit. Genest është model i cili është i afërt me pop këngëtaren Lady GaGa, ndërsa thotë se ka zgjedhur vetë këtë tatuazh dhe është shumë i kënaqur që e mban në kokë. Pasi mbijetoi tumorin e trurit, ky i ri britanik thotë se ky ka qenë mësim i mirë për të, si dhe një kohë është ndier si një kufomë që ecën.. http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=aiB_UQHVu-g /alblive/
Trafikant droge i dhashuri i Ciljetes
ثshtë arrestuar në Itali i dashuri i këngëtares اiljeta Xhilaga, i akuzuar për trafikimin dhe shitjen e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kryesisht në San Marino, raportojnë mediat në Shqipëri. Aleksandër Zaçaj është arrestuar së bashku me 11 shqiptarë të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Criminal Mindes”, i nisur në fillim të muajit janar të këtij viti. Ai dhe shqiptarët e tjerë kanë shitur një sasi prej 3450 gr kokainë dhe një sasi të vogël hashashi. Emri i Aleksandër Zaçajt u lakua për herë të parë në tetor të vitit 2010, pasi mediat rozë nisën të flasin për lidhjen e tyre. Më pas emri i tij shfaqej gjithmonë kur kishte një intervistë me اilin. Madje kjo e fundit pati deklaruar se do shkojë të jetojë në Londër...
Varrosin te gjalle foshnjen dy muajshe
Horror në Indi, prindërit varrosin të gjallë fëmijën e tyre dymuajshe ?? Prindërit tentuan të varrosnin të gjallë një fonjë dy muajshme. Ngjarja tragjike ka ndodhur shtetin Uttar Pradesh në Indi duke shokuar shumë njerëz. Sipas BBC, babai dhe xhaxhai i saj kanë shkuar në varreza dhe tentuan ta varrosin të gjallë beben si flijim për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tjerë. Ata ishin këshilluar për këtë flijim nga një guru i zonës. Fatmirësisht është informuar policia dhe të dy personat janë arrestuar në kohë. Vajza dy muajshe tashmë ndodhet e shtruar në një pavijon në spitalin e qytetit Meerut ndërsa mjekët shprehen se ajo vuan nga dehidratimi dhe kequshqyerja. Megjithatë sipas nënës së foshnjës që po qëndron në spital me të...
Njeriu më i shëndoshë në botë: Nisa të ha, pas vdekjes së nënës
Ai është njeriu më i shëndoshë në botë. Nuk ka dalë nga shtëpia e tij 10 vitet e fundit për shkak të pamundësisë për të lëvizur. Keith Martin tha se ai kishte dalë për herë të fundit në 11 shtator të vitit 2001. 42-vjeçari u shpreh se gjendja e tij e kishte çuar pranë vetvrasjes dhe tani dëshpërimisht kërkon të humbë në peshë. Protagonisti i këtij zhvillimi fizik thotë se njëherë e një kohë ai hante deri në 20 mijë kalori në ditë, në një kohë që sot është kufizuar deri në 1500. “Mjekët më kanë thënë se nuk do të arrij të 50-at nëse nuk marr masa drastike. Unë duhet të humbas më shumë se gjysmën e peshës”,-thotë ai, teksa kujton që kur ishte i ri ishte i hollë dhe i shëndetshëm. Ai tha se nisi të hante shumë kur nëna e tij ndërroi...
VIP-at qe perdorin Marijuana !!!!
Lista perfshin nga atletet deri te princat.Marijuana dhe te famshmit shkojne bashke,nuk jane te pakte ata qe nderkohe gjejne rrugedaljen ne perdorimin e saj qofte privat apo publik.Lista me te famshmit qe kane perdorur te “ndaluaren” vazhdimisht zmadhohet dhe perfshin aktore qe zgjedhin barrin per relax, kengetare dhe atletike te cilet u gjenden ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur. Rihanna Historiku i Rihanna eshte i ekspozuar ne vecanti per shkak te paparacve qe e kane “kapur” shume here duke perdorur forma te ndryshme narkotike.Dhe me e fresketa eshte publikimi i fundit i cili tregonte kengetaren ne festivalin e muzikes amerikane te “priste” pluhurin e bardhe ne koken e truprojes se saj.Qe mos permendim vazhdimin e cigares qe...
