Zhgarravina te huaja!

Titulli: Zhgarravina te huaja!

Ai luante...
Kurse ajo e degjonte, pa ia shqitur syte. Muzika heshti, por ai vazhdoi te qendronte me koken ulur poshte, si te habitej dhe vete qe gjithçka kishte perfunduar. Dhe heshti. Heshtja zgjati dhe per njefare kohe. Ai sikur s'ishte aty dhe asaj ne ato çaste iu duk i paarritshem.

-Do ta tregoje dot kete muzike? - e pyeti ai,duke u kthyer.

-Ti mendon se muzika mund te tregohet?

-Une gjithmone ia tregoj vetes. Madje, edhe ne gjume...

-Vertet kerkon te ta tregoj? - e pyeti ajo. -Ate çka sapo degjova?

-Ajo ndezi cigaren, Mblodhi kembet dhe mbeshteti koken te gjunjet. Dhe nisi te tregonte... -Monolog i pazakonte i ndjenjave, ndoshta, dialog... Tingujt e larte depertojne ne zemer. Vidhen aty dhe e mbeshtjellin si me shall te ngrohte, si me nje gje te bute, dhe derdhen si lot ose si pika shiu. Ose , ndoshta, eshte mjegull... Provon vetmi, kur je me dike, por nuk e veren ate; gjithçka perreth eshte e muget, por ende s'eshte errur, nje lloj lageshtire vjeshte, ora para perendimit, kur ende nuk i ndezin dritat, pine çaj te nxehte dhe mbremja leshon gjume letargjik mbi gjithçka perreth. Pastaj papritur, pas çdo sekonde gjithçka ndryshon, behet krejt tjeter. Ndjenjat e zjarrta futen ne kontradikta, degjohet zhurma e qytetit,, rrapellima e rrotave te trenit. Une e gjej veten ne kete bote. Ndiej te ftohte, por dridhjet me reshtin. Mbetet malli dhe pasioni, gezimi, spontaniteti i deshires, puthjet e lageshta, ndjeshmeria, frymemarrja e nxituar, trokitjet e zemres, e dy zemrave... ja tek jane: ajo dhe ai... erresire, nate e vone, ata vrapojne dhe qeshin, shiu ua ka lagur rrobat dhe floket, ata diku fshihen, degjohen fershellimat e trenave, ata i kane fytyrat e laguar, edhe veshtrimet... papritur ndizet nje shkendije midis tyre, prekje, pasion, puthje, buze te lagura, ngerthim fatesh, mendime te ngaterruara dhe ndjenja edhe me te ngaterruara. Dhe bota, qe pulson me jete, e zgjuar nga pranvera, e dehur nga maji, vazhdon te jetoje, te vrapoje, te nxitoje me tej, teksa ata jane ketu edhe tani. Humbin, pa humbur gje nderkohe. Thjesht, shkrihen plotesisht ne kete çast tejet te shkurter...

(Janusz Wisniewski- Bikini)


319453_407330889329664_785435668_n.jpg
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

E tutto quello che devi fare è metterti le cuffie, sdraiarti e ascoltare il cd della tua vita, traccia dopo traccia, nessuna è andata persa. Tutte sono state vissute e tutte, in un modo o nell'altro, servono ad andare avanti. Non pentirti non giudicarti, sei quello che sei e non c'è niente di meglio al mondo. Pause, rewind, play e ancora, ancora, ancora. Non spegnere mai il tuo campionatore, continua a registrare e a mettere insieme nuovi suoni per riempire il caos che hai dentro, e se scenderà una lacrima quando lo ascolti, beh, non aver paura: è come la lacrima di un fan che ascolta la sua canzone preferita.
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

540360_409128222483264_898051223_n.jpg


Ti s'je Kështjellë e pamposhtur, je femër krenare,
e paaftë për urrejtje, e papërgatitur për dashuri
e lindur për të kryer mrekullira, të japësh jetë, të dhurosh ndjenja
të jesh Sunduese zemrash!
Duke mbetur nene, moter, engjell mbrojtes!
(Henry Cobo)....:)
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Në marrëdhënie me të tjerët, pyet gjithmonë veten a ia vlen.

A ia vlen t'i presësh, t'i kuptosh, të dëshifrosh heshtjet e tyre.
Të justifikosh sjelljet dhe largimet e tyre.
Pyet veten deri në çfarë pike je i gatshëm të durosh këto gjëra. Nuk hyn aspak sa e ke përzemër dikë.
Gjithçka e ka një kufi!

