ZMK filloi sot Levizjen e Reagimit Konsumator ndaj ERE & OSSH & Bankes Boterore!!

Bilderberg

Anëtar i ri
ZMK filloi sot Levizjen e Reagimit Konsumator ndaj ERE & OSSH & Bankes Boterore!!


ZMK
ZYRA PثR MBROJTJEN E KONSUMATORثVE
Adresa: Rr. Bardhok Biba, P.75, Sh2, Kati 1, Tirana, AL
Person Kontakt: Avokat Altin Goxhaj – Drejtor Ekzekutiv
Tel.: + 355 42 220 331 , Mobile: +355 692277358 ,
E-mail: [email protected] , Web: Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit - Home

Nr. Prot. 90424.1
Drejtuar: Entit Rregullator të Energjisë - ERE
Dërgon: Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK
Dt. 24 Prill 2009, Tiranë

Prej disa ditësh, zyrtarë të Bankës Botërore duke favorizuar në mënyrë të hapur biznese të huaja që duan të çvasin konsumatorët shqiptarë kanë pretenduar se Shqipëria duhet të rrisë çmimin e energjisë elektrike deri në 15 %. Rritja e cmimit të energjisë elektrike u paralajmërua në 14 Prill 2009 nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Demetrious Papathanasiou, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë e Financave. Sipas BB rritja e cmimit do të varionte nga niveli minimal 8-9 % në nivelin maksimal 15 % dhe këto tarifa parashikohen të hyjnë në fuqi në 2010.
Në asnjë vend të botës një institucion ndërkombëtar nuk mund të ndërhyjë pranë sovranit dhë të kërkojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike të një kompanie private! Në asnjë vend të botës Banka Botërore nuk do të tolerohej që të guxonte dhe të hyntë në sallën e Parlamentit të atij vendi për të bërë fakt të kryer rritjen e çmimit të një produkti që ofrohet nga një kompani private kur kjo është e drejtë ekskluzive e një enti rregullator qeveritar.
Vetëm në Shqipëri, zyrtarët e Banëks Botërore guxojnë dhe na diktojnë çmimin që duhet ti paguajmë biznesit të huaj.
Por ky lobim i paligjshëm i zyrtarëve të huaj në Shqipëri është pjesë e praktikës së ndërhyrjeve korruptive të disa zyrtarëve dhe diplomatëve të huaj që prej 18 vitesh kanë krijuar domainet e tyre të interesave financiare korruptive duke ndërhyrë në privatizime që kanë konkluduar në vjedhje ta parave të Shqiptarëve.
Rasti më i fundit ku një zyrtar i lartë i Bankës Botërore i kërkon shqiptarëve të paguajnë më shumë për një kompani të huaj është një rast tipik i përfshirjes së qarqeve të caktuara të institucioneve ndërkombëtare në afera financiare.
Siç dihet, Komisioni parlamentarë i Ekonomisë, ditë e Martë në 14 Prill, miratoi kontratën e privatizimit të 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Përfaqësuesit e Ministirsë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës kanë deklaruar se pas miratimit të kontratës nga Parlamenti se kompania çeke “CEZ”, fituese në tenderin e hapur ndërkombëtarë do të derdh në buxhet shumën prej 102 milion eurosh. Ata kanë shpjeguar se në këtë shumë përfshihet vetëm vlera e aksioneve dhe jo borxhet e kompanisë. Përfaqësuesit e Ministirsë së Energjitikës kanë deklaruar se një ndër objektivat që i është vendosur pronarit të ri të OSSH-së është ulja e nivelit të humbjeve me 8 për qind në dy vitet e parë që do të marrë nën administrim Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Sipas këtyre të dhënave Kompania Ceke duhet të ulë nivelin e humbjeve me 8% por kërkesa për rritjen e çmimit bëhet e paarsyeshme kur vetë fitimi i kompanisë do të rritej dukshëm nga ulja e vjedhjeve në rrjet.
Planit absurd për rritjen e çmimit në dëm të konsumatorëve shqiptarë i shtohet edhe një situatë shumë e rëndë e vjedhjeve që po i bëhen për ditë konsumatorëve shqiptarë nga faturat e fryra në mënyrë fiktive që po i vijnë çdo ditë. Ankesa të shumta kanë mbërritur për ditë praën Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve nga e gjithë Shqipëria nëpërmjet znkesa të drejtpërdrejta në Zyrë në Tiranë, në email, dhe telefon.
ZMK prej muajsh po përgatit një Lëvizje Konsumatore për rivlerësimin e të gjithë kontratave tip që konsumatorët shqiptarë detyrohet të firmosin në mënyrë të njëanshme me kompanitë e mëdha të biznesit në fusha të ndryshme shërbimesh, ku kontrata e konsumatorëve me OSSHnë duhet rishikuar zë për zë pasi nuk është conform legjislacionit të ri të konsumatorëve që ka hyrë në fuqi në 2008 dhe si pasojë e privatizimit të vetë sektorit të shpërndarjes së energjisë.

Për të gjitha këto arsye, ZMK ka filluar një Fushatë Reagimi Konsumator me sloganin:

STOP!
BANKA BOTثRORE: JO RRITJES Sث اMIMEVE!
OSSH: JO FATURAVE FIKTIVE!
ERE: JO KONTRATAVE Tث NJثANSHME!

Prandaj Zotërinj drejtues të ERE:
ZMK në emër të konsumatorëve shqiptarë Ju kërkon:
1. Të deklaroheni hapur kundër rritjes së çmimit të energjisë jo thjesht tani, por edhe gjatë vitit në vazhdim
2. Të distancoheni hapur nga zyrtarët e Bankës Botërore që bëjnë fakt të kryer rritjen e çmimit të energjisë i cili është një akt ekskluziv i EREs i cili është zgjedhur nga institucionet e shtetërore
3. Të kërkoni një seancë dëgjimore me OSSH dhe përfaqësuesit e konsumatorëve mbi vjedhjet që po i bëjnë punonjësit e OSSH konsumatorëve shqiptarëve
4. Të rishihni nga e para modelin e kontratës së OSSH me konsumatorët familjarë pasi ajo duhet riformuluar në bazë të Kodit Civil, Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konsumatorëve edhe si pasojë e faktit që tani OSSH është privatizuar dhe i përket një kompanie private.
5. Të organizohet një seancë dëgjimore e cila të trajtojë nevojën e riformulimit të kontratave midis konsumatorëve familjarë dhe OSSHsë.
Për të rritur sensibilitetin e institucioneve kompetente ZMK do të përshkallëzojë aktivitetet e reagimit konsumator gjatë ditëve në vazhdim.

Me respekt
Avokat Altin Goxhaj
Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top