ZOT NA RUAJ! (Poeme satirike nga Jorgo S. TELO)

KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


SI MI DHE SI ARI

Një mi dhe një ari
(Të dy të akuzuar)
Dihatnin në një bri”
“O, sa jemi penduar!”

Ciaste kocomiu:
“Eh! ا’kanë, bre, me mua?
Ku ha unë i ziu!
Jaam i vockël...një thua...

Të thonë për ty,
bullafiq Ari,
Kritika ze vend.
Nuk do shumë mend!

“Ah, mi korrozi!
Njëlloj që të dy
jemi unë dhe ti.
Ti – pank e ngapak,
Unë llup e llap,
Duam, s’duam vetë,
Dalim në një shteg...!
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


PEMثT DHE ERA

Molla në oborr
E dardha në ferrë
Kuvendojnë tok
Sy ndër sy me erën.

Era si një qen
Zgjidhur prej zinxhiri,
Kur turret, s’di ç’ben.
Nuk i trembet syri.

Flet dardha nën ferrë
Dhe molla plot lule:
“Moj e çmendur erë,
Avash, se na çkule!

Egërsinë tënde
e tregon me ne...
Po na nxjerr prej rrënjëve.
Ke shpirt a nuk ke?!

Po të shkosh tek pylli,
pylli pemëshumë,
Shtigjet do të t’i mbylli.
Do zhytesh në lumë.

Trimërinë, erë,
tregoje atje!
Jo me dy-tre pemë…
lastare si ne!
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

PINGAPAKU

Djali i pleqërisë,
Kërthiu njomzak;
Seç iu fut rakisë
Ngapak e ngapak…

Rritej, rritej çuni.
Usta për të pirë.
Krekosej baba lumi.
Shishet bënin firë.

Si u rrit dhe ca
Të atit i tha:
“Kjo pije, baba,
Emrin si e ka?

“Kjo pije, mor bir,
quhet PINGAPAK –
Foli me pahir,
Kur pa gotat that’…


Mendjeturbulluar
Gahjasej çunaku:
“O sa shumë e dua,
o ba PINGAPAKUN!”
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


AKUARIUMI

Kam një peshk
në akuarium.
Dhe një qen të bukur shumë.

Një maçok
është mësuar.
Na vjen si mik i paftuar.

Vjen maçoku,
kokëfinoku.
Shumnd mustaqet çamarroku...

I lëpihet
globit xham.
Sulet Balua:“Ham-ham-ham!

Lodron peshku,
formon valë.
Maçoku – me bisht në shalë…
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

Mث TREMBIU QYKAPIKU

Tek ujitja lulet
Në ballkon të ri,
Ndjeva një zë cule.
Një si breshëri…

Qe një si trokitje,
Po jo e zakontë.
Shpejt babit (prej frike)
I fola më fort:

“Oba, pa dëgjo
Automatikun!
Tek arrat – booboo
Dikush është ngjitur!

Babi më tha qetë:
“Dhorim, mo ski frikë!
Ai qëc godet
ثshtë qykapik!
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

FLORIANI

Flori është tekanjoz,
I jep mjaltë,
Kërkon kos.

Në shtator rrushin s’e ha.
“Dua, - thotë –
Bakllava.”

Dhe në dimër merr inat:
I jep trikon,
Tej e flak.

Tri herë ditën, more Flori,
اirresh…
Si motor traktori.

Ha-ha-haaa, sat ë ka hije!
Bëhesh gazi
I fëmijve!..
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

ERDHI VJESHTA

Nëper vreshta,
Ndër ugare
Erdhi vjeshta
Stinë bujare.

Hapi shkollat,
Poqi rrushin.
Shportat tona
Plot i mbushi.

Mblidhen zogjtë
Nëpër pemë.
Nga të shkojnë,
Ku të venë?

Ca e mbledhin
me kuvend:
“Të mos ikim
Nga ky vend.

Për ca muaj
Gjithë e dinë:
Afron dimri,
Që të ngrin...
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


PSE Mث MBLIDHEN MIZA SHUMث?!

Pa më thoni, ç’faj kam unë,
Që më mblidhen miza shumë?

Në mëngjes, sa sytë u i hap,
E ndal vrapin në dollap.

E mbush gojën me reçel.
Ca më derdhet e ca ngel.

Kuyr mamaja më jep fetë,
Arzat më sulen si bletë.

Kur në xhepa mbaj torona,
Filloj sgherr me milingona...

Pardje mjaltë kisha ngrënë;
Grenzat sot rehat s’më lënë.

Dhe me vete bëj shamatë:
“Mizat pse s’më kënë rehat?!
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

KALIONA

Kish dy kukulla Kaliona,
Dy butakë lepurushë.
Shoqet loznin me balona;
Lepujt Jona puthte n’gushë.

I vendoste pranë e pranë.
Thirrte fort: “O maa! O baa!”
Vëlla-motër lepujt janë.
Kur do kem dhe unë vëlla?