G. P. De Felice.
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Mendoj që jam dashuruar me ty!

Dua të vdes cdo ditë.
Të vdes për ty.
Të vdes nga një overdozë e ëmbelsisë tënde.
Të vdes nga informcioni i shumtë i marrë nga mesazhet e tua.
Të vdes nga i ftohti ndërkohë që qëndroj duke të shkruar deri në orën katër të natës dhe nga i nxehti kur lexoj atë që më shkruan ti.
Të vdes nga lumturia kur sytë e mi takojnë sytë e tu.
Thjesht të vdes.. në ngrohtësinë e frymemarrjes tënde.
Mendoj që jam dashuruar me ty!

Andrea Sparta
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Përqafimi...
259163757479712_101279063268183_738458_738323458_n.jpg
Ja, të marrim veten për shembull." Ti je unik "- tha nëna, dhe "Unë jam unike",por në qoftë se unë e ti jemi të përqafuar nuk je më vetëm dhe unë nuk jam më vetëm .
"Pra, më përqafo mua," -tha Ben duke shtrënguar nënën e tij.
Ajo e mbajti atë afër rreth vetes së saj. Ajo ndjeu zemrën e tij . Ben gjithashtu ndjeu zemrën e nënës së tij dhe e përqafoi fort.
"Tani nuk jam më vetëm"- mendoi ai, si nëna e përqafonte . "Tani unë nuk jam vetëm."
"Tani ata nuk janë më vetëm. "
"Shih," pëshpëriti mami,- Për këtë arsye u shpik "Përqafimi".
 

Attachments

  • 259163757479712_101279063268183_738458_738323458_n.jpg
    259163757479712_101279063268183_738458_738323458_n.jpg
    23.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Une nuk i besoj rastesive. Nuk mund te jete nje rastesi qe duhet te njihja pikerisht ty, nuk mund te jete nje rastesi qe ti je i vetmi qe me kthen buzeqeshjen me dy fjale, nuk mund te jete nje rastesi qe te kerkoj kur ti zhdukesh, nuk mund te jete nje rastesi qe je gjate gjithe kohes ne koken time te vogel, ne zemer, ne shpirte, ne veshke, stomak, kocka, lekur, je brenda meje. Nuk mund te jete nje rastesi as ai momenti kur une mbyll syte dhe lutem te te shoh ne enderr. Nuk mund te jete nje rastesi as trupi im qe dridhet thjeshte kur te mendoj afer. Nuk mund te jete nje rastesi qe gjithcka e lidh me ty, nje kenge, nje moment romantik ne film, nje poezi, gjithcka. Kjo duhet te jete dashuri, kjo eshte dashuri.

e9gcp5.jpg
 

Attachments

  • e9gcp5.jpg
    e9gcp5.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Jam shumë e lumtur që jam e kuqja! Jam e zjarrtë, e fortë, e ndjej që bie në sy; që nuk mund të më rezistoni.
Nuk fshihem. Sipas meje, hijeshia nuk mund të shprehet me dobësi dhe përulje, por me vendosmëri dhe kemëbngulje. E vë veten në dukje. Nuk trembem nga ngjyrat e tjera, nga hijet, nga turma apo nga vetmia. Nuk ka lumturi më të madhe se sa kur pushtoj me zjarrin tim fitimtar sipërfaqen që po më pret! Aty ku unë lë gjurmë, sytë fitojnë shkëlqim, pasionet forcohen, vetullat ngrihen, të rrahurat e zemrës shtohen. Pa shihni sa bukur është të jetosh! Më vështroni mua; sa bukur është të shohësh. Të jetosh do të thotë të shohësh. Dukem kudo. Jeta fillon tek unë dhe mbaron tek unë, më besoni.


(Orhan Pamuk- Unë jam e kuqja)
 
Pe: Zhgarravina te huaja!

Asnje kujtim, sot je pa emer. Ky vend i shkret, pse quhet zemer. Mos prit te qaj, ato qe kam kaluar, Nje ore mjafton, per te t'harruar.. -S"kam besuar se do te vrapoja, i lenduar rruges kur kendoja, Nuk te njoh jo sa shume ke ndryshuar, Te shtrengoj por sot me dhembin duart.. Jo nuk di te them a bem gabim, dua vetem ta kuptoj c'fare ndjej per ty sot, Jo un nuk pres nga ty asnje pendim, Pas nje ore do mesojm c'fare humbem un dhe ti..!!
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

560561_425092077553545_220574460_n.jpgJanë të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të
vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!
|Mara Bagatella|
 

Attachments

  • 560561_425092077553545_220574460_n.jpg
    560561_425092077553545_220574460_n.jpg
    19 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Letra.