E pabesueshme dhe tragjike: Kryen mardhenie sexuale me djalin e saj!!!
Tronditje ka shkaktruar lajmi qe po ben sot xhiron e rrjetit i cili ka te beje me nje nene e cila kreu mardhenje sexuale me djalin e saj 16 vjecar.. Te gjitha filluan kur gruaja 32 vjecare…. arrestohet ne dhomen e nje hoteli me nje 16-vjecar. Ne celularin e adolishentit u gjenden video ne te cilat kryente sex me guan 32 vjecare. Mistie Atkinson ishte afruar me djaloshin permes Facebook dhe i kishte derguar fotografi te saj lakuriq per ta bindur te takoheshin. 16-Vjecari nuk kishte pare kurre nenen e tij biologjike,por as 32 vjecarja nuk mendonte se djaloshi, ishte femija qe ajo kishte braktisur. Gruaja akuzohet sex me gjakun e saj,sex me adolishent,dhe dergimet e materialeve (fotografi video) tek i mituri. Si dhe 200.000...
Bota "rrezikohet" nga ndryshimet klimatike
Bota do të përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe me ngadalësim të ekonomisë globale gjatë 40 viteve të ardhshme. Ky është konstatimi i organizatës ndërkombëtare, Klubi i Romës, e cila analizon problemet me të cilat mund të përballet e ardhmja e njerëzimit, raporton REL. Raporti paralajmëron se kërcënimet më të këqija të së ardhmes do të jenë emisionet e gazrave dhe shkatërrimi i biodiversitetit, i cili do të shkaktojë “shumë vuajtje të panevojshme”. Publikimi i njëjtë parashikon se ekonomitë aktuale dominuese, sidomos Shtetet e Bashkuara, do të stagnojnë, duke rrëshqitur në rol sekondar, “pasi Kina do të bëhet forca lëvizëse e planetit”. Raporti i quajtur “2052: Parashikimi Global për 40 vjetët e ardhshëm” ua...
Kamerat e sigurisë të spitalit kinez “First People’s” kanë regjistruar momentin kur një pacient është ngritur nga tavolina e operacionit dhe ka filluar ta rrahë personelin mjekësor e më së keqi ka kaluar kirurgu kryesor. Siç transmeton pacienti “Beijingshots”, pacienti që shkoi në spital me plagë therëse shumë i dehur, u ngrit përnjëherë gjatë operacionit dhe filloi të sulmojë kirurgun. Edhe pse doktori u përpoq ta qetësojë pacienti që të kthehej në tavolinën e operimit, kjo pacientin e hidhëroi edhe më shumë dhe pastaj ai me karrige e sulmoi doktorin. Doktori edhe pse e rrafi mirë, shpëtoi vetëm me një plagë në krah. /alblive/
Arrestohet superkiller-ja, vriste për 760 dollarë
Policia meksikane ka arritur më në fund të arrestoje Maria Jimenez e cila kishte si profesion vrasjet me pagesë. 26 vjecarja ka rënë ditën e djeshme në pranga së bashku me pjesëtarët e bandës së saj pas një superoperacioni të ndërrmarë nga forcat speciale meksikane. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ajo dyshohet të ketë kryer plot 20 vrasje kundrejt një pagese prej 760 dollarësh. Gjithashtu me grupin e vet i cili është pjesë e bandës së famshme Los Zetas, ajo ka ndjellë panik dhe terror në vend. Gjithashtu përvec vrasjeve ajo merrej edhe me trafik droge drejt SHBA-ve. /alba/server
I ngulet shigjeta në fyt, shpëton mrekullisht
I ngulet shigjeta në fyt, por mrekullisht shpëton pa pasoja. Kjo është aventura e hidhur, por që fatmirësisht u mbyll mirë, për babain e dy fëmijëve në Moskë. Konstantine Myakush, 38 vjeç ishte bashkë me dy vajzat e tij në një park sportiv, në qendër të Moskës, kur papritur është goditur nga një shigjetë pak më shumë se gjysmë metri e gjatë. Menjëherë pasi mori goditjen, Konstantine telefonoi bashkëshorten e tij për t’i treguar se cfarë kishte ndodhur. Kjo e fundit ka lajmëruar ambulancën dhe ai është shoqëruar menjëherë në një nga spitalet e Moskës. Ekipi mjekësor kreu disa grafi të plagës dhe thanë për mediat ruse, se nëse goditja do të kishte qenë 2 cm më lart ose më poshtë, do të kishte qenë fatale. Pas shumë grafive dhe pasi...
