Titulli: ZOT NA RUAJ! (Poeme satirike nga Jorgo S. TELO)
PO DETYROHEM TA HEDH POEMEN TE PLOTE, QE TE MOS PROVOJ NDERHYRJE TE PAPRINCIPTA PERMIDIS STROFAVE, TEKSA QELLIMIN E KAM TE PASTER - AUTORI
ZOT NA RUAJ!
(Satirë politike)
Nga Jorgo S. TELO
Eh, moj Shqipëria jonë,
ا’ke që stepesh,
moj e gjorë?
Të përngjajnë ditët – muaj…
Ndihna, Zot,
Zot, na ruaj!
Pret të gjendesh në Evropë.
Ec e ngec
e s’arrijm’ dot…
Pse na sheh si mish i huaj?
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Moj Evrop’, ti je melhemi
Kemi qenë të tutë
dhe jemi.
S’dimë, pse jemi distancuar.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Dikur fliste veç një Zë.
Qe një Zë,
Që s’është më.
Pra, me ne Evrop,’mos luaj!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Na ka mike Amerika,
E kur do,
Na jep shumë “pika”…
Ne të duam, ti na duaj!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Drejt Evropës me vaporë
Me hejbe
E presh në dorë.
Na janë grirë goma e shuaj.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Amerikë, Evrop’ – e dimë:
Kryefjalë
Kanë lirinë.
Ne me të… sikur po luajm’…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Uf, Evropë, ta dish ti,
Kemi plot
Njëqind parti.
Bëjmë mitingje… bluaj-bluaj…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Heu, ne kemi burra shteti
Vota e verbër
Ku i gjeti?
Politikë – çudi e quaj…!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Dëshirojmë ne Evropën.
Siç na do,
S’e vrasim kokën.
Nuk na dashka pa prodhuar…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Shkojnë vitet, ne në provë…
Boll po lozim
Si aktorë…
Mendjehollë veten quajm’;
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Kjo Evropë sqimëtare
Korrupsion
nuk honeps fare.
As dhe plolitiksit – buaj…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Nuk na dashka me mashtrime,
As me pensionet
Thërrime.
Nuk i do lëmenjt’ pa duaj…
Ndihna,Zot,
O Zot, na ruaj!
S’na do Perëndimi, Veriu
Pa të drejtat
e njeriut…
As prej vendit të larguar…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Na vështron Evropa mirë
Kafeneve
Se si rrimë.
Si “vrapojmë” shtruar – shtruar…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Bërë vendi tejembanë
Gjithe blerës
E tregtarë…
Na mbuloi prodhimi huaj;
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Goxha tokë e mbetur djerrë
Këlthet rëndë
Me poterë…
Driza e ferra e kan’ mbuluar.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
E ka marrë uratën droga,
Nuk arrijnë
Pensioni, roga.
E stomaku s’ka ç’të bluaj.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Sa të duam ty, K.E.!
Ndaj jasht’ Teje
Mos ne le!
Sa ende kështu do vuajm’?
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Jemi ne pjella epike
T’etur për
Duartrokitje
Veç për brohoritje shquajm’;
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Armë e drogë japim për botën
Politika
Na deh kokën…
Kët’ “hashash” për vete e ruajm’
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Ju për neve s’ua ka ënda.
Na lëshoni
Nëpër ëndrra…
… Sikur jemi “gejs” me kuaj…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Politiksit “Don Kishotë”
I miklojmë
Për jet’ e mot.
Por ata për ne “s’e kruajn’.”
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Na gënjejnë… qenkan socialë.
E na bëjn’
Për në spital.
U është bërë lëkura shuall…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Le atje ku pleksen ligje!
Hapen shtigje.
Mbyllen shtigje…
Paguaj, popull, paguaj!
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Kështu nuk na qas Evrop’:
Thur ligj sot
edhe çthur mot…
Lër sot mjekër, nesër rruaj…
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Mes partish shpërthen rrebeshi.
Njëra – tjetrën
zën’ për leshi.
Komedi në Kuvend luajn.
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Partit’ shkojnë: “hiq, mos këput!
Po ma fute,
Do t’ta fut.”
Popull, na voto! Mos gjuaj!
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Le pa le kemi dhe huqe
Si një ish
Kështjell’ e Kuqe
Kemi foshnja të ngujuar;
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Rendim për tek Ty, Evropë,
Me trafik armësh
Dhe drogë.