Sikur t'ishe ketu,do te shkruaja njelloj
do t'fusja letren ne qafen e nje shishe boshe
e do ta thyeshe ,per ta lexuar,
me rrezikun qe te prehesh.

Fjalet mes nesh,vetem nese te mprehura.



Lulet

N'fushe eshte perhap lulzimi i bajames,
ngjitet nen sandale
ne guzhine femra thote:"I vetmi je
qe sjell ne shtepi lulet nen kembe".

"E ti e vetmja qe i pret me shkop fsheset
ne vend qe me vaso te kristalt".
erri.jpg
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Gërshetin e hedhur shpinës,
Ma njomi shiu vagabond i vjeshtës,
Balluket mi lëpiu, mi krehu
Mbi qerpik më uli flladin e bjeshkës.
Faqeve më përkëdheli rjedhur
U ndal mbi buzët, i njomte ledhatuar,
pastaj zbriti nëpër qafën e ngrohtë,
e shihja, nuk flisja, më kishte hutuar....

10_sommerregen.jpg
 

Attachments

  • 10_sommerregen.jpg
    10_sommerregen.jpg
    204.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Dashuria është diçka e shndritshme, si një zjarr i artë ose një mjegull argjendi. Ajo vjen shumë ngadalë, ti nuk mund ta urdhërosh, as nuk mund ta mohosh atë.
Kur ajo vjen, nuk mund ta shohësh ose ta prekësh, por ti mund ta ndjesh- brenda dhe përreth teje dhe personit që ti do.
Ajo të ndryshon ty, ndryshon gjithçka. Ngjyrat janë me të shndritshme. Muzika është më e ëmbël...
Ti kërkon mënyrat më të mira për të shprehur atë që ndjen. Lexon poezi. Ndoshta përpiqesh edhe të shkruash diçka...
Oh, mund të bësh kaq shumë gjëra të vogla.
Të vallëzosh në errësirë, të presësh telefonin që të bjerë, duke hapur kutinë e luleve, të mbani duart e bashkuara ndërsa shikoni një film...
ثshtë mendimi i parë pas përgjumjes së mëngjesit dhe puthja e fundit e mbrëmjes....

Arthur Gordon
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

“ Sot , nje femije me pyet: ‘’ Po zemra qendron gjithmone ne te njejtin vend, apo, here pas here spostohet? Shkon djathtas dhe majtas?’’.
Une:’’ Jo, zemra qendron gjithmone ne te njejtin vend. Majtas.’’
Dhe nderkohe mendoj. Do te rritesh nje dite. Dhe atehere do te kuptosh qe zemra jeton ne mijera vende te ndryshme, pa banuar, vertet asnje vend. Te ngjitet ne gryke, kur je i emocionuar. Ose rrezohet ne stomak, kur ke frike ose je i lenduar.Ka raste kur i rrit te rrahurat, dhe duket sikur te del nga gjoksi. Here te tjera ne fakt ben shkembim me trurin. Duke u rritur ,do te mesosh te marresh zemren per ta vendosur ne duar te tjera. Dhe ne me te shumten e hereve , do te te kthehet mbrapsht me ndonje shenje.Por ti mos u shqeteso. Do te jete e bukur njesoj. Ose , do te jete edhe me e bukur akoma. Por kete do ta kuptosh pas shume, shume kohesh.Do te kete dite ne te cilat do besosh qe nuk e ke me nje zemer. Qe e ke humbur. Dhe do te merret fryma duke e kerkuar ne nje kujtim, ne nje parfum, ne veshtrimin e nje kalimtari , ne xhepat e vjetra te nje palltoje te vjeteruar.
Pastaj do te jete nje tjeter dite. Nje dite pak ndryshe. Pak speciale. Pak me e rendesishme. Ate dite do te kuptosh qe jo te gjithe kane nje zemer.’’
/Anonim/
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

“…in that drunken place
you would
like to hand your heart to her
and say
touch it
but then
give it back.”