Aksion ndaj kapsulave me mish njerëzor
Koreja e Jugut, aksion ndaj kapsulave me mish njerëzor Koreja e Jugut thotë se do të rrisë inspektimet që kanë si shënjestër kapsulat që përmbajnë mish njeriu në formë pudre. Shërbimi i Doganave në Kore thotë se ka gjetur më shumë se 17 mijë kapsula që janë trafikuar nga Kina, që prej gushtit 2011. Sipas BBC, zyrtarët thonë se mishi pudër vjen kryesisht nga bebe të vdekura ose fetuse dhe mendohet se kuron disa sëmundje dhe shton rezistencën. Por zyrtarët thonë se kapsulat janë të mbushura me baktere dhe përbëjnë rrezik për shëndetin. Dyshimet se kapsula me mish njerëzor po trafikoheshin nga Kina për në Korenë e Jugut nisën pas një dokumentari në një televizion të Koresë. /G/TEMA/
Lind fëmija më i vogël vetëm 27 cm i gjatë
Carolina Terzis, e cila mbijetoi mrekullisht pasi ka lindur 4 muaj para kohe dhe mendohet të jetë fëmija më i vogël që ka lindur ndonjëherë në Brazil. Vetëm 27 cm e gjatë ajo duket si një insekt në pëllëmbën e njeriut. Alexandra nëna e saj, 32 vjeç, lindi në nëntor kur ishte vetëm 5 muajsh shtatzënë, pasi kishte një konfiskim dhe simptomat e eklampsisë. Carolina shpëtoi mrekullisht me ndihmën e mjekëve në Spitalin Serra da Vila, pranë Nova Lima në shtetin Minas Gerais të. /L/GEN/AL/
Nje grua  shtatezene me nje femije pa koke (FOTO)
pësuar gjendje shoku në maternitetin kryesor të Tiranës, pasi ka mësuar se fëmija që ajo pas pak javësh pret të sjellë në jetë, do të lindë pa kokë.Lajmin tronditës, gruaja 22-vjeçare nga fshati Shijon i komunës Bradashesh pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, e ka mësuar duke mbetur e tronditur.Burimet e mësipërme, sqaruan se gruaja e re, kishte ardhur e shoqëruar nga familjarë të saj, për të kryer një Eko në këtë maternitet.Sipas mjekëve dhe mamive, gruaja e re që pret të bëhet nënë e një fëmije me problem fatal, vinte të bënte Eko për herë të parë, pas shtatë muajsh që fëmija ishte ngjizur në mitrën e saj.Kryerja e Ekos ka evidentuar faktin se fëmija merrte frymë normalisht në barkun e nënës, zemra funksionon në mënyrë...
Bëhet gabimisht milioner por në fund del me humbje
Një gjerman, Michael H., 50 vjeç, mbeti u shokua kur pa se në llogarinë e tij kishte plot 200 milion euro. Në 14 prill ai kishte blerë aksione online për 20 mijë euro dhe cdo mbrëmje kontrollonte vlerën e tyre. Atë mbrëmje kontrolloi gjithashtu llogarinë e tij dhe zbuloi se kishte 200 milion euro. Sigurisht që e kuptoi se bëhej fjalë për një gabim ndaj telefoi bankën por askush nuk iu përgjigj. Kështu që u ul sërish në kompjuter dhe transferoi 10 milion euro në një llogari tjetër të tijën në një bankë tjetër. 15 orë më vonë, banka e vuri re gabimin që kishte bërë dhe i tërhoqi menjëherë 190 milion eurot e mbetura në llogarinë e 50 vjecarit. Gjithashtu iu kërkua bankës tjetër që të transferonte edhe 10 milion eurot e tjera. Por duke...
