Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Zgjedhjet në Shqipëri”, në fokusin e mediave të huaja

1246297759.jpeg



Mediat ndërkombëtare janë përqendruar edhe sot në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Kësaj here, një pjesë e mirë e shkrimeve citonin deklaratën e vëzhguesve të OSBE-ODIHR për cilësinë e këtyre votimeve. Të përditshmet e huaja theksuan qetësinë që i karakterizoi shqiptarët gjatë ditës së votimit, por nuk lihet pa u përmendur deklarata e vëzhguesve, të cilët shprehen me rezerva për standardet. BALKANWEB.TV: Mediat e huaja për “Zgjedhjet në Shqipëri”


TIRANE- Megjithë shpresën e madhe që kësaj here Shqipëria të merrte notën maksimale për zhvillimin e zgjedhjeve, pasi nga kjo do të përfitonin drejt për drejt qytetarët e këtij vendi, duket se edhe kësaj here jehona për procesin elektoral nuk do të jetë pozitive. Mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar gjerësisht zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, ku ndër të tjera kanë theksuar qetësinë që i karakterizoi shqiptarët gjatë ditës së votimit, por nuk lihet pa përmendur deklarata e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR së bashku me Këshillin e Europës dhe NATO-s të cilët u shprehën me rezerva për cilësinë e procesit elektoral, ndërsa i mëshohet faktit se u vunë re parregullsi.
Kështu gazeta Amerikane ”Washington Post”, shkruante pasdite se Shqipëria ishte nën presionin ndërkombëtar për të zhvilluar zgjedhje të konsideruara si të lira dhe të ndershme, pas problemeve dhe kontestimeve me të cilat ishin përballuar zgjedhjet në të kaluarën, por sipas kësaj gazete që citon vëzhguesit ndërkombëtar kanë vënë re shkelje procedurale lidhur me bojën dhe votimet familjare.

Ndërkaq, “BBC” shkruan se zgjedhjet e një dite më parë në Shqipëria konsiderohen si një test për demokracinë në këtë vend. Megjithatë media angleze përqendrohet te ekonomia sipas të cilës Shqipëria ndonëse nuk është prekur nga kriza globale pritet të ketë një rënie të fortë ekonomike.
Një pjesë e mirë e mediave u përqendruan te anketat e ndryshme të realizuara në Shqipëri, por megjithatë ato theksojnë se do të jetë numri i votave ajo që do të tregojnë fituesin e vërtetë.
“Associated Press” ndërkaq theksonte se Shqipëria zhvilloi zgjedhje parlamentare me incidente të cilat mund te rrezikojnë përpjekjen e këtij vendi për anëtarësim në Bashkimin Europian. (a.r/news24/balkanbweb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back