Charles Bukowski, The People Look Like Flowers at Last.
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Viktor Hygo: Ja, nesër, sa të gdhihet

Ja,nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhee vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg.
E, kur të mbrrij atje, mbi varrin tënd do ve
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Amo i solitari, i diversi, quelli che non incontri mai.
Quelli persi, andati, spiritati, fottuti.
Quelli con l’anima in fiamme..
Charles Bukowski
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

NE MUNDSH . . .

Në mundsh të ruash arsyen, kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh
Sa herë tek ti dyshojnë e s'të përfillin,
Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh.
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
A kur t'urrejnë, urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
Me thejshtësi me to pa rënë ndesh . . .

Në mundsh të mendosh, por jo si rob ëndërrimesh
Dhe t'i trajtosh njëlloj e pa dallim,
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh...
Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta
Në kurthe për trutharët, kopukët t'i kthejnë.
T'i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
E prapë t'i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t'i flijosh,
Si në kumar, në një të vetme lojë.
Të rrezikosh, të humbësh e prapë t'ja fillosh
dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë.
Në i detyrofsh dot muskul, nerva, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithshka duket e kotë
E të qëndrosh edhe kur s'ke asgjë përveç vullnetit
Që veç një fjalë-Qëndro-gjithnje të thotë . . .

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash,
a t'ecësh përkrah mbretit, pa krenari që të verbon . . .
Në se armiku apo miku s'të bëjnë dot të vuash
dhe gjithkënd e çmon, veç sa meriton . . .
Në mundsh t'i mbushësh ti minutat më të rënda
me vepra që peshojnë :- ".Dije dhe mos kij asnjë dyshim
E jotja do jetë Bota me çka brenda dhe NJERI do jesh,o biri im!"]\]\

RUDYORD KIPLING .
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

E para nga ''Kater te vertetat e shenjta'',sipas Budes
eshte se,Jeta eshte vuajtje
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Duaje dhe respektoje veten. Ti nuk je përgjegjës për veprimet e të tjerëve. Je përgjegjës vetëm për veten tënde. Nëse dikush nuk të trajton me respekt e dashuri dhe largohet prej teje, konsideroje si një dhuratë.
Ndoshta do të vuash për pak kohë, por më pas zemra jote do të shërohet.

(Miguel Ruiz)
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

E di cfarë do te jem për ty ? Do të jem përherë ai detaj shumë i vogel që herë pas here do të dallosh përreth, në gjerat qe sheh, në bukurinë e tyre, ai detaj emocionesh që të përfshin. Casti që të dashuron shpirtin nga këndvështrimi i një perëndimi, i vetëm, i papritur, që vjen në mendje pa e ditur. Hutimi, koha gjatë një buzëqeshjeje gati pa vetëdije që të ngatërron frymëmarrjet, i mbetur i njëjti, rikthim i një ëndrre. Historitë përfundojnë ndërsa ai detaj i vogël, ajo imtësi, do të më bëjë të rri me ty. Gjithmonë.

"Tablloja e pikturuar keq" , Massimo Bisotti.
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Njerëzit janë si një strehë, e veçanërisht disa, si një shtëpi. Shtëpi ku shplodhen mendimet, ku nuk të duhet t'i llogaritësh, t'i masësh, t'i peshosh. Një shtëpi në të cilën mund "t'i veshësh pizhama" mendjes, reflekseve dhe të mund t'i gëzohesh ngrohtësisë së një oxhaku të ndezur, që është zemra.
Ka njerëz të tillë, kaq të afërt që janë një shtëpi, ngrohtësi, oxhak i ndezur ... e ti qëndron në pantofla duke shijuar ... i lumtur.