I ofruan 1 milion euro për një dele, por nuk i pranoi
Një blegtor kinez refuzoi një ofertë shumë të madhe që iu bë, me qëllim që të shiste një dele të kopesë së tij. Atij iu ofrua shuma prej 1 milion eurosh për të shitur një dele të racës së rrallë Wagir, nga më të shtrenjtat në botë. Blegtori Paerhati refuzoi të 12 milion jen (1 milion euro) prej një blerësi në Xinjiiang. Arsyeja është se delja ka kohën për të mbetur mbarsë. Kjo kafshë mjaft e kushtueshme të cilën Paerhati e bleu në Afganistan marsin e shkuar, ka karakteristika mjaft të veçanta: veshë të mëdha dhe një lëkurë të bardhë shumë të pastër. Mendohet që të ketë vetëm 1.000 dele Wagir (racë e pastër) në gjithë botën. Shumë familje në Kinë blejnë një dele si investim dhe në vazhdim kërkojnë të drejtat e riprodhimit të...
Burri zbuloj tradhetin pas lindjes te femijes me ngjyre
Nje burr i ri nga Caltanissetta zbuloj tradhetine e gruas kur ajo lindi pas 9 muaj nje femije zezak. Lindja habiti te gjith. Foshnja konceptuar gjate udhetimit te marteses ishte me ngjyre Nusja eshte 25 vjece kurse ai 32 : ishte nisur per muajin e mjaltit per nje udhetim ne nje krocier per ne vendet me te bukura te Mesdheut. Gjate udhetimit , nusja ka perfituar nga mungesa e burrit per tu “argetuar” me nje kamerier me ngjyre. Kjo aventure i kustoi shum nuses, e cila prishi endrren e nje familjeje dhe nje femije.Burri i kerkoj menjehere demet morale nuses. Ajo, nga ana tjeter, thot qe nuk e mban mend ate nate dhe dyshon e deshperuar se mund ta ket drroguar kamerieri. /SHQIPERIA SOT/
Gruaja sulmohet nga gepardi, shpëton për mrekulli
jë grua britanike u sulmua nga dy gepardë në një park natyror të Afrikës së Jugut dhe shpëtoi mrekullisht vetëm sepse ndenji pa lëvizur gjatë tërbimit të grabitqarëve. 60-vjeçarja ndodhej në një park ku turistët kanë mundësinë të afrohen dhe të përkëdhelin kafshët e egra kur ndodhi incidenti. Gruaja nga Aberdini pësoi dëmtime në kokë, stomak dhe në të dyja këmbët, por asnjë nga plagët nuk ishte e rëndë. “Ishte e tmerrshme. Për një moment po përkëdhelja dy gepardët dhe papritur isha e shtrirë në tokë dhe po ndjeja dhëmbët e tyre në kokë. Ndodhi shumë shpejt. Bëra si e vdekur ndërkohë që po më kafshonin në stomak dhe në këmbë”, shprehet 60-vjeçarja për ‘Daily Mail’. Pjesa e parkut Kragga Kamma ku turistët mund t’i...
Kina njeh Passaportat Kosoves
Kina është anëtare e KS të OKB-së, që nuk e ka njohur pavarësinë, po lejon shtetasit e Kosovës të hyjnë në territorin e vet duke u dhënë viza sikurse që bëjnë edhe disa shtete evropiane, raportojnë mediat në Prishtinë. Zëvendësministri Petrit Selimi shpreson se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Pekinit. Nga Kina e largët po vijnë lajme të mira për kosovarët. Ky shtet anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht qëndrimit refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës, duket se ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza..albina.info Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër...