“Për dy muak – i tha babi –
Mami shkon n’maternitet.
Ti, Kaliona, bëhu gati,
Se vëllaçkua të vjen shpejt!

Mami shkoi... erdhi prapë.
Jona lulet kish gatitur.
Paduruar shkoi me vrap
Tek pelenat krejtqendisur.

Foli mami tek e shihte:
“Të kam sjellë, o xhan, një motër.
ثshtë e vogël, po do rritet.
Ja, pa shih, nuk është lodër.”

Motra e vogël shpejt u rrit.
Me të Jona bën shaka.
E i thotë; “Mos u mërzit!
Ty të kam porsi vëlla!”
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


TE GURI Nث MAL

Kur me shokët shkoj në mal,
Në të nxehtët muaj vere;
Lule akthi mbledh dhe çaj.
Lumturohem sakaqherë.

Tek një gur i madh me myshk
Me një pellg uji në mes.
Ne në cipën ngjyrë vishnjë
Vizatojmë e shkruajmë shpesh.

Njëra faqe e gurit të bardhë
Seç më ngjaka si muze….
Nëpër vite jkalimtarët
Emrat, datat kanë atje.

Përbri tyre me n jë strrall
Emrin tim gdhend lehtë-lehtë.
Një pëllumb skicoj me mall
Krahehapur pendelehtë.
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)



NGAPAK PثRHERث

Po ua them hapur:
Ja, seç më erdhën,
O miq të dashur,
Sa hapa derën:

Më erdhën bletët,
Më sollën mjaltë.
Erdhën lejlekët
Lart mbi oxhak.

Erdhën lëndinat,
Mëx sollën lule.
Erëra të mira
Dhe plot pekule.

Më erdhën delet
Plot kos të leshtë.
Mollët dhe shegët –
Dëng sin ë vjeshtë.

Erdhën bilbilat
Si violina.
Hop – kanarinat
Si balerina.

Mirë që erdhën.
Pse në një ditë?
Shpirtin ma velën,
M’ i velën sytë.

Natyrës së çmuar
T’ia di për nder;
Të mirat ia dua
Ngapak përherë.
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

NJث LULE JAM

Përballoj acarin e shkurtit
Mes njerëzish
ndiej ngrohtësi.

E shpërfill vapën e gushtit.
Me lumin
lidh miqësi.

E fshij lotin prej syrit.
Mes shokëve
s’jam qaraman.

Ja marr zerin bilbilit.
Mes lulesh
një lule jam.
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

RRETH MEJE

Para portës
përtyp jonxhe nje lopë
Ndiej në gojë
qumështin në gotë.

Në livadhe
zbriti delet fundvjeshta.
MNënëmadhja
vesh çorapet e leshta.

Mbi çdo pemë
tufa zogjsh cicërijnë.
Përnjëherë
ndiej tek vetja lirinë.

Përqark meje
gumëzhijnë sa e sa bletë.
Nëpër deje
më lëvrin lëngu i jetës.
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


BRACIO DI FERRO

Kristi i vogël
I shkathët shumë
Sa hyn në dhomë
Flet, por pa zhurmë:

“Nxito, moj mami,
Vrap në market.
Silëm spinaqin
Ta përpikj vetë!

Bracio do Ferro
Të bëhem dua.
Nuk tallem, mami!
Mos qesh me mua!

Bracio do Ferro,
Të godas fort
اdo gjë të keqe
Që ka kjo botë.
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)


GRINDJA E NOTAVE

Katra, pesa, gjashta
u sulën tek çanta.
Keqas fytafyt
u grindën një ditë.

Fryhej katra shumë:
“Kush nuk ma ka frikën?
Aë që kap unë,
lehtë nuk më ikën.

Pesa qafëthyer.
Ashtu – kurrizdalë
اirrej: “Mua nxënësit
më puthin në ballë.

Gjashta si tërkuzë,
e mbledhur si lak
mburrej: “Mua kurrë
nxënësi s’më flak.

Nina sapo i pa,
mjaft serioze tha:
“Të mos ua shoh syt’
sot e asnjë ditë.

Me nëntat e dhjetat
e kam lidhur besën.
Nuk i pështyj tetat,
siç po urrej pesën…”
 
KRIJIMTARI PER FEMIJE (Nga Jorgo S. TELO)

KثNDI IM I PUNثS

Pranë dritares dritëplot
një kënd pune
ngrita sot.

Një tryezë dhe karrige,
ku do ulem
çdo mbasdite.

Mbi mbulesën krejt të bardhë
librat gjenden
rdhë-radhë.

Në një cep – gjithë fletoret,
stilolapsat
dhe vizoren.

Dhe orarin në një fletë
Në kornizë
qendisa vetë.

Më tha mami: “Bukuri!
Gjeje vet’
ç’do bësh tani!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top