Zhduket nje tjeter femije nga “Zyber Hallulli”

elbruna

Anëtar i Respektuar
Zhduket nje tjeter femije nga “Zyber Hallulli”
Epidemia e largimit te femijeve nga shtepia “Zyber Hallulli” po behet shqetesuese jo vetem per drejtuesit e institucionit, por edhe per policine.

Nje tjeter femije eshte larguar keto dite, duke e çuar ne dy numrin vetem per kete fillim muaji.

Menjehere punonjesit kane denoncuar zhdukjen e tij, nderkohe qe policia po punon per gjetjen e tyre, por ende nuk ka mundur te bjere ne gjurme te femijeve te mitur.

Kjo ka sjelle shqetesim edhe te organet e policise, te cilat shprehen se keta femije mund te bien lehte viktima te trafikut dhe askush nuk mund te kujdeset per ta.

Keshtu, prej disa ditesh kane nisur kerkimet, por ende nuk eshte rene ne gjurmet e tyre.

Sipas te dhenave hetimore, rasti i dyte brenda pak ditesh eshte shenuar dy dite me pare, kur Gentiana B., e cila eshte punonjese e shtepise se femijes “Zyber Hallulli”, eshte paraqitur ne Komisariatin Nr. 1 per te kerkuar ndihme per femijen e humbur, e per me teper per te pyetur se çfare eshte bere me denoncimin e pare, qe u krye me 4 tetor.

Vetem pak dite me pare, nje 12-vjeçar u denoncua nga shtepia e femijes “Zyber Hallulli”, i cili ishte larguar dhe deri me sot ende nuk ka informacion zyrtar nese ai eshte kthyer serish.

Denoncimi per largimin e tij eshte bere nga pergjegjesit e shtepise se femijes. Pikerisht me 4 tetor, Genc L., 47 vjeç, eshte paraqitur ne Komisariatin Nr. 1 per te denoncuar largimin e femijes Agron M., 12 vjeç.

Ai ka treguar se femija ishte larguar nga “Zyber Hallulli” qe me date 2 dhe nuk ishte kthyer me
TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top