Zgjedhjet, PD akuzon Ramën për blerje votash. PS: Fyeni dibranët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zgjedhjet, PD akuzon Ramën për blerje votash. PS: Fyeni dibranët

Oerdi.jpg


Pas fitores së kandidatit socialist në zgjedhjet lokale në Dibër, Partia Demokratike ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe sot. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediar ka theksuar se zgjedhjet lokale janë vjedhur dhe në qendër të akuzave është kryeministri Rama, i cili sipas Bylykbashit ka përdorur kartelin e tij të drogës për të manipuluar qytetarët dibranë.

Por ka reaguar menjëherë deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila ka akuzuar PD-në se ka fyer popullin dibran me deklarata të ndryshme pas fitores së Ramës.

“Rastet e publikuara në media, apo ditën e zgjedhjeve janë dëshmi jo thjesht të blerjes së votës. Ato dëshmojnë se në Dibër funksionoi një skemë e mirëorganizuar me fond dhe pagatorë të vënë në dispozicion për blerjen e votës, – thotë Bylykbashi. – Funksionarë të lartë të Bashkisë, kryekëshilltarja e Këshillit bashkiak, dhe vëllezërit e Muharrem Ramës janë kapur me zë e me figurë duke kryer krimin elektoral. Këto janë rastet sporadike të një rrjeti të mirëorganizuar që kishte lëshuar tentakulat në çdo qendër votimi, pa përjashtim”.

Sipas tij, ”duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas çdo qendre votimi. Sipas çdo qendre votimi. Mbi bazën e parave të hedhura, ata e dinin se sa vota kishin marrë. Kjo është kjo arsyeja se pse ata nuk bënë fushatë, pse kandidati i tyre refuzoi çdo përballje me kandidatin tonë dhe nuk ju dëgjua zëri gjatë fushatës. ثshtë kjo arsyeja pse nuk kishin një platforme, dhe refuzuan vazhdimisht debatin. E bënë këtë, sepse kishin blerë dhe kapur votën”.

Bylukbashi shtoi se PS kishte hedhur miliona euro për të prishur zgjedhjet, për të ndalur garën dhe zhdukur konkurrencën.

Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indiciet e kësaj masakre me votën në Dibër.

“Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të lëvizë, të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët. Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka. ثshtë koha për një reflektim të thellë kombëtar dhe veprim të përbashkët në të gjitha drejtimet për lirinë e votës pa të cilën nuk mund të ketë asnjë liri tjetër. Lufta totale me Kartelin e Drogës, krimit dhe korrupsionit sapo ka filluar”, – përfundoi ai.

Reagon Gjylameti: PD po fyen dibranët

Pas deklaratës së Bylykbashit, ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, e cila ka akuzuar PD-në se ka fyer elektoratin dibran.

“Më vjen keq që PD nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve në Dibër. PD lëshoi lumë balte e fyerjesh për popullin dibran, – ka shkruar Gjylameti në nj koment në profilin e saj në Facebook”. – Ata fyen zgjedhësin që i besuan Muharem Ramës. Basha e trajtoi Dibrën si një zonë të kriminalizuar. Na vjen keq për këtë qëndrim të mjerë të PD, e cila mori një mësim të madh nga populli dibran”.

“Sipas Lulzim Bashës dhe shpurës së tij, që u shperngul në Dibër së bashku me një çetë njerëzish të veshur me të zeza, 18602 mije zgjedhesit qe vendosen t’i besojne Muharrem Rames dhe Partise Socialiste, jane nje tufe delesh qe kullosin ne parcelat e hashashit!

Kjo eshte pak te thuash, marrezia e nje partie qe s’ka as vizion, as program, as lider dhe qe e vetmja gje qe di te beje eshte te shaje, çdo dite, kudo dhe per çdo gje”, – tha Gjylameti.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top