eGo0sTyle
System Engineer
Maria Shriver bashkëshortja e aktorit Hollivudian Arnold Zhvarseneger, pasi deklaroi gjashtë muaj më parë se do të ndahej nga i shoqi për shkak të një fëmijë jashtë martese që ky i fundit kishte me shërbyesen e shtëpisë, vendosi që këtë vendim ta bëjë “de-juro”.
Argumentimi i kërkesës për divorc ishte “Për mospërputhje karakteri”. Shriver kërkoi gjithashtu dhe kujdestarin e dy fëmijëve minor. اifti ka katër fëmijë dhe kanë jetuar bashkë prej 25 vitesh. Ata nuk kishin firmosur një kontratë paramartesore kështu që ylli hollivudian duhet të ndaj të gjithë pasurin e tij me ish gruan duke filluar që nga viti 1986.
E gjithë pasuria arrin shifrën 400 milion dollarë: 300 milion dollarë janë të Shvarsenegerit dhe 100 milion janë të bashkëshortes së tij. Sipas burimeve nga zyrat e avokatëve përkatës divorci nuk do të bëhet në një sallë gjyqi pasi pritet që gjithçka të zgjidhet pas një marrëveshjeje.
Shekulli.