Zgjedhjet në Shqipëri në sy të botës: Mes vrasjesh, plagosjesh dhe dhunës

WxP

Staf në FV.AL
Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje zgjedhjeve që po zhvillohen në Shqipëri, ku tregohet një atmosferë e tensionuar mes vrasjesh dhe plagosjesh, mes grushteve dhe dhunës në qendrat e votimit. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka theksuar se nuk është normale që në një vend demokratik dhe antare të NATO-s të zhvillohen zgjedhjet në një klimë mjaft të tensionuar.
“Një politikan u plagos dhe një aktivist vdiq në një shkëmbim zjarri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të dielën, një votim që është duke u ndjekur nga aleatët perëndimorë të shqetësuar për demokracinë në vend të NATO-s”,- kështu e nis shkrimin “Reuters” .
Reuters në shkrimin e kushtuar vrasja së simpatizantit të LSI-së vetëm pak minuta që prej nisjes së procesit të votimit në Laç ka ka theksuar që në hyrje të tij që këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme për Shqipërinë dhe se me sa vëmendje po ndiqen nga Perëndimi i shqetësuar mbi gjendjen e demokracisë në Shqipërinë anëtare të NATO-s.
Reuters thekson se që nga viti 1991, Shqipëria asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje që konsiderohen plotësisht të lira dhe të ndershme, dhe dështimi përsëri më tej do të vendosë prapa ambiciet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Teksa bën edhe një përmbledhje të informacionit të policisë dhe të vetë politikanëve në vendion tonë: Kreu opozitar i Partisë Socialiste Edi Rama ka anuluar vetë votën e tij të planifikuar për të udhëtuar në rajonin veriperëndimor të Laçit ku një aktivist i opozitës u vra në një shkëmbim zjarri dhe plagosjen e një kandidati zgjedhor të Partisë qeverisëse Demokratike konfirmoi shkëmbim zjarri jashtë një vendvotimit dhe vdekjes së një burri 53-vjeçar. Raportet e lajmeve thanë se kandidati i partisë në pushtet, Mhill Fufi, u plagos rëndë dhe është duke u mjekuar në spitalin ushtarak të Tiranës. Berisha, një ish- kardiolog i zjarrtë, kishte thirrur më herët shqiptarët të votojnë në një mënyrë të civilizuar. I siguroj ata vota e tyre do të respektohen plotësisht, u tha ai gazetarëve pas votimit me gruan e tij, Liri, në kryeqytet”,- shkruan Reuters.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, “sondazhet e opinionit janë të pabesueshëm, por japin pikë për një fitore të ngushtë për Partinë Socialiste të 48-vjeçarit Rama, një ish-kryebashkiak i Tiranës. Ai ka qenë i nxitur nga një aleancë me një parti të vogël majtiste parë në koalicion me Berishën”,- shkruhet më tej.
/Shekulli Online/ Eljona Lata/
 

Attachments

  • berisha rojetrs.jpg
    berisha rojetrs.jpg
    41.9 KB · Shikime: 21
Titulli: Zgjedhjet në Shqipëri në sy të botës: Mes vrasjesh, plagosjesh dhe dhunës

[video=youtube;V3M_AcwS-2M]http://www.youtube.com/watch?v=V3M_AcwS-2M[/video]
 
Titulli: Zgjedhjet në Shqipëri në sy të botës: Mes vrasjesh, plagosjesh dhe dhunës

Turp t'ju vije, shtet i poshter, ne vend qe te inkurajoje njerezit te qetesohen dhe te votojne ne deshiren e tyre, i acarojne ato....
 
Titulli: Zgjedhjet në Shqipëri në sy të botës: Mes vrasjesh, plagosjesh dhe dhunës

shtet ku shiten njerezit e blihen si ne supermarket ma shtrejt kushton nje pizza se nje vote ne Shqiperi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top