Lufta e drogës arrin në ekstrem
Të paktën 23 persona janë vrarë në rrethana mizore në qytetin Nuevo Laredo të Meksikës, në kufi me Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, nëntë trupa me shenja torture u gjetën të varur në një urë, ndërsa pak orë më vonë 14 trupa të copëtuar u gjetën në një makinë. Policia lokale deklaroi se kokat e tyre u gjetën në kuti me akull, që mund të ruajë pjesën e trupit, të vendosur jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë. Qyteti Nuevo Laredo është skenë e një lufte brutale mes dy grupeve kriminale më të mëdha të Meksikës, që luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Një mesazh ishte lënë me trupat e varur tek ura, që tregonte se viktimat ishin anëtarë të kartelit të Gjirit, që ishin vrarë nga...
Burri Me Gjoksin Me Te Madh Ne Bote (FOTO)
Nje 53 vjecar Kinez eshte burri me gjoksin me te madh ne bote.Mjeket Kineze te Spitalit Jinan Chest,i cili eshte i specializuar per kirurgjine e gjirit qe gjendet ne Pekin,thone se kurre nuk kane pare dicka te ngjashme me kete.Guo Feng, i cili eshte nje bujk,vizitoj spitalin ne Pekin,por asnje mjek nuk i dha zgjidhje problemit te tij.Gjoksi filloj te me rritej ngadale para 10 vjetesh, por kurre nuk mendova se do arrinte ne kete pike.Kohet e fundit eshte bere i padurushum dhe po vizitoj te gjitha spitalet per te gjetur ndihmen e duhur por asnje nuk me jep shpresa dhe zgjidhje.Kam shpenzuar te gjitha ekonomite e mia neper analiza, vizita dhe mjekime. I vetmi rezultat eshte se gjoksi im eshte me i madh se kurre.Disa here mendoj se mjeket...
Motrat binjake kanë të njëjtin burrë si…kushërira e tyre
Motrat binjake Vicki dhe Valeri Darger, jo vetëm që duken njësoj, por janë edhe të martuara me të njëjtin burrë. 42 vjeçaret amerikane janë në një martesë poligamie me Joe, 43 vjeç, që ka edhe një grua të tretë, kushërirën e binjakeve, Alinën. Binjaket janë mormonë fondamentalistë nga Salt Lake City dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi me 24 fëmijët e tyre. Vicki, që aktualisht është shtëpiake, u martua me Joe, që aktualisht ka një kompani ndërtimi, para 22 vitesh. Valerie u bashkua me familjen si gruaja e tretë në vitin 2000. Për fenë e tyre, të tre gratë janë njësoj të barabarta në martesë me Joe. Secila ka dhomën e saj të gjumit dhe Joe i alternon ato çdo natë. Valerie, që punon në një biznes të familjes...
Krimi më i lashtë në botë sjell kampionin më të vjetër të gjakut
Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar atë që fare lehtë mund të quhet kampioni më i vjetër i gjakut, në trupin e një njeriu të 5000 viteve më parë, i cili është gjetur në një akullnajë, në Itali. Trupi i të ashtuquajturit Oetzi i Akullt është gjetur 22 vjet më parë dhe që atëherë është ruajtur në kushte frigoriferike, duke u bërë herë pas here objekt i studimeve të ndryshme. Disa teste të kryera kohët e fundit kanë zbuluar çfarë ka konsumuar për herë të fundit dhe mënyrën brutale të vdekjes në malin me lartësi mbi 2743 m. Ekipi i shkencëtarëve italianë dhe gjermanë kanë arritur të gjejnë gjurmë gjaku në trupin e mumifikuar të njeriut 5000-vjeçar. Ekipi i shkencëtarëve ka analizuar kufomën dhe ka dalë në përfundimin se ai është...
