Zvicër, kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti

Love

βeℓℓe â๓e
GJENEVث - Këtë provokim artistik e kanë "krijuar" artistët Maya Bِsch dhe Regis Gola dhe pritet që kafsha të mbetet deri në fund të majit.

kali%20i%20ngordhur.jpg


Siç bën të ditur "Albinfo", një kalë i ngordhur po prezantohet si vepër arti në një vitrinë të një galerie në Gjenevë, por në këtë mënyrë ka ngjallur pakënaqësinë e shumicës së kalimtarëve dhe të të tjerëve. Shumë sy janë shokuar, kur kanë parë kalin e varur, të paraqitur si eksponat artistik. Kjo "vepër" ka ngjallur edhe dilema morale dhe estetike mbi atë se çfarë duhet dhe çfarë jo, që të trajtohet si art.

Kolektivi artistik "Zabriskie Point", që drejton këtë galeri, ka thënë për mediet zvicerane: "Ne e dimë, se kjo vepër artistike do të ngjallë reagime të forta. Para së gjithash nga fëmijët dhe vegjetarianët".

“Në një kontekst tjetër, ta zëmë me rastin e ekspozimit të skenave nga gjahu, ky kalë do të ishte një objekt krejtësisht banal”, kanë thënë ata, duke sqaruar se “nuk duan të bëjnë provokim për hir të provokimit”.

Ndërkaq, në natën mes të mërkurës dhe të enjtes ka ndodhur një aksident makabër: kali, si duket jo i përforcuar mirë, ka rrëshqitur, duke mbetur i varur vetëm për koke, ndërkohë që këmbët i preknin në dysheme. Për këtë arsye "ekspozita është mbyllur përkohësisht për shkaqe teknike".
Shekulli
 
Titulli: Zvicër, kali i ngordhur ekspozohet si vepër arti

Budallallëk!! Nuk dua as ta mendoj se çfare ere mund te vjen aty...
Kur do fillojne edhe me njerezit nje dite...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top