Aksidentet kemi shtuar…
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Për drejt teje kemi joshje
Do të vimë
Me gjithë “DOSJE”
Përmbi dosje… “shuaj-shkruaj!”
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Ndënë sqetull – plot gazeta.
ا’thotë njëra,
S’e thot’ tjetra.
Ndaj na duket dita – muaj…
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Rrëzëllejn’ syt’ e Shqiponjës
Përmbi hartën
E Evropës:
“Jam a s’jam e dëshiruar?
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
“Sa do mbetem krahëprerë?
Si më dashka
Bota e gjerë?
Bijt’ e mi kushedi “ç’gjuajn’”!
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
As nuk më ka hedhur Zoti
Në Evropë
Qysh qëmoti?
Bijt’ e mi, ç’i bën të vuajn’?
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Gara e çmendur mes partive:
Kush te dali
Lart – në krye!
Seç na nxjerr në botë…”zbuluar”…
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Rënë ndën zhgënjim Liderësh
Duan “Fronin”
Përnjëherësh.
Luaj, konkurrencë, luaj!
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
اdo shqiptar bën gafë pas gafe
Kur hedh votën
Veç për llafe…
Vallë, për ç’demokraci vuajm’?
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Kemi vite… Na njeh Bota:
Shpesh votohet..
Ku shkon vota?
Dhe garantë nuk na quajnë.
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Jam unë Populli që flas.
Unë e di,
Si s’po pëlcas…
Vetë prej kokës sime vuaj..
Ndaj, të lutem,
Zot, më ruaj!
Sa here vijn’ zgjedhjet tek ne,
Vuu –Premtimet -
Përmbi re…
Bufonadë po e shquaj…
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!
Me ç’po shoh kët’ fillimshekull,
Unë si popull
s’jam në rregull…
Me votë paskam abuzuar…
Ndaj, të lutem,
Zot, më ruaj!
Nga e majta tek e djathta
Herë zë ngrica,
Herë zë vapa…
Mahu, mendje, e mos luaj!
Ndaj, të lutem,
Zot, na ruaj!
Pa na del dhe çështja e pronës
اelës për dyert
E Evropës…
Thikë me dy presa… thuaj
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Për KE na shkojnë mornica.
Se u dashkan
Sakrifica…
O sa çështje e ngatërruar!
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Me të vyerat tradita
Na shkon nata,
Na shkon dita…
Po traditat ikën, shkuan
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Për bashkim qe Kastrioti
Nënë Tereza
Si bijë Zoti…
Që të dy në botë u shquan.
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Këmb’ mbi këmb’ – persekutorët
Si të jenë
Më hyjnorët…
Prap’ të vuajturit po vuajn’;
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Thuhet dhe flitet përditë:
Për më tepër
Ujë e dritë.
Na hidh shi, qiell i bekuar!
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Thuhet, flitet…egër…butë,
Se s’përfillet
Kushtetutë…
Shkelim ligjet, prandaj vuajm’;
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Flitet: “Kemi internet.”
Po sinjali?
Për ibret…!
Dhe durojmë si të duruar..
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Shaj, pëça kot si për dreq.
Pa hiç dert.
Me patëkeq.
Gjuha veç për t’refuzuar
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Duhet të ndryshojmë petkat,
Na ngatërrojnë
“mbërtheckat”…
Gjithkund duke abuzuar;
Falna, Zot!
O Zot, na ruaj!
E paqart’ mbetet shumëçka
Në BE
S’po shkojm’ ala…
Komb i ndarë… a duhet shkuar?
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Duam t’hyjmë në BE.
Kemi zgjedhje…
Lumsi ne…!
Prap’ t’votojmë të verbuar?
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Hop nga NATO në KE.
Këtë ëndërr
Kemi ne…
Që t’na qasin, pa u shpenguar,
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Si gërrnjarë në mes të “sheshit”
Ne xërrisim
Njëri – tjetrin…
S’lëmë kënd pa përgojuar,
Ndihna, Zot!
O Zot, na ruaj!
Kur do vijë e lumja ditë,
Mes nesh t’ulen
Perënditë?
T’na bekojnë pa pushuar;
Ndihna, Zot,
O Zot, na ruaj!