Alarmi i anoreksisë, Angelina Jolie tepër e dobët
Rifillohet të flitet për anoreksinë e Angelina Jolie. Mediat e ndryshme botërore hedhin “alarmin për dobësimin e tepërt të aktores, ku ditët e fundit dallohet shumë. Tani që po i afrohet dhe dasma me Brad Pitt, situata rëndohet edhe më shumë pë të. Revista amerikane “Globe” ka intervistuar burime të afërta të aktores, të cilët kanë thënë se Angelina është dobësuar për shkak të filmit të saj të fundit përkrahë aktorit, Jude Laë. Por e vërteta është që ajo duket si një skelet, madje edhe unaza e fëjesës i rrotullohet në gisht. (er.cu/BalkanWeb)
Ia shkuli dhëmbët ish-të dashurit një e nga një…
Një dentiste nga Polonia i ruajti një dënim shumë shumë të dhimbshëm ish të dashurit të saj, i cili e braktisi. Anna Makoviak i bëri një gjilpërë anestezie shumë të fortë, ish të dashurit të saj Marek Olzefski dhe më pas… ia shkuli dhëmbët një nga një! Burri fatkeq u zgjua me dhimbje të tmerrshme pasi i doli narkoza dhe kuptoi që i kishin mbetur në gojë, vetëm mishrat e dhëmbëve! Sikur të mos mjaftonte gjithë ky tmerr që po përjetonte 45-vjeçari, e dashura e re, për hatër të së cilës kishte braktisur dentisten, e ndau, pasi nuk mund ta pranonte pa një dhëmb në gojë. Gjithsesi, dentistja 34-vjeçare kërcënohet të dënohet me burg. Vallë do t’i kërkohet nga gjykata të paguajë protezat e tij?! /albobserver.com/
Miliarderi australian do të ndërtojë Titanikun 2
Clive Palmer, një nga njerëzit më të pasur në Australi, ka nënshkruar një kontratë me një kompani kineze për të ndërtuar versionin e shekullit 21 të Titanikut. Sipas BBC, miliarderi ka thënë se puna do të nisë në fund të vitit që vjen. Titaniku 2 do jetë gati për të lundruar në vitin 2016. Plani është që anija të jetë sa më e ngjashme me Titanikun origjinal në dizajn e specifika, por natyrisht me teknologji moderne. Plani vjen pak javë pasi u kujtua 100 vjetori i mbytjes së Titanikut. “Natyrisht ajo do të mbytet sërish nëse i hapet një vrimë,” tha Palmer, i pyetur nga gazetarët nëse ajo do ketë fatin e parardhëses. “Por do projektohet që të mos mbytet. Nëse je supersticioz, nuk e di se çfarë do të ndodhë,” tha manjati i...
Ja sesi leximi i mendjes "parasheh" jeten seksuale
Nje sipermarrjeje te tille ia ka dale mbane me sukses Kathryn Demos nga "Dartmouth College" Te parashohesh permes leximit te mendimit shtimin e peshes trupore te nje njeriu, apo jeten e saj seksuale te ne te ardhmen. Nje arritjeje te tillej ia ka dale mbane nje studim i kryer nga Kathryn Demos e "Dartmouth College". Po si? Duke perdorur shkarkimet cerebrale, te arritura permes rezonances magnetike funksionale, per te parashikuar rritjen e ardhshme te peshes, si dhe aktivitetin seksual te disa studenteve te kolegjit. Gjate rezonances, vajzave iu transmetuan imazhe te ushqimeve te shijshme, te panoramave natyrore, te disa kafsheve, si dhe te disa njerezve. Pergjate shkarkimeve cerebrale, kerkuesit kane mbajtur nen kontroll...
Vëllai binjak shfrytëzon ngjashmërinë për të kryer seks me kunatën
25 vjeçari Jared Rohring nga Connecticut i SHBA-ve ka shfrytëzuar ngjashmërinë identike me vëllain për të shkuar me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit, e cila nuk ka kuptuar asgjë, por ka kujtuar se ishte burri, ka shkuar në shtrat më vëllain e tij binjak. Dhe ndërsa, ata kanë nisur të kryejnë marrëdhënie seksuale, tatuazhi i Rohring ka bërë që gruaja ta kuptojë se nuk ishte partneri i saj. Ajo e ka shtyrë me forcë por ai jo vetëm që nuk është larguar nga shtrati por e ka përdhunuar atë. Më pas, bashkëshortja e Joseph e e ka denoncuar në polici kunatin dhe tashmë Jared Rohring me profesion polic jo vetëm që ka humbur vendin e punës por do të bërballet dhe me drejtësinë. /albobserver.com/

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top