Zhduket mbledhësi i skrapit, familja kërkon ndihmë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vladimir Rakipi ishte nisur para dy muajsh për në Memaliaj

Një 50-vjeçar, banor i lagjes Uznovë në qytetin e Beratit, është zhdukur prej dy muajsh dhe familja apelon për ndihmë. Vladimir Rakipi mësohet se dy muaj më parë është larguar nga banesa për të mbledhur skrap dhe kontaktin e fundit me familjen e ka pasur 10 ditë më parë nëpërmjet një telefonate. Denoncimin për humbjen e 50-vjeçarit e bën vajza e tij, Jetmira. Sipas saj, Vladimir Rakipi u largua nga banesa drejt Memaliajit, ku punonte për të mbledhur skrap. Kushtet e rënda ekonomike të familjes dhe pamundësia për gjetjen e një vendi pune e kanë detyruar babanë e dy fëmijëve që të mbledhë skrap dhe më pas ta shesë atë. Sipas vajzës, ai kishte vite që e kryente këtë punë. Me javë të tëra largohej nga familja për të mbledhur skrap dhe pas shitjes vinte sërish pranë familjes. Këtë gjë ai ka nisur ta bëjë dhe dy muaj më parë, por nuk ka mbërritur më në shtëpi si çdo herë tjetër. Sipas vajzës, ai i ka bërë familjes vetëm një telefonatë 10 ditë më parë, ku ka pohuar se ishte mirë, por nuk mund të vinte në banesë, për arsye që nuk i ka bërë të ditura. Por, telefonata e bërë pa numër në telefonin celular të vajzës, e ka rritur më tepër shqetësimin te familjarët. Sipas vajzës, kontakti në telefon ka qenë shumë i prerë dhe 50-vjeçari dukej mjaft i shqetësuar.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top