(Stephen Littleword)
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

large.jpg



VOGثLUSHI_-Karl Sharnberg

Ne sapo bojatisëm krevatin tënd. Boja e blertë kundërmuese mbuloi të gjitha gërvishtjet dhe të vrarat. Ndërruam edhe disa nga ristelat e dëmtuara, ndërsa poshtë këmbëve mbërthyem copa gome, që të mos bezdiseshin pleqtë poshtë nesh, pleqtë që na kanë strehuar.
Pikat e mëdha të shiut trokasin mbi xhamat e pjerrëta të baxihës. Ndërsa mamaja jote të përgatit pajën. Pastaj të gjitha këto rrobëza të vockla ajo i vendos nëpër kuti kartoni dhe i fut përposh krevateve tona.
Unë nuk e kuptoj se ç'të duhen ty tërë ato plaçka, vogëlush, por, kur unë e pyes, ajo vetëm buzëqesh në heshtje dhe nuk përgjigjet: jot ëmë di shumë gjëra për të cilat unë nuk kam haber.
Ti na dhurove një buzëqeshje të re. Ne do të kemi një vogëlush. Dhe çfarëdo që të ndodhë tani, qoftë edhe më e keqja, nuk do të jetë në gjendje ta shuajë gëzimin tonë të fshehtë. Ti na mësove të ëndërrojmë përsëri, vogëlush. Ne që tani kemi filluar ta vështrojmë jetën me sytë e tu e ajo na duket plot zhurmë dhe ngjyra. Ditëve të dimrit ne bredhim shtigjeve borëmbuluar të pyllit, ti vrapon përpara nesh, ndërsa netëve ti do ta kuptosh arsyen, sidomos kur të shohësh se si unë e jot ëmë nuk lëmë lajmërim pa lexuar në gazetë, gjer edhe ata më të vegjlit. Do të shohësh se si ne këshillohemi, shkruajmë adresat, dhe atëherë unë vesh pallton e dal. Dhe mbase ndonjëherë, kur unë të kthehem në mbrëmje, ti do ta kuptosh nga fytyra ime se më së fundi... Por jo të gjitha mund të merren me mend që më përpara, vogëlush, dhe jo të gjitha mund të kuptohen, sado të duash. Ka njerëz që kanë rrojtur gjatë dhe s'kanë arritur dot të kuptojnë gjithçka. Ata nuk e dinë ç'do të thotë të zgjatësh në fillim ca letra, fletën e punës, rekomandimet dhe pastaj, duke zhubrosur kapelën në duar, të presësh përgjigjen me një shpresë që sa vete dhe firas. Atyre s'ua ka dëgjuar ndonjëherë veshi fjalët! «Mund t'ju lajmërojmë...», «Do t'ju shkruajmë»... Ata nuk e dinë se ç'ndien njeriu që si në një ditë në tjetrën vështron në kutinë e postës se mos i ka ardhur ndonjë letërz që është për të gjithçka: edhe ngrohtësi, edhe ushqim, edhe qetësi. Por që nuk vjen. Veç një gjë të dish, vogëlush, të mos i urosh kurrkujt që të kalojë nëpër këtë ferr, sepse kjo do të thotë, të egërsohesh, të humbasësh thërrimet e fundit të gëzimit në jetë.
Edhe pse banojmë në këtë shtëpi të ngushtë e të errët, edhe pse jemi të shtrënguar të të mbyllim brenda me çelës, që të mos na rrëzohesh tatëpjetë shkallëve të rrëpirëta, edhe pse ti nuk luan dot në rrugë, ku kalojnë si të tërbuar automobilat, ti nuk duhet të pezmatohesh, vogëlush. Ti duhet të mësosh të besosh, sikundër kemi mësuar ne. Të besosh, se do të vijë dita që gjithçka do të ndryshojë. Jetën e mban në këmbë besimi dhe duhet që, sa më pisk ta kesh, aq më tepër të besosh, dhe besimi do të të ndihmojë të kalosh edhe më të vështirën.
Mirëpo ndodh që edhe një vogëlsirë të ta lëkundë besimin. Mund të bindesh vetë për këtë kur të na shohësh gati duke qarë për shkak të asaj sobës së rnallkuar të vajgurit. E keqja është se as e hedhim dot, se keqja është se as e hedhim dot, se ajo është e vetmja mundësi jona për t'u ngrohur, dhe, kur era harbohet nëpër qytet, kur të ftohtët hyn nga të gjitha plasat, nuk ka gjë më të shtrenjtë se zjarri. Ja qysh ika thënë një i urtë: «Pa zjarr, nuk ka jetë...» Dhe nuk është fjala vetëm për atë zjarrin që na ngroh kur shikojmë njeriun që duam, apo soditim një vepër të përkryer arti e çdo gjë të madhërishme. Jo, madje edhe sendet më të madhërishme kanë aftësinë të zvogëlohen dhe të bëhen të parëndësishme dhe, e kundërta, problemet më të vockla të jetës së përditshme dalin nganjëherë në krye dhe shtyjnë mënjanë gjithë të tjerat. Ty mund të të duken të çuditshme këto, vogëlush, e di, dhe me sigurt do të vësh buzën në gaz kur t'i lexosh. Po çka, buzëqesh! Mos qoftë e thënë që ti t'i provosh vetë në lëkurën tënde.
