Tuana
Nada é por acaso!
Titulli: Zhgarravina te huaja!
Ai luante...
Kurse ajo e degjonte, pa ia shqitur syte. Muzika heshti, por ai vazhdoi te qendronte me koken ulur poshte, si te habitej dhe vete qe gjithçka kishte perfunduar. Dhe heshti. Heshtja zgjati dhe per njefare kohe. Ai sikur s'ishte aty dhe asaj ne ato çaste iu duk i paarritshem.
-Do ta tregoje dot kete muzike? - e pyeti ai,duke u kthyer.
-Ti mendon se muzika mund te tregohet?
-Une gjithmone ia tregoj vetes. Madje, edhe ne gjume...
-Vertet kerkon te ta tregoj? - e pyeti ajo. -Ate çka sapo degjova?
-Ajo ndezi cigaren, Mblodhi kembet dhe mbeshteti koken te gjunjet. Dhe nisi te tregonte... -Monolog i pazakonte i ndjenjave, ndoshta, dialog... Tingujt e larte depertojne ne zemer. Vidhen aty dhe e mbeshtjellin si me shall te ngrohte, si me nje gje te bute, dhe derdhen si lot ose si pika shiu. Ose , ndoshta, eshte mjegull... Provon vetmi, kur je me dike, por nuk e veren ate; gjithçka perreth eshte e muget, por ende s'eshte errur, nje lloj lageshtire vjeshte, ora para perendimit, kur ende nuk i ndezin dritat, pine çaj te nxehte dhe mbremja leshon gjume letargjik mbi gjithçka perreth. Pastaj papritur, pas çdo sekonde gjithçka ndryshon, behet krejt tjeter. Ndjenjat e zjarrta futen ne kontradikta, degjohet zhurma e qytetit,, rrapellima e rrotave te trenit. Une e gjej veten ne kete bote. Ndiej te ftohte, por dridhjet me reshtin. Mbetet malli dhe pasioni, gezimi, spontaniteti i deshires, puthjet e lageshta, ndjeshmeria, frymemarrja e nxituar, trokitjet e zemres, e dy zemrave... ja tek jane: ajo dhe ai... erresire, nate e vone, ata vrapojne dhe qeshin, shiu ua ka lagur rrobat dhe floket, ata diku fshihen, degjohen fershellimat e trenave, ata i kane fytyrat e laguar, edhe veshtrimet... papritur ndizet nje shkendije midis tyre, prekje, pasion, puthje, buze te lagura, ngerthim fatesh, mendime te ngaterruara dhe ndjenja edhe me te ngaterruara. Dhe bota, qe pulson me jete, e zgjuar nga pranvera, e dehur nga maji, vazhdon te jetoje, te vrapoje, te nxitoje me tej, teksa ata jane ketu edhe tani. Humbin, pa humbur gje nderkohe. Thjesht, shkrihen plotesisht ne kete çast tejet te shkurter...
(Janusz Wisniewski- Bikini)