Vogëlushi im! Ne që të presim jemi shumë. Mbase ne bëjmë hesap që t'i të vësh në jetë shpresat tona, por nuk të presim vetëm për këtë. Ne gëzohemi për ty vetë. Ti ke përpara qindra mijëra buzëqeshje të lumtura. Ti do të shohësh tërë atë mori sendesh të mahnitshme që ka bota: lulet e vogla shumëngjyrëshe, që tundin në erë kokëzat e tyre, zogjtë, që kthehen në fole me ushqimin e të vegjëlve në gojë, fëmijët, që do të lodrojnë me ty, pleqtë që do të gëzohen vetëm e vetëm se ti jeton. Syçkat e tua do të hapen fort kur të kalojnë me uturimë automobilat e mëdhenj. Ne do të shkojmë së bashku në bregun e liqenit dhe do të soditim si lahen rosat e mjellmat, Apo do të marrim një barkë dhe do të shkojmë tej, tek ato kodrat e mëdha, ku mund të luajmë e të vrapojmë midis shqopishteve të kuqe.
Pa janë edhe librat, vogëlush... Që tani ata kanë zënë të të presin. Pastaj revistat, revista pa mbarim, që do të rrëfejnë ty për njerëzit dhe kafshët e rruzullit tokësor. Do t'i shfletojmë ato së bashku, do t'i shohim dhe do të bisedojmë e do të bisedojmë. Do t'i ndihmojmë njëri-tjetrit për ta njohur botën më thellë. Kur ti nuk do të kuptosh diçka, ne do të përpiqemi të ta shpjegojmë, dhe, kur ne do të na shpëtojë pa parë diçka, syçkat e tua do ta kapin dhe ti do të na e tregosh edhe neve.
Kështu do ta kalojmë kohën, vogëlush, sa të jemi bashkë. Ne nuk kërkojmë gjë të madhe. Duam vetëm të jetojmë në mënyrë të tillë që në darkë të mund t'i themi shoku-shokut: «ا'ditë të bukur kaluam!», si dhe ta presim me gëzim ditën e nesërme. Ja kështu, vogëlush.
Së shpejti botëza jonë familjare do të bëhet krejt tjetër në sajë tënde, vogëlush; gjer atëherë edhe yt atë do të ketë hyrë në punë si shpërndarës qumështi, si shitës benzine apo ç'të vijë... Por çfarëdo që të bëhemi ne të dy, që rrimë tani në këtë stelë dhe të presim ty, para së gjithash duam vetëm një gjë: të jemi babai dhe nëna jote. Le të jetë e errët dhe e ngushtë banesa jonë, ti do të na sjellësh edhe gëzimin, edhe dritën. Që këtu ne do të rrisim udhëtimin tonë rreth botës. Do të jemi mysafirë të njerëzve që gërmojnë tokën me makina, që rrahin me çekanë, ndërtojnë... Do të hamë me shkopinj druri, do të thurim kapela dhe shporta kashte, do të nxjerrim qymyrguri nga thellësitë, do të lundrojmë me vela, do të shtegtojmë në vise të panjohura. Pa do të dëgjojmë këngën e zezakëve dhe do të këndojmë edhe vetë, do të ngjitemi në livadhe alpine dhe do të kënaqemi duke dëgjuar rrëfenjat e popujve të tjerë.
Ja kështu ëndërrojmë ne, vogëlush, për të ardhmen, që ti do të sjellësh me vete. Kur qyteti kridhet në gjumë, ne rrimë pranë dritares sonë dhe flasim për ty. I dëbojmë jashtë të gjitha ato «jo, jo, jo-të» e mallkuara, që më kanë zukatur tërë ditën e ditës në vesh, dhe e kalojmë mbrëmjen me ty. Natyrisht është e vërtetë që askush, edhe po të, dojë, nuk mund t’i ikë së sotmes, por ama e vërtetë është edhe se nuk mund të asgjësohet ëndrra, ëndrra e mrekullueshme. Pa këtë nuk: jetohet, vogëlush, dhe nuk di për të tjerët, por ne, të themi atë që është, rrojmë me ëndrrat tona.
Ndërsa unë shkruaj, dajë Bufi i mbushur me tallash, më vështron nga sergjeni i librave, me kokën të prirur mënjanë, sikur do të më thotë. Të shohim, të shohim...»
Dajë Bufi ka mendimin e vet për këtë çështje. Unë ia qaj shpesh hallet e mia, kurse ai më dëgjon gjithmonë në heshtje, Unë ia zbraz barkun, por ai hesht, gjakftohtë, duke i soditur brengat e mia nga lartësia filozofike, aq sa ato edhe mua fillojnë e më duken krejt ndryshe...
Edhe ti, vogëlush, sigurisht do të dëshirosh të flasësh me të; syçkat e tua do të kërkojnë me pa durim këmbëngulje përgjigje prej tij, kurse ai do të të mësojë të kesh durim. Edhe pak, sa të rritesh ti, dhe atëherë gjithë së bashku do të përpiqemi ta sqarojmë se kush ka të drejtë, ai apo ne.
Hëpërhë ai ngulmon s'i shumë të tjerë: «Të shohim, të shohim»... Dhe ne, doemos, ia dëgjojmë fjalën. Por se përse mendimi i tij nuk na futet thellë në shpirt. Atje në thellësi të shpirtit është vetëm gëzimi i pritjes. Vetëm shpresa dhe besimi. Vetëm ti.
Ne të kemi bojatisur krevatin, pëllumb. Jot ëmë të ka përgatitur pajën. Shiu kërcet mbi xhama. Tej, matanë dritares, zien jeta. Jot ëmë më thotë të dalim shëtitje. Rrugicave të ngushta ne arrijmë në rrethinat e qytetit, pastaj kalojmë urën dhe çapitim shtigjeve midis pemëve. Prenë nesh vrapon edhe ti, vogëlush. Ne të tre jemi një. Një e tërë.
Eja te ne, vogëlush... Eja bir.
Bota të pret dhe jeta është e bukur. Edhe pse e vështirë.


 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

"Grown-ups love figures. When you tell them that you have made a new friend, they never ask you any questions about essential matters. They never say to you, "What does his voice sound like? What games does he love best? Does he collect butterflies?" Instead, they demand: "How old is he? How many brothers has he? How much does he weigh? How much MONEY does his father make?" Only from these figures do they think they have learned anything about him.
If you were to say to the grown-ups: "I saw a beautifull house made of rosy brick, with geraniums in the windows and doves on the roof," they would not be able to get any idea of that house at all. You would have to say to them: "I saw a house that cost 4,000 pound." Then they would exclaim: "Oh, what a pretty house that is!" [...] But certainly, for us who understand life, figures are a matter of indifference. I should have liked to begin this story in the fashion of the fairy-tales. I should have to say: "Once upon a time there was a little prince who lived on a planet that was scarcely any bigger than himself, and who had need of a friend..."
To those who understand life, that would have given a much greater air of truth to my story!" .... :zemer:

(Le petit prince - Antoine de Saint-Exupéry)
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!


Gefunden
Ich ging im Walde
So für mich hin,
Und nichts zu suchen,
Das war mein Sinn.

Im Schatten sah ich
Ein Blümchen stehn,
Wie Sterne leuchtend,
Wie ؤuglein schِn.

Ich wollt es brechen,
Da sagt es fein:
Soll ich zum Welken
Gebrochen sein?

Ich grub's mit allen
Den Würzlein aus.
Zum Garten trug ich's
Am hübschen Haus 1).

Und pflanzt es wieder
Am stillen Ort;
Nun zweigt es immer
Und blüht so fort.


Johann Wolfgang von Goethe
 
Pe: Zhgarravina te huaja!

Gruaja qe pret...ndjen se ajo qe eshte, nuk eshte ajo qe duhet te ishte...dhe nuk do te jete kurre.
Gruaja qe pret...sheh sekretin edhe permes erresires...ikjen pertej hapit...puthjen pertej buzes. Sheh veten e saj permbi imazhin e asaj tjetres.
Gruaja qe pret...prek ate qe nuk shihet...kendon ate qe s'mund te degjohet dhe cdo dite ndez nje buzeqeshje te re mbi puhizen e agimit.
Gruaja qe pret...ka zemren ne pellembe te dores...duke te ofruar burimin e gjakut. Pike pas pike, rrahje pas rrahjeje, sfidon tik-tak-un e kohes dhe perparon.
Gruaja qe pret...nuk sheh pas...nuk sheh para, sheh brenda saj dhe rritet.
Gruaja qe pret...therret eren, yjet, detet dhe perkund ne syte e saj endrrat qe rrotullojne boten.
Gruaja qe pret...e di qe nuk eshte varka qe ju prisni, por eshte varka qe po pret... ju.
#Joumana Haddad
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

"Written on a summer evening"

The church bells toll a melancholy round,
Calling the people to some other prayers,
Some other gloominess, more dreadful cares,
More harkening to the sermon's horrid sound.
Surely the mind of man is closely bound
In some blind spell: seeing that each one tears
Himself from fireside joys and Lydian airs,
And converse high of those with glory crowned.
Still, still they toll, and I should feel a damp,
A chill as from a tomb, did I not know
That they are dying like an outburnt lamp, -
That 'tis their sighing, wailing, ere they go
Into oblivion -that fresh flowers will grow,
And many glories of immortal stamp.

John Keats
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Tej cakut te dashurise- Anatoli Toss

Ka nje bote ne te cilen drejton dashuria...

Ajo mbreteron atje. Eshte bote krejt e zakonshme, njerezit ne te bejne jete normale: udhetojne me mjete transporti , shkojne ne pune, blejne ushqime, mblidhen neper gosti. Por te gjitha keto , si edhe gjithcka qe ndodh ne kete bote, ndodhin sipas ligjeve te rrepta te dashurise. Sepse dashuria drejton ne te dhe nuk lejon te dal gje nga kontrolli i saj vigjilent. Duket sikur te gjitha ngjarjet ose veprimet pa rendesi ne nje menyre apo ne nje tjeter lidhen me dashurine, i nenshtrohen asaj, levizin ne kohe dhe ne hapesire vetem per hir te saj. Shume njerez jetojne ne boten e drejtuar nga dashuria, ja edhe ketu , tani, ne kete dite te bukur, te vecante. Por ka edhe nje bote tjeter, ajo tej cakut te dashurise .
Ne shikim te pare ,ajo nuk ka dallim fare: edhe ne te udhetojne neper rruge me transport urban, njerzit po ashtu punojne , organizojne gosti, ndoshta jo me pak gazmore e jo e me me pak bollek. Vecse atje nuk drejton dashuria. Gjithcka qe ndodh ne kete bote , ka nje tjeter shkak, tjeter natyre dhe ligje te tjera zhvillimi. Edhe ato te mencura jane , te arsyeshme, here-here te virtytshme, por s'kane te bejne me dashurine. Prandaj kete bote e quajne : "tej cakut te dashurise". Midis te tjerash, edhe atje ekziston dashuria, ndodh e forte, e paster, por ajo nuk drejton boten. Nganjehere ajo eshte shume e rendesishme, ndonjehere dramatike, ama nuk eshte ligj. E, meqe s'eshte ligj , nuk mund te nenshtroje njeri. Dashuria atje eshte pjese me te drejta te barabarta e te gjithe rendit shoqeror, por jo me teper...
Keto dy bote jane ne kufi me njera tjetren, banoret e tyre mund te levizin, te kalojne nga njera bote tek tjetra. Shumekush prej tyre , me kohe, me kalimin e moshes kalon nga bota ku drejton dashuria ,ne ate qe ndodhet tej cakut te dashurise. Vecse per ata qe kalojne kufirin, ka nje ligj mjaft te rrepte vizash, atyre nuk u lejohet te kthehen me mbrapsht per atje ku drejton dashuria.
*****
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

Try to imagine a life without timekeeping. You probably can't. You know the month, the year, the day of the week. There is a clock on your wall or the dashboard of your car. You have a schedule, a calendar, a time for dinner or a movie. Yet all around you, timekeeping is ignored. Birds are not late. A dog does not check its watch. Deer do not fret over passing birthdays. Man alone measures time. Man alone chimes the hour. And, because of this, man alone suffers a paralysing fear that no other creature endures. A fear of time running out.
The Timekeeper- Mitch Albom
 
Titulli: Zhgarravina te huaja!

“She would never change, but one day at the touch of a fingertip she would fall to dust.”

“But I must admit I didn´t like that idea; do the same thing as everyone else. Eating to live, living to eat - that had been the nightmare of my adolescence. If it meant going back to that, if would be just as well to turn on the gas at once. But I suppose everyone thinks of things like that: let´s turn on the gas at once. And you don´t turn it on.”
― Simone de Beauvoir, The Mandarins
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top